Lasgush Poradeci: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Infobox shkrimtar
[[File:Pogradec Promenade.jpg|thumb|Statuja kushtuar Lasgush Poradecit në qytetin e tij [[Pogradec]]]]
| titulli = Statuja kushtuar Lasgush Poradecit në qytetin e vendlindjes
{{Infobox writer
| titulli =
| emri = Llazar Sotir Gusho
| emri = Llazar Sotir Gusho
| pseudonim = Lasgush Poradeci
| pseudonim = Lasgush Poradeci
| foto =
| foto = File:Pogradec Promenade.jpg
| foto_madhësia = 250px
| emri i vërtetë = Llazar Sotir Gusho
| emri i vërtetë = Llazar Sotir Gusho
| lindja = [[27 Dhjetor]] [[1899]]
| ditëlindja = [[27 Dhjetor]] [[1899]]
| vdekja = [[12 Nëntor]] [[1987]]
| ditëvdekja = [[12 Nëntor]] [[1987]]
| prejardhja =[[Pogradec]], [[Shqipëri]]
| vendlindja =[[Pogradec]], [[Shqipëri]]
| rryma =
| kombësia = [[Shqiptarët|Shqiptar]]
| profesioni = {{Flatlist|
| edukimi = Universiteti i Graz-it
| punësimi = {{Flatlist|
*Shkrimtar
*Shkrimtar
*Poet}}
*Poet}}
}}



'''Llazar Sotir Gusho,''' ([[27 dhjetor]] [[1899]] – [[12 nëntor]] [[1987]]), i njohur si Lasgush Poradeci, ishte një poet dhe shkrimtar [[shqiptar]].
'''Llazar Sotir Gusho,''' ([[27 dhjetor]] [[1899]] – [[12 nëntor]] [[1987]]), i njohur si Lasgush Poradeci, ishte një poet dhe shkrimtar [[shqiptar]].

Versioni i datës 13 korrik 2018 18:10

Stampa:Infobox shkrimtar

Llazar Sotir Gusho, (27 dhjetor 189912 nëntor 1987), i njohur si Lasgush Poradeci, ishte një poet dhe shkrimtar shqiptar.

Jeta

Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916.

I ati më pas e nis në Athinë pranë liceut Léonin, instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - lice ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi.

Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu.

Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Në maj të 1933 doktoroi me temën Der verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.

Në letërkëmbimin mes Ernest Koliqit dhe Karl Gurakuqit, në një letër të 1951 Kokoshi përmendet nga i pari:[1]

[...] mora rishtas në punë Lasgush Poradecin e Gjergj Kokoshin të pushuem nga predecesori e u dhaç rrogat e mbrapambetuna.

Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen.[2] Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987[3].

Vlerësimet

  • Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi".
  • Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
  • Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci".
  • Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

Referencat

  1. ^ "Dokumente në revistën "Letra", letrat e Koliqit". panorama.com.al. Revista "Letra". 29 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gusho, Marie (20 gusht 2016). "Persekucioni komunist ndaj babait vazhdon; vlerësimi më i madh nga Noli e Zogu". tesheshi.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Anglisht"Albanian Literature in TranslationLasgush Poradeci jetëshkrim nga Robert Elsie. Marrë më dt. 3 nëntor 2014.
Wikisource ka një koleksion punimesh të Autorit :