Shpallja e Pavarësisë së Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 54: Rreshti 54:
* [[Kuvendi i Republikës së Kosovës]]
* [[Kuvendi i Republikës së Kosovës]]
* [[Deklarata e Pavarësisë së Kosovës]]
* [[Deklarata e Pavarësisë së Kosovës]]
* [[Kushtetuta e Kosovës]]
* [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë]]
* [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë]]
* [[Referendumi për pavarësinë e Katalonjës, 2017]]<br>


== Referenca ==
== Referenca ==

Versioni i datës 30 maj 2018 22:53

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
Hashim Thaqi,  Z.V. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Fatmir Sejdiu me Deklaratën e Pavarësisë.
Hashim Thaçi - Tony Blair me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.[1] Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.[2] [3] [4]

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkoi vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.[5] Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.[6]

Historiku

Harta e Republikës së Kosovës
Monumenti Newborn u zbulua në festimet e vitit 2008 pas Deklarimit të Pavarësisë së Kosovës po atë ditë, më 17 shkurt 2008, në kryeqendrën e Kosovës Prishtinë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm lotësh e gjaku për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999, qytetarët vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga ushtria e Sllobodan Millosheviçit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombetare në Kosovë, në nëntor 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar.

Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga misioni i Organizates së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosoves: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezoluten 12 44 të Keshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikes Federale të Jugosllavisë.

Më 2 shkurt 2007 i derguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavaresinë e kushtezuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008.

Zyra Civile Ndërkombetare mori përsipër mbikëqyrjen e zbatimit të pavaresise. Pak ditë më vonë, një grup vendesh që njohën pavaresinë e saj themeluan Grupin Drejtues që do të mbikëqyrte shtetin e ri. Plani i Ahtisaarit nuk u zbatua kurrë në veriun e banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e shtetit të Kosovës.

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes vendimit këshilledhenes se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Nderkombetar. [7]

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

"Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës."

Shpallja e pavarësisë ishte bërë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe nga Presidenti i Kosovës në takimin e mbajtur në Prishtinë, kryeqytetit të Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. Kjo u miratua nga një kuorum unanim, me 109 anëtarë. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.[8] Terminologjia e deklaratës thotë se Pavarësia e Kosovës është e kufizuar në parimet e përcaktuara nga plani i Ahtisaarit. Ajo ia ndalon Kosovës të bashkohet me çfardo vendi tjetër, ofron vetëm kapacitete të kufizuara ushtarake, thotë se Kosova do të jetë nën mbikqyrje ndërkombëtare dhe parashikon mbrojtjen e minoriteteve etnike. Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë.[9] Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi tekst autentik.

Reagimet

Vendet Ish-Jugosllave

Më 23 shkurt, 44 protestues u arrestuan pas djegies së flamurit serb, në sheshin kryesor të Zagrebit (Kroaci), pasi që protestuesit serbë sulmuan ambasadën kroate në Beograd, Serbi. [10]

Qindra demonstrues serbë të Bosnjes në Banja Llukë më 26 shkurt 2008 u drejtuan për në zyrën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke u përleshur me policinë përgjatë rrugës.[10]

Në Malin e Zi, protesta u mbajtën në Podgoricë më 19 shkurt. Protestuesit tundnin flamujtë e Partisë Popullore Serbe dhe të Partisë Radikale Serbe. Partitë serbe të kryesuara nga Lista Serbe bëninë thirrje për një protestë më 22 shkurt, për të protestuar ndaj Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.[11]

Vendet e Bashkimit Evropian

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE njoftoi se pas një dite bisedimesh të ashpra midis ministrave të jashtëm, që vendet anëtare ishin të lira të vendosnin individualisht nëse do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vahzdojnë të mos e njohin. [68] Disa personalitete spanjolle e kundërshtuan mënyrën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Pak para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian aprovoi vendosjen e një misioni jo-ushtarak 2,000-anëtarësh për Sundimin e Ligjit, "EULEX", për të zhvilluar më tej sektorin e policisë dhe drejtësisë në Kosovë. Të gjithë njëzet e shtatë vendet anëtare të BE miratuan mandatin e EULEX-it, duke përfshirë këtu edhe pakicën e vendeve të BE që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia ka pohuar se kjo është një okupim dhe se masat e BE-së janë të paligjshme. [12] [13]

Organizata e Kombeve të Bashkuara

Pas një kërkese nga Rusia, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një sesion urgjent në pasditen e 17 shkurtit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, lëshoi një deklaratë asnjanëse duke kërkuar nga të gjitha palët "të përmbahen nga çdo veprim i deklaratave që mund të rrezikojnë paqen, nxisin dhunën ose rrezikojnë sigurinë në Kosovë apo në rajon". Duke folur në emër të gjashtë vendeve - Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara - ambasadori belg shprehu keqardhjen "se Këshilli i Sigurimit nuk mund të bjerë dakord për rrugën përpara, por ky bllokim ka qenë shumë i qartë për disa muaj. Ngjarjet e sotme ... përfaqësojnë përfundimin e një procesi të statusit që ka shteruar të gjitha rrugët në ndjekje të një rezultati të negociuar". [14] [15] [16]

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Dëgjimi publik i "Vlerësimit të Pajtueshmërisë me të Drejtën Ndërkombëtare të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë".

