Enver Hoxha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
+
Rreshti 41: Rreshti 41:
U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj. Me ndihmën e jugosllavëve [[Miladin Popoviq]] e [[Dushan Mugosha]], drejtoi luftën e partizanëve kundër pushtuesve italianë e më pas edhe kundër nazistëve gjermanë derisa Shqipëria u çlirua në nëntor 1944.
U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj. Me ndihmën e jugosllavëve [[Miladin Popoviq]] e [[Dushan Mugosha]], drejtoi luftën e partizanëve kundër pushtuesve italianë e më pas edhe kundër nazistëve gjermanë derisa Shqipëria u çlirua në nëntor 1944.
Regjimi katërdhjetëvjeçar i tij u karakterizua nga zhdukja e opozitës politike e intelektuale, represioni i vazhdueshëm politik në të cilin përfshiheshin kampet e detyrueshme të punës, pushkatimet pa gjyq dhe ekzekutimet e antikomunistëve të piketuar. Dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe [[Sigurimi i Shtetit]] (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.
Regjimi katërdhjetëvjeçar i tij u karakterizua nga zhdukja e opozitës politike e intelektuale, represioni i vazhdueshëm politik në të cilin përfshiheshin kampet e detyrueshme të punës, pushkatimet pa gjyq dhe ekzekutimet e antikomunistëve të piketuar. Dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe [[Sigurimi i Shtetit]]. Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.
Pjesa më e madhe e kësaj shtypjeje u bë përmes armës së [[Sigurimi i Shtetit|Sigurimit të Shtetit]]. Në nivel material, u ndërtuan infrastruktura, industria e hidrocentralet, u forcua ushtria, u alfabetizua popullatën, u emancipua femra, u ndërtuan shkolla dhe u hapën Universiteti i Tiranës dhe [[Akademia e Shkencave e Shqipërisë]].
Pjesa më e madhe e kësaj shtypjeje u bë përmes armës së [[Sigurimi i Shtetit|Sigurimit të Shtetit]]. Në nivel material, u ndërtuan infrastruktura, industria e hidrocentralet, u forcua ushtria, u alfabetizua popullatën, u emancipua femra, u ndërtuan shkolla dhe u hapën Universiteti i Tiranës dhe [[Akademia e Shkencave e Shqipërisë]].
Rreshti 49: Rreshti 49:
U lind realisht më 12 maj 1908 në lagjen "Teqe-Meçite-Hazmurat" të [[Gjirokastër|Gjirokastrës]], djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregtar rrobash dhe Gjylihane Çuçit. Kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tri motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen.
U lind realisht më 12 maj 1908 në lagjen "Teqe-Meçite-Hazmurat" të [[Gjirokastër|Gjirokastrës]], djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregtar rrobash dhe Gjylihane Çuçit. Kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tri motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen.


Familja e tij e kishte origjinën e mëhershme nga [[Dropulli]].{{Cn}} Sipas bashkëqytetarit dhe shkrimtarit [[Ismail Kadare]], Hoxhatët quheshin nga ''psefto'', gjysmëqytetarë-gjysmëfshatarë për nga veshja dhe sjelljet.<ref>{{Cite web|url=https://www.pressreader.com/albania/panorama-albania/20131015/282037619891212|title=Hoxhatët ishin gjysmëqytetarë dhe gjysmëfshatarë|date=15 tetor 2013|website=pressreader.com|publisher=Panorama|last=Kadare|first=Ismail}}</ref>
Hoxhajt ishin me origjinë të mëparshme nga [[Dropulli]].


Pas mejtepit, më 1917-1923 ndoqi mësimet në shkollën qytetëse "Liria" në vendlindje. Më 1923 nis mësimet në Liceun frëng të Gjirokastrës, pasi ishte regjistruar në klasën e 6-të të tij. Më 1927 - 1930 me mbylljen e liceut në vendlindje,<ref name=":0" /> me ndihmën e [[Eqrem bej Libohova|Eqrem bej Libohovës]]<ref name=":1">{{Cite book|title=Enver Hoxha|last=Fevziu|first=Blendi|publisher=UET Press|year=2011|isbn=978-99956-39-35-1|location=Tiranë|pages=}}</ref> iu mundësua një bursë shtetërore me të cilën vijoi mësimet në [[Liceu Kombëtar i Korçës|Liceun e Korçës]] gjer më 1930<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=136}}</ref>. Ishte më së shumti një nxënës nënmesatar ku më 1929 figuron me shumë nota kaluese dhe pak të mesme.<ref>{{Cite book|title=[[Enver Hoxha - Biografi nga Blendi Fevziu|Enver Hoxha]]|last=Fevziu|first=Blendi|publisher=UET Press|year=2011|isbn=9789995639351|location=Tiranë|pages=|quote="Një listë notash e ruajtur në arkivin e tij personal, e vitit 1929, përmban shumë “passable” dhe më pak “mediokre”."}}</ref>
Pas mejtepit, më 1917-1923 ndoqi mësimet në shkollën qytetëse "Liria" në vendlindje. Më 1923 nis mësimet në Liceun frëng të Gjirokastrës, pasi ishte regjistruar në klasën e 6-të të tij. Më 1927 - 1930 me mbylljen e liceut në vendlindje,<ref name=":0" /> me ndihmën e [[Eqrem bej Libohova|Eqrem bej Libohovës]]<ref name=":1">{{Cite book|title=Enver Hoxha|last=Fevziu|first=Blendi|publisher=UET Press|year=2011|isbn=978-99956-39-35-1|location=Tiranë|pages=}}</ref> iu mundësua një bursë shtetërore me të cilën vijoi mësimet në [[Liceu Kombëtar i Korçës|Liceun e Korçës]] gjer më 1930<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=136}}</ref>. Ishte më së shumti një nxënës nënmesatar ku më 1929 figuron me shumë nota kaluese dhe pak të mesme.<ref>{{Cite book|title=[[Enver Hoxha - Biografi nga Blendi Fevziu|Enver Hoxha]]|last=Fevziu|first=Blendi|publisher=UET Press|year=2011|isbn=9789995639351|location=Tiranë|pages=|quote="Një listë notash e ruajtur në arkivin e tij personal, e vitit 1929, përmban shumë “passable” dhe më pak “mediokre”."}}</ref>

