Ali pashë Gucia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Shko te diskutimet nese nuk te pelqen. Paske pervoje mjaftueshem sa per ta ditur kete gje
Udha (diskuto | kontribute)
+++
Rreshti 34: Rreshti 34:


Mbante pranë vetes një përkthyes për të huajt, i cili fliste italisht dhe gjermanisht, kurse turqisht dhe serbisht dinte vetë.<ref name="Verli">{{cite book|url=|title=Nga Kosova për Kosovën: profile biografike personalitetesh dhe luftëtarësh të shquar : studime, skica, publicistikë, dokumente, ilustrime, Band 1|last=Verli|first=Marenglen|publisher=Botimpex|year=2006|isbn=9789994380114|location=|pages=38.|ref=harv}}</ref>
Mbante pranë vetes një përkthyes për të huajt, i cili fliste italisht dhe gjermanisht, kurse turqisht dhe serbisht dinte vetë.<ref name="Verli">{{cite book|url=|title=Nga Kosova për Kosovën: profile biografike personalitetesh dhe luftëtarësh të shquar : studime, skica, publicistikë, dokumente, ilustrime, Band 1|last=Verli|first=Marenglen|publisher=Botimpex|year=2006|isbn=9789994380114|location=|pages=38.|ref=harv}}</ref>

Bashkëkohësit pohojnë se ai qeshte kur të tjerët rrihnin gjoks për vrasjen e Mehmet Aliut.<ref name="Verli1">{{cite book|url=|title=Nga Kosova për Kosovën: profile biografike personalitetesh dhe luftëtarësh të shquar : studime, skica, publicistikë, dokumente, ilustrime, Band 1|last=Verli|first=Marenglen|publisher=Botimpex|year=2006|isbn=9789994380114|location=|pages=42|ref=harv}}</ref>


Më 29 nëntor 1887 iu bë një pritë nga Adem Guska në Grykë të Rugovës të organizuar nga ish-bashkëluftëtari i tij [[Haxhi Zeka]], prit të cilës i mbijetoi, por vdiq më pas më 5 mars 1888.<ref>Haus-, Hof- und Staatsarchiv, PA XXXVIII, Karton 263, Prizren më 5 dhjetor 1887, fq 4-5, si dhe HHStA, PA XXXVIII, Karton 270, Prizreni më 5 mars 1888, fq 7 dhe atij të 16 mars 1888, fq 5.</ref>
Më 29 nëntor 1887 iu bë një pritë nga Adem Guska në Grykë të Rugovës të organizuar nga ish-bashkëluftëtari i tij [[Haxhi Zeka]], prit të cilës i mbijetoi, por vdiq më pas më 5 mars 1888.<ref>Haus-, Hof- und Staatsarchiv, PA XXXVIII, Karton 263, Prizren më 5 dhjetor 1887, fq 4-5, si dhe HHStA, PA XXXVIII, Karton 270, Prizreni më 5 mars 1888, fq 7 dhe atij të 16 mars 1888, fq 5.</ref>

Versioni i datës 22 korrik 2018 00:18

Ali pashë Gucia
Emri i lindjesAli bej Shabanagaj
Në aleancë meLidhja e Prizrenit
Shërbimi/degaLidhja e Prizrenit
Vite shërbimi1845-1888
Gradapashë, bejlerbej
Betejat/luftratBeteja e Nokshiqit

Ali pashë Gucia (1828 - 05 mars 1888) ishte veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shekullit të XIX-të. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj.

Për bëmat e tij P. Gjergj Fishta e paraqet si figurë qendrore te kënga e 8 dhe e përmend edhe te kënga e 9 e veprës së tij Lahuta e Malcís.[1][2]

Biografia

Lindi më 1828 në Guci. Ishte i biri i Hysejn[3] Shabanagaj. Familja e tij ka qenë brez pas brezi kryetare e bajraktarëve të krahinës, kishin prona dhe privilegje.[4][5] Ndoqi dhe kreu medresenë në Pejë dhe shkollën ushtarake në Stamboll. Më 1845 u caktua kajmekam i Gucisë, duke pasuar të atin në atë zyrë. Në vitet gjashtëdhjetë mbështeti lëvizjen e fiseve muslimane shqiptare kundër reformimeve që do të aplikoheshin në sajë të Tanzimatit, që do t'i mpakte privilegjet e vjetra.

Shërbeu në Luftë Ruso-Turke, ku pati si komandant të fuqive shqiptare Mehmet pashë Maxharrin.[6][7] Qe ndër nismëtarët për vetëdijësimin e shqiptarëve të trevave të Gucisë, Plavës dhe Rugovës që merreshin vesh për rrezikun që u kanosej nga Traktati i Shën Stefanit.[8] Sipas caktimeve nga Lidhja e Prizrenit, në krahinat ku Ali Pasha qeveriste, u dha urdhëri të organizoheshin 2000 shpirtra në Guci dhe 2000 në Rugovë.[9] Pasi Porta caktoi Mehmet pashë Maxharrin si komisar të lartë për të mbikëqyrur dorëzimin e territoreve (Plavës dhe Gucisë, Malit të Zi), ky i kërkoi Ali Pashës kur ky kishte rënë në Gjakovë që të kërkonte ndihma të tjera, që të shpërndante fuqitë që kishte organizuar në Guci e në Plavë; ky iu përgjigj që "nuk do ta bënte kurrë një tradhëti të tillë".[10]

Ali Pasha (ulur, nga e majta) me Haxhi Zekën (ulur në mes) dhe Kadri Bajri (bajraktari i Rugoves) ne te djathte dhe anëtarë të tjerë të Lidhjes së Prizrenit.