Më 22 korrik 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës jashtë kuadrit të administratës së përkohshme ( Kuvendi i Kosovës dhe Institucionet e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes), dhe prandaj nuk ishin të detyruar me Kornizën Kushtetuese (shpallur nga UNMIK-u) ose nga UNSCR1244 që është i drejtuar vetëm për Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe organet e Kombeve të Bashkuara. Para shpalljes së deklaratës, Hashim Thaçi tha se nuk do të ketë asnjë "fitues apo humbës" dhe se "unë pres që ky të jetë një vendim i saktë, në pajtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Nga ana e saj Kosova duhet të respektojë mendimin këshillues." Për pjesën e tij, Boris Tadiqi, presidenti i Serbisë, paralajmëroi se "Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos një parim të ri, ajo do të shkaktojë një proces që do të krijonte disa vende të reja dhe do të destabilizonte shumë rajone në botë."[17]

Shih edhe

Referenca

  1. ^ "Accordance with International Law of the Unilateral Declaration of Independence In Respect of Kosovo" (PDF). International Court of Justice (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë). fq. 29. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2010-07-23. Marrë më 2012-08-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)
  2. ^ "Kosovo MPs proclaim independence", BBC News Online, 17 February 2008
  3. ^ Transkript: Nga Seanca Plenare e Jashtëzakonshme Solemne e Kuvendit Të Kosovës Me Rastin e Shpalljes Së Pavarësisë, Të Mbajtur Më 17 Shkurt 2008, Republic of Kosovo Assembly, 2008-02-17 (in Albanian)
  4. ^ Howard Clark (gusht 2000). Civil Resistance in Kosovo. Pluto Press. fq. 73. ISBN 978-0-7453-1569-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ "Serbian president visits Kosovo". BBC News. 2009-04-17. Marrë më 2010-04-22. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Press Release: Accordance with international law of the unilateral declaration of independence in respect of Kosovo: Advisory Opinion" (PDF). International Court of Justice. 2010-07-22. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 gusht 2010. Marrë më 2010-08-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ^ Rruga e Kosoves drejt Pavaresise, 17 shkurt 2016, http://infoalbania.al, viz. 16 nëntor 2017.
  8. ^ "Transcript: NGA SEANCA PLENARE E JASHTËZAKONSHME SOLEMNE E KUVENDIT TË KOSOVËS ME RASTIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË, TË MBAJTUR MË 17 SHKURT 2008" (PDF). Legjislatura III (në Albanian). Pristina: Republika e Kosovës Kuvendi – Republika Kosova Skupština – Republic of Kosovo Assembly. 2008-02-17. Marrë më 2008-10-12.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  9. ^ Declaration of Vice-President Tomka, Judge of the International Court of Justice, concerning the Opinion given by the ICJ concerning the Kosovo declaration of independence
  10. ^ a b Radosavljevic, Zoran (2008-02-22). "Croatia arrests 44 anti-Serb protesters". Reuters. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2008. Marrë më 2008-02-22. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  11. ^ "BalkanInsight.com – Montenegro Students Protest". 2008. Arkivuar nga origjinali më 2008-02-26. Marrë më 2008-02-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "EU splits on Kosovo recognition". BBC news. 2008-02-18. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2008. Marrë më 2008-02-19. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  13. ^ International Law Teacher from Catalonia argues that Catalonia or Basque Country and Kosovo cases are different. (22/07)
    Spanish Foreign Minister says Spain will not recognize Kosovo's independence, not even mentioning comparison to Basque Country or Catalonia (23/07)
    Basque Country politician (EB) states Court decision forces Spanish Government to recognize autodetemination rights (23/07)
    Previously in 2008: Basque Government spokeswoman says Kosovo is an example to be followed (17/022008)
    Spanish opposition politician denies that cases can be compared (18/02/2008).
  14. ^ "UN Security Council to meet on Kosovo - diplomat UPDATE". AFX News Limited. Forbes. 2008-02-17. Arkivuar nga origjinali më shkurt 26, 2008. Marrë më 2008-02-17. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  15. ^ Bilefsky, Dan (2008-02-18). "Kosovo Declares Its Independence From Serbia – New York Times". The New York Times. Arkivuar nga origjinali më nëntor 10, 2012. Marrë më 2008-02-22. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  16. ^ Borger, Julian (2008-02-18). "Albanian celebrations leave Serbs defiant". The Guardian. London. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2008. Marrë më 2008-02-22. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  17. ^ "ICJ rules on Kosovo statehood - Europe". Al Jazeera English. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2010. Marrë më 2010-07-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Lexim të mëtejshëm

  • Fierstein, Daniel. "Kosovo's Declaration of Independence: An Incident Analysis of Legality, Policy and Future Implications." BU Int'l LJ 26 (2008): 417.
  • Jovanovic, Milos. "Recognition of Kosovo independence as a violation of international law." Annals Fac. L. Belgrade Int'l Ed. 3 (2008): 108.
  • Warbrick, Colin. "I. Kosovo: The Declaration of Independence." International and Comparative Law Quarterly 57.03 (2008): 675-690.
  • Orakhelashvili, Alexander. "Statehood, recognition and the United Nations system: a unilateral declaration of independence in Kosovo." Max Planck Yearbook of United Nations Law 12.1 (2008).
  • Vidmar, Jure. "International Legal Responses to Kosovo's Declaration of Independence." Vand. J. Transnat'l L. 42 (2009): 779.

Lidhje të jashtme

 Commons: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale