Vullnetarët shqiptarë në luftën civile spanjolle: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 20: Rreshti 20:
== Referencat ==
== Referencat ==
<references />
<references />
[[Kategoria:Spanja]]
[[Kategoria:Historia e Spanjës]]
[[Kategoria:Historia shqiptare]]
[[Kategoria:Historia shqiptare]]

Versioni i datës 20 korrik 2018 15:41

Petro Marko, Skënder Luarasi, Emrush Myftari; poshtë Mehmet Shehu dhe Iljaz Pashai

Vullnetarët shqiptarë në luftën civile spanjolle ishin rreth 34 të rinj shqiptarë të cilët bënë pjesë në armatën e 60.000 vullnetarëve ndërkombëtarë nga 53 vende të botës.

Konteksti

Në prill të 1931 pas krizës së madhe ekonomike, forcat e majta fituan zgjedhjet, shpallën Spanjën republikë dhe dëbuan mbretin Alfons XVII. Më 1936 alenca e quajtur Fronti Popullor, i përbërë nga socialistët, republikanët dhe komunistët, fituan zgjedhjet sërish, por këtyre iu vu përballë grupi i djathtë i quajtur "Fallanga Spanjolle" me në krye gjeneralin Franko. Franko u nis nga Afrika Veriore me një numër të madh ushtarësh për të përmbysur qeverinë majtiste të Spanjës dhe kësodore filloi konflikti civil në vend.

Qeveria shqiptare aderoi në projektkonventën franceze për mospërzierje në punët e Spanjës.[1]

Të rënët

  1. Asim Vokshi, nga Gjakova, vjeç 28.
  2. Dhimitër Kosta, ose Kostë Dhimitri, nga Leskoviku, vjeç 40. Punëtor i emigruar në Spanjë nga fundi i 1936-ës. Ka bërë pjesë në radhët e reparteve të Brigadave Internacionale me gradën nënoficer. U plagos rëndë në frondin e Madridit. U zhduk ndër kampet e përqendrimit të Gjermanisë, gjatë luftës botërore.
  3. Musa Fratari, nga Përmeti, vjeç 27.
  4. Ramiz Varvarica, nga Peshkopia, vjeç 38.
  5. Teni Konomi, nga Korça, vjeç 26.
  6. Thimo Gogozoto, nga fshatrat e PargësÇamëri, vjeç 24.
  7. Urfi Agolli, nga Dibra, vjeç 23.
  8. Xhemal Kada, nga Peja, vjeç 26.
  9. Zef Hoti, nga Malësia e Shkodrës, vjeç 30.[2]

Referencat

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 122–123. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Marko, Petro, red. (1959). Lufta Spanjolle (1936-1939): shënime historike dhe kujtime nga vullnetarët shqiptarë. Tiranë: Instituti i Historisë së Partisë. fq. 91–93. OCLC 11659893. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)