Shkëmbimi i gazeve: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: == SHKËMBIMI I GAZEVE== Shkëmbimi i gazeve në trupin e njeriut bëhet i mundur nga lëvizja masive e gazeve (dhe e tretësirave të tyre),si dhe nga shpërhapja e gazeve nëpër...
 
Rreshti 6: Rreshti 6:
gazit ideal.
gazit ideal.
==Ligji i Dalton-it për trysninë pjesore==
==Ligji i Dalton-it për trysninë pjesore==
Ligji i trysnisë pjesore të gazeve pohon se trysnia e përgjithshme e një përzierje ga-
'''Ligji i trysnisë pjesore të gazeve thotë se trysnia e përgjithshme e një përzierje gazesh është e matematikisht e barabartë me shumën e trysnive që ushtron secili prej gazeve në pëzierje.'''

zesh është shuma e trysnive që ushtron secili prej gazeve në këtë pëzierje.Për më
Për më tepër, trysnia që ushtron secili gaz (ndryshe trysnia pjesore) është në përpjesëtim të drejtë me përqindjen e tij në këtë përzierje gazesh. Në të gjitha referencat laboratorike trysnia pjesore e gazeve shënohet me shkronjën P, që nënkupton presionin, si p.sh P(O<sub>2</sub>) dhe P(CO<sub>2</sub>). Trysnia atmosferike në nivelin e detit është afërsisht 760 mm Hg.Pasi ajri është
tepër,trysnia që ushtron secili gaz ose ndryshe trysnia pjesore,është në përpjesëtim
të drejtë me përqindjen e tij në këtë përzierje gazesh.
Në të gjitha referencat laboratorike trysnia pjesore e gazeve shkruhet me shkronjën
P, që nënkupton presionin,si p.sh Po2 dhe Pco2.
Trysnia atmosferike në nivelin e detit është afërsisht 760 mm Hg.Pasi ajri është
një përzierje gazesh,ne duhet të marrim në konsideratë të gjitha gazet që ndodhen në
një përzierje gazesh,ne duhet të marrim në konsideratë të gjitha gazet që ndodhen në
përbërjen e tij.Azoti(N2) përbën 79% të ajrit.Trysnia pjesore e tij është 78,6% x760 mm
përbërjen e tij.Azoti(N2) përbën 79% të ajrit.Trysnia pjesore e tij është 78,6% x760 mm

Versioni i datës 29 maj 2018 19:21

SHKËMBIMI I GAZEVE

Shkëmbimi i gazeve në trupin e njeriut bëhet i mundur nga lëvizja masive e gazeve (dhe e tretësirave të tyre),si dhe nga shpërhapja e gazeve nëpër inde.Për të kuptuar këto procese,duhet të shqyrtojmë fillimisht disa karakteristika fizike të gazeve dhe “sjelljen” e tyre në lëngje.Informacionin që na duhet,e sigurojnë dy ligje të tjera të gazit ideal.

Ligji i Dalton-it për trysninë pjesore

Ligji i trysnisë pjesore të gazeve thotë se trysnia e përgjithshme e një përzierje gazesh është e matematikisht e barabartë me shumën e trysnive që ushtron secili prej gazeve në pëzierje.

Për më tepër, trysnia që ushtron secili gaz (ndryshe trysnia pjesore) është në përpjesëtim të drejtë me përqindjen e tij në këtë përzierje gazesh. Në të gjitha referencat laboratorike trysnia pjesore e gazeve shënohet me shkronjën P, që nënkupton presionin, si p.sh P(O2) dhe P(CO2). Trysnia atmosferike në nivelin e detit është afërsisht 760 mm Hg.Pasi ajri është një përzierje gazesh,ne duhet të marrim në konsideratë të gjitha gazet që ndodhen në përbërjen e tij.Azoti(N2) përbën 79% të ajrit.Trysnia pjesore e tij është 78,6% x760 mm Hg ose 597 mm Hg.Gazi oksigjen(O2) ka një trysni pjesore (Po2) rreth 159 mm Hg (20.9% x 760 mm Hg).Siç mund ta vini re,azoti dhe oksigjeni krijojnë rreth 99% të trysn- isë së përgjithshme atmosferike.Ajri përmban edhe 0.04% dyoksid karboni(CO2),rreth 0.5% avuj uji dhe sasi të papërfillshme gazesh inerte,të tilla si argoni dhe helium. Në lartësitë e mëdha,aty ku atmosfera është më pak e ndikuar nga forca e rëndesës,të gjitha trysnitë pjesore të gazeve ulen në përpjesetim të drejtë me rënien e trysnisë atm- osferike.Për shembull,në lartësinë 3000 metra mbi nivelin e detit,ku trysnia atmosferike është 563 mm Hg,Po2 është 110 mm Hg.Nga ana tjetër,për çdo 10 metra zhytje në ujin e detit,trysnia atmosferike rritet me 1 atmosferë (760 mm Hg).Pra,3000 metra nën niv- elin e detit,trysnia mbi trupin e njeriut është 4 atmosferë ose 3040 mm Hg dhe trysnia pjesore që ushtron çdo gaz,po ashtu është katërfish më e lartë .

