Vuthaj: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 154: Rreshti 154:


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==
* http://www.gov.me/en/homepage/
* http://www.monstat.org/eng/
* http://www.mek.gov.me/en/


=== Lidhje ===
=== Lidhje ===


* http://www.plaveguci.eu
* http://www.plaveguci.eu



{{Komuna e Gucisë}}
{{Komuna e Gucisë}}

Versioni i datës 10 gusht 2018 02:23

Stampa:Infobox MNE fshat

Vuthaj është vendbanim i komunës së Gucisë.

Etimologjia e emrit

Kjo trevë etnike shqiptare qysh në lashtësi ka qenë e njohur me emrin "Vuthaj" ose "Katundi Vuthaj". Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe të banorëve, distancën nga njëri fshat tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare në zemër të alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale të veçanta.

Etimologjinë e toponimit "Vuthaj" e ka trajtuar edhe Prof. Eqerem Çabej. Ai thotë se ky toponim vjen nga fjalët : "I vute", "i pervute".

Etnografë sllav që kanë shkruar për ato krahina, toponimin "Vuthaj" e kanë zëvendësuar me toponimin "Vusanje". Kuptohet se qëllimi i tyre ka qenë dhe mbetet teoria absurde që: "këto vende kanë qenë të pa banuara, sipas tyre Vuthjanët pra popullata shqiptare nuk janë autokton në atë vendë".Është e njohur që në gjuhën sllave(në gjuhën serbe) mungon tingulli fonetik "th", prandaj nuk mund ta shqiptojnë si të tillë. Për këtë arsye qeverisja lokale kohë më parë ndoshta e kanë zëvendësuar me tingullin "S". Ata toponimin "Vusanje" mundohen ta shpjegojnë me fjalën "vuk" (ujk), e cila sipas tyre, më vonë ka evoluar në "Vusanje". Ky i ashtuquajtur shpjegim është i pa bazuar, absurd dhe i papranueshëm.

Ne dokumentet e shkruara toponimin në fjalë e takojmë qysh në shek. XIII, në trajtën "Vutkagni" ose "Vutkaj", edhe ky fakt hedh poshtë si të pabazuar emërtimin sllav "Vusanje". Mandej, duhet shtuar se shumë serbisht folës që e ndëgjojnë për herë të parë këtë toponim në gjuhen shqipe e shqiptojnë "Vutaj" ose "Vut-Haj".

Etimologjia popullore

Ndërkaq, në Vuthaj brez pas brezi është ruajtur dhe përcjellë nëpër shekuj legjenda e "Vajzes Vuthit". Kjo legjendë përmban shumë të dhana toponomastike të ruajtura deri në ditët tona, që të moshuarit i tregonin shumë shpesh, madje me krenari duke pohuar se rrjedhin nga një fis i lashtë Shqiptar.

Pak histori

10 qershor 1878 : Përpjekjet e atdhetarëve të shquar të kombit tonë për liri e pamvarësi u kurorëzuan me, KRIJIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZERENIT me 10 qershor 1878. Njëri prej themeluesve të saj ka qenë edhe ALI BEG GUCIA. Me këtë rast duhet ti evokojmë disa nga kujtimet e shumta popullore të ruajtura dhe të transmetuar brezpas brezi në kuvend, shkollë dhe Oda të burrave. Dihet se njëra nga krahinat ma të rrezikuara të trojeve shqiptare në ato vite ishin Plava E gucia. Kjo krahin në atë periudhë, sipas të dhanave që disponojm, ishte përbër nga dy qytete të vogla, gucia me 4000 dhe Plava me 3500 banorë si dhe nga 29 fshatra. Në baze të vendimeve të traktatit të Shën stefanit si dhe të vendimeve të Kongresit të Berlinit, kjo krahinë Shqiptare duhej t'i aneksohej Malit zi. Në lidhje me kto ngjarje kujtesa popullore na sjell edhe dy fakte të tjera : Kur knjazi i karadakut shkoj në Stamboll te Sulltani me i lyp pak tok i tha : Padishah i neruem dhe i derguem prej zotit në tokë me i ba mir gjines, ju e dini se ne jetojmë në ni vend të vogel e të shkretë, me bukë e pa bukë, me ujë e pa ujë. Atje gjinja po me desin e bagëtia po më cofin.Prandaj të lutem ba me rahmet e ma jep ni ven ci t'kete ni pus me ujë, ku gjinja e bagetia të ken munsi me pi. Po ku asht ky vend ci munem me ta dhan ty o knjaz i Karadakut?- pyeti sulltani. Ky ven asht ne hydyt me mua. Aty asht ni I'gate e vogel e ai uje mue me del boll per gjin e bageti. Pra ba me rahmet e ma jep se gjinja e atij veni nuk kane me cue krye, e kur ta shohin fermanin me mehyrin tan, kan me ju lut zotit per jetgjatesin e tuaj. dhe sulltani, "rahmetliu i madh" ne ni kohe kur po i knohej talkini i funit, e mashtroi knjazin. Në Malsi te madhe ky moment është dhëne nga anonimi popullor ne ketë formë;

