Ballaban Pasha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1880333 i bërë nga Udha (diskutimet) sepse eshte i papranueshem ne kryeradhe, nuk eshte arbitrare, por buonsens. Nuk i vihet pyke Zefi nga nje website, kur bibliografia ka gjithe ato emra.
Etiketa: Undo
Rreshti 11: Rreshti 11:


=== Kundër Skënderbeut ===
=== Kundër Skënderbeut ===
Pas fitoreve të kundër Sheremet Beut, për t'iu kundërvënë Skënderbeut, Sulltan Mehmeti zgjodhi Ballabanin. Betejën e parë e patën në fushën e [[Beteja e Vajkalit|Valkalisë]], pranë Ohrit, prillin e 1465. Ushtria osmane u thye, por Ballaban Pasha mund të zinte në pusi tetë kalorës të dëgjuar të Skënderbeut: Moisi Golemin, Vladan Juricën, Muzakën e Angjelinës, Gjon Muzakën, Gjon Perlatin, Nikollë Berishën, Gjergj Kukën dhe Gjin Maneshin. Më pas u dërguan në Stamboll, ku u ropën të gjallë.<ref name=":0" />
Pas fitoreve të kundër Sheremet Beut, për t'iu kundërvënë Skënderbeut, Sulltan Mehmeti zgjodhi Ballabanin. Betejën e parë e patën në fushën e [[Beteja e Vajkalit|Valkalisë]], pranë Ohrit, prillin e 1465. Ushtria osmane u thye, por Ballaban Pasha mund të zinte në pusi tetë kalorës të dëgjuar të Skënderbeut: [[Moisi Arianit Golemi|Moisi Golemin]], [[Vladan Gjurica|Vladan Juricën]], Muzakën e Angjelinës, Gjon Muzakën, Gjon Perlatin, Nikollë Berishën, Gjergj Kukën dhe Gjin Maneshin. Më pas u dërguan në [[Stambolli|Stamboll]], ku u ropën të gjallë.<ref name=":0" />


Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbërore dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku arbërorët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën.
Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbërore dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku arbërorët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën.

Versioni i datës 19 korrik 2018 07:47

Ballaban Mehmet Badera ose Badheri, i njohur më së shumti si Ballaban Pasha, ishte timarli dhe drejtues i ushtrisë osmane me prejardhje arbërore. Flitet që ka qënë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës gjatë betejës1453 duke shënjuar fundin e Perandorisë Bizantine.[1] Në periudhën 1464-1465 ka qenë sanxhakbeut i Ohrit,[2][3] dhe qe ndër gjeneralët të dërguar kundër Skënderbeut.

Biografia

Jeta e hershme

Ballabani u lind në fshatin Baderë (Batër në Mat,[4][5] apo Brataj në Martanesh), në një familje të krishterë dhe kishte emrin Mhill, mendohet se prindët e tij quheshin Millosh e Helena dhe kishte patur edhe dy vëllezër, Kostantinin dhe Jonimën (më pas i konvertuar me emrin Jonuz, edhe ky shërbeu në radhët osmane).[6] U rekrutua sipas sistemit të Devshirmesë, u ngrit në rangun e pashait në kohën e Sulltan Mehmedit II.[1] U edukua në pallatet e sulltanit, duke u kthyer në Islam.[7] Emri i tij i vërtetë u bë Mehmet, Ballaban shënon një veti që me kohën zëvendësoi plotësisht emrin. Ballaban do të thotë "i madh, i rëndë, i pamposhtshëm".[8]

Në pushtimin e Konstantinopojës ishte ndër të parët që sulmoi dhe hyri,[5] kështu fitoi simpatinë e sulltanit.[7] Në regjistrin kadastral osman të Sanxhakut Shqiptar të vitit 835 h. (1431-1432) ai përmendet si timarli i katër fshatrave të vilajetit të Krujës, kurse dy vjet më pas emërohet dizdar i saj dhe gjatë viteve 1437-1439 do të ishte vartës i Skënderbeut kur ky u emërua si subash i Krujës. Ballabani përmendet aty si "gulam-i mir" dhe me cilësimin "i vogël" (Ballaban-i kyçyk), që është në përshtatje me përshkrimin që Barleti i bën fizikut të tij: "nga shtati ishte i shkurtër dhe i pakët".

Ballabani ishte dizdar (kështjellar) i kalasë së Krujës kur Skënderbeu u kthye në Arbëri pas dezertimit të frontit të Nishit, dhe pasi mori pushtetin e dëboi dizdarin së bashku me ushtarët osmanë.[9]

Kundër Skënderbeut

Pas fitoreve të kundër Sheremet Beut, për t'iu kundërvënë Skënderbeut, Sulltan Mehmeti zgjodhi Ballabanin. Betejën e parë e patën në fushën e Valkalisë, pranë Ohrit, prillin e 1465. Ushtria osmane u thye, por Ballaban Pasha mund të zinte në pusi tetë kalorës të dëgjuar të Skënderbeut: Moisi Golemin, Vladan Juricën, Muzakën e Angjelinës, Gjon Muzakën, Gjon Perlatin, Nikollë Berishën, Gjergj Kukën dhe Gjin Maneshin. Më pas u dërguan në Stamboll, ku u ropën të gjallë.[5]

Pas pesë betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbërore dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha, ku arbërorët dolën fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën.

Pasi dy muaj luftimesh të ashpra ai u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Pashës duke ia lënë drejtimin e ushtrisë osmane në Arbëri. Krahas rrethimit, forcat e tij do të ushtonin presion të vazhdueshëm në viset e lira arbërore.

Në mesin e viteve 60 dy djem të tij, Hamzai dhe Hiziri, përmenden si timarlinj në Maqedoninë Lindore (në lindje të Serezit). Ballabani përmendet ndërkohë si "ish-dizdar i Krujës", gjë që tregon se sulltani, kur e ngarkoi me detyrën që të shkatërronte forcat e Skënderbeut, i kishte premtuar së paku edhe postin që kishte pasur në vitet 30. Më pas, në tetor të vitit 1466, Ballabani përmendet si zotërues i një timari të madh në rajonin e Tetovës. Para se të vendosej këtu, Ballaban Beu duhet të ketë pasur në zotërim prona diku në rajonet që shtriheshin në lindje të Ohrit, sepse në afërsi të këtij qyteti ai do të zhvillonte luftimet me forcat e Skënderbeut.[9]

Në prill 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe ku me përkrahjen e popullit riorganizoi një ushtri të fuqishme dhe me 19 prill shpartalloi plotësisht ushtrinë osmane të komanduar nga vëllai i Ballabanit, Jonuzi, të cilin e zuri rob. Më 23 prill ushtria arbërore së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.[9] Vrasësi i Ballabanit ishte Gjergj Aleksi, një ushtar i gardës së Skënderbeut, i cili i kishte gjuajtur me një arkbys (pushkë e shekullit XV).[10]

Trashëgimia

Shpirtërore dhe toponimike

Dikur më vonë iu rregullua një tyrbe e njohur në Petrelë, ku përnderohej si evlija, dhe njihej si Tyrbja e Ballaban Pashës,[11] pjesë e teqesëtarikatitHalvetive,[8] e shkatërruar në vitin 1967.[12]

Në të përkohshmen jezuite "Leka" shkruhet për një gurrë dhe një çinar pranë Krujës, të quajtur Kroi[13] dhe Çinari i Ballabanecit, ku sipas gojëdhënës së radhitur në artikull qe zhvilluar lufta mes Lidhjes dhe trupave osmane.[11] Rrapi është ndër 16 monumentet e kulturës në Krujë.[14]

Orale dhe letrare

Në kujtesën popullore vdekjes së tij i këndohej kënga "Deka e Ballaban Pashës", të mbledhur nga Alexandre Degrand dhe të përkthyer në frëngjisht më 1901 botuar në librin Souvenir de la Haute Albanie. Gjithashtu e mbledhur nga Zef Harapi që e botoi në vitet '30.[11]

Ballaban pasha ish burrë
Nuk ishte fis barbari,
pa nuk ishte mundur kurrë,
se ishte bir shqiptari.
Naim Frashëri, Istori e Shqipërisë, Kënga XVII, vargjet 320-323

Rilindasi arbëresh Jeronim de Rada, më 1860 shkruan një variant të dytë të Skanderbeku i pafan, ku te storja e gjashtë trajtohet pushtimi i Dibrës prej «renegatit Ballaban», që nënkupton Garibaldin. Ky libër përmbyllet me një diatribë kundër Ballabanit.[15] De Rada e rreshton gjithashtu ndër heronjtë e ciklit të parë të Rapsodie, marrë nga personazhe historike;[16] posaçërisht te kënga "Skënderbeu dhe Ballabani".[17]

