Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rv obvious vandalism. Could you stop vandalizing articles for once? No removal of sources paragraphs please!
→‎Vepra: new info +++
Rreshti 118: Rreshti 118:


== Vepra ==
== Vepra ==
Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme.<ref>{{Cite web|url=http://www.elsie.de/pdf/articles/A2001CountriesCultures.pdf|title=Albania: Countries and Cultures|date=2001|publisher=Macmillan Library Reference|last=Elsie|first=Robert|trans_title=Countries and their Cultures. Vol. 1. ''Melvin Ember & Carol R. Ember''|pages=12-22|isbn=0-02-864947-8}}</ref>, i cili është i përkthyer në 45 gjuhë.<ref name="Bavjola"/> Ai e sfidoi [[realizmi socialist|realizmin socialist]] për tre dekada.{{sfn|Apolloni|2012|p=20}} Kadare iu kundërvu realizmit socialist me realizëm subjektiv.<ref name="Apolloni1">{{cite book|last1=Apolloni|first1=Ag|title=Paradigma e Proteut|date=2012|publisher=OM|isbn=9789951632041}}</ref>Studiuesja Alda Bardhyli e ka quajtuar aftësinë e Kadaresë për t'iu shmangur realizmit socialist të jashtëzakonshme. <ref name="Bardhyli">{{citeweb|author=Alda Bardhyli|title=INTERVISTA/ Alda Bardhyli: Kadare, si shkroi letërsi i survejuar |url=https://alpenews.al/intervista-alda-bardhyli-kadare-si-shkroi-letersi-i-survejuar-foto|website=Alpnews|date=28 January 2018|accessdate=3 November 2018}}</ref>Pothuajse në të gjitha veprat e tij e ka sfiduar regjimin përmes një "disidence të heshtur".<ref name="Bardhyli" /> Albanologu [[Robert Elsie]], ka thënë se kushtet në të cilat Ismail Kadare ka jetuar dhe shkruar nuk ishin të krahasueshme me vendet tjera komuniste në Evropë ku kishte të paktën një shkallë të caktuar të tolerancës për disidencë, përkundrazi, situata në Shqipërinë Socialiste ishte e krahasueshme me atë në Korenë e Veriut ose Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 30 kur drejtohej nga Stalini. Megjithatë Kadare shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në veprat e tij nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar shqiptarë.<ref>{{cite book|author1=Robert Elsie|authorlink1=Robert Elsie|title=Albanian Literature: A Short History|date=2005|publisher=I.B.Taurus|__cpLocation=London|isbn=1-84511-031-5|pages=182–183|url=https://books.google.com/books?id=ox3Wx1Nl_2MC&printsec=frontcover&dq=albanian+literature&hl=de&sa=X&ved=0ahUKEwif6oeQqozYAhXIaFAKHTfYAi0Q6AEIJjAA#v=onepage&q=conformist&f=false}}</ref>
Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme.<ref>{{Cite web|url=http://www.elsie.de/pdf/articles/A2001CountriesCultures.pdf|title=Albania: Countries and Cultures|date=2001|publisher=Macmillan Library Reference|last=Elsie|first=Robert|trans_title=Countries and their Cultures. Vol. 1. ''Melvin Ember & Carol R. Ember''|pages=12-22|isbn=0-02-864947-8}}</ref>, i cili është i përkthyer në 45 gjuhë.<ref name="Bavjola"/> Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.<ref name="Bardhyli" /> Ai e sfidoi [[realizmi socialist|realizmin socialist]] për tre dekada{{sfn|Apolloni|2012|p=20}} duke iu kundërvënë realizmit socialist me realizëm subjektiv.<ref name="Apolloni1">{{cite book|last1=Apolloni|first1=Ag|title=Paradigma e Proteut|date=2012|publisher=OM|isbn=9789951632041}}</ref>Studiuesja Alda Bardhyli e ka quajtuar aftësinë e Kadaresë për t'iu shmangur realizmit socialist të jashtëzakonshme. <ref name="Bardhyli">{{citeweb|author=Alda Bardhyli|title=INTERVISTA/ Alda Bardhyli: Kadare, si shkroi letërsi i survejuar |url=https://alpenews.al/intervista-alda-bardhyli-kadare-si-shkroi-letersi-i-survejuar-foto|website=Alpnews|date=28 January 2018|accessdate=3 November 2018}}</ref>Pothuajse në të gjitha veprat e tij e ka sfiduar regjimin përmes një "disidence të heshtur".<ref name="Bardhyli" /> Albanologu [[Robert Elsie]], ka thënë se kushtet në të cilat Ismail Kadare ka jetuar dhe shkruar nuk ishin të krahasueshme me vendet tjera komuniste në Evropë ku kishte të paktën një shkallë të caktuar të tolerancës për disidencë, përkundrazi, situata në Shqipërinë Socialiste ishte e krahasueshme me atë në Korenë e Veriut ose Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 30 kur drejtohej nga Stalini. Megjithatë Kadare shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në veprat e tij nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar shqiptarë.<ref>{{cite book|author1=Robert Elsie|authorlink1=Robert Elsie|title=Albanian Literature: A Short History|date=2005|publisher=I.B.Taurus|__cpLocation=London|isbn=1-84511-031-5|pages=182–183|url=https://books.google.com/books?id=ox3Wx1Nl_2MC&printsec=frontcover&dq=albanian+literature&hl=de&sa=X&ved=0ahUKEwif6oeQqozYAhXIaFAKHTfYAi0Q6AEIJjAA#v=onepage&q=conformist&f=false}}</ref>
Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Temë qendrore e veprave të tij është totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur. <ref name="Asturias"/>
Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Temë qendrore e veprave të tij është totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur. <ref name="Asturias"/>

Versioni i datës 4 nëntor 2018 17:16

Stampa:Infobox shkrimtar Ismail Kadare (frëngjisht: Ismaïl Kadaré, lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë [1][2][3][4] ish-deputet[5] dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik.[6] Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.[7] Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme,duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.[8]

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin "Prince of Asturias Awards" për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.[9][10] Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.[11] Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.[12]

Jeta

Vitet e hershme

U lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, në një familje qytetare, i biri i Halit Kadaresë dhe Hatixhes nga familja Dobi.[13] Çifti do të kishte edhe dy fëmijë të tjerë, Shahinin dhe Kadrien.[14]

Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Kur u vendos diktatura komuniste në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç.[15] Në moshën 12 vjeçare arrestohet nga regjimi i sapovendosur komunist nën akuzën “falsifikues monedhash”, meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ua kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë, dy ditë përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i Kadarenjve dhe e liruan për shkak të moshës së mitur. Si ndëshkim, në shkollë iu thye nota e sjelljes nga pesë në tre. Më vonë do t'i përshkruante këto ndodhi në novelën Koha e parasë. Sipas Kadaresë qe skenar i mirëkalkuluar, në mënyrë që të goditej gjenerali Tahir Kadare.[16][17]

Në moshën 13 vjeçare zbuloi Makbethin, një ndër veprat e Shekspirit dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista Pionieri në Tiranë,[18] Më 1954 botoi një përmbledhje poetike e quajtur "Frymëzime djaloshare".

Instituti Gorki

Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", të cilin e përfundoi në prag të vijimit të studimeve.[19] Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki", gjatë periudhës së zbutjes hrushoviane. Atje pati mundësi të lexonte letërsi bashkëkohore perëndimore e cila kishte filluar të përkthehej në rusisht.[20] I zhgënjyer nga realizmi socialist mendon të lërë letërsinë krejtësisht. Detyrohet t'i braktisë studimet para kohe për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. U kthye në atdhe dhe nisi punë si gazetar dhe i mëshoi karrierës letrare.[21]

Vitet '60

Ballafaqimi i brezit të ri dhe të vjetër (1960-1961)

Gjatë viteve '50 dhe në fillimet e viteve '60, Kadare i ishte i njohur për poezi[22], kurse që nga vitet '60 edhe për prozë. [23]. Rinia i pëlqente veprat e tij. Në vitin 1961 botoi vëllimin poetik "Shekulli im".[22]

Sulmet e para ndaj Kadaresë nisën qysh pas kthimit të tij nga Moska, kur u akuzua për dekadencë.[24] Në atë periudhë pjesa më e madhe e shkrimtarëve i përkisnin brezit të dalë nga lufta. Konflikti mes tyre dhe brezit të ri që po dilte në skenë u shfrytëzua nga Enver Hoxha i cili në vitin 1961 organizoi një mbledhje mes shkrimtarëve të dy brezave. Kadare që i përkiste brezit të ri mbrojti letërsinë e re dhe çuditërisht Hoxha këtu mori anën e të rinjve. Kjo manovër e Hoxhës ishte edhe goditje ndaj brezit të vjetër ish-partizan.[24]

Kalimi në prozë (1962-1965)

Gjatë qëndrimit në Moskë, në nëntor 1959, shkroi romanin "Qyteti pa reklama", duke sfiduar qëllimshëm rregullat e realizmit socialist. Për shkak të temës delikate të romanit, që bënte fjalë për studentë të shthurur e amoralë që arrijnë suksesin me anë të falsifikimeve, e që ishte në kundërshtim të plotë me frymën pozitive e heronjtë pozitivë që proklamonte realizmi socialist, romani mbeti pa u botuar.[25] Pas kthimit nga Moska ia tregoi veprën "Qyteti pa reklama" një miku të tij i cili e këshilloi që ta mbante të fshehur. Nga ky roman shkëputi një fragment,i cili u botua si novelë me titullin "Ditë kafenesh" më 1962 te "Zëri i Rinisë".[26]

