Adil Çarçani: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 55: Rreshti 55:
Në janar - qershor 1942 qe kontrollor i kolive postare në Drejtorinë e Përgjithshme të Postë-Telegraf-Telefnoave. Në korrik të po atij viti u anëtarësua në Partinë Komuniste. Po atë vit u përjashtua për disa ditë nga partia, pse ishte vonuar në lejen që i kishin dhënë.

Në shkurt - gusht 1943 qe zëvendëskomisar i çetës "Çerçiz Topulli" të Gjirokastrës, më pas nga gushti deri në janarin e 1944 qe zëvendëskomisar i batalionit "Baba Abaz" në Zonën e Parë Operative Vlorë - Gjirokastër. Në janar - mars 1944 qe përgjegjës politik i brigadës së 6-të komuniste, më pas nga marsi deri në nëntor qe zëvendëskomisar i brigadës së 7-të. Nga nëntori deri në prill të 1945 qe komisar i divizionit 4.
Në shkurt - gusht 1943 qe zëvendëskomisar i çetës "Çerçiz Topulli" të Gjirokastrës, më pas nga gushti deri në janarin e 1944 qe zëvendëskomisar i batalionit "Baba Abaz" në Zonën e Parë Operative Vlorë - Gjirokastër. Në janar - mars 1944 qe përgjegjës politik i [[Brigada e VI-të Sulmuese|brigadës së 6-të komuniste]], më pas nga marsi deri në nëntor qe zëvendëskomisar i [[Brigada e VII-të Sulmuese|brigadës së 7-të]]. Nga nëntori deri në prill të 1945 qe komisar i divizionit 4.

Më 1945 - 1947 shërbeu si komisar politik në Komitetin Qarkor të PK-së në Durrës. Më 1947 u zhvendos me të njëjtën detyrë në Shkodër, por më pas në atë vit e deri më 1948 qe ndihmësministër i Tregtisë. Më 1948 - 1949 qe shef në Drejtorinë e Prapavijave në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Më 1949 - 1951 qe sekretar i përgjithshëm i qeverisë. Më 1951 - 1959 ministër i Industrisë dhe Minierave dhe më pas deri më 1965, ministër i Industrisë dhe Gjeologjisë. Më 1966 - 1982 qe zëvendëskryeministër, pas vdekjes së Shehut u caktua kryeministër deri më 1991.

Versioni i datës 16 maj 2018 21:12

Stampa:Kutia Politikan Adil Çarçani (Fushë–Bardhë, 5 maj 1922 - 13 tetor 1997) ka qenë politikan shqiptar në kohën e regjimit komunist. Deputet nga 1950 e deri më 1991, anëtar i Byrosë Politike nga 1961 deri më 1991 pas vdekjes së Mehmet Shehut u emërua kryeministër i Shqipërisë.

Biografia

U lind më 1922 në Fushë-Bardhë të Gjirokastrës, i biri i Hakiut dhe i Sadries.[1] Arsimin fillor e kreu në fshatin e lindjes, më 1939 - 1941 ndoqi arsimin e mesëm duke e nisur në Gjirokastër, vazhduar në Shkodër dhe përfunduar në Tiranë.

Në janar - qershor 1942 qe kontrollor i kolive postare në Drejtorinë e Përgjithshme të Postë-Telegraf-Telefnoave. Në korrik të po atij viti u anëtarësua në Partinë Komuniste. Po atë vit u përjashtua për disa ditë nga partia, pse ishte vonuar në lejen që i kishin dhënë.

Në shkurt - gusht 1943 qe zëvendëskomisar i çetës "Çerçiz Topulli" të Gjirokastrës, më pas nga gushti deri në janarin e 1944 qe zëvendëskomisar i batalionit "Baba Abaz" në Zonën e Parë Operative Vlorë - Gjirokastër. Në janar - mars 1944 qe përgjegjës politik i brigadës së 6-të komuniste, më pas nga marsi deri në nëntor qe zëvendëskomisar i brigadës së 7-të. Nga nëntori deri në prill të 1945 qe komisar i divizionit 4.

Më 1945 - 1947 shërbeu si komisar politik në Komitetin Qarkor të PK-së në Durrës. Më 1947 u zhvendos me të njëjtën detyrë në Shkodër, por më pas në atë vit e deri më 1948 qe ndihmësministër i Tregtisë. Më 1948 - 1949 qe shef në Drejtorinë e Prapavijave në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Më 1949 - 1951 qe sekretar i përgjithshëm i qeverisë. Më 1951 - 1959 ministër i Industrisë dhe Minierave dhe më pas deri më 1965, ministër i Industrisë dhe Gjeologjisë. Më 1966 - 1982 qe zëvendëskryeministër, pas vdekjes së Shehut u caktua kryeministër deri më 1991.

Në fund të 1991 u arrestua dhe u dënua për shpërdorim detyre. U mbyll në shtëpi për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Më 2 korrik 1994 Gjykata e Tiranës e dënoi me 5 vjet burg, shlyerjen e një shume financiare me akuzën e shkeljes së shtetasve në bashkëpunim. Pas lirimit u arrestua përsëri, këtë herë me akuzën për genocid. Me hapjen e burgjeve, më 13 mars 1997 duke qenë mbi 60 vjeç, përfitoi nga amnistia. Vdiq në Tiranë pas shtatë muajve.[2]

Referencat

  1. ^ Imaj, Afrim (21 janar 2009). "Gjyqi i Ramiz Alisë dhe byroistëve: ja pse u dënuan liderët komunistë: zbardhet dosja e procesit të bujshëm të fillimviteve '90". zemrashqiptare.net. Panorama. - Nr. 2363. fq. 18–19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 100–101. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)