Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Vitet e hershme: heqje e linkut te vdekur
Rreshti 34: Rreshti 34:


[[File:Главное здание Литературного института имени Горького.JPG|thumb|Instituti Gorki]]
[[File:Главное здание Литературного института имени Горького.JPG|thumb|Instituti Gorki]]
Studimet universitare i kreu në [[Tirana|Tiranë]], ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në [[Universiteti i Tiranës|Universitetin e Tiranës]] dhe u diplomua për Mësuesi. Në vitet 1958-1960 studioi në [[Moska|Moskë]], në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki". I zhgënjyer nga realizmi socialist mendon të lërë letërisinë krejtësisht. Detyrohet t'i braktisë studimet para kohe për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe [[Bashkimi Sovjetik|Bashkimit sovjetik]].<ref>[http://www.kirjasto.sci.fi/kadare.htm Ismail Kadaré, Books and Writers]</ref> Kthehet në Shqipëri dhe punon fillimisht në gazetën “Drita”, e më pas drejton revistën “''Les lettres albanaises''”.
Studimet universitare i kreu në [[Tirana|Tiranë]], ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në [[Universiteti i Tiranës|Universitetin e Tiranës]] dhe u diplomua për Mësuesi. Në vitet 1958-1960 studioi në [[Moska|Moskë]], në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki". I zhgënjyer nga realizmi socialist mendon të lërë letërisinë krejtësisht. Detyrohet t'i braktisë studimet para kohe për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe [[Bashkimi Sovjetik|Bashkimit sovjetik]]. Kthehet në Shqipëri dhe punon fillimisht në gazetën “Drita”, e më pas drejton revistën “''Les lettres albanaises''”.{{Cn}}


=== Vitet e 60-ta ===
=== Vitet e 60-ta ===

Versioni i datës 6 maj 2018 17:51

Stampa:Infobox shkrimtar Ismail Kadare (lindur më 1936) është një ndër shkrimtarët kryesorë bashkëkohorë.[1][2][3] Ai shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në mbi dyzetepesë gjuhë të botës.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin Princi Asturias për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.[4][5] Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Me pëlqimin e tij, duke filluar nga viti 2015, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin "Kadare" për letërsi.

Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.[6] Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.[7]

Jeta

Vitet e hershme

Ismail Kadare u lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, në një familje myslimane.[8] Ai ishte një nga tre fëmijët e Halit Kadare, i cili punonte si postier i Gjykatës së Gjirokastrës, dhe Hatixhe Dobit, e cila vinte nga familja e njohur gjirokastrite, Dobi.[9]

Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Kur u vendos diktatura komuniste në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç.[10] Në moshën 12 vjeçare arrestohet nga regjimi i sapovendosur komunist nën akuzën “falsifikues monedhash”, meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ua kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë, dy ditë përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i Kadarenjve dhe e liruan për shkak të moshës së mitur. Si ndëshkim, në shkollë iu thye nota e sjelljes nga pesë në tre. Më vonë do t'i përshkruante këto ndodhi në novelën Koha e parasë. Sipas Kadaresë qe skenar i mirëkalkuluar, në mënyrë që të goditej gjenerali Tahir Kadare.[11][12]

Në moshën 13 vjeçare zbuloi Makbethin, një ndër veprat e Shekspirit dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Tregimin e parë, të titulluar "Në dheun e huaj" e shkroi në vitin 1953 në moshën 17 vjeçare,[nevojitet citimi] moshë në të cilën shkroi dy poezi për Stalinin, gjë që sipas Malcolm, ndihmoi në botimin e librit të tij të parë në moshën 18 vjeçare,[13] një përmbledhje poetike e quajtur "Frymëzime djaloshare".