Ligji i Henri-t

Sipas ligjit të Henri-t,kur një përzierje gazesh është në kontakt me një lëng,secili prej ga- zeve do të tretët në lëng në përpjesëtim me trysninë e tij pjesore.Pra,sa më i madh të jetë përqëndrimi i një gazi të caktuar,aq më shumë dhe më shpejt do të shpërhapen mo- lekulat e këtij gazi në lëngun me të cilin janë në kontakt.Në gjendje ekuilibri,trysnia pje- sore e gazeve do të bëhet e njëjtë në të dyja mjediset (ujë -lëng).Nëse trysnia e një gazi bëhet më e madhe në lëng sesa në fazën gazore,disa nga molekulat e tretura të gazit do të rifuten në fazën gazore.Pra,drejtimi dhe sasia e lëvizjes së gazeve përcaktohet nga tr- ysnia e tyre pjesore në të dyja fazat (ujë -lëng).Në bazë të të njëjtave parime realizohet edhe shkëmbimi i gazeve në mushkeri e në inde. Vëllimi i një gazi që do të tretët në një lëng varet edhe nga tretshmëria e gazit të dhënë në këtë lëng,si dhe nga temperatura e lëngut.Gazet e ndryshme të atmosferës kanë tr- etshmëri të ndryshme në ujë (ose plazmë ).Dyoksidi i karbonit ka tretshmëri më të madhe se gazet tjera.Tretshmëria e oksigjenit është 20 herë më e vogël se e CO2,kurse tretshm- ëria e azotit është sa gjysma e asaj të oksigjenit.Pra,për një trysni pjesore të dhënë ,dyo- ksidi i karbonit tretët në ujë shumë më tepër se oksigjeni,kurse azoti fare pak ose aspak. Përtej kësaj gjendje specifike,tretshmëria e gazeve në ujë ulet me rritjen e temperatur- ës.Mendoni për ujin tonik që porositni në një klub.Uji tonik prodhohet duke hedhur në ujë CO2 nën trysni të lartë .Në se hapeni kanaçen që ka dal nga frigoriferi,dhe lejoni që uji tonik të rrijë në temperaturën e lokalit,pas pak minutash do të pini veq ujë .Sepse i gjithë gazi karbonik do të jetë larguar tashmë nga tretësira.Dhomat ku oksigjeni ka trysni të lartë përbëjnë zbatimin klinik të ligjit të Henri-t.Një përdorim tjetër i ligjit konstatoh- et te zhytësit. Thithja e oksigjenit me trysni të lartë ,rreth 2 atmosferë ,nuk përbën problem për periu- dha të shkurtëra kohore,por,kur trysnia është më e madhe se 2.5-3 atmosferë ,atëherë zhvillohet toksiciteti nga oksigjeni.Përqendrimet e larta të oksigjenit prodhojnë sasi të mëdha radikalesh të lira,të cilat çrregullojnë veprimtarinë e sistemit nervor qendror.Në varësi të kohës së ekspozimit,ky çrregullim mund të kulmojë me koma dhe vdekje.

Shkëmbimi i gazeve ndërmjet mushkërive,gjakut dhe indeve

Gjatë respiracionit të jashtëm,oksigjeni kalon në gjak dhe dyoksidi i karbonit largohet nga gjaku.Ky shkëmbim bëhet në nivelin e alveolave të mushkerisë .Në nivelin e indeve të ndryshme të trupit,ku procesi quhet respiracion i brendshëm,të njëjtat gaze lëvizin në drejtim të kundërt,por nëpërmjet të njejtit mekanizëm(shpërhapjes). Nga mushkëritë ,gazet duhet të transportohen drejt indeve,dhe këtë detyrë e realizon gjaku.

Referencat

Filozofia e njeriut Artan Shkoza