Versioni i datës 17 maj 2018 14:38

Stampa:Kutia Politikan Enver Hoxha (16 tetor[1][2] 1908 - 11 prill 1985) ishte një politikan komunist shqiptar që shërbeu si kreu i shtetit shqiptar nga viti 1944 deri në vdekjen e tij, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetari i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes.

U bë anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë pas formimit të saj më 1941, kurse më 1943 u zgjodh sekretar i parë i saj. Me ndihmën e jugosllavëve Miladin Popoviq e Dushan Mugosha, drejtoi luftën e partizanëve kundër pushtuesve italianë e më pas edhe kundër nazistëve gjermanë derisa Shqipëria u çlirua në nëntor 1944.

Regjimi katërdhjetëvjeçar i tij u karakterizua nga zhdukja e opozitës politike e intelektuale, represioni i vazhdueshëm politik në të cilin përfshiheshin kampet e detyrueshme të punës, pushkatimet pa gjyq dhe ekzekutimet e antikomunistëve të piketuar. Dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit. Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.

Pjesa më e madhe e kësaj shtypjeje u bë përmes armës së Sigurimit të Shtetit. Në nivel material, u ndërtuan infrastruktura, industria e hidrocentralet, u forcua ushtria, u alfabetizua popullatën, u emancipua femra, u ndërtuan shkolla dhe u hapën Universiteti i Tiranës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Rinia

Hoxha në fëmijëri

U lind realisht më 12 maj 1908 në lagjen "Teqe-Meçite-Hazmurat" të Gjirokastrës, djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregtar rrobash dhe Gjylihane Çuçit. Kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tri motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen.

Familja e tij e kishte origjinën e mëhershme nga Dropulli.[nevojitet citimi] Sipas bashkëqytetarit dhe shkrimtarit Ismail Kadare, Hoxhatët quheshin nga psefto, gjysmëqytetarë-gjysmëfshatarë për nga veshja dhe sjelljet.[3]

Pas mejtepit, më 1917-1923 ndoqi mësimet në shkollën qytetëse "Liria" në vendlindje. Më 1923 nis mësimet në Liceun frëng të Gjirokastrës, pasi ishte regjistruar në klasën e 6-të të tij. Më 1927 - 1930 me mbylljen e liceut në vendlindje,[4] me ndihmën e Eqrem bej Libohovës[5] iu mundësua një bursë shtetërore me të cilën vijoi mësimet në Liceun e Korçës gjer më 1930[4]. Ishte më së shumti një nxënës nënmesatar ku më 1929 figuron me shumë nota kaluese dhe pak të mesme.[6]

Largimi nga Shqipëria për studime në Francë

1930, po prapë me ndihmën e bamirësit të tij Libohova, mori një tjetër bursë shtetërore për të studjuar botanikë[5] Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Montpeljesë, Francë. Atje mbylli vetëm një vit akademik me provime.[4] Qëndroi 4 vjet në Montpelje, pa dhënë provimet e duhura, dhe nuk i ktheu shtetit paratë e marra nga bursa, në kundërshtim me ligjin e kohës për arsimin. Më 2 shkurt 1934 ministri Ivanaj lëshoi urdhrin për heqjen e bursës studentit Hoxha.[1]

Në mars të 1934 shkoi në Paris ku iu afrua emigrantëve antizogistë me kartën e kunatit të Bahri Omarit.[7] Me ndihmën e Llazar Fundos, profesor në Universitetin e Sorbonës ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë të këtij universiteti, por përsëri nuk mundi të kalojë provimet dhe nuk mundi të vazhdojë më tej. Gjatë kohës që ndodhej në Paris Hoxha mori pjesë në takimet e Grupit Komunist të Shqiptarëve që drejtohej nga Llazar Fundo (vrarë me urdhër të Enver Hoxhës nga forcat partizane në Tropojë në vitin 1944). Ai shkroi një artikull të shkurtër në gazetën e Partisë Komuniste të Francës "L'Humanité". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.[nevojitet citimi]

Pas ardhjes në pushtet të Hoxhës, çdo dokument që i përket jetës së tij gjatë viteve 1927-1936 nuk ekziston në asnjë arkiv shqiptare, as dokumenti i emërimit nga mbreti Zog si nënpunes në konsullatë.[8]

Enver Hoxha në Montpelije më 1933

Kthimi në Shqipëri

Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në Shqipëri. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

Puna si mësues në Korçë

Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si mësues me orë në Liceun e Korçës. Prej faktit që ai nuk kishte një diplomë kualifikuese ai jepte vetëm disa orë mësim, këtë e vërteton edhe Abaz Ermenji ish-kolegu i tij në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist të Korçës të drejtuar nga Koço Tashko dhe bëhet simpatizant i kësaj lëvizje komuniste, gjë të cilën e thotë me gojën e tij në Kongresin e Beratit, -Shokët kujtojnë që unë kam qënë eksponent i komunistëve të Korçës, por unë kam qënë thjesht një simpatizant i tyre.[9]

