Ali pashë Gucia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1881200 i bërë nga Udha (diskutimet) me i rreme je ti se burimet, stop kthimeve ne variante te prapambetura
Etiketa: Undo
vNo edit summary
Rreshti 22: Rreshti 22:
| relations =
| relations =
}}
}}
'''Ali pashë Shabanagaj''', i njohur më së shumti si '''Ali pashë Gucia''' ([[1828]] - [[05 mars]] [[1888]]) ka qenë çifligar, funksionar i [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dhe kryetar ushtararak i [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes të Prizrenit]], ku u shqua në krye të aksionit të njësive të Lidhjes në mbrojtje të [[Plava|Plavës]] dhe [[Gucia|Gucisë]].
'''Ali pashë Shabanagaj''', i njohur më së shumti si '''Ali pashë Gucia''' ([[1828]] - [[05 mars]] [[1888]]) ka qenë çifligar, funksionar i [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dhe kryetar ushtarak i [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes të Prizrenit]], ku u shqua në krye të aksionit të njësive të Lidhjes në mbrojtje të [[Plava|Plavës]] dhe [[Gucia|Gucisë]].


Për bëmat e tij P. [[Gjergj Fishta]] e paraqet si figurë qendrore te kënga e 8 dhe e përmend edhe te kënga e 9 e veprës së tij ''[[Lahuta e Malcís]]''.<ref name="els2">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=j7tLgANw8hAC|title=The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic|last=Fishta|first=Gjergj|author2=Robert Elsie|author3=Janice Mathie-Heck|publisher=I.B.Tauris|others=Centre for Albanian Studies (London, England)|year=2005|isbn=1-84511-118-4|pages=65–73}}</ref><ref name="Gawrych62">{{harvnb|Gawrych|2006|p=62.}}</ref>
Për bëmat e tij P. [[Gjergj Fishta]] e paraqet si figurë qendrore te kënga e 8 dhe e përmend edhe te kënga e 9 e veprës së tij ''[[Lahuta e Malcís]]''.<ref name="els2">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=j7tLgANw8hAC|title=The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic|last=Fishta|first=Gjergj|author2=Robert Elsie|author3=Janice Mathie-Heck|publisher=I.B.Tauris|others=Centre for Albanian Studies (London, England)|year=2005|isbn=1-84511-118-4|pages=65–73}}</ref><ref name="Gawrych62">{{harvnb|Gawrych|2006|p=62.}}</ref>

Versioni i datës 22 korrik 2018 13:45

Ali pashë Gucia
Emri i lindjesAli bej Shabanagaj
Në aleancë mePerandoria Osmane
Shërbimi/degaLidhja e Prizrenit
Vite shërbimi1845-1888
Gradapashë, bejlerbej
Betejat/luftratBeteja e Nokshiqit

Ali pashë Shabanagaj, i njohur më së shumti si Ali pashë Gucia (1828 - 05 mars 1888) ka qenë çifligar, funksionar i Perandorisë Osmane dhe kryetar ushtarak i Lidhjes të Prizrenit, ku u shqua në krye të aksionit të njësive të Lidhjes në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë.

Për bëmat e tij P. Gjergj Fishta e paraqet si figurë qendrore te kënga e 8 dhe e përmend edhe te kënga e 9 e veprës së tij Lahuta e Malcís.[1][2]

Biografia

U lind më 1828 në Guci, i biri i Hysejn[3] bej Shabanagaj, familja e tij ka qenë brez mbas brezi kryetare e bajraktarëve të krahinës, kishin prona dhe privilegje.[4][5] Ndoqi dhe kreu medresenë në Pejë dhe shkollën ushtarake në Stamboll. Më 1845 u caktua kajmekam i Gucisë, duke pasuar të atin në atë zyrë. Në vitet gjashtëdhjetë mbështeti lëvizjen e fiseve muslimane shqiptare kundër reformimeve që do të aplikoheshin në sajë të Tanzimatit, që do t'i mpakte privilegjet e vjetra.

