Sylejman Vuçitërna: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
'''Sulejman Vuçiterni''' ([[11 shtator]] [[1898]], [[Vërboci (Drenas)|Verbovc]]<ref>Fshati Verbovc ose shkurt Verboci asokohe ishte në kuadër të komunës së Vushtrrisë ndërsa sot është në kuadër të komunës së Drenasit. Shih edhe në veprën e autorëve:Fahri Buçinca dhe Ferid Dibrani: Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918 - 1956), Prishtinë, 2007, fq. 303.</ref> - 1948, [[Vloçisht]]), është ushtarak shqiptar nga [[Kosova]].
'''Sulejman Vuçiterna''' ([[11 shtator]] [[1898]], [[Vërboci (Drenas)|Verbovc]]<ref>Fshati Verbovc ose shkurt Verboci asokohe ishte në kuadër të komunës së Vushtrrisë ndërsa sot është në kuadër të komunës së Drenasit. Shih edhe në veprën e autorëve:Fahri Buçinca dhe Ferid Dibrani: Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918 - 1956), Prishtinë, 2007, fq. 303.</ref> - 1948, [[Vloçisht]]), është ushtarak shqiptar nga [[Kosova]].


==Biografia==
==Biografia==

Versioni i datës 12 qershor 2018 19:10

Sulejman Vuçiterna (11 shtator 1898, Verbovc[1] - 1948, Vloçisht), është ushtarak shqiptar nga Kosova.

Biografia

Sylejman Vuçitërna edhe pse vinte nga familja e Kastratëve, ai gjatë tërë jetës mbajti mbiemrin e qytetit - Vuçitërna (tani Vushtrri). Sylejman Vuçitërna shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, në gjuhën turke, pasi se në atë kohë shkolla shqipe ende nuk kishte në atë pjesë të Kosovës, por në shkollimin e tij ndikim të dukshëm pati babai i tij i cili ishte imam i fshatit, dhe vëllai i tij më i madh -Rexhepi, dhe po ashtu edhe vëllai i tij më i vogël- Isufi, (që të dy ishin hoxhallarë të diplomuar).Vlen të thuhej se babai i Sylejmanit ishte një atdhetar i shquar, dhe merrte pjesë aktive në Lëvizjen Kaçake, gjë që ndikoi që në moshë të re, si gjashtëmbëdhjetë vjeçar, Sylejmani ti ndërpresë mësimet dhe t’iu bashkohet qetave kaçake. Edhe pse në moshë të re, me të madhe angazhohet për nënshkrimin e një peticioni që kishte për shqyrtim rishikimin e kufijve të Shqipërisë, ku më parë nënshkrimet e tyre i kishin vu Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe shumë atdhetar të tjerë. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, bashkëluftëtarët e vejnë në ballë- komandant të Çetës së Vërbovcit, e cila në kuadrin e vetë përfshinte mbi 400 burra- luftëtar. Në këtë çetë merrnin pjesë luftëtar të dalluar nga rrethi i Mitrovicës, Vushtrrisë, Drenicës dhe vende të tjera të Kosovës. Aktiviteti dhe luftërat kaçake në atë pjesë të Kosovës kishin marr hov, dhe shovinizmi serbomadh e kishte vërejtur këtë, sidomos angazhimin, organizimin dhe vrullin e Sylejmanit të cilat binin në sy dhe i futnin frikën okupuesit, andaj hakmarrja dhe urrejtja ndaj tij ishin të pa evitueshme. Në mungesë të luftëtarit (thoshin se ai ishte i pa kapshëm nga bandat serbe), atë e dënuan me vdekje. Edhe pse ishte i dënuar me vdekje, patriotin ky dënim aspak nuk e trembi, por përkundrazi u mobilizua dhe u angazhua që edhe më tepër luftëtar të çështjes kombëtare të ofrojë rreth vetes, por qëndrimi i tij dhe veprimtaria në rajonin e Vushtrrisë ishte me plotë pasoja, andaj u detyrua që të lëshojë Kosovën e tij të dashur dhe të kërkojë strehim në Shqipërinë- Nënë. Më 1922, në mes rafalëve të plumbave, kalon me not liqenin e Shkodrës, për të jetuar në Shqipëri deri më 1941.