Si mësues në Korçë

Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës

1936 u njoh me Ali Kelmendin. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 Enver Hoxha mori pjesë në demonstratat antifashiste të popullit të Korçës. Pas pushtimit, Hoxha përjashtohet nga puna, për shkak se nuk pranon t'i bashkohet Partisë Fashiste Shqiptare.[10] Pas kësaj ai shkon në Tiranë ku hap një dyqan cigaresh me emrin "Flora", ku fillon të mblidhet një grup i vogël komunist. Dyqanin do ta mbyllnin më pas autoritetet.[11] Ishte vetëm simpatizant i Grupit Komunist të Korçës[12] Ai mori pjesë në degën e grupit komunist të Korçës që vepronte në Tiranë. Pas demonstratës së 28 tetorit 1941 Hoxha u hodh në ilegalitet.

Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare

Prezenca e Hoxhës në mbledhjet paraprake ishte thjesht si figurë, kjo së paku sipas Todi Lubonjës,[13] Bedri Spahiut[14] dhe Liri Belishovës.[12] Sipas Spahiut u mor nga Tashko në mbledhjet paraprake[14] që kishin për nismëtar dhe kryesues Dushan Mugoshën të njohur si "Sala".[7]

Popoviçi hyri në miqësi menjëherë me Hoxhën sepse të dy flisnin frëngjisht.

Në takimet e bëra në datat 8-14 nëntor 1941, përfaqsuesit grupeve të Korçës, Shkodrës dhe të Rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.[15][16][17][18] Mbledhja themeluese e gjen Hoxhën delegat të Grupit të Korçës. Më pas Popoviq e ngarkon me financën e partisë. Popoviq sipas Belishovës e mbajti afër Enverin sepse nuk kundërshtonte,[12] sipas Spahiut sepse Enveri "ia servirte me bujari" gjërat e shërbimit personal si stilografe e sahate,[14] sipas Premtes sepse ishte më servili. Mugosha vetë e cilësonte si njeri punëtor, që bënte takime me njerëz e që shkruante shpejt e lehtë.[7]

Hoxha në ilegalitet

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Në vitin 1943 Enver Hoxha, nën ndikimin e përfaqësuesit të Partisë Komuniste Jugosllave Svetozar Vukmanoviç-Tempo, dënoi Marrëveshjen e Mukjes midis Frontit Nacional-Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar, ku ndër të tjera theksohej bashkimi i trojeve të banuara nga shqiptarët mbi bazën e parimit të vetvendosjes së popujve. Si Komisar Politik i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Natcionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha punoi për krijimin dhe rritjen e UNÇSH.

Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqiptar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANÇ-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

Hoxha Marshon në Tiranë pas çlirimit të saj

Sundimi i hershëm (1946-1965)

Vendosja e sistemit stalinist

Qeveria e përkohshme e Shqipërisë, e drejtuar nga Enver Hoxha, filloi menjëherë të marrë kontrollin e plotë të ekonomisë. Në dhjetor të vitit 1944, menjëherë pas ardhjes në pushtet, regjimi i Hoxhës miratoi ligje të reja që siguronin rregulla shtetërore të rrepta për të gjitha kompanitë industriale dhe tregtare private, si dhe marrëdhëniet e jashtme dhe të brendshme tregëtare. Një "taksë për fitimet nga lufta" dhe ligje që lejonin konfiskimin e pasurisë që i përkiste atyre që u quajtën "armik i popullit" dobësuan klasën e mesme ende të vogël të vendit. Në fillim të vitit 1945, qeveria e Hoxhës konfiskoi pasuritë italiane dhe gjermane, anulloi të gjitha koncesionet e huaja ekonomike, shtetëzoi të gjitha shërbimet publike dhe mjetet e transportit, dhe krijoi një rrjet të sponsorizuar nga qeveria të kooperativave të konsumit. Pa marrë parasysh nevojat e Shqipërisë dhe përparësitë e konkurrencës, Hoxha ndoqi diktatin stalinist dhe nxiti zhvillimin e industrisë së rëndë dhe jo bujqësinë dhe industrinë e lehtë.

Regjimi i Hoxhës u përpoq të bënte për vehte fshatarësinë duke zvogëluar fuqinë e pronarëve të mëdhenj të tokës dhe duke dhënë koncesione për fshatarët. Në janar të vitit 1945, qeveria e Hoxhës anuloi borxhet e pazgjidhura bujqësore, shkurtoi pagesat për përdorimin e tokës me 75 për qind, shtetëzoi burimet ujore, dhe ofroi një mundësi për fshatarët për të blerë ujë për ujitje nga shteti me tarifa nominale. Ligji i Reformës Agrare në gusht 1945 shkatërroi atë që kishte mbetur nga fuqia ekonomike e pronarëve të mëdhenj të tokave të Shqipërisë qendrore dhe jugore, duke zëvendësuar pasuritë e tyre me rreth 70.000 ferma të vogla. Gjithashtu qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi të gjitha pyjet dhe tokat për kullotë dhe shpronësoi pa kompesim tokat që i përkisnin individëve, të cilët kishin burime të të ardhurave jo nga fermat. Ligji i toka lejoi pronarët të mbajnë deri në dyzet hektarë nëse ata fitonin të ardhurat e tyre ekskluzivisht nga bujqësia dhe punonin tokën me makineri. Institucionet fetare dhe fermerët që nuk kishin makineri u kufizuan në njëzet hektarë. Fshatarëve pa tokë dhe njerëzit që kishin pasur më pak se pesë hektarë të tokë morën deri në pesë hektarë për familje dhe hectarë shtesë për bijtë e martuar të cilët ishin anëtarë të familjes.

