Akile Tasi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
shtim i fotos me Konicen dhe Milin
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Kutia Politikan|Emri=Akile Tasi|Figura=|Madhësia e Figurës=230px|Detyra=Ministër i Kulturës Popullore|Fillimi i afatit=6 shtator|Mbarimi i afatit=25 tetor, 1944|Paraardhësi=[[Mark Gjon Markaj]]|Pasardhësi=[[Sejfulla Malëshova]]|Datëlindja=[[1891]]|Vendlindja=[[Leusë]], [[Perandoria Osmane]]|Datëvdekja=[[30 janar]], [[1961]]|Vendvdekja=[[Tirana]], [[Republika Popullore e Shqipërisë]]|Kombësia=Shqiptar|Profesioni=nëpunës|Bashkëshortja=|Fëmijë=}}'''Akile''' ose '''Arqile Tasi''' ([[Leusë]], [[1891]] - Burgu i Tiranës, [[30 janar]] [[1961]]) ka qenë aktivist i Vatrës, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe ministër i shtetit shqiptar.
{{Kutia Politikan|Emri=Akile Tasi|Figura=Konicamebashkpuntor.jpg|Madhësia e Figurës=230px|Detyra=Ministër i Kulturës Popullore|Fillimi i afatit=6 shtator|Mbarimi i afatit=25 tetor, 1944|Paraardhësi=[[Mark Gjon Markaj]]|Pasardhësi=[[Sejfulla Malëshova]]|Datëlindja=[[1891]]|Vendlindja=[[Leusë]], [[Perandoria Osmane]]|Datëvdekja=[[30 janar]], [[1961]]|Vendvdekja=[[Tirana]], [[Republika Popullore e Shqipërisë]]|Kombësia=Shqiptar|Profesioni=nëpunës|Bashkëshortja=|Fëmijë=}}'''Akile''' ose '''Arqile Tasi''' ([[Leusë]], [[1891]] - Burgu i Tiranës, [[30 janar]] [[1961]]) ka qenë aktivist i Vatrës, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe ministër i shtetit shqiptar.


== Biografia ==
== Biografia ==

Versioni i datës 2 qershor 2018 18:07

Stampa:Kutia PolitikanAkile ose Arqile Tasi (Leusë, 1891 - Burgu i Tiranës, 30 janar 1961) ka qenë aktivist i Vatrës, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe ministër i shtetit shqiptar.

Biografia

U lind më 1891 në Leusë të Përmetit, është vëllai i Koço Tasit. Arsimimin e mesëm e nisi në Përmet dhe e mbaroi në Boston, ku emigroi më 1906. Atje u aktivizua me federatën "Vatra" dhe bashkëpunoi me Fan Nolin dhe Faik Konicën. Është i pranishëm në gazetën "Dielli".

Më 1929 kthehet në Shqipëri dhe më 1 tetor të atij viti emërohet bibliotekar i Oborrit Mbretëror. Më 1932 dhe deri më 1941 qe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. U largua nga Tirana dhe qëndroi në Përmet. Më 1943 u zgjodh deputet i Kuvendit Kombëtar dhe u emërua po ashtu drejtor i gazetës "Bashkimi i Kombit". Më 1944 u emërua ministër i Kulturës Popullore. Nuk pranoi të largohej nga Shqipëria në vitin 1944.

Në fillim të dhjetorit 1944 i dorëzohet forcave partizane në Shkodër. U dënua me 20 vjet burg në Gjyqin Special të 1945-s. Dënimin e vuajti në kampet e punës të Maliqit, Bedenit, Vloçishtit dhe në burgun e Burrelit.[1]

Tasi vuante nga mëlçia e zezë, në burg kaloi edhe botkinin. Pasi doli nga infermieria ku kishte marrë kurat e botkinit, e futën në birucë ku pa kapotë dhe batanije. Iu theksuan gjendjet e mëparshme të mëlçisë së zezë e botkinit dhe komplikacioni iu kthye në cirrozë. Nuk iu pranua asnjë lutje me shkrim; i sëmurë, ndërroi jetë pas tre muajve,[2] më 30 janar 1961 në burgun e Tiranës.[1]

Referencat

  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 233. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (5 mars 2018). "Si vdisnin të dënuarit në Burgun e Burrelit, publikohet letra e Muharrem Xhakonit". rd.al. Rilindja Demokratike. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)