ishte kan knjazi i malit t'zi

ishte cue nade ne sabah

llaf me te shoqen ci po ban

Nga sa u tha me sipër, duket qartë se sulltani ishte i gatshëm për ta prenuar coptimin(ndarjen) e tokave shqiptare, për të shpëtuar çka mund të shpëtohet nga Perandoria e kalbur osmane. Kurse knjazi i karadakut ishte një lypsar dredharak dhe mashtrues që kërkonte zgjerimin territorial në dëm të trojeve Shqiptare, duke shfrytëzuar rrethanat e krijuara. Kurse, populli i rrezikuar i ksaj krahine, në atë kohe i përgjigjej Sulltan Muratit dhe Knjazit të karadakut :

u hap lajmi ne t'kater anet

thone a cue nje vampir,

e ka emnin shen stefan,

E pat vorrin ne turqi,

Toke e qiell do me i perpi.

Anonimi popullor e jep lajmin ogurzi se armiku i vdekur është çuar dhe kërkoj të na robroj përsëri, prandaj duhet qite kushtrimi, duke thënë:

Merrni vesh Shqiptari,

Me u bashkue i madh e thmi

Me u bashkue Shqiptarët krejt,

Pej ne shtat e shtatedhet vjec.

Dhe, populli i kësaj krahine të rrëzikuar i përgjigjen thirrjes, duke organizuar kuvendin e parë në lidhje me këto ngjarje në Livadh të kovacit, pran një guri, i cili ruhet deri në ditët tona si monument i kësaj ngjarje të shënuar. Ne këtë kuvend popullor mori pjesë populli dhe partia, të kryesuar nga Ali Begu. Ali Begu njoftoj lajmin ogurzi(indirekt) me këto fjalë: "Burra, ju baj me dije se baba mret na shiti në Stamboll te i huaji". Kurse njerëzit që ishin të tubuar me një zë iu përgjigjen : "sulltan murati munet me shit tokat e tij se tonat pa dek na te tan jo". Ndërsa rapsodi popullor këtë moment kritik, e përjetëson vargjet:

Ali Begu ni burr drague,

Kurr ma ngusht nuk kish qillue,

fill për pe u kish kallxue :

-Mreti turk na ka tradhtue !

Kuptohet se gjendja e krijuar ishte shumë e rëndë dhe zgjidhja kërkonte urtësi(menquri) e trimeri(kurajo), por ma shumë se çdo gjë tjetër kërkonte bashkimin e armëve, prandaj ai, Ali Begu, sikurse na thotë gojdhëna popullore, u drejtohet të pranishmëve :

Folni trima , folni Sokola

...................................

dhe për të treguar barrën e madhe që duhej ta përballoj populli Shqiptar, në veçanti banorët e këtyre trojeve ,tregimi vazhdon:

Me ne a veç Zoti e Ora ...................... Por, të gjithë të pranishëm shprehin besimin e tyre se shqiptarët të mësuar me luftëra të pandërprera kundër pushtuesve të ndryshëm, të bashkuar me besa- besë, do të luftojnë, të mbrojmë Trojet e veta, nderin dhe burrërinë shqiptare.

Ndërkohë, sikurse thamë, me 10 qershor 1878 ishte themeluar Lidhja Shqiptare e Prizerenit, e cila shënonte një nga fitoret më të mëdha të popullit shqiptar pas një robërije shumëshekullore. Njëkohësisht ishte frymzim, shpresë dhe besim se trojet shqiptare të rrezikuara tani do të mbroheshin nga kjo lidhje, nga i gjithë populli shqiptar. Me këtë shpresë dhe me këtë besim u kthy Ali Begu në Guci nga Kuvendi i Prizerenit. Sapo arriti në Guci ai organizoi mbledhjen tek Kërshi i Kalasë në Kërshllahe.

