Bushatllinjtë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Llagëpi: korrekt
Rreshti 4: Rreshti 4:


== Llagëpi ==
== Llagëpi ==
Pavarësisht konvencionit për ta emërtuar këtë oxhak ''Bushatllinj'', dokumentacioni tregon se ky emërtim është relativisht më i rishtë sesa mendohet për mënyrën se si janë pasqyruar ndër anale, gojëdhëna, dokumentime e letërkëmbime anëtarët e këtij oxhaku. Vetë fshati me të cilin llagëpi ka lidhje të drejtëpërdrejtë, dokumentohet herët, por në bashkërendim me këtë familje për herë të parë e pasqyron kronisti turk [[Evlia Çelebiu|Çelebi]] me togfjalëshin "''Bushatllar kasabasi" ,'' pra e quan [[Bushati|Bushatin]] "''qyteza e Bushatllijve".'' Pas tij i vetmi që e përdor shkoqur llagëpin është [[Ahmet Xhevdet Pasha]] më 1895. Çelebiu kur takoi çifligarin e Bushatit, e identifikon "pasardhës i Jusuf Beut, trashëgimtar i pallatit nga Jusuf bej Plaku, që prej kohës së sulltan [[Mehmet Fatihu|Mehmet Fatihu II]]".
Pavarësisht konvencionit për ta emërtuar këtë oxhak ''Bushatllinj'', dokumentacioni tregon se ky emërtim është relativisht më i rishtë sesa mendohet për mënyrën se si janë pasqyruar ndër anale, gojëdhëna, dokumentime e letërkëmbime anëtarët e këtij oxhaku. Vetë fshati me të cilin llagëpi ka lidhje të drejtëpërdrejtë, dokumentohet herët, por në bashkërendim me këtë familje për herë të parë e pasqyron kronisti turk [[Evlia Çelebiu|Çelebi]] me togfjalëshin "''Bushatllar kasabasi" ,'' pra e quan [[Bushati|Bushatin]] "''qyteza e bushatasve".'' Pas tij i vetmi që e përdor shkoqur llagëpin është [[Ahmet Xhevdet Pasha]] më 1895. Çelebiu kur takoi çifligarin e Bushatit, e identifikon "pasardhës i Jusuf Beut, trashëgimtar i pallatit nga Koxha Jusuf beut, që prej kohës së sulltan [[Mehmet Fatihu|Mehmet Fatihu II]]".


Pinjolli i familjes dhe studjuesi [[Hamdi Bushati]] konstaton se asnjëri prej pashallarëve të këtij oxhaku nuk e ka përdorur llagëpin "Bushatlli" dhe nuk figuron në literaturën osmane pas-Çelebiut. Vetë pashallarët përdornin epitetin "''Ishkodrali",'' pra "''Shkodrani"''<ref name=":0">Bushati H., ''Bushatllinjtë'', Shkodër: Idromeno, 2003, fq. 28-36. ISBN 99927-841-2-1</ref>''.''
Pinjolli i familjes dhe studjuesi [[Hamdi Bushati]] konstaton se asnjëri prej pashallarëve të këtij oxhaku nuk e ka përdorur llagëpin "Bushatlli" dhe nuk figuron në literaturën osmane pas-Çelebiut. Vetë pashallarët përdornin epitetin "''Ishkodrali",'' pra "''Shkodrani"''<ref name=":0">Bushati H., ''Bushatllinjtë'', Shkodër: Idromeno, 2003, fq. 28-36. ISBN 99927-841-2-1</ref>''.''

Versioni i datës 4 gusht 2018 14:43

Stema e Mahmut Pashe Bushatlliut

Bushatllinjtë, ndryshe oxhaku i Bushatllinjve, në Shkodër beglerët Bushatlij qenë një familje feudale e njohur në historinë e Perandorisë Osmane dhe për kontributin e tyre në pavarësinë e Shqipërisë.

Llagëpi

Pavarësisht konvencionit për ta emërtuar këtë oxhak Bushatllinj, dokumentacioni tregon se ky emërtim është relativisht më i rishtë sesa mendohet për mënyrën se si janë pasqyruar ndër anale, gojëdhëna, dokumentime e letërkëmbime anëtarët e këtij oxhaku. Vetë fshati me të cilin llagëpi ka lidhje të drejtëpërdrejtë, dokumentohet herët, por në bashkërendim me këtë familje për herë të parë e pasqyron kronisti turk Çelebi me togfjalëshin "Bushatllar kasabasi" , pra e quan Bushatin "qyteza e bushatasve". Pas tij i vetmi që e përdor shkoqur llagëpin është Ahmet Xhevdet Pasha më 1895. Çelebiu kur takoi çifligarin e Bushatit, e identifikon "pasardhës i Jusuf Beut, trashëgimtar i pallatit nga Koxha Jusuf beut, që prej kohës së sulltan Mehmet Fatihu II".

Pinjolli i familjes dhe studjuesi Hamdi Bushati konstaton se asnjëri prej pashallarëve të këtij oxhaku nuk e ka përdorur llagëpin "Bushatlli" dhe nuk figuron në literaturën osmane pas-Çelebiut. Vetë pashallarët përdornin epitetin "Ishkodrali", pra "Shkodrani"[1].