Në prill të vitit 1946, gjykatat ushtarake filluan të dënojnë me burg fshatarët grumbullonin grurë. Qeveria e Enver Hoxhës shtetëzoi edhe mjetet bujqësore dhe kafshët e punës, ndaloi shitjen dhe transferimin e tokës, dhe fshatarët duhet të mernin lejen e qeverisë për të therrur kafshë. Në qershor autoritetet urdhëruan fshatarët për të ofruar kuota relativisht të larta të grurit në qendrat shtetërore të prokurimit në çmime të ulëta, të përcaktuara zyrtarisht. Duke përdorur propagandën dhe dhunën, qeveria u përpoq të bindë fshatarët për t'u bashkuar në ferma kolektive që quheshin kooperativa bujqësore. Pavarësisht nga fakti se anëtarët e kooperativave paguanin taksa të ulëta dhe kishin kuota më të vogla prodhimi, fushata arriti të bindë vetëm 2.428 familje fshatare të bashkohen në kooperativa deri në vitin 1948. Qeveria pranoi se fushata kishte dështuar. Prodhimet e varfëra, spastrimet, shtrëngimet karakterizuan sektorin e bujqësisë për tre vitet e ardhshme, dhe mungesa e drithërave u bë një problem kronik.

Deri në vitin 1947, qeveria kishte vendosur shumë nga korniza institucionale e nevojshme për një sistem ekonomik stalinist, shtetëzimin e industrisë dhe marrjen nën kontroll të tregtisë së jashtme dhe tregtisë së brendshme. Një reformë monetare i dha një tjetër goditje klasës së mesme. Në prill të vitit 1947, Komisioni i Planifikimit Ekonomik hartoi planin e parë ekonomik të vendit, një plan nëntë-mujor me objektiva të përcaktuara të prodhimit për minierat, fabrikat, dhe sektorët e bujqësisë shprehura në drejtim të prodhimit fizik sesa parasë. Në ndërmarrjet shqiptare filloi futja e sistemit sovjetik të kontabilitetit, dhe fanatikët dhe instruktorët e partisë indoktrinonin popullsinë me parimet ekonomike të marksizëm-leninizmit.

Marrëdhëniet me Jugosllavët

Stalini e njoftoi Hoxhën që Jugosllavia po provonte ta aneksonte Shqipërinë: "Ne nuk e dinim se jugosllavët, nën pretekstin e mbrojtjes së vendit tuaj nga një sulm prej fashistëve grekë, donin të sillnin njësite të ushtrisë së tyre në territorin e Shqipërisë. Ata u përpoqën ta bënin këtë në një mënyrë shumë të fshehtë. Në fakt, qëllimi i tyre në këtë drejtim ishte krejtësisht armiqësor, sepse ata synonin të përmbysnin situatën në Shqipëri"[19] Në qershor 1947, komiteti qendror i Jugosllavisë filloi ta dënonte publikisht Hoxhën duke e akuzuar se kishte marrë një rrugë individualiste dhe anti-marksiste. Kur Shqipëria u kundërpërgjigj duke bërë marrëveshje për blerjen e makinerive bujqësore nga Bashkimi Sovjetik, jugosllavët deklaruan se Shqipëria nuk mund të bënte asnjë marrëveshje me shtetet tjera pa lejen e Jugosllavisë. [20]

Koçi Xoxe u mundua ta pengojë Hoxhën që të mos i përmirësonte marrëdhëniet me Bullgarinë, duke arsyetuar se Shqipëria do të ishte më stabile nëse bënte shkëmbime tregtare me vetëm një partner e jo me shumë. Nako Spiru, një anëtar anti-jugosllav i Partisë Komuniste e dënoi Xoxen dhe anasjelltas. Meqenëse askush nuk e përkrahu Nako Spirun, ai duke e parë situatën si të pashpresë dhe duke patur frikë se dominimi i Shqipërisë nga Jugosllavia ishte i pashmangshëm, në nëntor kreu vetëvrasje.[20]

Në Plenumin e tetë të Partisë, mbajtur nga 26 shkurt deri më 8 mars 1948, Xoxe u përfshi në një komplot për të izoluar Hoxhën dhe për të forcuar pushtetin e vet. Ai e akuzoi Hoxhën se ai ishte shkaktar i ftohjes së marrëdhënieve me jugosllavët dhe deklaroi se misioni ushtarak sovjetik duhej të dëbohej e të sillej një jugosllav në vend të tij. Hoxha qëndroi i patundur dhe përkrahja për të nuk kishte rënë. Kur Jugosllavia u prish me Bashkimin Sovjetik, mbështetja për Enver Hoxhën u rrit edhe më shumë. Më 1 korrik 1948, Tirana u bëri thirrje gjithë këshilltarëve teknikë jugosllavë të largoheshin nga vendi, dhe në mënyrë të njëanshme anuloi gjitha traktatet dhe marrëveshjet me Jugosllavinë. Xoxe u përjashtua nga partia dhe me 13 qershor 1949 u var.[21]