Pasi edhe Kongresi i Berlinit ripohoi qëndrimet e traktatit për viset e Plavës dhe Gucisë, Ali Pashë Gucia nxiti krerët e krahinës, mes të cilëve Jakup Ferrin i cili u mundësoi gatishmërinë e fiseve të Gashit dhe Krasniqes. Mali i Zi pasi mori garancinë që mund t'i zinte ushtarakisht viset, u prit me armë nga forcat e Lidhjes në Velikë, Pepiç dhe Nokshiq. Qëndresa shqiptare pati një jehonë të bujshme edhe në shtypin evropian, i cili nisi të merrej me çështjen shqiptare.[11] Ali Pashë Gucia nuk u bind as pas dhuratave që Porta dërgoi që t'u prishte mendjen për qëndresë parisë. Gjatë Luftës së Ulqinit, sipas dokumenteve britanike, Ali beu nxiste sulme të kombinuara kundër malazezëve[12] më 19 gusht 1880.[13]

Pasi u nënshtrua kryengritja e Lidhjes kundër Portës më 1881, Ali Pashë Gucia u arrestua.[14] Me aministinë e Sulltan Abdyl Hamidit, u thirr në audiencë duke u graduar pashë[11] dhe bejlerbej[15], iu dhurua çifligu i Agabashit afër Shkupit dhe pas dëshirës së tij u emërua mytesarif të Pejës si shpërblim për qëndrimin e tij centralist përgjatë veprimtarisë së Lidhjes.[11] Më pas Ali Pasha çoi të rinj shqiptar që të shërbenin në gardën e sulltanit.[16]

Mbante pranë vetes një përkthyes për të huajt, i cili fliste italisht dhe gjermanisht, kurse turqisht dhe serbisht dinte vetë.[17]

Bashkëkohësit pohojnë se ai qeshte kur të tjerët rrihnin gjoks për vrasjen e Mehmet Aliut.[18]

Më 29 nëntor 1887 iu bë një pritë nga Adem Guska në Grykë të Rugovës të organizuar nga ish-bashkëluftëtari i tij Haxhi Zeka, prit të cilës i mbijetoi, por vdiq më pas më 5 mars 1888.[19]

Referenca

  1. ^ Fishta, Gjergj; Robert Elsie; Janice Mathie-Heck (2005). The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic. Centre for Albanian Studies (London, England). I.B.Tauris. fq. 65–73. ISBN 1-84511-118-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gawrych 2006, p. 62.
  3. ^ Zeitschrift für Balkanologie. R. Trofenik. 1983. fq. 140. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Belegu 1939, p. 81.
  5. ^ K.J. Trübner (1971). Der Islam: Zeitschrift für Geschichte und Kultur des islamischen Orients, Volume 47. fq. 96. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Belegu, Xhafer (1939). Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë. Tiranë: Kristo Luarasi. fq. 46. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Beqir Meta, Ferit Duka, Marenglen Verli (2008). Dokumente austro-hungareze për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit I. Tiranë-Prishtinë: Albanica. fq. 276. ISBN 9789951873536. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  8. ^ Belegu 1939, p. 16.
  9. ^ Belegu 1939, p. 38.
  10. ^ Belegu 1939, p. 50.
  11. ^ a b c Belegu 1939, pp. 71, 79-80.
  12. ^ Dauti, Daut (2012). Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880. Shkup-Prishtinë-Tiranë: Logos-A. fq. 331, 370. ISBN 9789989584657. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Belegu 1939, p. 115.
  14. ^ American Annual Cyclopaedia and Register of Important Events. D. Appleton. 1885. fq. 764–. Marrë më 29 nëntor 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  15. ^ Mikić, Đorđe (1988). Društvene i ekonomske prilike kosovskih srba u XIX i početkom XX veka. Srpska akademija nauka i umetnosti. fq. 25. Тако је вођ скадароког крила Лигиних снага Али-паша Гусињски, боравећи V Царнгр^лу 1881. годнне, добио чин беглербега {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 81. ISBN 9781845112875. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Verli, Marenglen (2006). Nga Kosova për Kosovën: profile biografike personalitetesh dhe luftëtarësh të shquar : studime, skica, publicistikë, dokumente, ilustrime, Band 1. Botimpex. fq. 38. ISBN 9789994380114. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Verli, Marenglen (2006). Nga Kosova për Kosovën: profile biografike personalitetesh dhe luftëtarësh të shquar : studime, skica, publicistikë, dokumente, ilustrime, Band 1. Botimpex. fq. 42. ISBN 9789994380114. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Haus-, Hof- und Staatsarchiv, PA XXXVIII, Karton 263, Prizren më 5 dhjetor 1887, fq 4-5, si dhe HHStA, PA XXXVIII, Karton 270, Prizreni më 5 mars 1888, fq 7 dhe atij të 16 mars 1888, fq 5.