Ali Pashë Tepelena (poemë shqip): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
copy-paste i ketij artikulli https://www.pressreader.com/albania/gazeta-shqiptare/20100829/282020438607757
Etiketa: Ridrejtim i ri
 
Rreshti 1: Rreshti 1:
#RIDREJTO [[Alipashiada]]
Figura e '''Ali Pash Tepelenës''' ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe historianëve të huaj. Pas vdekjes së tij shumë shkrimtar francez shkruajtën për të dhe bëmat, qeverisjen e suksesshme të këtij Pashai i cili ishte largpamës. Udhëheqësi Ali Pash Tepelena ishte përgatitësi i Kryengritjes greke për të fituar pavarësinë. Ai në çifligun e tij përgatiti ushtarakët dhe gjeneralët e Revolucionit të 1821 që përfundoj me Pavarësinë e Greqisë. [[Skeda:Ali Pasha and Kira Vassiliki by Paul Emil Jacobs 1802 1866.jpg|right|parapamje|Ali Pasha and his favorite mistress (or wife) Kira Vassiliki, by [[Paul Emil Jacobs]].]]

Figura e këtij Veziri të Sulltanit që bëri përpjekje për shkëputjen e Vilajetit të Janinës nga Perandoria Osmane dhe themelimin e shtetit të tij nuk është zbardhur ende. Janë me qindra libra që shkruajnë për jetën, bëmat, intrigat e Ali Pashait që nuk kanë dalë në dritë.Pak kohë më parë dr. Irakli Koçollari na solli në dritë një poemë të panjohur që i kushtohej Ali Pash Tepelenës. Sipas studiuesit Koçollari kjo poemë është mbajtur shënim nga francezi Emile Legrand në vitin 1873 i cili gjendej me punë në Athinë.

Emile Legrand është njëri nga neohelenistët francez që është marrë me studimin e gjuhës së re greke, por edhe me letërsinë e shqiptarëve të Greqisë. Ai në vitin 1912 ka botuar librin : “BIBLIOGRAFIA E BOTIMEVE SHQIPTARE NGA SHEK. V-XIX”, e cila është botim i Bibliotekës Universitare të Parisit. Gjatë kërkimeve në arkivat greke ndesha një libër të vitit 1871 të këtij studiuesi. Titulli i libri është : “COLLECTION DE MONUMENTS POUR SERVIR A L’ETUDE DE LA LANGUE NEO-HELLENIQUE nr.18- GENEALOGIE D’ALI PACHA” (Përmbledhje e Monumenteve për të shërbyer mbi studimin e gjuhës së re grek, nr.18 – Gjenealogjia e Ali Pashait). Libri fillon me një parathënie të Emile Legrand mbi poemën që i kushtohet Gjenealogjisë së Ali Pash Tepelenës, ngjitjen e tij në frontin e Vezirit të Janinës, lidhjet e ngushta me nënën e tij Hankon, këshillat e saja etj.Siç shkruan Legrand këtë poemë e ka njohur nga profesor z. Brunet de Presle që i kishte mësuar gjuhën e re greke. Poema është sjellë në Francë nga z. Grasset, agjent konsullor i Francës në Epir. Për fat të keq autori ka mbetur anonim, por Emile Legrand bënë vlerësimet më të larta nga ana e krijimtarisë letrare. Në këtë libër janë botuar edhe disa vargje në gjuhën shqipe që i kushtohen vdekjes tragjike të Ali Pash Tepelenës.

Vargjet e shkruar në gjuhën shqipe me alfabetin grek tregojnë çastet kur mbërrin ushtria e sulltanit dhe i bëjnë thirrje Aliut plak të dorëzohet. Sipas Emil Legrand vargjet në gjuhën shqipe janë gjetur në dorëshkrimet e konsullit M. Grasset. Sipas Legrandit këto vargje duhet të jenë pjesë të ndonjë kënge e cila në libër është përshtatur edhe në gjuhën greke nga ndonjë shqiptar. Si do të që jetë kemi të bëjmë me një libër që përmban vlera të larta për letërsinë dhe historinë shqiptare.

Siç kam thënë vite më parë një pjesë e mirë e pasurisë historike dhe letrare të shqiptarëve fshihet nëpër bodrumet e bibliotekave greke. Shqiptarët e Greqisë të shek. XIX kanë shkruar shumë libra në gjuhën shqipe, por ende nuk kanë dalë në dritë. Ndoshta shqiptarët që grekët i thërrasin arvanitas kanë shkruar më shumë se arbëreshët e Italisë, por për fat të keq letërsia e tyre shumë pak është studiuar. Libri ka edhe një kapitull mbi Monumentet Arkeologjike në Greqi, autor i së cilës është CH. GIDEL.

Më poshtë po sjellim të transkriptuar vargjet që janë në libër në gjuhën shqipe me alfabetin grek.

;MBYLLJA E ALI PASHAIT

: Ditne novruzit erdhi haberi
: Me gazep vjen Rumëlia
: Të përpiqi si ësh nderi
: Si na e napi Perëndia.
: Kjo kalaja me bëndenja
: Shum asqeri që mbilltu ri brenda.
: Ali Pasha Tepelena
: Seç lëfton me nji padishahi
: Aferim moj kulla shëravi
: Çë ruan kalain anembani
: Trimëri gai bëri ishpati
: Mahmut bei allaman
: E beni selam Hrushiti
: Të më prej mua plak
: Se unë jam veziri
: Sulltan Hamitit
: Se ti më bjer
: Itlah fermani
: Ju, begleri Anatolisi,
: I bëni rixhan Rumelisi.
: Se un jam veziri i Shqipurisi
: Ju, xhohandari ju, ndevambi,
: Shikoki se dot më kujtoni,
: Kur tju shan Hasan bei Vrioni
: Pre mua hiç do thoni :
: “Sheh Islamin me Patriakut
: Kale xun te mbretëria
: Vall ishtë ga ill Perëndia
: Se të prun Ali pashani ;”

== Shih edhe ==
* [[Alipashaida]]

[[Kategoria:Letërsi shqipe]]

Versioni aktual i datës 1 qershor 2018 20:24

Ridrejto tek: