Dallime mes rishikimeve të "Vladimir Lenini"

Jump to navigation Jump to search
ska përmbledhje të redaktimeve
== Aktiviteti revolucionar, udhëtimet dhe përndjekjet ==
 
Përpara se të shpërngulej në Shën Pjetersburg më 1893, Lenini ushtroi profesionin e avokatit për disa vite në ''Samara'' - një qytet me port në lumin Vollga.
 
Në vend të që të vazhdonte karrierën e tij në lëmin e drejtësisë, ai filloi të rriste intesitetin e përfshirjes së tij në përpjekjet për propagandat revolucionare duke u anëtarësuar dhe në grupin ''loka Marksist''. Më 7 dhjetor 1895, Lenini u arrestua dhe nga autoritetet u mbajtë për 14 muaj e më pas u lirua dhe u internua në fshatin ''Shushenskoje'' në Siberi, ku u përzije më shumë marksistë të njohur, si Xhorxhi Plekhanov - ai që përhapi socializmin në Rusi.
 
Në qershor të 1898-ës, Lenini u martua me aktivisten socialiste Nadezhda Krupskaja dhe në prill të po këtij viti botoi librin ‘’Zhvillimi i Kapitalizmit në Rusi’’. Pas skadimit të kohës së internimit më 1900 ai filloi udhëtimet përgjatë Rusisë dhe Evropës. Lenini jetoi në Cyrih, Gjeneve (ku dhe studioi e më vonë ligjëroi në Universitetin e Gjenevës), Munih, Prag, Vjen, Mançester dhe Londër, dhe gjate kësaj kohë në bashkëpunim Julius Martovin nxorën gazetën ''Iskra'' / ''Искра'' ("shkëndija"). Martovi më vonë do të bëhej një oponent udhëheqës. Gjatë kësaj kohë, Leni shkroi gjithashtu një sërë artikujsh dhe libra të ndryshëm mbi lëvizjen revolucionare, duke u përpjekur dhe të rekrutonte social-demokrate te ardhshëm. Ai filloi të përdorte pseudonime të ndryshëm duke u shpallur me në fund në “Lenin” – “N. Lenin” plotësisht., Shtypi perëndimor shpesh atë e quante “Nikolai Lenin”-ndoshta duke marrë gabimisht faktin që germa ‘N’ korrespondonte në Nikolai – gjithsesi ai nuk iu paraqit asnjëherë i nënshkruar me këtë emër Rusisë ose Bashkimit Sovjetik, dhe Lenini vete kurrë nuk e përdori këtë si një pseudonim.
 
Lenini ishte aktivist në ‘’Partine Social Demokrate Punëtore (PSDP – РСДРП në rusisht)’’ dhe më 1903, udhëhoqi fraksionin Bolshevik pas ndarjes me Menshevikët. Emrat “Bolshevik” ose Shumica dhe “Menshevik” ose Pakica, referuar mundjes së ngushte me vota të Menshevikëve pas vendimit për të kufizuar anëtarësinë e partisë në revolucionar profesionistë, më tepër se sa të përfshinin simpatizantë. Divizioni që inspiruar pjesërisht nga broshura e Leninit “''Çfarë duhet bërë ?''” (1901-021901–02) e cila që fokusuar mbi strategjitë e tija revolucionare. Thuhet që kjo ka qenë një prej broshurave më me ndikim në Rusinë e para revolucionit, ku Lenini vete pretendonte se ‘’tre nga pesë punëtorë, e kanë lexuar atë dhe për më tepër ju kanë lexuar të tjerëve’’.
 
Në nëntor 1905, Lenini u kthye nga përndjekja në Rusi për te përkrahur Revolucionin Rus të 1905-ës. Më [[1906]], u zgjodh për te qenë në presidiumin e PSDS. Në atë kohë, ai lëvizte shpesh midis Finlandës dhe Rusisë dhe në dhjetor të 1907-ës, me shkatërrimin e revolucionit prej autoriteteve cariste, ai u detyrua të mërgonte sërisht në Evropë. Deri sa te vinin revolucionet e 1917-ës, ai e kaloi shumicën e kohës i mërguar në Evropë, ku pavarësisht kushteve të varfërisë, ai nuk reshti së vazhduari shkrimet e tija politike. Në kuadër të bazës filozofike të vetë rrjedhës së revolucionit socialist, Lenini kompletoi ''Materializmi dhe Kritika empirike'' më 1909 - një punim i cili u bë fundament i filozofisë ''Marksiste-Leniniste''.
Lenini vazhdoi të udhëtonte nëpër Evropë dhe të merrte pjesë në shumë takime dhe aktivitete të socialistëve, duke përfshirë këtu dhe ''Konferencën e Partisë së Pragë'' më 1912. Kur Inesa Armand la Rusinë për të shkuar në Paris, ajo u takua me Leninin dhe bolshevikët tjerë që jetonin në mërgim dhe besohet që ajo të këtë qenë e dashura e Leninit gjate kësaj kohë. Si shkrimtar Neil Harding thekson se, ''megjithëse është bërë shumë sa i përket kësaj lidhje, prapëseprapë janë për tu përbuzur “materialet e dobëta te dëshmive... në akoma nuk kemi asnjë dëshmi që vërteton se ata të kenë qenë seksualisht te lidhur“''.
Bolsheviket kishin planifikuar të nginin një gjyq kundrejt Carit të mëparshëm, por në prill të 1918 kur Ushtria e Bardhe po avanconte në Ekaterinburg ku familja mbretërore po mbahej, Sverdlov (Një prej drejtuesve të Bolshevikeve dhe oficer sovjetik) mori kërkesën e lokaliteteve sovjetike që të ekzekutonte direkt Carin, përpara se sa ky i undit mund të shpëtohej nga Ushtria e Bardhe. Cari dhe pjesa tjetër e familjes menjëherë u ekzekutuan. Fakti në ky ishte një vendim i qeverisë qendrore apo i lokaliteteve sovjetike mbeten akoma një çështje e diskutueshme historike. Lenini u informua për ekzekutimin e tyre vetëm pasi u nderrmor ky veprim, por ai nuk e kritikoi veprimin.
 