Instituti Gorki

Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki". I zhgënjyer nga realizmi socialist mendon të lërë letërisinë krejtësisht. Detyrohet t'i braktisë studimet para kohe për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit sovjetik. Kthehet në Shqipëri dhe punon fillimisht në gazetën “Drita”, e më pas drejton revistën “Les lettres albanaises”.[nevojitet citimi]

Vitet e 60-ta

Gjatë qëndrimit në Moskë, në nëntor 1959, shkroi romanin e parë "Qyteti pa reklama", duke sfiduar qëllimshëm rregullat e realizmit socialist. Për shkak të temës delikate të romanit, që bënte fjalë për studentë të shthurur e amoralë që arrijnë suksesin me anë të falsifikimeve, e që ishte në kundërshtim të plotë me frymën pozitive e heronjtë pozitivë që proklamonte realizmi socialist, romani mbeti pa u botuar.[14] Pas kthimit nga Moska ia tregoi një miku të tij i cili e këshilloi që ta mbante të fshehur e të mos ia tregonte askujt. Në vitin 1961 botoi një vëllim me poezi me titull "Shekulli im" ndërsa më vonë e përpunoi një fragment nga romani "Qyteti pa reklama" ashtu që të dukej si novelë, i vuri titullin "Ditë kafenesh" dhe e botoi në revistën "Zëri i Rinisë". Vepra u ndalua menjëherë nga autoritetet dhe u kritikuan rëndë atë që kishin lejuar botimin e saj.

Në vitin 1962 e botoi tregimin Gjenerali i ushtrisë së vdekur të cilin më pas, i shtyrë nga miku i tij i ngushtë, e zgjeroi, e bëri roman dhe e botoi të plotë në vitin 1963.[15][16][17] Romani pasues, "Përbindëshi" u botua në revistën Nëntori pasi Kadare arriti të bindte drejtorin e revistës se kjo ishte një vepër e paparë që bota komuniste e kishte pritur me vite. Menjëherë pas botimit, vepra u etiketua si dekadente dhe u ndalua. Si e tillë mbeti në harresë deri pas rënies së komunizmit.[18]

Më 1966, Enver Hoxha filloi revolucionin kulturor shqiptar dhe si rrjedhojë artistët u dërguan nëpër qytete provinciale për të qenë "gju më gju me popullin". Kadare u dërgua në qytetin e Beratit ku qëndroi dy vjet si korrespodent i gazetës "Drita", e ku u njoh me punëtorët e kombinatit të tekstilit. Duke marrë parasysh që dy nga veprat e tij tashmë ishin të ndaluara kurse Gjenerali i ushtrisë së vdekur u prit frohtë dhe nuk mundi ta ribotonte, ai kuptoi se në këtë situatë nuk guxonte të bënte më gabime. Për t'ua mbyllur gojën kritikëve të shumtë që e sulmonin për shmangien nga "temat aktuale" dhe mostrajtimin në veprat e tij të temës së "ndërtimit të socializmit", Kadare vendosi ta shkruajë një roman me temë aktuale dhe që nuk binte ndesh me rregullat e realizmit socialist. Kështu shkroi romanin Lëkura e daulles i cili u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori", në kulmin e revolucionit kulturor. Kritika zyrtare e priti me entuziazëm dhe e cilësoi si një sukses në "riedukimin" e shkrimtarëve.[19] Po të njëjtin vit pas një ripunimi që i bëri Gjeneralit të ushtrisë së vdekur, ai më në fund u ribotua. Në atë kohë ai u përkthye dhe u botua në Bullgari dhe Jugosllavi, dy vende armike që konsideroheshin si "revizioniste".[20]

Botimi i "Gjeneralit" në Francë dhe suksesi ndërkombëtar

Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze Albin Michel botoi në frëngjisht romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur përkthyer nga Jusuf Vrioni.[21][16] Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë.[16] Pas romanit u zgjodh deputet gjer më 1982,[22] u detyrua të futej në Partinë e Punës të Shqipërisë.[23] Në këtë kohë Kadare shkroi e botoi romanet Kështjella (1970) dhe Kronikë në gur (1971), të cilat përkthehen e botohen në Francë njëra pas tjetrës.[24] "Kështjella" bënte fjalë për rezistencën e shqiptarëve kundër osmanëve[24], ndërsa romani autobiografik "Kronikë në gur" bënte fjalë për qytetin e Gjirokastrës dhe fëmijërinë e Kadaresë aty gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur qyteti pushtohet me radhë nga italianët, grekët, gjermanët dhe partizanët.[25]

Në këtë kohë Kadare konsiderohej si shkrimtar i talentuar, por talenti i të cilit anonte kah dekadenca dhe subjektivizmi. Armiqtë e Kadaresë në organet e Sigurimit dhe garda e vjetër e Byrosë Politike e akuzonin atë vazhdimisht si "agjent i Perëndimit", që ishte njëra prej akuzave më të rrezikshme që mund të bëhej asokohe.[26]

