Sali Berisha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Jeta dhe karriera e hershme: saktesova ndarjen administrative te kohes kur u lind dhe rregullova nje wikilink
Rreshti 42: Rreshti 42:
Si një ish-sekretar komiteti i Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, e braktisi karrierën e tij si kardiolog dhe profesor i universitetit për t'u bërë lideri i Partisë Demokratike.<ref name="gjeneruar automatikisht1">[http://www.km.gov.al/?fq=brenda&r=&gj=gj1&kid=17 Keshilli i Ministrave<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>
Si një ish-sekretar komiteti i Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, e braktisi karrierën e tij si kardiolog dhe profesor i universitetit për t'u bërë lideri i Partisë Demokratike.<ref name="gjeneruar automatikisht1">[http://www.km.gov.al/?fq=brenda&r=&gj=gj1&kid=17 Keshilli i Ministrave<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>


== Jeta dhe karriera e hershme ==
=== Jeta dhe karriera e hershme ===
U lind në fshatin [[Viçidol]] në prefekturën e Kosovës (çka territorialisht sot është [[Qarku i Kukësit]]) në një familje besimtarësh muslimanë, i biri i Ramës dhe Sheqeres.<ref name=":SBinterviste">{{Cite web|url=https://telegrafi.com/sali-berisha-flet-per-jeten-e-tij/|title=Sali Berisha flet për jetën e tij|date=1 dhjetor 2013|website=telegrafi.com}}</ref> Sala u lind pas vëllait të madh, Selimit dhe të motrës, Hajries.<ref>{{Cite web|url=http://www.tiranapost.al/motra-e-sali-berishes-ka-dhene-nje-interviste-te-vetme-ne-jete-qe-nga-kujtimet-e-femijerise-moter-e-vella-dhe-sms-te-me-telefon-gjate-pushtetit/|title=Motra e Sali Berishës ka dhënë një intervistë të vetme në jetë që nga kujtimet e fëmijërisë motër-e-vëlla dhe sms-të me telefon gjatë pushtetit|date=gusht 2010|publisher=Standard|website=tiranapost.al}}</ref> Për të lexuar e mësoi e motra, kur ai vetë ka qenë 5 vjeç.<ref name=":SBinterviste"/> Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë,<ref name=":kd">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=89}}</ref> ku rrinte pranë teknikumit mjekësor tek [[Medreseja e Tiranës|Medreseja]]. I apasionuar pas letërsisë dhe historisë,<ref name=":SBinterviste" /> më 1963 nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më [[1967]].<ref name=":kd" />
Sali Berisha lindi në fshatin [[Viçidol]] në prefekturën e Kosovës (çka territorialisht sot është [[Qarku i Kukësit]]), i biri i Ramë dhe Sheqere Berishës. Studjoi mjekësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më [[1967]]. U specializua në kardiologji dhe më pas u emërua si asistent-profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.<ref name="gjeneruar automatikisht1" />


Gjatë viteve [[1970]], Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në [[Universiteti i Tiranës|Universitetin e Tiranës]]. Në vitin [[1978]] ai fitoi një bursë nëntë muajore nga [[UNESCO]] për studime të avancuara dhe trajnime në [[Paris]]. Pas kthimit[[Shqipëri]], Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë.
Në vitin [[1978]] fitoi një bursë nëntë mujore nga [[UNESCO]] për studime të avancuara dhe trajnime në [[Paris]]. Pasi përfundoi me sukses studimet e avancuaraParis, drejtoi një program kërkimor për hemodinamikat<ref name=":kd" /> që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë.


Në vitet '70 u emërua profesor në Universitetin e Tiranës.<ref name=":parlamenti">{{Cite web|url=https://www.parlament.al/deputet/sali-berisha/|title=Prof. dr. Sali Berisha|website=parlament.al}}</ref> Gjatë viteve 1980 - 1990 publikoi libra studimorë, tekste universitare dhe artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit.<ref name=":kd" />
Në vitin [[1986]] u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në [[Kopenhaga|Kopenhagë]], me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore "Shëndet për të gjithë". Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjioze në Evropën Perëndimore. Në vitin [[1989]] iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës<ref>[http://www.parlament.al/web/BERISHA_Sali_10842_1.php BERISHA, Sali<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>.

