Ali pashë Gucia: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Udha (diskuto | kontribute) rregullime |
1l2l3k (diskuto | kontribute) v perandoria osmane duhet vene |
||
Rreshti 6: | Rreshti 6: | ||
| placeofburial = |
| placeofburial = |
||
| placeofbirth = [[Gucia]], [[Perandoria Osmane]] |
| placeofbirth = [[Gucia]], [[Perandoria Osmane]] |
||
| placeofdeath = [[Pejë]], [[ |
| placeofdeath = [[Pejë]], [[Vilajeti i Kosovës]], [[Perandoria Osmane]] |
||
| placeofburial_coordinates = <!-- {{coord|LAT|LONG|display=inline,title}} --> |
| placeofburial_coordinates = <!-- {{coord|LAT|LONG|display=inline,title}} --> |
||
| nickname = |
| nickname = |
Versioni i datës 23 korrik 2018 21:14
Ali pashë Gucia | |
---|---|
Emri i lindjes | Ali Shabanagaj |
Në aleancë me | Lidhja e Prizrenit |
Shërbimi/ | Lidhja e Prizrenit |
Vite shërbimi | 1845-1888 |
Grada | pashë |
Betejat/luftrat | Beteja e Nokshiqit |
Ali pashë Gucia (1828 - 05 mars 1888) ishte veprimtar i lëvizjes antiosmane të gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe veçanërisht i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shekullit të XIX-të. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj.[1]
Për bëmat e tij P. Gjergj Fishta e paraqet si figurë qendrore te kënga e 8 dhe e përmend edhe te kënga e 9 e veprës së tij Lahuta e Malcís.[2][3]
Biografia
Lindi më 1828 në Guci. Ishte i biri i Hysejn[4] Shabanagaj. Familja e tij ka qenë brez pas brezi kryetare e bajraktarëve të krahinës, kishin prona dhe privilegje.[5][6] Ndoqi dhe kreu medresenë në Pejë dhe shkollën ushtarake në Stamboll. Më 1845 u caktua kajmekam i Gucisë, duke pasuar të atin në atë zyrë. Në vitet gjashtëdhjetë mbështeti lëvizjen e fiseve muslimane shqiptare kundër reformimeve që do të aplikoheshin në sajë të Tanzimatit, që do t'i mpakte privilegjet e vjetra.
Shërbeu në Luftë Ruso-Turke, ku pati si komandant të fuqive shqiptare Mehmet pashë Maxharrin.[7][8] Qe ndër nismëtarët për vetëdijësimin e shqiptarëve të trevave të Gucisë, Plavës dhe Rugovës që merreshin vesh për rrezikun që u kanosej nga Traktati i Shën Stefanit.[9] Sipas caktimeve nga Lidhja e Prizrenit, në krahinat ku Ali Pasha qeveriste, u dha urdhëri të organizoheshin 2000 shpirtra në Guci dhe 2000 në Rugovë.[10] Pasi Porta caktoi Mehmet pashë Maxharrin si komisar të lartë për të mbikëqyrur dorëzimin e territoreve (Plavës dhe Gucisë, Malit të Zi), ky i kërkoi Ali Pashës kur ky kishte rënë në Gjakovë që të kërkonte ndihma të tjera, që të shpërndante fuqitë që kishte organizuar në Guci e në Plavë; ky iu përgjigj që "nuk do ta bënte kurrë një tradhëti të tillë".[11]
Pasi edhe Kongresi i Berlinit ripohoi qëndrimet e traktatit për viset e Plavës dhe Gucisë, Ali Pashë Gucia nxiti krerët e krahinës, mes të cilëve Jakup Ferrin i cili u mundësoi gatishmërinë e fiseve të Gashit dhe Krasniqes. Mali i Zi pasi mori garancinë që mund t'i zinte ushtarakisht viset, u prit me armë nga forcat e Lidhjes në Velikë, Pepiç dhe Nokshiq. Qëndresa shqiptare pati një jehonë të bujshme edhe në shtypin evropian, i cili nisi të merrej me çështjen shqiptare.[12] Ali Pashë Gucia nuk u bind as pas dhuratave që Porta dërgoi që t'u prishte mendjen për qëndresë parisë. Gjatë Luftës së Ulqinit, sipas dokumenteve britanike, Ali beu nxiste sulme të kombinuara kundër malazezëve[13] më 19 gusht 1880.[14]
Pasi u nënshtrua kryengritja e Lidhjes kundër Portës më 1881, Ali Pashë Gucia u arrestua.[15] Me aministinë e Sulltan Abdyl Hamidit, u thirr në audiencë duke u graduar pashë[12] dhe bejlerbej[16], iu dhurua çifligu i Agabashit afër Shkupit dhe pas dëshirës së tij u emërua mytesarif të Pejës si shpërblim për qëndrimin e tij centralist përgjatë veprimtarisë së Lidhjes.[12] Më pas Ali Pasha çoi të rinj shqiptar që të shërbenin në gardën e sulltanit.[17]