Shërbeu në Luftë Ruso-Turke, ku pati si komandant të fuqive shqiptare Mehmet pashë Maxharrin.[6][7] Qe ndër nismëtarët për vetëdijësimin e shqiptarëve të trevave të Gucisë, Plavës dhe Rugovës që merreshin vesh për rrezikun që u kanosej nga Traktati i Shën Stefanit.[8] Sipas caktimeve nga Lidhja e Prizrenit, në krahinat ku Ali beu qeveriste, u dha urdhëri të organizoheshin 2000 shpirtra në Guci dhe 2000 në Rugovë.[9] Pasi Porta caktoi Mehmet pashë Maxharrin si komisar të lartë për të mbikëqyrur dorëzimin e territoreve (Plavës dhe Gucisë, Malit të Zi), ky i kërkoi Ali beut kur ky kishte rënë në Gjakovë që të kërkonte ndihma të tjera, që të shpërndante fuqitë që kishte organizuar në Guci e në Plavë; ky iu përgjigj që "nuk do ta bënte kurrë një tradhëti të tillë".[10]

Ali Pasha (ulur, nga e majta) me Haxhi Zekën (ulur në mes) dhe Kadri Bajri (bajraktari i Rugoves) ne te djathte dhe anëtarë të tjerë të Lidhjes së Prizrenit.

Pasi edhe Kongresi i Berlinit ripohoi qëndrimet e traktatit për viset e Plavës dhe Gucisë, Ali beu nxiti krerët e krahinës, mes të cilëve Jakup Ferrin i cili u mundësoi gatishmërinë e fiseve të Gashit dhe Krasniqes. Mali i Zi pasi mori garancinë që mund t'i zinte ushtarakisht viset, u prit me armë nga forcat e Lidhjes në Velikë, Pepiç dhe Nokshiq. Qëndresa shqiptare pati një jehonë të bujshme edhe në shtypin evropian, i cili nisi të merrej me çështjen shqiptare.[11] Ali Beu nuk u bind as pas dhuratave që Porta dërgoi që t'u prishte mendjen për qëndresë parisë. Gjatë Luftës së Ulqinit, sipas dokumenteve britanike, Ali beu nxiste sulme të kombinuara kundër malazezëve[12] më 19 gusht 1880.[13]

Pasi u nënshtrua kryengritja e Lidhjes kundër Portës më 1881, Ali bej Gucia u arrestua.[14] Me aministinë e Sulltan Abdyl Hamidit, u thirr në audiencë duke u graduar pashë[11] dhe bejlerbej[15], iu dhurua çifligu i Agabashit afër Shkupit dhe pas dëshirës së tij u emërua mytesarif të Pejës si shpërblim për qëndrimin e tij centralist përgjatë veprimtarisë së Lidhjes.[11] Më pas Ali Pasha çoi të rinj shqiptar që të shërbenin në gardën e sulltanit.[16]

Më 29 nëntor 1887 iu bë një pritë nga Adem Guska në Grykë të Rugovës të organizuar nga ish-bashkëluftëtari i tij Haxhi Zeka, pritë të cilës i mbijetoi, por vdiq më pas më 5 mars 1888.[17]

Referenca

  1. ^ Fishta, Gjergj; Robert Elsie; Janice Mathie-Heck (2005). The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic. Centre for Albanian Studies (London, England). I.B.Tauris. fq. 65–73. ISBN 1-84511-118-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gawrych 2006, p. 62.
  3. ^ Zeitschrift für Balkanologie. R. Trofenik. 1983. fq. 140. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Belegu 1939, p. 81.
  5. ^ K.J. Trübner (1971). Der Islam: Zeitschrift für Geschichte und Kultur des islamischen Orients, Volume 47. fq. 96. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Belegu, Xhafer (1939). Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë. Tiranë: Kristo Luarasi. fq. 46. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Beqir Meta, Ferit Duka, Marenglen Verli (2008). Dokumente austro-hungareze për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit I. Tiranë-Prishtinë: Albanica. fq. 276. ISBN 9789951873536. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  8. ^ Belegu 1939, p. 16.
  9. ^ Belegu 1939, p. 38.
  10. ^ Belegu 1939, p. 50.
  11. ^ a b c Belegu 1939, pp. 71, 79-80.
  12. ^ Dauti, Daut (2012). Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880. Shkup-Prishtinë-Tiranë: Logos-A. fq. 331, 370. ISBN 9789989584657. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Belegu 1939, p. 115.
  14. ^ American Annual Cyclopaedia and Register of Important Events. D. Appleton. 1885. fq. 764–. Marrë më 29 nëntor 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  15. ^ Mikić, Đorđe (1988). Društvene i ekonomske prilike kosovskih srba u XIX i početkom XX veka. Srpska akademija nauka i umetnosti. fq. 25. Тако је вођ скадароког крила Лигиних снага Али-паша Гусињски, боравећи V Царнгр^лу 1881. годнне, добио чин беглербега {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 81. ISBN 9781845112875. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Haus-, Hof- und Staatsarchiv, PA XXXVIII, Karton 263, Prizren më 5 dhjetor 1887, fq 4-5, si dhe HHStA, PA XXXVIII, Karton 270, Prizreni më 5 mars 1888, fq 7 dhe atij të 16 mars 1888, fq 5.