Arrëza (Devoll): Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 51: Rreshti 51:
Aktiviteti kryesor i banorëve të fshatit është bujqësia dhe blegtoria, pasi kushtet natyrore dhe klimatike favorizojnë mbarështimin e gjedhëve si dhe të imtave. Lugina e lumit Devoll ka tokë shumë pjellore në të cilën fshatarët mbjellin kultura bujqësore si patate, fasule, misër, perime, por edhe durë frutorë si mollë, kumbulla, qershi etj.

Prodhimet bujqësore janë kryesisht për konsum vetjak, ndërsa ndër prodhimet për shitje përmendim mjaltin e bleteve, rakinë, mishin si dhe nënproduktet e qumështit. Gratë Arrzare merren kryesisht me punët e shtëpisë, janë amvise të shkëlqyera, të dalluara për gatimet e brumit, zajretë e dimrit, si dhe endjet me shtizë të veshjeve të ndryshme apo copave për zbukurimin e shtëpisë.
Prodhimet bujqësore janë kryesisht për konsum vetjak, ndërsa ndër prodhimet për shitje përmendim mjaltin e bleteve, rakinë, mishin si dhe nënproduktet e qumështit. Gratë Arrzare merren kryesisht me punët e shtëpisë, janë amvise të shkëlqyera, të dalluara për gatimet e brumit, zajretë e dimrit, si dhe endjet me shtizë të veshjeve të ndryshme apo copave për zbukurimin e shtëpisë. Vitet e fundit banorët e Arrzës kanë filluar me kultivimin e çajit të malit, një bimë aromatike endemike për Malin e Gramozit, duke përftuar nga kushte klimaterike të duhura dhe lartësia mbi nivelin e detit.

Vitet e fundit banorët e Arrzës kanë filluar me kultivimin e çajit të malit, një bimë aromatike endemike për Malin e Gramozit, duke përftuar nga kushte klimaterike të duhura dhe lartësia mbi nivelin e detit.

== Kultura ==
== Kultura ==

Versioni i datës 11 shtator 2018 18:51

Stampa:Fshat në Shqipëri Arrëza është një fshatkomunën Mirasrrethin e DevollitShqipërisë. Është vendosur në lartësinë 1030 m mbi nivelin e detit, buzë lumit Devoll i cili buron nga mali i Gramozit. 80% e fshatit ka pozicion Jugor dhe vetem 20% kundrejt Veriut.

Emërtimi

Sipas të dhënave gojore, por edhe të dokumentuara, themelet e para të fshatit janë hedhur në një “arë të vogël” në mes të pyllit, ku banorët ishin të izoluar prej luftrave të kohës. Për këtë edhe fshati ka marrë emërtimin Arrëz, pra një arë e vogël.

Historia

Maj 1913, Çeta Arrzare me në krye Demirali Arrzën

Sipas gojëdhënave dhe materialeve të shkruara nga arkivat e kohës, mësojmë se Arrëza është një vendbanim rreth 600 vjeçar. Fshati Arrëz është themeluar nga familje të cilat bashkë me bagëtinë e tyre zinin vend në brendesi të maleve për t’ju shmangur luftrave të kohës. Emërtimi i fshatit mund të shpjegohet me fjalën “arrë e vogël”, tokë e punueshme ku banorët e parë u vendosën dhe hodhën themelet. Banorët e parë qenë të besimit Ortodoks deri në fillim vitet 1700, kur forcërisht u detyruan të konvertoheshin në myslimanë nga pushtuesit Otomanë. Kjo gjë dokumentohet nga papa Spiro Zengo, në bazë të rrëfimeve të të atit klerik me origjinë nga Arrëza, papa Nikolla Zengo: Sipas traditës familjare, ky klerik, famulltar i Arrzës, pasi ishte periudha ku ajo me detyrim po ilsamizohej, duke mos dashur që të ndëronte besë e të bëhej musliman, u strehua në Dardhë, ku dhe shumë familje të tjera kishin filluar të mblidheshin rreth famulltarit. Sipas të dhënave të shkruara në Historikun e Dardhës, nga ky fis kanë vazhduar të drejtojnë kishën Ortodokse pesë breza nga fisi Zengo.

Arrëza, 2 Maj 1941

Gjeografia

Hartë Gjeografike, Arrëza dhe fshatrat përreth

Arrëza është një fshat malor i thyer, buzë Lumit Devoll, i cili e ndan fshatin në dy pjesë. 4/5 e fshatit është vendosur në krahun Verior të lumit dhe me ekspozim nga Jugu, dhe 1/5 në pjesën Jugore të lumit, me ekspozim nga Veriu.

Arrëza shtrihet në një lartësi prej 1,050 m mbi nivelin e detit. Ka terren të thyer malor, e rrethuar me male si Gramozi në Jug-perendim, Mali i Kuq në Perëndim, të cilët lidhen nga Qafa e Kazanit dhe nga kodrat e veshura me ahishte dhe pisha, si: Dobijoti, Vraca, Maja e Gremit, Kolimereja, Liseci, Dobërgora, Meniku, Popoveni, Bozjaku.