Marrëdhëniet e Hoxhës me anglo-amerikanët

Hoxha, dhe me rrath të kuq oficeri amerikan

Rreshtimi në krahun e Aleatëve ishte një fakt, por edhe marrëdhëniet e mira të Hoxhës me anglo-amerikanët është një fakt i pamohueshëm megjithë çensurimet që u kryen. Anglo-amerikanët me agjentët sekret e oficerët e ndërlidhjes amerikane e kanë ndihmuar LANÇ dhe Hoxhën për hipjen në pushtet. Agjenti britanik David Smiley pjesë e organizatës SOE e krijuar enkas nga kabineti qeveritar i Winston Churchill për të luftuar në prapavijat armike e për të ndihmuar partizanët e vendeve të pushtuara të Evropës Lindore, është parashutuar në veri të Greqisë e më pas ka hyrë në Shqipëri klandestinisht në prill 1943.[22] Kolonel David Smiley e ka faktuar misionin e tij si agjent i SOE në Shqipëri nëpermjet fotografive me partizanë shqiptarë, në kundershtim me kundërshtim me rregullat zyrtare.[23] Në qershor 1943 kolonel Smiley së bashku me kolegun Billy McLean janë takuar me Hoxhën.[24] Pasi kanë vendosur marrëdhënet reciproke, kanë filluar edhe ndihmat britanike për forcat partizane të cilat parashutoheshin, ato konsistonin në njerëz, armatime, ushqime, veshmabthje etj, në këtë menyrë u vendos Misioni Ushtarak Britanik.[25] Por pas çlirimit, Hoxha u rreshtua në kampin Stalinist kundër anglo-amerikanëve, në prishjen e marrëdhënieve midis Hoxhës dhe britanikve ndikoi edhe incidenti i Korfuzit, ku disa anije britanike hasën në mina nënujore ndërsa lundronin në ujrat shqiptare duke shpërthyer, edhe duke humbur jetën shumë marinarë.[26][27] Shumë foto ku paraqiteshin oficerët aleatë anglo-amerikanë në shoqëri të udhëheqjes së LANÇ u retushuan. Por në ditën e çlirimit të Tiranës shihet një foto e disa nga udhëheqsëve të PKSH edhe një oficer i quajtur Tom Stefan i ndërlidhjes amerikane.[28][29] Pasi Shqipëria përfundoi në duart e Hoxhës, misioni i Smiley ndryshoi karakter, ai nëpërmjet forcave anti-komuniste që vepronin në Shqipëri ka tentuar disa herë gjatë viteve 1949-1950 për të realizuar kryengritje ndaj pushtetit të Hoxhës me qëllim rrezimin e tij.[22]

Enver Hoxha dhe idhulli i tij diktatori i Bashkimit Sovjetik Stalini

Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik

Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Hoxha u rreshtua me Bashkimin Sovjetik për të cilin kishte admirim të madh. Nga viti 1948 deri më 1960, Shqipëria përfitoi $200 milion në ndihma nga sovjetikët për zgjerimin teknink dhe infrastrukturor. Shqipëria u anëtarësua në KNER më 22 shkurt 1949 dhe mbeti e rëndësishme si për të ushtruar presion mbi Jugosllavinë, si për të shërbyer si një fuqi pro-sovjetike në Detin Adriatik. Një bazë nëndetësesh u ndërtua në ishullin Sazan afër Vlorës, duke paraqitur një rrezik të mundshëm për Flotën e Gjashtë Amerikane. Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike mbetën të ngushta deri në vdekjen e Stalinit më 5 mars 1953. Vdekja e tij u shoqërua me 14 ditë zi kombëtare në Shqipëri; më tepër sesa në Bashkimin Sovjetik.[30] Hoxha mblodhi gjithë popullsinë në sheshin qendror në Tiranë, u kërkoi të binin në gjunjë para shtatores së Stalinit dhe i detyroi të bënin një betim për "besnikëri të përjetshme" dhe "mirënjohje" ndaj "babait të dashur" dhe "çliruesit të madh"[31]

Nën Hrushovin, pasardhësin e Stalinit, ndihmat u reduktuan dhe Shqipëria u inkurajua nga sovjetikët të ndiqte politikën specializuese të Hrushovit. Sipas kësaj politike, Shqipëria do të zhvillonte prodhimin e saj bujqësor për të furnizuar Bashkimin Sovjetik dhe vendet tjera të Paktit të Varshavës të cilat nga ana e tyre poashtu do të zhvillonin prodhime specifike. Në teori, kjo do të ndikonte në forcimin e Paktit të Varshavës duke zvogëluar në masë të madhe mungesën e lëndëve të caktuara me të cilën përballeshin shumë nga vendet komuniste.[32]

Skeda:Partia e Punës e Shqipërisë.svg
Symbol of the Party of Labour of Albania.

Nga 16 maji deri më 17 qershor 1955 Nikolai Bulganin dhe Anastas Mikojan vizituan Jugosllavinë kurse Hrushovi hoqi dorë nga përjashtimi i Jugosllavisë prej bllokut komunist. Hrushovi poashtu filloi t'i referohej teorisë policentrike të Palmiro Togliatti. Meqë sovjetikët nuk ishin konusltuar me Hoxhën për këtë çështje, ky i fundit u ndie i fyer. Jugosllavia nisi t'i kërkojë Hoxhës të rehabilitonte Koçi Xoxen , gjë që Hoxha e hodhi poshtë me këmbëngulje. Në vitin 1956 në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hrushovi e dënoi kultin e personalitetit të Stalinit duke e akuzuar për shumë gabime të rënda. Pastaj ai shpalli teorinë e bashkëjetesës paqësore, që e zemëroi shumë Hoxhën. Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, i udhëhequr nga gruaja e Hoxhës, Nexhmije Hoxha citoi Leninin: "Parimi themelor i politikës së jashtme të një vendi socialist dhe të një partie komuniste është internacionalizmi proletar, jo bashkëjetesa paqësore.[33] Hoxha mori një qëndrim aktiv kundër revizionizmit.