Në vitin 1962 e botoi tregimin Gjenerali i ushtrisë së vdekur të cilin më pas e zgjeroi, e bëri roman dhe e botoi të plotë në vitin 1963.[27][28][29] Në roman kishte injoruar realizmin socialst, mungonte personazhi pozitiv dhe nuk përmendej Partia. Ai u prit keq nga kritikët zyrtarë dhe u injorua.[30] Romani pasues, "Përbindëshi", i cili është antidogmatik[31] u botua në revistën Nëntori, mirëpo menjëherë pas botimit, vepra u etiketua si dekadente dhe u ndalua. Si e tillë mbeti në harresë deri pas rënies së komunizmit.[32]

Gjatë viteve '60 në shkrimet e kritikës zyrtare kryesisht injorohet ose përmendet rrallë, në kontrast me shkrimtarët e mëdhenj të kohës të cilët kritika i pëlqente.[33]

Koha e Revolucionit Kulturor dhe më pas (1966-1969)

Më 1966, Enver Hoxha filloi revolucionin kulturor shqiptar dhe si rrjedhojë artistët u dërguan nëpër qytete provinciale për të qenë "gju më gju me popullin". Shkrimtarët dhe artistët u përballën edhe me indiferencë nga bota e jashtme demokratike, e cila nuk reagoi për persekutimin e tyre. Ata kuptuan se ishin të vetmuar përballë shtetit i cili mund të bënte me ta çfarë të donte pa u bezdisur prej askujt.[34]

Kadare u dërgua në qytetin e Beratit ku qëndroi dy vjet si korrespodent i gazetës "Drita", e ku u njoh me punëtorët e kombinatit të tekstilit. Në vitin 1967, Kadare u caktua në delegacionin e Lidhjes së Shkrimtarëve që u dërgua në Kinë, bashkë me disa delegacione tjera.[35] Në atë kohë Revolucioni Kulturor në Kinë ishte në kulm, ndërsa letërsia ndodhej në agoni. Shkrimtarë si Servantes dhe Shekspiri ishin të ndaluar. Përvojat e tij në Kinën komuniste do t'i trajtonte më vonë në veprën e tij.[36] Pas Kinës, delegacioni i Kadaresë qëndroi dy javë në Vietnam ku lufta ishte përshkallëzuar dhe bombardimet amerikane ishin në kulm. Ditën e fundit kur po kalonin lumin Mekong me një trap të madh i zë bombardimi midis lumit.[35]

Duke marrë parasysh që dy nga veprat e tij tashmë ishin të ndaluara kurse Gjenerali i ushtrisë së vdekur u prit frohtë dhe nuk mundi ta ribotonte, ai kuptoi se në këtë situatë nuk guxonte të bënte më gabime. Për t'ua mbyllur gojën kritikëve të shumtë që e sulmonin për shmangien nga "temat aktuale" dhe mostrajtimin në veprat e tij të temës së "ndërtimit të socializmit", Kadare vendosi ta shkruajë një roman me temë aktuale dhe që nuk binte ndesh me rregullat e realizmit socialist. Kështu shkroi pa dëshirën e tij[37] romanin Lëkura e daulles i cili u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori", në kulmin e revolucionit kulturor. Kritika zyrtare e priti me entuziazëm dhe e cilësoi si një sukses në "riedukimin" e shkrimtarëve.[38] Po të njëjtin vit pas një ripunimi që i bëri Gjeneralit të ushtrisë së vdekur, ai më në fund u ribotua. Në atë kohë ai u përkthye dhe u botua në Bullgari dhe Jugosllavi, dy vende armike që konsideroheshin si "revizioniste".[39]

Vitet '70

Botimi në Francë dhe suksesi ndërkombëtar

Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze Albin Michel botoi në frëngjisht romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur përkthyer nga Jusuf Vrioni.[40][28] Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë.[28] Pas romanit u zgjodh deputet gjer më 1982,[5] u detyrua të futej në Partinë e Punës të Shqipërisë.[41] Pas zhgënjimit nga temat aktuale, u rikthehet temave historike.[23] Në këtë kohë Kadare shkroi e botoi romanet Kështjella (1970) dhe Kronikë në gur (1971), të cilat përkthehen e botohen në Francë njëra pas tjetrës.[42] "Kështjella" bënte fjalë për rezistencën e shqiptarëve kundër osmanëve[42], ndërsa romani autobiografik "Kronikë në gur" bënte fjalë për qytetin e Gjirokastrës dhe fëmijërinë e Kadaresë aty gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur qyteti pushtohet me radhë nga italianët, grekët, gjermanët dhe partizanët.[43]Gjatë këtyre viteve drejtonte po ashtu të revistën e vetme në gjuhë të huaj të Lidhjes së Shkrimtarëve, Les lettres albanaises.[44]