Në vitin [[1986]] u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në [[Kopenhaga|Kopenhagë]], për kërkimin në shkencat mjekësore.<ref name=":kd" /> Më [[1989]] iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.<ref name=":parlamenti" />


== Roli në rënien e komunizmit ==
== Roli në rënien e komunizmit ==

Versioni i datës 4 qershor 2018 20:10

Stampa:Kutia Politikan Sali Berisha (15 tetor 1944, Viçidol) është një kardiolog dhe politikan shqiptar që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992 - 1997, dhe presidenti i parë i zgjedhur nga një parlament i dalur nga zgjedhjet të lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha qe edhe kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dy herë, në periudhën 1991 - 1992 dhe sërish nga 1997 gjer më 2013. Është aktualisht deputet në Kuvendit të Shqipërisë.[1]

Si një ish-sekretar komiteti i Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, e braktisi karrierën e tij si kardiolog dhe profesor i universitetit për t'u bërë lideri i Partisë Demokratike.[2]

Jeta dhe karriera e hershme

U lind në fshatin Viçidol në prefekturën e Kosovës (çka territorialisht sot është Qarku i Kukësit) në një familje besimtarësh muslimanë, i biri i Ramës dhe Sheqeres.[3] Sala u lind pas vëllait të madh, Selimit dhe të motrës, Hajries.[4] Për të lexuar e mësoi e motra, kur ai vetë ka qenë 5 vjeç.[3] Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë,[5] ku rrinte pranë teknikumit mjekësor tek Medreseja. I apasionuar pas letërsisë dhe historisë,[3] më 1963 nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1967.[5]

Në vitin 1978 fitoi një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pasi përfundoi me sukses studimet e avancuara në Paris, drejtoi një program kërkimor për hemodinamikat[5] që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë.

Në vitet '70 u emërua profesor në Universitetin e Tiranës.[6] Gjatë viteve 1980 - 1990 publikoi libra studimorë, tekste universitare dhe artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit.[5]

Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagë, për kërkimin në shkencat mjekësore.[5]1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.[6]

Roli në rënien e komunizmit

Mbas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha shpresonte që pasardhësi i tij Ramiz Alia do të zbuste politikën e ashpër staliniste të paraardhësit të tij dhe do të inkurajonte ndryshimet. Por bashkë me një numër në rritje të intelektualëve, studentëve dhe të rinjve punëtorë ai mbeti i zhgënjyer kur këto shpresa nuk u realizuan. Në vitin 1989 kur vendet e Evropës Lindore filluan të përmbysnin komunizmin Sali Berisha dhe mbështetësit e tjerë të reformave dolën më hapur në thirrjet e tyre për ndryshime në Shqipëri.

Berisha gjatë Lëvizjes antikomuniste dhjetor 1990

Në tetor të vitit 1989 në një intervistë me Televizionin Shqiptar të kontrolluar nga shteti ai i kërkoi regjimit të fillojë një program të gjerë liberalizimi, por intervista e regjistruar nuk u transmetua në televizion. Në gusht të vitit 1990 në një takim të disa intelektualëve shqiptarë me Ramiz Alinë Berisha kërkoi lejimin e sistemit shumëpartiak dhe ekonominë e tregut. Në një artikull të botuar në gazetën "Bashkimi" më 17 shtator 1990 Berisha dënoi ato që ai i quante ”reforma kozmetike” të regjimit të Alisë. Pa pluralizëm politik, theksonte ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 1990 ai iu bashkua që në ditën e parë demonstratave të studentëve të cilat e detyruan regjimin të lejonte sistemin shumëpartiak. Me krijimin e partisë së parë anti-komuniste, Partisë Demokratike, ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të saj dhe në shkurt të vitit 1991 ai u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike. Sali Berisha ka qenë zgjedhur deputet i parlamentit në 1991, 1992, 1997, 2001, 2005 dhe 2009.

Jeta politike

President (1992-1997)

Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe ShBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë.

Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President.