Censura filloi të impostohej shpejtësisht, dhe ishte në kompetence të Cheka-s që të konfiskonte literaturën e punëtoreve disidente : “''Me 17 nëntor, Komiteti Qendror Ekzekutiv kaloi një dekret me anë të së cilit u jep Bolshevikeve kontrollin mbi shtypin dhe gjithashtu fuqinë e pakufizuar për të mbyllur gazetat kritikuese ndaj regjimit'' …”(Leonard Shapiro, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik).
 
Punëtoret u reformuan në sovjetike të pavarur ; Cheka i ndaloi ata. Gazetat e pavarura kritikuan qeverinë e Leninit ; Cheka i mbylli ato derisa Bolsheviket kontrolluan Pravda-n dhe Izvestia-n ku nga patën një monopol furnizimi lajmesh.
 
Në [[30 gusht]] [[1918]], Fanja Kaplan, një anëtare e Partisë Revolucionare Socialiste, u afrua me Leninin pasi ai foli në një miting dhe ishte duke ecur me të për tek makina e tij. Ai hodhi njërën këmbë brenda makinës. Ajo e thirri Leninin i cili u kthye për tu përgjigjur. Ajo hapi menjëherë zjarr duke shtëne tre plumba, dy prej të cilëve e zunë Lenin në trup, plumbi i parë kapi krahun, i dyti më seriozisht kapi tek vendbashkimi midis nofullës dhe grykës, ndërsa plumbi i trete vrau një grua që po fliste me Leninin pak para së të fillonin të shtënat. Lenini ra në toke pa ndjenja. Ai u shpu në apartamentin e tij në Kremlin dhe refuzoi që të çohej në spital pasi sipas tij, të tjerë vrasës do të mund të ishin duke e pritur edhe atje. Doktorët që u thirren vendosen së ishte tepër e rrezikshme që të nxirrnin plumbat jashtë trupit.
 
Teksa Lenini po merrte veten ngadalshëm, gazeta Pravda një ditë më vonë mbajti një qëndrim tallës kundrejt Fanja Kaplanit :
“''Lenini u godit dy here, me mushkëri të shpuara, me gjakderdhje, ai refuzoi ndihmen dhe vazhdoi të ecte vete. Mëngjesin tjetër, edhe pse i kërcënuar nga vdekja, ai lexon letra, dëgjon, mëson dhe vazhdon të vëzhgoje që motori i lokomotivës që po na tërheq rreth e përqark revolucionit global ska pushuar së punuari...”''. Edhe pse Lenini nuk kishte asnjë shpim në mushkëri, plaga fatale midis qafës dhe nofulles solli si pasoje hyrjen e gjakut në mushkëri, gjë që përfaqësonte serish diçka tepër serioze.
 
Reagimi popullor që ndodhi pas atentatit të Leninit u përshkrua në atë kohë nga Leonid Krasin (politikan dhe diplomat sovjetik), i cili i shkroi gruas së tij në shtator të [[1918]] :
Lenini që i intriguar prej teknologjisë dhe në 1919-en incizoi tetë prej fjalimeve të tija në pllaka gramafoni. Shate prej të cilave u riprodhuan më vonë dhe u vunë në shitje, në periudhën e [[Khrushovi]]t. Mjaft domethënëse që ajo tek e cila u panë të ndrydhura ndjenjat e vijuara të Leninit mbi Anti-Semitizmin:
 
“Policia cariste, në bashkëpunim me pronaret e tokave dhe kapitalistet kanë organizuar programin kundra hebrenjve. Pronaret e tokave dhe kapitalistet janë përpjekur të përçojnë urrejtjen e punëtoreve dhe qytetareve që kanë qenë të torturuar me dëshirën kundrejt hebrenjve... Vetëm ata më injorantet dhe më të shtypurit mund tu besojnë gënjeshtrave dhe shpifjeve që janë përhapur për hebrenjtë... Nuk janë hebrenjtë armiqtë e klasës punëtore. Armiqtë e klasës punëtore janë kapitalistet e të gjitha shteteve. Përsa u përket hebrenjve, ata janë njerëz punëtor dhe ata përbejnë shumicën. Ata janë vëllezërit tanë, që sikurse dhe në, janë të shtypur nga kapitali ; ata janë shokët tanë në luftën për socializëm. Midis hebrenjve ka kulak, shfrytëzues dhe kapitaliste, ashtu siç ka edhe midis ruseve, dhe midis njerëzve të të gjitha kombeve... Hebrenjtë e pasur, si ruset e pasur, dhe pasanikeve në të gjithë botën, janë në aleance me shtypjen, shkatërrimin, robërimin dhe ndarjen e punëtoreve… Turp mbi carizmin e neveritshëm që torturoi dhe persekutoi hebrenjtë. Turp mbi ata që nxisin urrejtjen mbi hebrenjtë, që nxisin urrejtjen mbi shtetet e tjera".
 
== Reformat sociale ==

Menyja e lëvizjeve