Pas publikimit të dy romaneve me temë historike, Kadare përballet me kritika të shumta pse nuk po shkruante për tema "aktuale", si "ndërtimi i socializmit". Për t'ua mbyllur njëherë e mirë gojën kritikëve, ai vendosi të shkruante një roman me temë prishjen e lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendeve tjera komuniste. Meqë Enver Hoxha kishte qenë një nga aktorët kryesorë në mbledhjen e 81 krerëve të partive komuniste të botës, e cila u mbajt në Moskë në nëntor 1960, Kadare e bëri edhe atë personazh. Për të shmangur glorifikimin e tij ai iu lut autoritetve ta lejonin t'i shikonte procesverbalet e mbledhjes së Moskës dhe të merrte shënime nga to. Kështu Kadare e paraqiti ngjarjet në roman ashtu siç e dëshmonin dokumentet.[27]

Skeda:Dimri i madh.JPG
Kopertina e botimit të dytë, të censuruar të "Dimrit të vetmisë së madhe"

Në roman paraqiteshin edhe pasojat e ndarjes së Shqipërisë prej vendeve tjera komuniste, pesimizmi i njerëzve, shpresat e disa pjesëve të shoqërisë për rrëzimin e komunizmit etj. Romanin e titulloi "Dimri i vetmisë së madhe" dhe e çoi në shtyp në fillim të vitit 1973. Ai ishte i bindur se në të kishte paraqitur një tablo të zymtë të komunizmit dhe udhëheqësve komunistë, dhe që ishte ndryshe nga romanet e realizmit socialist, meqë ishte i zymtë, në të paraqiteshin fantazma ministrash të vrarë etj.

Kur u botua romani, ai u prit jashtëzakonisht keq. Disa ditë pas botimit, në shtyp shpërtheu një fushatë masive kundër Kadaresë, e cila zgjati muaj me radhë. Në të u përfshinë fshatarë, punëtorë, studentë, ushtarë, kritikë, studiues, zyrtarë të lartë; shkurt, i gjithë mekanizmi i propagandës komuniste. Kadare u akuzua për mungesë "pozitiviteti" dhe "patriotizmi socialist", për "shtrembërim të historisë së prishjes me Bashkimin Sovjetik", ironizim të "parimeve të socializmit", "futjen e teorive borgjeze të revolucionit seksual", dhe "përkrahje të fshehtë të liberalizmit".[28] Vetë ministri i brendshëm Kadri Hazbiu u deklarua lidhur me romanin: "lexova dyzet faqe dhe pështyva dyzet herë"[29][30][31] Enver Hoxha, i cili ishte personazh në libër qëndroi pasiv për muaj të tërë përderisa Kadare sulmohej nga të gjitha anët. Kur gjatë një vizite në Elbasan u pyet rastësisht se çfarë mendonte për romanin, ai u shpreh se ai kishte të meta por qëndrimi i partisë në Moskë ishte paraqitur në mënyrë korrekte. Ndalimin e mundshëm të romanit e hodhi poshtë nën arsyetimin se nëse ndalohej një roman antisovjetik, në Moskë këtë mund ta merrnin si shenjë se qarqet sovjetike në Shqipëri ishin ende të forta. Kaq mjaftoi që fushata të ndalej. Kadare u detyrua ta rishikonte disa herë romanin sipas udhëzimeve nga lart. Pas disa përpunimeve ai u ribotua në vitin 1977 nën titullin e ndryshuar "Dimri i madh" dhe u përkthye edhe në frëngjisht.[32]

Në vitin 1975 Kadare hyri prapë në telashe me autoritetet kur çoi për botim një poemë me titullin "Në mesditë Byroja Politike u mblodh". U largua nga Tirana si formë dënimi, ku u kthye nga fundi i vitit duke vijuar të kishte pozitën e deputetit.[13]

Në vitin 1978 botoi romanet "Muzgu i perëndive të stepës", "Ura me tri harqe", "Kamarja e turpit" dhe "Komisioni i festës" në një vëllim të përbashkët.[33] Me përjashtim të romanit të parë të përmbledhjes i cili ishte autobiografik, tre të tjerët ishin me tema historike.[34][35][36]

Vitet e 80-ta

Pyetje: Vazhdo i pandehur të shpjegosh se cilët janë personat e tjerë, që tradhtari Mehmet Shehu, i ka marrë në shërbim të punës tuaj armiqësore.