Mbante pranë vetes një përkthyes për të huajt, i cili fliste italisht dhe gjermanisht, kurse turqisht dhe serbisht dinte vetë.[18]
Bashkëkohësit pohojnë se ai qeshte kur të tjerët rrihnin gjoks për vrasjen e Mehmet Aliut.[19]
Më 29 nëntor 1887 iu bë një pritë nga Adem Guska në Grykë të Rugovës të organizuar nga ish-bashkëluftëtari i tij Haxhi Zeka, prit të cilës i mbijetoi, por vdiq më pas më 5 mars 1888.[20] Burime të tjera pohojnë se u vra nga rugovasi Haxhi Meta, shprehimisht njeri i Haxhi Zekës, më 1307 h. Malije (1892/93) në çarshi të Pejës.[21]
Referenca
- ^ http://www.gazetadita.al/kush-ka-qene-ali-pashe-gucia/
- ^ Fishta, Gjergj; Robert Elsie; Janice Mathie-Heck (2005). The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic. Centre for Albanian Studies (London, England). I.B.Tauris. fq. 65–73. ISBN 1-84511-118-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gawrych 2006, p. 62.
- ^ Zeitschrift für Balkanologie. R. Trofenik. 1983. fq. 140.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Belegu 1939, p. 81.
- ^ K.J. Trübner (1971). Der Islam: Zeitschrift für Geschichte und Kultur des islamischen Orients, Volume 47. fq. 96.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Belegu, Xhafer (1939). Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë. Tiranë: Kristo Luarasi. fq. 46.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Beqir Meta, Ferit Duka, Marenglen Verli (2008). Dokumente austro-hungareze për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit I. Tiranë-Prishtinë: Albanica. fq. 276. ISBN 9789951873536.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ Belegu 1939, p. 16.
- ^ Belegu 1939, p. 38.
- ^ Belegu 1939, p. 50.
- ^ a b c Belegu 1939, pp. 71, 79-80.
- ^ Dauti, Daut (2012). Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877-1880. Shkup-Prishtinë-Tiranë: Logos-A. fq. 331, 370. ISBN 9789989584657.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Belegu 1939, p. 115.
- ^ American Annual Cyclopaedia and Register of Important Events. D. Appleton. 1885. fq. 764–. Marrë më 29 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Mikić, Đorđe (1988). Društvene i ekonomske prilike kosovskih srba u XIX i početkom XX veka. Srpska akademija nauka i umetnosti. fq. 25.
Тако је вођ скадароког крила Лигиних снага Али-паша Гусињски, боравећи V Царнгр^лу 1881. годнне, добио чин беглербега
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 81. ISBN 9781845112875.
{{cite book}}
:|ref=harv
i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Verli, Marenglen (2006). Nga Kosova për Kosovën: profile biografike personalitetesh dhe luftëtarësh të shquar : studime, skica, publicistikë, dokumente, ilustrime, Band 1. Botimpex. fq. 38. ISBN 9789994380114.
{{cite book}}
:|ref=harv
i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Verli, Marenglen (2006). Nga Kosova për Kosovën: profile biografike personalitetesh dhe luftëtarësh të shquar : studime, skica, publicistikë, dokumente, ilustrime, Band 1. Botimpex. fq. 42. ISBN 9789994380114.
{{cite book}}
:|ref=harv
i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Haus-, Hof- und Staatsarchiv, PA XXXVIII, Karton 263, Prizren më 5 dhjetor 1887, fq 4-5, si dhe HHStA, PA XXXVIII, Karton 270, Prizreni më 5 mars 1888, fq 7 dhe atij të 16 mars 1888, fq 5.
- ^ "Gjurmime albanologjike: Seria e shkencave historike, Volume 17". Prishtinë: Instituti Albanologjik. 1988. fq. 140.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Gabime CS1: Vlerë e palejuar parametri
- Infobox military person image param needs updating
- Pages using infobox military person with unknown parameters
- Biografi shqiptarësh
- Lindje 1828
- Vdekje 1885
- Pashallarë shqiptarë
- Ushtarakë shqiptarë
- Shqiptarë myslimanë
- Lidhja e Prizrenit