Sylejman Vuçitërna, veç që luftonte për lirin, ishte edhe dashamirë i arsimit, andaj duke përfituar nga një bursë shtetërore prej kontingjentit të nxënësve kosovarë, që paguheshin nga Hasan Prishtina ai regjistrohej në Shkollën Normale të Elbasanit të cilën e mbaron me sukses më 1929. Pas mbarimit të Normales, u vendos në Tiranë përkohësisht ku dhe u martua me Faika Spatharën [42] (me të cilën pati katër djem e një vajzë), që ishte vajza e ushtarakut të njohur nga Skrapari, kolonel Mustafa Spathara, i cili ishte i diplomuar në Akademinë Turke “Erqani Hark”. Për të vijuar më vonë mësimet në Shkollën Ushtarake në Itali, në Akademinë Ushtarake të Torinos, të cilën e mbaroi me rezultate të larta në vitin 1933, duke u diplomuar në armën e këmbësorisë. Më vonë kthehet në Shqipëri dhe emërohet në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë Kombëtare. Një vit më vonë fitoi të drejtën e një specializimi njëvjeçar për në Gratz të Austrisë për degën e prapavijës, të cilën e mbaroi në qershorin e vitit 1935. Mbas kthimit nga specializimi emërohet në prapavijat e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe më pas pedagog në Shkollën Mbretërore të oficerëve në Tiranë dhe komandant i saj deri në prillin e vitit 1939.

Pas viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar (XX), figura e Sylejman Vuçitërnës sa vije e bëhej më e afërt për bashkëkombësit e tij. Me hapjen e arkivave në Shqipëri, edhe një tis i hollë drite dukej në horizont për të njohur dhe mësuar për figurën emblematike të tij. Emri i Sylejman Vuçitërnës u përmend në shumë libra dhe nga shumë shkencëtar. Dr. Elmas Leci, në librin e tij “Eliminimi i lidershipit ushtarak”, botuar me 2002 në Tiranë, në mes tjerash për figurën e atdhetarit shkruan apo citon Dashnor Kaloçin, publicistë i njohur nga Tirana se “Në mesnatën e 14 nëntorit, skuadrat speciale të partizanëve arritën të arrestonin dhe kolonel Sylejman Vuçitërnën, që ndodhej në shtëpinë e tij ( sot ambasada greke), diku afër lagjes periferike “Zogu i Zi”” duke e justifikuar marrjen e tij para familjes gjëja se po e marrin “vetëm sa për tu sqaruar në komandë”. Dhe pas këtij “sqarimi”, atdhetari Sylejman Vuçitërna nuk i shpëtoi dot gjyqit ushtarak, torturave të vazhdueshme në hetuesi, më vonë burgut, internimit e pastaj vdekjes në kënetën e Vloqishtit.

Pas torturave nga më çnjerëzoret në hetuesi dhe vuajtjeve nga më mizoret të punës së rëndë fizike në kampin ç’farosesh e famëkeq të Vloçishtit ( ish-këneta e Maliqit), në Korçë, ai u detyrua të priste me bel gishtat e këmbës dhe të mbaronte tragjikisht nga hemorragjia në atë kamp varr. Me 15 tetor 1948, duke e dërguar gjëja se për ndihmë mjekësore, por në të njëjtën kohë duke e futur në listat e gjata të atyre që s’u dihet ende varri, madje, madje duke mos figuruar as edhe në listat e të vdekurve.

Pas likuidimit, familja e tij u internua dhe u torturua nga organet e sigurimit, u ndjek nga Tirana dhe shumë të afërt të tyre nuk kishin guximin ti futnin në shtëpitë e tyre, dhe kjo ishte e arsyeshme, ngase menjëherë pasonin ndëshkimet. Ky lloj terrori zgjati me vite deri sa u bë përmbysja e sistemit komuniste.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Burime dhe shënime

  • “Sylejman Vuçitërna, figurë historike për mburrje”, “Koha ditore” 21 janar 2006
  1. ^ Fshati Verbovc ose shkurt Verboci asokohe ishte në kuadër të komunës së Vushtrrisë ndërsa sot është në kuadër të komunës së Drenasit. Shih edhe në veprën e autorëve:Fahri Buçinca dhe Ferid Dibrani: Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918 - 1956), Prishtinë, 2007, fq. 303.