Përgjigje: Mehmet Shehu që drejtonte grupin tonë armiqësor, kishte parashikuar, që përveç sektorëve të tjerë, që unë kam shpjeguar më parë, të godiste vijën e Partisë edhe në art e letërsi. Kështu, në një nga bisedat e shumta armiqësore që kam bërë me Fiqret Shehun, kam mësuar se në këtë drejtim kishte përpunuar me detyra edhe Ismail Kadarenë. [...]

Fiqreti më tregoi se edhe Ismail Kadareja ishte prej kohësh në pozicion armiqësor. Përpunimin e tij, më tha ajo, e ka bërë Todi Lubonja, me të cilin Ismaili kishte shoqëri të ngushtë dhe pasi Todi Lubonja me Fadil Paçramin u zbuluan nga Partia për veprimtarinë e tyre kundër saj, Ismail Kadareja ishte marrë në mbrojtje nga Mehmet Shehu duke e paraqitur Ismailin si viktimë të tyre. Ky është momenti, më ka thënë Fiqret Shehu, që u shfrytëzua për ta vënë Ismail Kadarenë në shërbim të punës tonë. Pastaj Fiqreti më ka treguar se Ismail Kadareja ishte porositur që të godiste vijën e Partisë në letërsi dhe në art, duke shkruar tregime e romane me dy kuptime, nga njëra anë të dukej se mbronte e zbatonte vijën e Partisë, ndërsa nga ana tjetër, pa dalë hapur, ta godiste atë. Gjithashtu, Ismail Kadareja ishte ngarkuar që të punonte sa më shumë me shkrimtarët dhe artistët e rinj e gradualisht t’i përpunonte ata e duke bërë sa më shumë të tillë, të formonte një rrymë liberale disidentësh, që do të përdoreshin kur të vinte koha.

Procesverbali i marrjes në pyetje të Llambi Ziçishtit, Tiranë, 24.09.1982 [37]

Në vitin 1980 botoi në një përmbledhje të përbashkët romanet Prilli i thyer, Kush e solli Doruntinën së bashku me dy kapitujt e parë të romanit Pallati i ëndrrave maskuar si novelë. Një vit më vonë, me rastin e ribotimit të një libri të mëhershëm shfrytëzoi rastin dhe e futi në të verzionin e plotë të Pallatit të ëndrrave, duke arritur kështu ta kapërcente censurën.[38] Vepra bënte fjalë për një shtet totalitar, që në shikim të parë dukej si Perandoria Osmane, ku një institucion i quajtuar Tabir Saraj (Pallati i ëndrrave) monitoronte, mblidhte dhe analizonte ëndrrat e qytetarëve për të zbuluar në to shenja të konspiracioneve kundër shtetit. Shumë shpejt njerëzit filluan të vërenin se përshkrimet e kryeqytetit ku luheshin ngjarjet ishin identike me Tiranën, dhe atmosfera e terrorit, spastrimeve dhe burgosjeve ishte e ngjashme me Shqipërinë e Enver Hoxhës.[39]

Romani u dënua rreptësisht në një mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe u ndalua. Kadare u përball me akuzuat se vepra kishte aluzione kundër regjimit komunist dhe që Pallati i Ëndrrave ishte në fakt ndërtesa e Komitetit Qendror të PPSH-së. Kadare i shpëtoi arrestimit për shkak të njohjes ndërkombëtare dhe ndërhyrjes së presidentit francez në mbrojtje të tij. [40]

Sidoqoftë, dokumente të vitit 1982 dëshmojnë se Sigurimi kishte përgatitur prova që e përfshinin Kadarenë në një përbetim kundër regjimit komunist dhe prisnin dritën e gjelbër për ta arrestuar.[nevojitet citimi]

