Mësonjëtorja e Korçës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Shtova permbajtje
Rreshti 34: Rreshti 34:
Më 15 tetor 1891 [[Gjerasim Qiriazi]] së bashku me të motrën [[Sevasti Qiriazi]] hapën këtu edhe ''Mësonjëtoren e vajzave'' baza e së cilës ishte gjithashtu gjuha shqipe dhe kultura kombëtare.
Më 15 tetor 1891 [[Gjerasim Qiriazi]] së bashku me të motrën [[Sevasti Qiriazi]] hapën këtu edhe ''Mësonjëtoren e vajzave'' baza e së cilës ishte gjithashtu gjuha shqipe dhe kultura kombëtare.


Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur [[dije]]n në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar dhe me frymën e lartë të [[patriotizmi]]t këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për [[Liria|liri]] dhe [[Pavarësia|pavarësi]]. <ref name="FESH"/>
Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur [[dije]]n në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit. Të edukuar dhe me frymën e lartë të [[patriotizmi]]t këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për [[Liria|liri]] dhe [[Pavarësia|pavarësi]]. <ref name="FESH"/>


Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtorës së Korçës dhe mësuesve të saj, [[7 mars|7 marsi]] është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe. Ndërtesa ku u hap kjo shkollë sot është [[Muzeu|muzeum kombëtar]] i [[arsimi]]t.<ref>[http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=6110:muzeu-i-arsimit-korce-&catid=47:sociale&Itemid=120 Mësonjëtorja e Korçës është kthyer në muze kombëtar të arsimit].</ref>
Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtorës së Korçës dhe mësuesve të saj, [[7 mars|7 marsi]] është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe. Ndërtesa ku u hap kjo shkollë sot është [[Muzeu|muzeum kombëtar]] i [[arsimi]]t.<ref>[http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=6110:muzeu-i-arsimit-korce-&catid=47:sociale&Itemid=120 Mësonjëtorja e Korçës është kthyer në muze kombëtar të arsimit].</ref>

Versioni i datës 6 maj 2018 19:09

Mësonjëtorja e Korçës
(Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe)
Mësonjëtorja e Korçës
LlojiArkitekturale
VendndodhjaKorçë, Shqipëri
Koordinatat40°37′00″N 20°46′48″E / 40.616774°N 20.779873°E / 40.616774; 20.779873
NdërtuarShek. XIX
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar10.06.1973 [1]
Nr. i referencësKO081 (1886)
TipologjiaGodinë
Mësonjëtorja e Korçës is located in Earth
Mësonjëtorja e Korçës (Earth)

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë demokratike, kombëtare, dhe laike e gjuhës shqipe e cila u hap më 7 mars të vitit 1887Korçë [2] nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri,[3]

Historiku

Mësonjëtorja kombëtare shqipe e Korçës u hap më 7 mars të vitit 1887. Ideator i saj ishte Naim Frashëri i cili në bashkëpunim me të vëllain Sami Frashëri dhe rilindës të tjerë shqiptarë, ia dolën që nga Porta e Lartë të marrin "një leje në emër të Pandeli Sotirit, për të çelur një shkollë shqipe në Korçë." Mësues dhe drejtor i kësaj shkolle u caktua Pandeli Sotiri. Shkolla u vendos në shtëpinë e dhuruar falas për mësimdhënie nga atdhetari Diamant Terpo, i cili ishte anëtar i Shoqërisë "Drita"Bukureshtit. [4] [5] Pandeli Sotiri e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe
Mësonjëtorja përbrenda

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjet - u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelë në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u çel pas pesë vjetësh, më 1917. Përkrahës të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Vëllezërit Frashëri, Petro Nini Luarasi, Naum Naçi, Thoma Avrami, Familja Qiriazi, etj.

Më 15 tetor 1891 Gjerasim Qiriazi së bashku me të motrën Sevasti Qiriazi hapën këtu edhe Mësonjëtoren e vajzave baza e së cilës ishte gjithashtu gjuha shqipe dhe kultura kombëtare.

Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit. Të edukuar dhe me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për liri dhe pavarësi. [4]

Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtorës së Korçës dhe mësuesve të saj, 7 marsi është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe. Ndërtesa ku u hap kjo shkollë sot është muzeum kombëtar i arsimit.[6]

Rëndësia

Megjithëqë institucione dhe qendra arsimore ku mësohej gjuha shqipe padyshim se kishte edhe përpara vitit 1887, mungonte tradita e një shkolle kombëtare shqiptare në kuptimin më të gjërë të kësaj fjale. Mësimi i organizuar në Mësonjëtorën e Korçës kishte për bazë shkencën kurse synimi i saj ishte dija (dituria). Ajo ishte shkollë shqiptare (sepse gjuhë mësimi ishte gjuha shqipe), shkollë popullore (sepse ishte dëshira e popullit për ta hapur dhe për ta mbajtur), në esencë demokratike (sepse ishte e hapur për të gjithë dhe pa pagesë), shkollë e përgjithshme laike (sepse aty vijonin mësimin fëmijët shqiptarë të të gjitha besimeve), shkollë e pavarur (sepse nuk financohej nga jashtë por mbahej nga populli), etj.

Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve, nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare.

Veç të tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Muze Kombëtar i Arsimit

Mësonjëtorja e Korçës apo "Shkolla e Parë Shqipe" është kthyer në muze i cili tani njihet edhe me emrin Muzeu Kombëtar i Arsimit. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit dhe e librit shqip, abetareve të gjuhës shqipe si dhe alfabeteve të përdorura në kohë të ndryshme, deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908. Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi. [7] [8] [9]

Monument kulture

Ndërtesa e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë është edhe monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar më datën 10.06.1973, me numër vendimi 1886 dhe me numër reference KO081.[1] Godina është dy katëshe. Kati i parë përbëhet nga korridori dhe dy oda të mëdha. Kati i dytë ka katër dhoma. Dritaret janë rreth 80 cm të gjëra dhe të larta. Çatia është prej druri, e mbuluar me tjegulla vendi. Fasadën ballore e zbukuron qoshku në katin e dytë. Lartesia e objektit eshte rreth 7 m.[10]

Mësonjëtorja e Korçës në art

Në vitin 1979 Kinostudio Shqipëria e Re ka realizuar njërin ndër filmat më të bukur të saj me titull Mësonjëtorja. Ky film është mishërim i personazheve të shquara të arsimit shqiptar, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi si dhe të vëllait të tyre Gjerasim Qiriazi.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

 Commons: Mësonjëtorja, Korçë – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Galeria

Referenca

  1. ^ a b LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I KORÇËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Marrë më 26 janar 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ 100-vjetori i mësonjëtores së parë shqipe në Korçe: 1887 - 7 mars - 1987, Shtëpia botuese "8 Nëntori", Tiranë, 1987
  3. ^ Jacques, Edwin (1994). The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present. McFarland & Company. fq. 291-292. ISBN 0-89950-932-0. Marrë më 2010-06-18. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  4. ^ a b Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008/09, fq. 1700 - 1701.
  5. ^ Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Tiranë, 1983, fq. 429 -430
  6. ^ Mësonjëtorja e Korçës është kthyer në muze kombëtar të arsimit.
  7. ^ Muzeu Kombëtar i Arsimit, http://korca.al, 20.09.2017.
  8. ^ Mësonjetorja e Parë Shqipe, fluks vizitorësh nga të gjitha qytetet, 20.09.2017.
  9. ^ Muzeu Kombëtar i Arsimit, http://bashkiakorce.gov.al
  10. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Marrë më 13 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)