Prejardhja

Nga radhitja e varianteve, origjinat e lakuara nga historishkruesit janë:

  • Prej Gojanit të Mirditës.
  • Prej familjes princërore Dukagjini
  • Prejardhje nga një familje e fisme vendase të kohës së Venedikut, e konvertuar në Islam.

Mirdita

Ky variant i mbështetur tek një gojëdhënë popullore, e cila thotë se të parët e tyre ranë nga fshati Gojan i Mirditës dhe u vendosën në fshatin Bushat të Shkodrës rreth vitit 1630. Përafërsisht vitit 1650 i pari i tyre i njohur, Ymer beu, u bë spahi i fshatit dhe i zonës përreth.[2]

Ky variant bëhet i pavlefshëm sipas argumentimit të H. Bushatit, i cili shpjegon se bëhet fjalë për një situatë kur Reshiti i Mehmed begut (jo Plaku) u strehua në Gojan pas vrasjes së të atit, për 6 vjet tek familja e Gjin Lekës. Prej kësaj i mbeti nofka Beu i Gojanit, duke dhënë shkas për bashkëshoqërimin e një origjine me Gojanin[1] e përhapur edhe prej Dom Ndoc Nikës.

Dukagjinët

Lidhja me Mirditën bëhet më e hershme duke e çuar mbrapa në kohë mundësinë e prejardhjes nga familja e Dukagjinëve mesjetarë, meqë edhe Mirdita ishte ndër zotërimet e tyre. Ndër përkrahësit e këtij varianti ishin Sami Frashëri,[3] Tefë Curani, Dora d'Istria dhe Hekardi pohojnë se "... ky bark rrjedh prej parisë së Dukagjinit që janë përmendë qysh në kohë të Skënderbeut." Për H. Bushatin e tyrja është vetëm këmbëngulje.

Qazim Bushati, pushkatuar nga komunistët

Sumej-Beganji

Shënimet e priftit shqiptar Gjergj Bardhi mbi udhëtimet e veta në viset veriore në maj 1638 shkruajnë:

Megjithëse Shqipëria e Veriut është në Turqinë, në fakt atë e sundonin, sikurse në shek. XV, disa zotër feudalë të fuqishëm. E përmendur ishte asokohe shtëpia e Sumejve ose e Beganëve. Sulltan Murati IV në vitet 1623-1640 ia besoi sanxhakun e Shkodrës Mehmet beut, pjesëtar i oxhakut Sumej-Beganji.

Në referencën popullore në Shkodrën e qëmotit, qytet e krahinë, përdorej shpesh shprehja "si Begajt e Bushatit e Aliajt e Kastratit", me anë të së cilës diktohej hershmëria e fisnikëria e një familjeje. Shprehje kjo me fjalën Begaj që për H. Bushatin ndihmon në vërtetimin e pohimit të priftit Bardhi.

Autorët e tekstit "Historia e Shqipërisë" më 1967 kanë arritur gjithashtu të njëjtin konkluzion kundrejt prejardhjes nga kjo familje[1].

Në Regjistrin e Kadastrës i quajturi Aleks Begani përmendet ka prona në përkatësitë e Shkodrës, mban prona me konçension, krye i fshatit Balldre.[4] Për t'u siguruar rreth mërgimtarëve shkodranë të ikur në Venedik që do t'u lidhej pension, më 1483 ipeshkvi i Shkodrës Françesk de Santi dëshmon se kishte njohur Katerina Began, gruan e Tane Progon Began nga Shkodra. Më 1484 iu dha në ndihmë paja Sana Beganit, vajza e fisnikut shkodran Marin Began, duke marrë 20 dukate pajë. Ndër dokumentet e Senatit të Venedikut përmendet edhe Lukë Begani, ndaj të cilit thuhet se duhet treguar respekt i veçantë; i përkiste një familjeje nga më të shquarat.[5]

Shaqir Bej Bushati, luftëtar me Ded Gjo Lulin

Referencat

  1. ^ a b c Bushati H., Bushatllinjtë, Shkodër: Idromeno, 2003, fq. 28-36. ISBN 99927-841-2-1
  2. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 291–292. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Frashëri, Sami (2002). Shqipëria dhe shqiptarët: Materiali nxjerrë nga "Diksionieri historik e gjeografik". Përkthyer nga Zyber Hasan Bakiu. Tiranë: Dajti 2000. fq. 244. ISBN 9789992772027. Origjina e kësaj familjeje shkodrane, sipas një thënieje, është nga familja princore e Dukagjinit... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  4. ^ Regjistri i Kadastrës dhe i Koncensioneve për rrethin e Shkodrës 1416-1417, përgatitur nga Injac Zamputti, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1977. fq. 23.
  5. ^ Nadin, Lucia (2008). Shqiptarët në Venedik: Mërgim e integrim 1479-1552. Përkthyer nga Pëllumb Xhufi. Tiranë: 55. fq. 32–33, 56. ISBN 978-99943-56-41-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)