Ndërkohë, Ali Begu kishte marrë një letër nga knjaz Nikolla. Ai, sipas kujtesës popullore, në atë letër ishte shkruar : "Mue mreti i Stambollit mi ka dhanë Plavë e Guci. Un do ti marr, por due me i marrë pa gjak e kjo varet prej jush. Prandaj due me një fjalën tuej, si doni me m' pritë, si mik apo si armik ? Un jam gati për të dyja".

Gjeografia

Këto troje përfshijnë një territor të madh me lugina e vende bujqësore me bjeshkë livadhe dhe gardhe nga Burimi i Valbones deri tek Burimi e Ali Pashe Gucisë, nga liqeni i shtarës deri tek Guri i Gjon Bales, nga Guri i Sahatit deri tek shkalla e Vuthit.

Trojet Vuthjane përbëhen nga këto vendbanime (fshatra) të përhershme : Valbona, Katuni i Epërm (sipërm), Ceremi, GjonBalajt, Qosajt, Kukajt, Hakajt dhe Zabeli.

Është pjesë përbërëse e Kelmendit të hershëm. Kufizohet me treva të tjera shqiptare : Malësia e Gjakovës, Dukagjinin, Bjeshkët e Kelmendit të Gurit, Gucinë dhe Plavën.

Prandaj themi se ky vend përbëhet nga një territor kompakt, me bjeshkë e male të lidhura në mes tyre.

Ekonomia

Vuthaj si fshat për shum vite me radhë nga aspekti ekonomik është varur nga bujqësia, hoteleria dhe turizmi. Nga bujqësia vlerësohet të cekët: Pemtaria, blegtoria, bletaria etj Ndërsa për mikpritje përkujdesen vendasit me motele,hotele dhe restorante me kuzhinë tradicionale shqiptare. Qeverisja lokale është e përkushtuar për të ofruar infrastrukturë dhe qasje direkte në fshat në pashkpunim me investitor dhe mërgimtarë. Sipas statistikave lokale turizmi është më i theksuar gjat muajve të verës, ku mbahen festivale me muzikë dhe valle shqipëtare.

Demografia

Popullsia është shqiptare. Popullata shqiptare në Vuthaj viteve të fundit është zvogëluar shqetësueshëm si rrjedhojë e emigrimit të vazhdueshëm për në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.

Interesant mbetet fakti që popullsia është e bindur për disa zona që dikurë atje kan jetuar vetëm fise katolike apo se ato fise janë konvertuar.

Mbiemrat që hasen sot më shum në këtë krahinë janë : - Gjonbalaj (Đonbaljaj / Đonbalić) , - Bruçaj (Bruncaj / Brucaj), - Ulaj (Uljaj/Uljević), - Ahmetaj(Ahmetaj / Ahmetović), - Vuçetaj (Vučetaj and Vučetović), - Çelaj (Čeljaj / Čelić) etj.

Statistikat

Viti Popullsia Lëvizja e pop. gjat shek. të XX-të
1948 781
1953 859
1961 935
1971 1103
1981 1399
1991 1103
2003 866

Kultura

Kultura në vuthaj është ndikuar dhe ndikohet kryesisht nga rajoni dhe afërsia gjeografike me qytet më të afërta. Gjuha, folklori si dhe zakonet e ndryshe në fshatin Vuthaj ngjasojnë me vendet e tjera me popullsi shqiptare si në Kosovë(qyteti të Pejes), Shqipëri apo sikurse në Beran, Rozhajë, Hakaj, Martinaj ,pra në qytete dhe rajone të republikes malazeze. Gjuha shqipe që flitet në këtë rajon ka një dialekt veçues që nuk ekziston në këtë formë në qytete të tjera me popullatë shqiptare. Nga muzika autentike vendase si instrumente muzikore përdoren fylli dhe lahuta, në vallëzim me muzikë folklorike veçohet vallja kosovare ose valle e rugovës dhe e rajonit të dugagjinit.

Politika

Mu ne mes te fshatit është vendosur reparti ushtarak i pikës kufitare.

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme

Lidhje