Eqrem Çabej: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Po e vendos kete shenjen vetem per nje dite per arsyeje te caktuara
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1: Rreshti 1:
<!-- {{Leter Tabela Fillim}}
{{Leter Tabela Fillim}}
{{Letër portreti|boja="#E0E0E0"| Eqrem Çabej}}
{{Letër portreti|boja="#E0E0E0"| Eqrem Çabej}}
{{Leter figura|Eqerem Çabej.jpg}}
{{Leter figura|Eqerem Çabej.jpg}}

Versioni i datës 31 tetor 2018 12:37

Eqrem Çabej
Fotoporteti
Emri Eqrem
Mbiemri Çabej
Lindur më 6 gusht 1908
Lindur në Eskishehir, Turqi
Vdiq më 13 gusht 1980
Vdiq në Romë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni albanolog

Eqrem Çabej (Eskishehir, Turqi[1] 6 gusht 1908 - Romë, 13 gusht 1980) ka qenë arsimtar, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar.

Jeta

Lindi në Eskishehir, djali i dytë i Hysenit dhe Lisheshit[2] pas Selaudinit[3]. I ati ishte gjykatës i diplomuar në "Dar-ul-Hukuk" të Stambollit.

Shkollimin fillor e kreu në shkollën qytetëse në vitin 1921Gjirokastër, nga ishte edhe prejardhja e familjes. Për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten[4].

Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare)[4].

Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit "Malet Tona" në Shkodër (1934) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-'36 Çabej u transferua në shkollën NormaleElbasanit, ku edhe atje ndenjti një vit. Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, ai kërkon që për arsye shëndetësore të transferohet nga ai dikaster e të riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Kërkesë që nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me "çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-'39 e gjejmë përsëri arsimtar, kësaj radhe në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe[4].

Në vitin shkollor 1939-'40 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës. Më 1940 dërgohet në Romë nga min. i Arsimit Ernest Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944[4].

Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Universiteti i Gjirokastrës mban emrin "Eqrem Çabej".

Veprimtaria shkencore

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë1980.

Tituj të veprave

Mirënjohjet

Burime

  1. ^ Elsie R., Historical dictionary of Albania (2nd ed.). Lanham: Scarecrow Press. 2010. fq. 67. ISBN 9780810873803.
  2. ^ Imaj A., Dosja e Sigurimit, Mehmet Shehu: Çabej, eksponent kryesor i reaksionit antishqiptar, Panorama, 29 tetor, 2009.
  3. ^ Rexha E., Zhvarroset në Gjakovë Selaudin Çabej, vëllai i Eqrem Çabejt, islamgjakova.net, 10 tetor 2011.
  4. ^ a b c d Demiraj Sh., Eqrem Çabej, një jetë kushtuar shkencës, Tiranë: Akademia e Shkencave, 2008.