Uniteti brenda Partisë së Punës të Shqipërisë filloi të binte gjithashtu. Një mbedhje speciale e delegatëve mbajtur në Tiranë në prill 1956, përbërë nga 450 delegatë, dha rezultate të papritura. Delegatët kritikuan "kushtet brenda partisë, qasjen negative kundrejt masave, mungesën e demokracisë socialiste dhe asaj në parti, politikën ekonomike të udhëheqjes etj. Gjithashtu u bë thirrje për diskutime lidhur me kultin e personalitetit dhe Kongresin e 20-të të Partisë.[34]

Afrimi me Kinën

Më 1956, Hoxha kërkoi miratimin e një rezolute që do ta mbështeste udhëheqjen aktuale të Partisë. Rezoluta u miratua dhe të gjithë delegatët që ishin shprehur kundër u përjashtuan nga partia dhe u burgosën. Hoxha deklaroi që kjo kishte qenë edhe një përpjekje tjetër e Jugosllavisë për ta rrëzuar udhëheqjen e Shqipërisë. Ky incident e konsolidoi pushtetin e Hoxhës edhe më shumë, duke bërë kështu të pamundshme reforma të tipit hrushovian. Po atë vit, Hoxha vizitoi Kinën, e cila po përjetone prishjen me Bashkimin Sovjetik, dhe takoi Mao Ce Dunin personalisht. Marrëdhëniet me Kinën u përmirësuan, siç dëshmohet nga rritja e ndihmave kineze nga 4.2% sa ishte më 1955, para vizitës, në 21.6% më 1957, pas vizitës.[35]

Sovjetikët bënë edhe një përpjekje për ta mbajtur Shqipërinë në sferën e tyre, duke rritur ndihmat, por udhëheqja shqiptare vazhdoi të afrohej me Kinën. Marrëdhëniet me sovjetikët mbetën në të njëjtin nivel deri më 1960 kur Hrushovi takoi politikanin majtist grek, Sofokle Venizelos. Hrushovi pëlqente idenë e autonomisë së Vorio Epirit dhe shpresonte t'i shfrytëzonte pretendimet greke për ta mbajtur udhëheqjen shqiptare në linjë me interesat sovjetike.[36]. Hoxha u kundërpërgjigj duke çuar Hysni Kapon në Mbledhjen e Bukureshtit, ku duhej të merrnin pjesë krerët e shteteve.[37]

Përderisa marrëdhëniet mes dy vendeve po vazhdonin të përkeqësoheshin, gjatë fjalimit të tij Hrushovi deklaroi:

Veçanërisht e pafytyrë ishte sjellja e agjentit të Mao Ce Dunit, Enver Hoxhës. Ai tregoi dhëmbët edhe më kërcënueshëm sesa vetë kinezët.

Pas fjalimit të tij, komunistja spanjolle Dolores Ibaurri, u çua dhe tha që Enver Hoxha ishte si qeni i cili kafshonte dorën që i jepte bukë.[38]

Fërkimet me Bashkimin Sovjetik

Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik vazhduan të keqësoheshin me shpejtësi. Sovjetikët filluan të ndiqnin një politikë të vijës së ashpër duke reduktuar ndihmat, në veçanti drithin, në një kohë kur Shqipëria po përballej me mundësinë e një zie buke të shkaktuar nga përmbytjet.

Mardhëniet e Hoxhës me Kinën Komuniste

Aktivitetet politike

Politika fetare

Gjatë luftës

Skeda:Baba Faja, Myslym Peza, Enver Hoxha dhe Ramadan Citaku (ulur).jpg
Baba Faja, Enver Hoxha,Myslim Peza, Ramadan Citaku

Politika fetare e ndjekur nga Enver Hoxha dhe nga komunistët kishte dy anë medaljeje. Përgjatë luftës nacional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijra të rinj e të reja, në mesin e tyre kishte edhe klerikë të lartë të të gjitha komuniteteve fetare. Por komuniteti që e përkrahu më shumë luftën ishte ai bektashi, ndër figurat më të shquara ishte Baba Faja e Baba Fejzo. Komunistëve u interesonte që të kishin përkrahjen e gjithë popullit për LANÇ e të mos ishin të përçarë edhe nga feja. Pas çlirimit politika e Hoxhës ishte ndërhyrëse në çështjet e brendshme të fesë. Në vitin 1945 ai iu kërkoi të katër komuniteteve fetare të krijonin statutet e reja përkatëse. Të parët që u angazhuan ishin bektashinjtë e muslimanët të cilët e krijuan më 1945.[39][40] Ndërsa dy komunitetet kristiane nuk dëshironin të hartonin një të tillë.

Skeda:Baba Fejzo.jpg
Baba Fejzo,Shefqet Peçi, Hysni Kapo

Njohja e personit juridik të komuniteteve fetare

Në dekret-ligjin e vitit 1949 i aprovuar më 1950 mbi njohjen e personalitetit juridik të të drejtës civile për të gjitha komunitetet që njihen nga ligji përfshiheshin ndër të tjera:[41]

1.Liria e ndërgjegjes dhe besimit për çdo shtetas shqiptarë.