Në vitin 1985 vdiq Enver Hoxha. Po atë vit u ndalua romani "Nata me hënë" që bënte fjalë për përpjekjet e partisë komuniste dhe shoqërisë komuniste për të shkatërruar jetën e një vajze të pafajshme.[41] Romanin tjetër "Vajza e Agamemnonit" ku në mënyrë të hapur shpreh mendimet kundër regjimit komunist, e shkroi atë vit dhe bashkë me disa vepra tjera anti-komuniste e nxori fshehtas jashtë shtetit nëpërmjet botuesit dhe mikut të tij francez Claude Durand, me udhëzimin që të botohesin në rast se regjimi e eliminonte Kadarenë pas shpine.[42]

Në vitin 1986 botoi romanin "Krushqit janë të ngrirë" që fliste për dhunën dhe terrorin që përdornin serbët kundër shqiptarëve në Kosovë. Romani ishte frymëzuar nga demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1981 dhe kishte filluar ta shkruante po atë vit mirëpo autoritetet komuniste në Shqipëri nuk lejuan botimin e tij për disa vite për të mos zemëruar Jugosllavinë.[43]

Arratisja nga Shqipëria dhe rënia e komunizmit

Në vitin 1990 Shqipëria ishte i vetmi vend komunist në Evropë. Regjimet komuniste në vendet tjera evropiane kishin rënë një vit më parë. Përveç kësaj ishte edhe vendi i vetëm stalinist në botë, kur stalinizmi në vendet tjera kishte rënë disa dekada më parë. Në fillim të atij viti Kadare i kërkoi udhëheqësit të Shqipërisë, Ramiz Alisë që të bënte ndryshime në vend, mirëpo shumë shpejt iu bë e qartë se udhëheqja komuniste nuk e kishte në plan të dorëzonte pushtetin. Në vjeshtën e vitit 1990, i zhgënjyer nga përpjekjet e udhëheqjes komuniste për t'i zgjatur jetën regjimit, Ismail Kadare vendosi të arratiset nga Shqipëria në Paris dhe të kërkojë nëpërmjet mediave perëndimore vendosjen e demokracisë. Me ndihmën e botesit francez arrin të organizojë ikjen e familjes së tij. Ikja e tij u mirëprit nga ata që donin demokratizimin e Shqipërisë, kurse autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë dhe e shpallën tradhtar. Krijimtaria e tij nuk arriti të ndalohej sepse librat e tij gjendeshin kudo në Shqipëri, dhe ti hiqje veprat e tij nga gjitha libraritë,shtëpitë dhe tekstet shkollore ishte gati e pamundur. Rreth asaj kohe filluan të përhapen shpifje për gjoja fyerjet që Kadare u kishte bërë refugjatëve shqiptarë që arratiseshin nga Shqipëria, sipas të cilave ai i kishte quajtuar "jashtëqitje e kombit", shpifje që vazhduan të përhapeshin edhe më vonë. Pas rënies së komunizmit në vitin 1992, ai u rikthye në Shqipëri. Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.[nevojitet citimi]

Jeta mes Parisit dhe Tiranës

Kadare ndan kohën mes Parisit dhe Tiranës. Në vitin 1996 u pranua në Akademinë e shkencave sociale dhe politike në Francë, ku zëvendësoi filozofin Karl Popper. Nga viti 1994 deri 2004 shtëpia botuese franceze Fayard botoi veprën komplete të Kadaresë në frëngjisht dhe shqip. Gjatë viteve të 90-ta ai ndihmoi botimin e shumë autorëve shqiptarë në Francë, qoftë duke ua sugjeruar botuesve francezë, qoftë duke ua shkruar parathëniet. Në vitet e 90-ta Kadare loboi për Kosovën dhe përkrahu bombardimet e NATO-s kundër Serbisë.[nevojitet citimi]

Vepra

Në shqip

Skeda:Vepra (Ismail Kadare).jpg

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Temë qendrore e veprave të tij është totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur. [7] Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1970). Në romanin Kronikë në gur (1971) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Ura me tri harqe, Kush e solli Doruntinën, Prilli i thyer, Dosja H, Pallati i ëndrrave, Piramida, Pasardhësi

Vepra e tij komplete është botuar disa herë. Herën e fundit është botuar nga shtëpia botuese Onufri në 20 vëllime në vitin 2009.[nevojitet citimi]

Në gjuhë të huaj

Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.[nevojitet citimi]

