Greqia e lashtë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{SC|Data|Nuk ka përmbajtje të mjaftueshme, Nuk ka strukture te mirë --[[Përdoruesi:Liridon|Liridon]] ([[Përdoruesi diskutim:Liridon|diskutimet]]) 2 korrik 2015 15:15 (CEST)}}
{{SC|Data|Nuk ka përmbajtje të mjaftueshme, Nuk ka strukture te mirë --[[Përdoruesi:Liridon|Liridon]] ([[Përdoruesi diskutim:Liridon|diskutimet]]) 2 korrik 2015 15:15 (CEST)}}
Greqia është një qyteterim i lashtë i ballkanit[[Skeda:Parthenon from west.jpg|thumb|300px|[[Partenoni]], një tempull i dedikuar për Atenën, i gjendur në Akropolis në Athinë, është një nga simbolet më të përfaqësuar të kulturës dhe sofistikimit të grekëve të lashtë.]]
Greqia ({{lang-mk|Стара Грција}}) është një qyteterim i lashtë i ballkanit[[Skeda:Parthenon from west.jpg|thumb|300px|[[Partenoni]], një tempull i dedikuar për Atenën, i gjendur në Akropolis në Athinë, është një nga simbolet më të përfaqësuar të kulturës dhe sofistikimit të grekëve të lashtë.]]
'''Greqia e Lashtë''' është qytetërimi që i përket periudhës së historisë greke që zgjat nga Periudha Arsilike e shekullit të 3-të deri në atë të 6-të para Krishtit dhe deri në vitin 212 para Krishtit pas pushtimit nga Roma pas Betejës së Korintit.
'''Greqia e Lashtë''' është qytetërimi që i përket periudhës së historisë greke që zgjat nga Periudha Arsilike e shekullit të 3-të deri në atë të 6-të para Krishtit dhe deri në vitin 212 para Krishtit pas pushtimit nga Roma pas Betejës së Korintit.



Versioni i datës 24 maj 2018 21:28

Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Nuk ka përmbajtje të mjaftueshme, Nuk ka strukture te mirë --Liridon (diskutimet) 2 korrik 2015 15:15 (CEST)

Greqia (maqedonisht: Стара Грција) është një qyteterim i lashtë i ballkanit

Partenoni, një tempull i dedikuar për Atenën, i gjendur në Akropolis në Athinë, është një nga simbolet më të përfaqësuar të kulturës dhe sofistikimit të grekëve të lashtë.

Greqia e Lashtë është qytetërimi që i përket periudhës së historisë greke që zgjat nga Periudha Arsilike e shekullit të 3-të deri në atë të 6-të para Krishtit dhe deri në vitin 212 para Krishtit pas pushtimit nga Roma pas Betejës së Korintit.

Në qendër të kësaj periudhe është Greqia Klasike, që lulëzoi gjatë shekujve të pestë dhe të katërt para Krishtit, fillimisht nën sundimin e suksesshëm athinian pas kërcënimit ushtarak prej pushtimeve Perse.

Mosha e Artë athinase mbaron me disfatën nën duart e Spartës në Luftën e Peloponezit në vitin 142 para Krishtit.

Kultura greke klasike pati një ndikim të fuqishëm në Perandorinë Romake, që mbajti një variant të saj në shumë pjesë të rajonit mesdhetar dhe Evropë të Mesme, arsyeja e së cilës Greqia Klasike konsiderohet si kultura themelore që mundësoi themelimin e qytetërimit perëndimor.

Nga shek. VI disa qytete kishin dalë si zotërues në politikën greke: Athinai, Sparta, Korinti dhe Thebesi. Secili prej tyre kishte vënë krahinat rrethuese dhe qytetet më të vogla nën kontrollin e tij, kurse Athinai dhe Korinti ishin bërë fuqi detare të mëdha dhe tregtare. Shtimi i shpejtë i popullsisë në shek. VIII dhe VII kishte si pasojë emigrimin e shumë grekëve për të formuar koloni në Italinë jugore, Siçilinë dhe Azinë e vogël. Këto koloni greke nuk ishin nën kontrollin e qyteteve themelore, megjithatë shpesh mbanin lidhje tregtare dhe fetare me to.

Proçesi i emigrimit kushtëzoi gjithashtu një seri konfliktesh ndërmjet qyteteve greke të Siçilisë dhe Kartagjenës. Këto konflikte zgjatën nga 600 deri në 265, kur Roma (fuqia e re dominuese) hyri në aleancë me mamertinët për t’u mbrojtur kundër armiqësive të tiranit të Sirakusit, Hiero II, dhe pastaj kundër kartagjenve. Në këtë mënyrë Roma u bë fuqi e re dominuese kundër fuqisë së shpëlarë të qyteteve greke të Sicilisë dhe hegjemonisë kartagjene në këtë sferë. Një vit më pas shpërtheu Lufta Punike e Parë. Gjendja e dobësuar e zonës qendrore të Greqisë koinçidoi me ngritjen e Maqedonisë, e drejtuar nga Filip I. Brenda 20 vjetëve Filip kishte bashkuar mbretërinë e tij, e kishte zgjeruar në veri dhe në perëndim me çmimin e fiseve ilire, e pastaj kishte pushtuar Thesalinë dhe Trakinë. Suksesi i tij ua detyroi reformave të ushtrisë.