2.Komunitetet fetare janë të ndara nga shteti.

3.Ndalohet përdorimi i fesë për qëllime politike.

Gjithashtu garantohej e sigurohej ndihma ekonomike në rast nevoje nga shteti por komunitetet nuk duhej të merrnin financime nga jashtë shtetit. Menjëherë pas këtij dekret-ligji për tu ligjëruar e për tu njohur nga shteti, komunitetet fetare hartuan statutet e reja. Të parët edhe kësaj here ishin muslimanët[42] e bektashit[43] pas tyre ishte rradha e ortodoksve. Lindi problemi me katolikët të cilët nuk e kishin hartuar kurrë një të tillë sepse kembngulnin që Bibla është Statuti i tyre dhe që ata varen direkt nga Vatikani e jo nga shteti shqiptar. Këtë problem me katolikët e kishte hasur edhe Mbreti Zog sepse edhe gjatë qeverisjes së tij e gjithashtu gjatë mbretërimit të tij, katolikët nuk pranonin kurrësesi të hartonin Statut. Pas shumë diskutimeve midis dy palëve qeveritare dhe klerikale katolike duke e parë veten para ligjërimit dhe ilegalitetit këta të fundit pranuan të hartonin një Statut vetëm më 1951.[44] Brenda komuniteteve kishte lindur fryma e re e Partisë e sidomos në komunitetin bektashian ishin krijuar dy grupe mendimesh, i të rinjve të cilët ishin simpatizant të Partisë dhe kërkonin një revolucion edhe në fe, ku baballarët të mund të martoheshin, gjë kjo e pa imagjinueshme nga të vjetrit. Këto debate çuan edhe në një vrasje në komunitetin bektashi midis dy grupeve.[45]

Pas viteve '50 filloi edhe kontrolli e çensura ndaj komuniteteve fetare, meshat apo liturgjitë nuk mund të thuheshin pa marrë aprovimin e organeve të qeverisë. Situata u bë delikate kur në vitin 1963 nëpërmjet një ligji mbi ndryshimin e personalitetit juridik të 1949 qeveria filloi morsën e saj ndaj komuniteteve fetare. Tani njohja e komunitetit mund të revokohej në qoftë se ky i fundit kishte shkelur ligjet, rendin publik apo zakonet e mira.[46]

Ndalimi i fesë

Me urdhër të Enver Hoxhës doli ligji për ndalimin e fesë në Shqipëri. Shumë klerikë u përndoqën, u arrestuan dhe u dëbuan me akuza të tilla si spiun i armiqve të popullit shqiptar. Komuniteti që u godit më së shumti ishte ai katolik, por përveç tij edhe ai protestant, i cili nuk u njoh kurrë nga shteti dhe i cili për shkak të rrënjëve anglo-saksone shihej me dyshim. Shumë xhami, teqe, e kisha u shkatërruan, disa të tjera u kthyen në qendra kulturore.[47]

Me kushtetutën e re të vitit 1976, Shqipëria u bë zyrtarisht vend ateist. Krahas kësaj propaganda antifetare filloi të ndihej kudo, sidomos në filmat që prodhonte kinostudioja Shqipëria e Re. Me anë të një ligji ndaloheshin edhe përdorimet e emrave fetarë për fëmijët e sapolindur dhe prindërve iu vunë në shërbim lista me emra të lejuar.[48]

Vitet e fundit të jetës

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Skeda:Lajmerimi ne gazete.jpg
Lajmërimi në gazetën ZP

Ceremonia e mortore

Në një ceremoni madhështore Enver Hoxha u varros në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.[49][50][51]

Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i emrit të tij

Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qëndër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.[52] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit[53].

Nderime

Heqje dekoratash

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr. 1018, datë 13 shkurt 1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Haki Toskës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[54]

Nderime të huaja

  • - Urdhri i Trimërisë së Klasit të I-rë i (Bullgari) 9 shtator 1944.
  • - Urdhri i Heroit Kombëtar (Jugosllavi) 1946.
  • - Urdhri i Leninit.
  • - Urdhri i Suvorov i Klasit të Parë. (Bashkimi Sovietik).

Veprat

Shiko edhe

Kuriozitet

Në filmin Hollivudian të vitit 2006 Inside man me regji të Spike Lee, një fjalim shumë i njohur i Enver Hoxhës mbajtur në Gjirokastër, është pjesë e këtij filmi thriller. Fjalimi i Hoxhës, me shumë zgjuarsi përdoret nga banditet për ti ndërlikuar punën identifikuese forcave të policisë. Gjatë momentit të kryerjes së arratisjes nga banka që kishin vjedhur, banditët kishin vënë regjistrimin e Hoxhës, për ti lënë ti kuptojë policisë që ata ishin ende brenda në bankë.[55][56]