Njohja dhe vlerësimi ndërkombëtar

Shih edhe Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Man Booker International Prize" ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t'i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: "Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqsitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri" Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi Asturias për Artet - çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea [44]. “Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e çmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Me studimin e verpës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), Peter Morgan (anglisht), Jose Carlos Rodrigo Breto (spanjisht).[nevojitet citimi]

Jeta private

Ismail Kadare është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare, dhe ka dy vajza. Njëra për tyre është përfaqësuese e Shqipërisë në OKB. Kadare flet shumë mirë gjuhën frënge.[nevojitet citimi]

Skenare filmash

Mirënjohjet

Citate

“Një vepër lind natyrshëm së bashku me projektin e saj që duhet të jetë origjinal dhe I papërsëritshëm, megjithatë gjatë të shkruarit, e sidomos gjatë lëmimit të veprës, vëmendja e shkrimtarit nuk ruan të njëjtën gjendje tëtensionuar. Shumë herë e gjen atë që kërkon, e po herë qëllon që nuk e gjen. Ndjenja e humbjes e përherë shkrimtarin. (Kadare, 1990)”.

Vepra mbi Kadarenë

  • Eric Faye - Ismail Kadare: Promethe, porte-feu (Paris, 1991)
  • Piet de Moor - Een masker voor de macht. Ismail Kadare, schrijver in de dictatuur (Amsterdam, 1996)
  • Peter Morgan - Kadare: Shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990 (Londer, 2010)
  • José Carlos Rodrigo Breto - Ismaíl Kadaré y la Gran Estratagema: reflejos literarios del totalitarismo (Madrid, 2015)