Arrëza kufizohet nga fshatrat: Dradhë në Veri, me nje distance prej 4 km; në Perëndim nga Kamenica, 7 km; në Jug-perëndim nga Nikolica, 5 km; në Jug ndodhet kufiri me shtetin Grek; në Jug-lindje nga Qyteza, 5 km; në Veri-lindje nga Sinica, 3.5 km; në Lindje nga Mirasi, 9 km.

Zona është e pasur me burime të shumta ujore, lugina të gjelbëruara, shumëllojshmëri drurësh dhe pemësh të egra frutore si dhe një biokorridor i rëndësishëm për shkembimin e rruazorët të mëdhenj me Greqinë.

Ndër llojet e drurëve që rriten në zonë përmendim ahun, lisin, pishat, bredhin, robulli, vidhi, etj. Në klasën e shkrurreve përmendim dëllinjën, trëndafilin e egër, murrizi, gollogjina, shtogu, shkoza, etj. Në klasën e bimësisë përmendim bimët medicinale si çaji i malit, salepi, rigoni, kamomili, lule ciani, shafrnai, fieri etj.

Zona është e pasur gjithashtu me drurë të egër frutore si mollën e egër, qershinë e egër, lajthi, vadhje, gorrica, apo edhe me frutat e pyllit si luleshtrydhe, manaferra, boronicë, etj.

Për shkak të vendodhjes në një zonë ku nuk kalojnë rrugë ndërkufitare dhe të pasur me pyje të shumtë, fauna e zones është mjaft e pasur, përmendim: ariu, ujku, dhelpra, sorkadhja, derri i eger, baldosa, kunadhja, qelbaku, ketri, lepuri, etj, si dhe shpendet thëllëza e malit, mëllenja, pëllumbi i eger, shqiponjat, çafkat, bilbili, qukapiku, qyqja, etj.

Popullsia

Besimi Fetar

Ekonomia

Aktiviteti kryesor i banorëve të fshatit është bujqësia dhe blegtoria, pasi kushtet natyrore dhe klimatike favorizojnë mbarështimin e gjedhëve si dhe të imtave. Lugina e lumit Devoll ka tokë shumë pjellore në të cilën fshatarët mbjellin kultura bujqësore si patate, fasule, misër, perime, por edhe durë frutorë si mollë, kumbulla, qershi etj.

Prodhimet bujqësore janë kryesisht për konsum vetjak, ndërsa ndër prodhimet për shitje përmendim mjaltin e bleteve, rakinë, mishin si dhe nënproduktet e qumështit. Gratë Arrzare merren kryesisht me punët e shtëpisë, janë amvise të shkëlqyera, të dalluara për gatimet e brumit, zajretë e dimrit, si dhe endjet me shtizë të veshjeve të ndryshme apo copave për zbukurimin e shtëpisë. Vitet e fundit banorët e Arrzës kanë filluar me kultivimin e çajit të malit, një bimë aromatike endemike për Malin e Gramozit, duke përftuar nga kushte klimaterike të duhura dhe lartësia mbi nivelin e detit.

Kultura

Arkitektura

Shtëpitë e këtij fshati malor ruajnë tiparet karakteristike të ndërtimeve në zonë. Banesat janë ndërtuar me gurë të nxjerrë nga zona përreth ndërsa çatitë janë të mbuluara me plloça apo rrasa guri. Banesa më karakteristike është ajo me dy kate, me dy hyrje dhe katër dhoma. Shtëpitë janë të ndërtuara në të dy anët e një sokaku që zbret tatëpjetë drejt përroit apo lumit që përshkon fshatin. Sokaqet gjithashtu janë të shtruara me kalldrëme guri. Në çdo mëhallë ka nga një burim natyral ku banorët më parë mbushnin ujë të pijshëm.

Kuzhina

Zona përfiton nga një klimë malore ideale dhe tokë pjellore për të prodhuar produkte bujqësore dhe blegtorale të një cilësie të lartë. Prodhimet natyralisht të shijshme, por edhe gatimet e amvisave Arrzare, janë shumë të pëlqyera nga vizitorët. Gatimet më të njohura janë ato me përbërje brumi, si lakrori, byreku, dhallaniku, tërhanaja, rosnicat, petullat e ariut etj. Pasiqë zona ka klimë malore, dimrat janë të gjatë e të ftohtë, e për këtë amvisat pergatiten mirë për Dimër. Ndër zajretë e dimrit përmendim turshitë e ndryshme: domate turshi, kastraveca turshi, speca në gjizë, speca në salcë, lakër turshi, etj, reçelin, qe mund te jetë prej kumbulle, qershie, rrushi, ftoi, etj; bulmetin, si djathë, gjalpë, gjizë, salcë kosi; perimet të tilla si patate, fasule, lakra, kunguj; pastërma, apo mishin e thatë; frutat e thara, apo oshafet siç quhen, çajrat e ndryshëm si çaji i malit Gramoz, çaji i trëndafilit të eger, çaj kamomili, etj.

Folklori

Evente

Shih edhe