Lidhje të jashtme

Referencat

  1. ^ a b Baruti, Vasfi (2012). Enver Hoxha në optikë të re. Tiranë: Uegen. ISBN 9789928031020. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ B. Fevziu, Enver Hoxha, Tiranë: UET Press, 2011. ISBN 978-99956-39-35-1 "Në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë, për Enver Hoxhën, janë shënuar 5 ditëlindje të ndryshme. Regjistri i bashkisë Gjirokastrës, nr. 6, fleta 75 shënimet për lagjen “Teqe-Meçite-Hazmurat”, shënon se Enver Hoxha, ka lindur më 12 maj 1908. Shënimi sqaron se prindërit e tij janë Halil (babai) dhe Gjylo (nëna)”. Në Liceun e Korçës, Hoxhës i janë shënuar dy ditëlindje: 17 qershor dhe 3 tetor (vitet 1929 e 1930). Në Francë, figuron me ditëlindje 3 tetor ndërsa gazeta Bashkimi 1946 vendoste si ditëlindje 3 shtatorin. 16 Tetori, ditëlindja që ai festonte vetë u bë publike në gazetën Bashkimi më 16 tetor 1947."
  3. ^ Kadare, Ismail (15 tetor 2013). "Hoxhatët ishin gjysmëqytetarë dhe gjysmëfshatarë". pressreader.com. Panorama. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 136. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Fevziu, Blendi (2011). Enver Hoxha. Tiranë: UET Press. ISBN 978-99956-39-35-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: shifra e kontrollit (Ndihmë!)
  6. ^ Fevziu, Blendi (2011). Enver Hoxha. Tiranë: UET Press. ISBN 9789995639351. Një listë notash e ruajtur në arkivin e tij personal, e vitit 1929, përmban shumë "passable" dhe më pak "mediokre". {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |isbn=: shifra e kontrollit (Ndihmë!)
  7. ^ a b c Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja Komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 188. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ http://www.youtube.com/watch?v=ev2hBRRCj7s Dokumentar realizuar nga Top-Channel
  9. ^ http://www.youtube.com/watch?v=KKGyKxgQtRo&feature=channel_video_title Dokumentari Opinion - Fakte te reja mbi Enver Hoxhen
  10. ^ Jessup 1998, f. 288 "At the time of the Italian invasion of Albania, he was fired for refusing to join the Albanian Fascist Party and became a tobacconist in the capital city, Tirana."
  11. ^ Jacques 1995, f. 416
  12. ^ a b c Belishova, Liri (13 janar 2015). E vërteta për Enverin. Intervistuar nga Elisabeta Ilnica. Panorama. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Lubonja, Todi (1998). Nën peshën e dhunës. Tiranë: Mësonjëtorja. OCLC 45330078. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ a b c Spahiu, Bedri (7 maj 2010). Si e falsifikoi Enveri historinë e Luftës e të Partisë Komuniste. Intervistuar nga Afrim Imajn. Tiranë: Panorama. - Nr. 2717. fq. 20. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Tribuna
  16. ^ Historia ndryshe
  17. ^ “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut | Panorama ONLINE
  18. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/04-kriegszeit-1939-1944/21-26-0-eh.jpg
  19. ^ Hoxha 1981, f. 92.
  20. ^ a b O'Donnell 1999, p. 22.
  21. ^ Jacques 1995, f. 467
  22. ^ a b BBC - Today
  23. ^ http://news.bbc.co.uk/2/shared/spl/hi/pop_ups/08/programmes_an_agent_in_albania/html/3.stm Foto pasqyruese të misionit të Smiley në prapavijat armike
  24. ^ Soe - Albania
  25. ^ http://thelevantandthebalkanswwii.devhub.com/blog/567115-soe-albania/ SOE-ALBANIA
  26. ^ Axis History Forum • View topic - Corfu Incident 1946
  27. ^ albmodww2
  28. ^ dossier
  29. ^ Misioni amerikan në Shqipëri nga Peter Lucas
  30. ^ Fevziu 2016, p. 146.
  31. ^ The Economist 179 (16 June 1956): 110.
  32. ^ On the "socialist division of labor" see: The International Socialist Division of Labor (7 June 1962), German History in Documents and Images.
  33. ^ The Institute of Marxist–Leninist Studies at the Central Committee of the Party of Labour of Albania 1982, f. 296
  34. ^ Griffith 1963, p. 22
  35. ^ Biberaj 1986, p. 27.
  36. ^ O'Donnell 1999, p. 46
  37. ^ O'Donnell 1999, pp. 46–47
  38. ^ Talbott 1970, ff. 475–476
  39. ^ http://licodu.cois.it/616/view Statuti Komunitetit Bektashi 1945
  40. ^ http://licodu.cois.it/428/view Statuti Komunitetit Musliman 1945
  41. ^ http://licodu.cois.it/618/view Ligji mbi Komunitetet fetare
  42. ^ http://licodu.cois.it/576/view STATUTI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR 1950
  43. ^ http://licodu.cois.it/594/view STATUTI I KOMUNITETIT BEKTASHIAN SHQIPTAR 1950
  44. ^ http://licodu.cois.it/422/view Statuti i Komunitetit Katolik 1951
  45. ^ Morozzo Della Rocca Roberto - Nazione e religione in Albania
  46. ^ http://licodu.cois.it/586/view Mbi disa ndryshime në dekretin nr.743 datë 26.11.1949 “Mbi komunitetet fetare”
  47. ^ http://licodu.cois.it/587/view MBI CFUQIZIMIN E DISA DEKRETEVE
  48. ^ http://licodu.cois.it/423/view Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë 1976
  49. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/25.jpg Varri i dëmtuar
  50. ^ http://www.enver-hoxha.net/images/fotoalbumi/06-trauer/26-enver-tomb.jpg Varri i rindërtuar
  51. ^ http://www.youtube.com/watch?v=0-nRdOLuaKQ&feature=channel_video_title Dokumentar i ceremonisë funebre së Enver Hoxha
  52. ^ Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit - Forumi Shqiptar
  53. ^ Dielli | The Sun - Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
  54. ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ http://www.universytv.it/cinema/inside.php Reçension i filmit (italisht)
  56. ^ http://www.youtube.com/watch?v=76Ahr7GhvNE