Ballshi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 20: Rreshti 20:
| DISTANCA_NGA_AEROPORTI =
| DISTANCA_NGA_AEROPORTI =
}}
}}
'''Ballshi''' është qytet në [[Shqipëria|Shqipëri]]. Ndodhet në [[Rrethi i Mallakastrës|Rrethin e Mallakastrës]] dhe është kryeqendra e saj. Ballshi ka një popullsi prej reth 43 000 banorë.
'''Ballshi''' është qytet në [[Shqipëria|Shqipëri]]. Ndodhet në [[Rrethi i Mallakastrës|Rrethin e Mallakastrës]] dhe është kryeqendra e saj.Mallakastra ka një popullsi prej rreth 31 000 banorë.


== Historia ==
== Historia ==

Versioni i datës 28 maj 2018 17:16

Stampa:Qytet në Shqipëri Ballshi është qytet në Shqipëri. Ndodhet në Rrethin e Mallakastrës dhe është kryeqendra e saj.Mallakastra ka një popullsi prej rreth 31 000 banorë.

Historia

Në Ballsh u zbulua mbishkrimi i dyfishtë mbi kristianizimin e bullgareve dhe epitafin e varrit te kryqtarit norman. Në rrënojat e bazilikës u gjet një nga mbishkrimet për ndërtimet e bëra në Bylis nga Perandori Justinian. Të gjitha rezultatet e gërmimeve dhe studimeve të tij Prashnikeri i përmblodhi në librin “Muzakia und Malakastra” (Myzeqeja dhe Mallakastra) të cilin e botoi në Vjenë në vitin 1922. Në gërmimet që kreu në qytetin antik të Apolonisë grupi i Prashnikerit iu nënshtrua goditjeve të artilerisë italiane që nga vija e frontit të luftimeve përtej Vjosës. Duke pasur rezultate të kufizuara ai u kujdes për të grumbulluar objekte arkeologjike që u grabiten nga muret e kishave dhe manastireve të zonës.

Gjeografia

Pamje e qytetit dhe kodrat në jug të Mallakastrës

Ballshi ndodhet në zonën jugperëndimore të Shqipërisë në Mallakastër për gjatë rrugës nacionale Fier-Gjirokastër. Vet Ballshi si qytet është relativisht i ri i ngritur rreth 35 vjet më parë si pasojë e industrializimit të zonës dhe ngritjes së Uzinës së Përpunimit të naftës. I veçante është fakti që qyteti i Ballshit është i vetmi që përmbledh gjithë rrethinat në trevën e Mallakastrës. Vendodhja e tij në rrëzë të kodrave të cilat përshkohen nga dy lumenj Gjanica dhe Vjosa i jep zonës dhe këtij qyteti bukurinë natyrore mesdhetare me vreshta e ullinj. Bukuria e natyra e kësaj treve ka bërë Mbretin e Parë Bullgar të gjej prehje në këtë vend përgjatë rrugës së tij. Dëshmi për këtë është vendbanimi që ai ngriti në Ballsh (Bazilika). Ky mbret u pagëzua ne këtë vend dhe prej këtij akti edhe sot Bullgaria ushtron besimin ortodoks. E domosdoshme por edhe synim i Bashkisë së qytetit të Ballshit së bashku me pushtetin vendor rreth tij, është ngritja e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e turizmit kulturor e të trazhgimisë ku më e rëndësishmja do të ishte një rrugë lidhëse Ballsh, Bazilike me Bylisin (Qytetërimi I vjetër Ilir) me kalanë e Nikaias ndër më të vjetrat në Shqipëria dhe padyshim kjo rrugë do të zbresë 2-3 km më poshtë në Parkun e Poçemit. Kështu çdo vizitor mbas një udhëtimi te këndshëm do të shuante kureshtjen e tij në qytetet e lashtësisë dhe do të gjente qetësi e çlodhje në freskinë e pyllit dhe të burimit natyror të ujit të Poçemit dhe ku rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Vjosë zhurmon natyrshëm.

Arsimi dhe Kultura

Arsimi është i organizuar ne atë 8 vjeçar dhe atë te mesëm. Janë tre gjimnaze në zonë: në Ballsh, Hekal dhe Fratar. Ballshi ka një bibliotekë dhe një pallat kulture.

Veçori e zonës është mikpritja dhe bujaria.

Shërbimi Shëndetësor

Shërbimi shëndetësor është i përberë nga shërbimi ambulator, dhe në qytetin e Ballshit ka një spital që mbulon urgjencat dhe lindjet. Ndërhyrje kirurgjikale dhe te specializuara realizohen jashtë rrethit te Mallakastres.

Ekonomia

Ekonomia e Ballshit mbështetet tek rafineria e përpunimit të naftës ose ndryshe Kombinati i Përpunimit të Thellë të naftës, nje pjes tjeter merret me buqesi.blektori Rafineria ka punësuar një pjesë të konsiderueshme të qytetit të Ballshit.

Lidhje të jashtme

www.ballshi.com ballshi.365.al

Shiko dhe këtë