Referencat

  1. ^ Henri Amouroux (28 October 1996). "Installation de M.Islmail Kadare - Associé étranger" (PDF). Académie des Sciences morales et politiques. fq. 7. Marrë më 18 Shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  2. ^ ""Ismail Kadare" në Encyclopaedia Britannica". britannica.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Ismail Kadare, The Art of Fiction No. 153". theparisreview.org. Intervistuar nga Shusha Guppy. The Paris Review nr. 147, verë 1998. 1998. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Franca nderon "Komandant" Kadarenë". top-channel.tv. Marrë më 30 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Décret du 31 décembre 2015 portant élévation à la dignité de grand'croix et de grand officier" (PDF). La grande chancellerie de la Légion d’honneur (në frëngjisht). JOURNAL OFFICIEL DE LA RÉPUBLIQUE FRANÇAISE. 1 Janar 2016. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  6. ^ Gappy, Shusha (27 Shkurt 1999). "The Books Interview: Ismail Kadare - Enver's never-never land". The Independent (në anglisht). Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Fundacion Princessa de Asturias (24 June 2009). "Ismaíl Kadare, Prince of Asturias Award Laureate for Literature". Fundacion Princessa de Asturias. Marrë më 11 Korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  8. ^ Steinberg, Jessica (8 Shkurt 2015). "Albanian author of Muslim origin wins book fair award". The Times of Israel (në anglisht). Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  9. ^ Ismail Kadare, “Kukulla”, (Tiranë: Onufri, 2015), 18.
  10. ^ Kadare, Ismail (2009). "Pesha e Kryqit". VEPRA: Vëllimi i njëzetë. Onufri. fq. 210. ISBN 978-99943-42-99-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Biografia, Kadare u arrestua në moshën 12-vjeç për falsifikim monedhash". Panorama Online. 13 Tetor 2013. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  12. ^ Kulla, Ndriçim (2013). Ylli i Shkrimtarit. Tiranë: Plejad. ISBN 978-9928-4170-3-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ a b Malcolm, Noel (15 janar 1998). "'In the Palace of Nightmares': An Exchange". nybooks.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Ndue Ukaj (2016-05-27). "Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia". Gazeta Ekspress. Marrë më 2017-09-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Kuçuku, Bashkim (13 Gusht 2012). "Bashkim Kuçuku:Historia reale e Gjeneralit që erdhi në Shqipëri në '60". Gazeta Mapo. Nr. 655. Mapo. fq. 10. Marrë më 15 September 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  16. ^ a b c Kuçuku, Bashkim. "Historia reale e Gjeneralit qe erdhi ne Shqiperi ne '60". shqipëria.com. Marrë më 15 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  17. ^ Morgan 2011, f. 74.
  18. ^ Kadare, Helena (2011). Kohë e pamjaftueshme. Onufri. fq. 144. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ ""Kadare e përçmoi 'Dasmën', se u pëlqye nga kritika e kohës"". Panorama Online. Marrë më 15 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Morgan 2011, f. 89.
  21. ^ Morgan 2011, f. 142.
  22. ^ Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 15–16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ « Ismaïl Kadaré: un écrivain national sur la sellette » nga Jean-Paul Champseix në sitin Encyclopædia Universalis, marrë më 20 shkurt 2018.
  24. ^ a b Elshani, Sadik (31 janar 2016). "Jehona e veprës së Ismail Kadaresë". Bota Sot. Marrë më 23 janar 2018. Edhe per romanin "Keshtjella", Kadare gjithashtu e merr subjektin nga historia e popullit shqiptar, qendresen dhe lufterat e popullit shqiptar nen udheheqjen e heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut.[...] Romani "Keshtjella" eshte botuar ne Paris me 1972, me titull: "Daullet e shiut".[...] "Kronike ne gur" eshte botuar ne Paris me 1973. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Morgan 2011, f. 47.
  26. ^ Morgan, Peter (2011). "3". Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990 (bot. 1). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 143. ISBN 978-9928-106-12-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Morgan 2011, f. 128.
  28. ^ Gazeta Shqip (5 Shtator 2014). "Disidenca te "Dimri i madh"". Gazeta Shqip. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  29. ^ Peter Morgan (2011). Ismail Kadare: shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990. Tirana: Shtëpia botuese 55. fq. 153. ISBN 9789928106124. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Kadri Hazbiu pështyu kur lexoi "Dimrin e vetmisë së madhe"". Press reader. Gateza Shqiptare. 9 November 2011. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  31. ^ Helena 2011, f. 316.
  32. ^ Morgan 2011, f. 153-157.
  33. ^ "Ura me tri harqe: triptik me një interzexo". Boston Public Library. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Gibbs, Jonathan. "Soviet satire skilfully mixes the personal and the political". The Independent. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "The Three-arched Bridge". Google Books. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Gauss, Karl-Markus (6 korrik 2015). "Rrëfimi i Kadaresë për rezistencën e Shqipërisë kundër shtypjes fetare". Gazeta Dita. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Procesverbali i marrjes në pyetje të Llambi Ziçishtit". Marrë më 17 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  38. ^ Kuçuku, Bashkim (1999). "Kryevepra e fshehur: odise kadareane". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Pallati i ëndrrave. Onufri. fq. 199–200. ISBN 99927-30-31-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Joachim Röhm. "NACHWORT ZUM PALAST DER TRÄUME" (PDF). Marrë më 13 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  40. ^ "Berisha e pranon për herë të parë: hapëm depot e armëve më '97, ja pse". Panorama Online. 23 mars 2017. Marrë më shtator 13, 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  41. ^ Elsie, Robert (1994). "Ismail Kadare: A moonlit night" (PDF). Robert Elsie. Marrë më shtator 13, 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  42. ^ Durand, Claude (2006). "About Agamemnon's Daughter: Adapted from the Publisher's Preface to the French Edition". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Agamemnon's Daughter: A Novella and Stories. Përkthyer nga Bellos, David. Arcade Publishing. fq. ix–xii. ISBN 978-1-559-70788-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ http://www.akllapi.net/t2513-dialogu-i-ramiz-alise-me-foto-camin-kadare-i-pari-shkrimtar-qe-kritikoi-dritero-agollin
  44. ^ Balkanweb: Kadare nderohet me çmimin Lerici Pea
  45. ^ http://www.premioletterarioboccaccio.it/la-storia-del-premio/vincitori/123-premio-internazionale.html
  46. ^ https://www.enotes.com/topics/ismail-kadare/in-depth
  47. ^ Kryeziu, Jorina (maj 2015). Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail Kadaresë (PDF). Tiranë: Universiteti i Tiranës. fq. 230. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  48. ^ Rebecca Wojno (janar 15, 2015). "Albanian writer to receive Jerusalem Prize". The Times of Israel. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Shih edhe

Lidhje të jashtme