Në veprën Naim Frashërit, Istori e Shqipërisë, megjithëse është ndër armiqtë e betuar të Skënderbeut, duke qenë shqiptar Naimi prapëseprapë e përshkruan me nota pozitive.[18]

Referencat

  1. ^ a b Ludlow, James Meeker (2009) [1890]. The Captain of the Janizaries: A Story of the Times of Scanderbeg and the Fall of Constantinople. Kessinger Publishing. ISBN 9781104968632. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Sir Hamilton Alexander Rosskeen Gibb; Johannes Hendrik Kramers; Bernard Lewis; Charles Pellat; Joseph Schacht (1954), The Encyclopaedia of Islam, vëll. 4, Leiden: Brill, fq. 140, ISBN 978-90-04-14448-4, OCLC 399624, marrë më 24 dhjetor 2011, Tursun p.125, cf Critoboulos, 147; emphasize Iskender's "breaking of faith" as the reason for the Ottoman operations against him from 868/1464 onwards. By permitting Venetian troops to garrison Kruje he created a real treat to the Ottoman forces in Albania. In 1464 and 1465 the neighbouring sanjak begis and especially the governor of Ohri, Balaban, launched the swift attacks {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ İnalcık, Halil, From empire to republic: essays on Ottoman and Turkish social history, Istanbul: Isis Press, fq. 88, ISBN 978-975-428-080-7, OCLC 34985150, marrë më 4 janar 2012, Balaban Aga, qui a accordé des timar à ses propres soldats dans la Basse-Dibra et dans la Çermeniça, ainsi qu'à son neveu à Mati, doit être ce même Balaban Aga, sancakbeyi d'Ohrid, connu pour ses batailles sanglantes contre Skanderbeg. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  4. ^  FrancaGegaj, Athanas (1937). L'Albanie et l'Invasion turque au XVe siècle. Paris: Universite de Louvain. fq. 138. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c Noli, Fan S. (1921). Historia e Skënderbeut. Boston: Shtypëshkronja e «Diellit». fq. 246. OCLC 25513556. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Zefi, Paulin (28 shtator 2017). "Ballaban pashë Badera nga Martaneshi". shqiperiaebashkuar.al. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Frashëri, Sami (2002). Shqipëria dhe shqiptarët: Materiali nxjerrë nga "Diksionieri historik e gjeografik". Përkthyer nga Zyber Hasan Bakiu. Tiranë: Dajti 2000. fq. 232–237. ISBN 9789992772027. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  8. ^ a b Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 117–120. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b c Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e Popullit Shqiptar. Tiranë: Toena. fq. 392–394, 396–398. ISBN 9992716223. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Nelo Drizari (1968). Scanderbeg; His Life, Correspondence, Orations, Victories, and Philosophy. National Press. An alert soldier on his security staff stole the bloody show: He shot Ballaban Pasha dead with his flintlock gun. His name: Gjergj Aleksi {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b c Harapi, Zef M. (prill 1933). "Krueja: Kroi dhe Çinari i Ballabanecit". bksh.al. Leka vj. V, nr. IV. fq. 116–121. Marrë më 22 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Omari, Jeton (2014). "Scanderbeg tra storia e storiografia (tesi di laurea specialistica)" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Lkêni i Hasit (1906). "Ghergh Kastrioti Skenderbegu: Gojedhânat e popullit t' Kurbinit e t' Krues," (PDF). bksh.al. Albania v. 10 n. 2. fq. 28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Rrapi shekullor i Ballaban Pashës: mungon kujdesi ndaj Monumentit të Kulturës". oranews.tv. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Pipa, Arshi (2013). Trilogjia Albanika III: Jeronim de Rada. Tiranë: Princi. fq. 15, 249. ISBN 978-9928-4090-7-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  16. ^ Pipa, Arshi (2014). Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore. Tiranë: Princi. fq. 49. ISBN 978-9928-4090-9-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  17. ^ Vehbiu, Ardian (2009). "Skënderbeu arbëresh". peizazhe.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Sulstarova, Enis (2006). Arratisje Nga Lindja: Orientalizmi Shqiptar Nga Naimi Te Kadareja. Globic Press. fq. 52–53. ISBN 9780977666249. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)