Aleksandri, biri dhe pasardhës i Filipit, e vazhdoi luftën. Ky e mundi Darijën III të Persisë dhe shkatërroi plotësisht perandorinë persiane, duke e aneksuar me Greqinë.

Betejat më të njohura të luftërave greko-persiane përfshijnë edhe Marathon, Thermopylae, Salamis, dhe Plataea. Me kalimin e kohës të gjitha krahinat e Greqisë ishin çliruar nga ndikimi persian. Kur Aleksandri vdiq më 323, fuqia dhe ndikimi i Greqisë ishin në kulm. Megjithatë pavarësinë e shteteve greke e zëvendësoi zhvillimi i kulturës greke.

Gadishulli grek ra nën sundimin romak gjatë pushtimit të Greqisë pas betejës së Korintit. Maqedonia u bë provincë romake, kurse Greqia jugore ra nën sundimin e prefektit maqedonas. Ishujt egje iu shtuan këtij territori në 133. Athenai dhe qytete të tjera greke ngritën krye me 88, por gadishullin e shtypi gjenerali romak Sulla. Luftërat civile shkretuan vendin edhe më, derisa Augusti e organizoi gadishullin si provinca e Akaisë më 27 para Kr.

Greqia u bë provinca kyç e perandorisë romake, kurse kultura romake ishte bërë prej kohësh greko-romake. Gjuha greke u bë lingua franca në Lindje dhe në Itali, dhe shumë intelektualë grekë si p.sh Galeni, punuan në Romë.


ANTIKITETI QYTETËRIMI MINOIK Banorët e Krëts në mijëvjeçari.III pr.K. formuan një mbretëri të fuqishme me qendër qytetin Knos.Në këtë qytet u ndërtua dhe u zbulua një pallat të madh,I ndërtuar me kate nëntokësore,ku pjesa më e madhe e mureve ishin zbukuruar me vizatime të përqëndruara mbi përditshmërinë dhe adhurimin e perëndive.Ky pallat njihet me emrin "Labirinti I Minosit",nga ku mori emrin nga mbreti që projektoi dhe ndërtoi këtë pallat.Ndërtimet në Kretë ishin madhështore,plot kolona,korridore dhe sallone.Qytetet nuk I rrethonin me mure.Banorët e Kretës quheshin "zotëruesit e detit".Shkrimi I kretasve ishte shkrimi hieroglif.


JONËT,ETOLËT,AKEJTË DHE DORËT Në mijëvjeçarin II pr.K. rreth vitit 1900 pr.K.,nga territoret e Danubit zbritën fise,të cilët u vendosën në jug të gadishullit Ballkanik.Këto fise ishin jonët,etolët,akejtë dhe dorët.Këto fise u shkrinë me banorët vendas,që ishin pellazgët dhe formuan popullsinë helene,dhe vendit I vunë emrin Heladë,por pas pushtimit të romakëve vendi iu vu emri Greqi.Qendra kryesore e jonëve ishte Athina,kurse e akejve ishte Mikena.Në vitin 1400 pr.K. akejtë pushtuan Kretën.Dorët erdhën nga Epiri dhe u vendosën në Greqi në shekullin XII pr.K.Ata u përhapën kryesisht në Greqinë e mesme dhe në Peleponez.Dorët ishin fise luftarake.Armët e tyre prodhoheshin dhe ishin prej hekuri,ndërsa akejtë I prodhonin me bronz.Ata shkatërruan Mikenën,qytetet e akejve dhe mbizotëruan gjysmën e Greqisë.


LUFTA E TROJËS Tek fiset greke u përhapën gojëdhëna dhe legjenda mbi heronjtë,bëmat dhe shtegtimeve të tyre.Këto legjenda u mblodhën dhe u përpunuan nga poetë dhe tregimtarë grekë,ku më I dëgjuari ishte Homeri,I cili krijoi poemat e famshme Lliada dhe Odiseja.Ai njihet si shkrimtari I parë I madh I letërsisë botërore. Në poemën Lliada,shkrimtari Homer, flet për Luftën e Trojës.Sipas poemës,mikenasit I shpallën luftë trojanëve,sepse pozicioni I Trojës pengonte rrugën detare për në Detin e Zi.Lufta vazhdoi për 30 vjet.Beteja përfundoi kur Akili mundi në dyluftim Hektorin,princin e trojanëve.Sipas Homerit grekët pushtuan Trojën me anë të një dredhie,duke përdorur Kalin e Drunjtë. "TROJANËT KUJTUAN SE KALI ISHTE NJË DHURATË KUSHTUAR PERËNDIVE TË TYRE,PRANDAJ E FUTËN ATË BRENDA NË QYTET.NATËN,KUR TË GJITHË ISHIN DUKE FJETUR,USHTARËT GREKË QË ISHIN BRENDA KALIT DOLËN DHE HAPËN DYERT E QYTETIT.USHTRIA GREKE HYRI NË QYTET,I VURI ZJARRIN,E GRABITI DHE MASAKROI TROJANËT",pjesë nga Lliada.