Kryetar i opozitës (1997-2005)

Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri, i rizgjedhur në prill 2005 deri në 26 qershor 2013.

Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partitë e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE / ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave.

Kryeministër (2005-2013)

Çifti Berisha së bashku me çiftin presidencial Obama

Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrinë që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend [7] dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Më 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera nga qeveria e z. Berisha. Sipas revistës së mirënjohur amerikane Forbes Shqipëria ishte pothuajse i vetmi vend në Europë qe kishte rritje ekonomike dhe e konsideron Berishën si arkitektin e suksesit ekonomik të Shqipërisë.[8]

Berisha dhe Presidenti i SHBA-së George W. Bush gjatë vizitës historike të presidentit amerikan në Shqipëri në qershor 2007

28 qershor 2009 u mbajtën zgjedhjet e radhës për parlamentin ku koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi 70 mandate nga 140 te tilla.[9] Zgjedhjet u çertifikuan nga OSBE/ODIHR si zgjedhje që shënuan progres të dukshëm lidhur me regjistrimin e votuesve, procesin e identifikimit, kornizën ligjore, procesin e votimit, numërimit të votave dhe zgjidhjes së ankesave.[10] Kryetari i PD z.Sali Berisha ftoi LSI-në në koalicion, ftesë që u pranua nga z. Ilir Meta. Qeveria e re konsiderohet si qeveria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë periudhës së qeverisjes nga qeveri e drejtuar nga Berisha, u ndërtuan më shumë se 10.000 km rrugë, duke lidhur me rrugë të asfaltuara mbi 900 fshatra me komunat dhe 169 komuna me infrastrukturën rrugore kombëtare. Për tu përmendur janë rruga Tiranë-Elbasan dhe në mënyrë të veçantë, rruga Durrës-Kukës, që njihet ndryshe si "Rruga e Kombit", sepse lidh Kosovën me qytetin e Durrësit. Kjo e fundit përshkon Shqipërinë lindje-perëndim dhe është vepra më e madhe rrugore në historinë e Shqipërisë. Ndërtimi i kësaj rruge u kritikua nga Partia Socialiste si shumë e kushtueshme. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një fjalim në Kukës gjatë ndërtimit të rrugës, theksoi se me paratë e harxhuara për ndërtimin e kësaj rruge do të ishin ndërtuar shumë rrugë të tjera në Shqipëri.

Berisha në ceremoninë e emërimit të një rruge në Tiranë me emrin e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova

Një tjetër arritje e qeverisjes së Berishës ishte sigurimi i energjisë elektrike pa ndërprerje për qytetarët shqiptarë për herë të parë në historinë e Shqipërisë.

Gjatë qeverisjes së Berishës u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Mbas miratimit të këtij vendimi nga Parlamenti Europian, ai hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010.

Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane,ruse dhe gjermane.

Tituj e vlerësime ndërkombëtare

  • Më 23 prill 1996 i jepet dekorata Cavaliere di Gran Croce decorato di Gran Cordone dell'Ordine, nga Presidenti i Republikës italiane.
  • Në vitin 2009 Universiteti i Prishtinës i dha Kryeministrit Berisha titullin Doctor honoris causa.[11]

Shih edhe

Referencat

  1. ^ Deputetët sipas qarqeve
  2. ^ Keshilli i Ministrave
  3. ^ a b c "Sali Berisha flet për jetën e tij". telegrafi.com. 1 dhjetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Motra e Sali Berishës ka dhënë një intervistë të vetme në jetë që nga kujtimet e fëmijërisë motër-e-vëlla dhe sms-të me telefon gjatë pushtetit". tiranapost.al. Standard. gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d e Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 89. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b "Prof. dr. Sali Berisha". parlament.al. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2005/perberja_e_kuvendit_grafiku.pdf
  8. ^ This Mouse Is Roaring - Forbes.com
  9. ^ http://www.cec.org.al/images/stories/zgjedhje-per-kuvend/2009/rez_vend.pdf
  10. ^ http://www.osce.org/odihr/elections/albania/38598
  11. ^ Universiteti i Prishtinës i jep Kryeministrit Berisha titullin “Doktor Honoris Causa”

Lidhje të jashtme