Në këtë kohë Kadare konsiderohej si shkrimtar i talentuar, por talenti i të cilit anonte kah dekadenca dhe subjektivizmi. Armiqtë e Kadaresë në organet e Sigurimit dhe garda e vjetër e Byrosë Politike e akuzonin atë vazhdimisht si "agjent i Perëndimit", që ishte njëra prej akuzave më të rrezikshme që mund të bëhej asokohe.[45]

Pas publikimit të dy romaneve me temë historike, Kadare u përball me kritika pse nuk po shkruante për tema "aktuale", si "ndërtimi i socializmit". Për t'ua mbyllur njëherë e mirë gojën kritikëve, ai vendosi të shkruante një roman me temë prishjen e lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendeve tjera komuniste. Meqë Enver Hoxha kishte qenë një nga aktorët kryesorë në mbledhjen e 81 krerëve të partive komuniste të botës, e cila u mbajt në Moskë në nëntor 1960, Kadare e bëri edhe atë personazh. Për të shmangur glorifikimin e tij ai iu lut autoritetve ta lejonin t'i shikonte procesverbalet e mbledhjes së Moskës dhe të merrte shënime nga to. Kështu Kadare e paraqiti ngjarjet në roman ashtu siç e dëshmonin dokumentet.[46]

Skeda:Dimri i madh.JPG
Kopertina e botimit të dytë, të censuruar të "Dimrit të vetmisë së madhe"

Në roman paraqiteshin edhe pasojat e ndarjes së Shqipërisë prej vendeve tjera komuniste, pesimizmi i njerëzve, shpresat e disa pjesëve të shoqërisë për rrëzimin e komunizmit etj. Romanin e titulloi "Dimri i vetmisë së madhe" dhe e çoi në shtyp në fillim të vitit 1973. Ai ishte i bindur se në të kishte paraqitur një tablo të zymtë të komunizmit dhe udhëheqësve komunistë, dhe që ishte ndryshe nga romanet e realizmit socialist, meqë ishte i zymtë, në të paraqiteshin fantazma ministrash të vrarë etj.

Kur u botua romani, ai u prit jashtëzakonisht keq. Disa ditë pas botimit, në shtyp shpërtheu një fushatë masive kundër Kadaresë, e cila zgjati muaj me radhë. Në të u përfshinë fshatarë, punëtorë, studentë, ushtarë, kritikë, studiues, zyrtarë të lartë; shkurt, i gjithë mekanizmi i propagandës komuniste. Kadare u akuzua për mungesë "pozitiviteti" dhe "patriotizmi socialist", për "shtrembërim të historisë së prishjes me Bashkimin Sovjetik", ironizim të "parimeve të socializmit", "futjen e teorive borgjeze të revolucionit seksual", dhe "përkrahje të fshehtë të liberalizmit".[47] Vetë ministri i brendshëm Kadri Hazbiu u deklarua lidhur me romanin: "lexova dyzet faqe dhe pështyva dyzet herë".[48][49] Enver Hoxha, i cili ishte personazh në libër qëndroi pasiv për muaj të tërë përderisa Kadare sulmohej nga të gjitha anët. Kur gjatë një vizite në Elbasan u pyet rastësisht se çfarë mendonte për romanin, ai u shpreh se ai kishte të meta por qëndrimi i partisë në Moskë ishte paraqitur në mënyrë korrekte. Enver Hoxha ndalimin e mundshëm të romanit e hodhi poshtë nën arsyetimin se nëse ndalohej një roman antisovjetik, në Moskë këtë mund ta merrnin si shenjë se qarqet sovjetike në Shqipëri ishin ende të forta. Kaq mjaftoi që fushata të ndalej. Kadare u detyrua ta rishikonte disa herë romanin sipas udhëzimeve nga lart. Pas disa përpunimeve ai u ribotua në vitin 1977 nën titullin e ndryshuar "Dimri i madh" dhe u përkthye edhe në frëngjisht.[50]

Në vitin 1975 Kadare hyri prapë në telashe me autoritetet kur çoi për botim një poemë me titullin "Në mesditë Byroja Politike u mblodh". Kur poema i ra në dorë Enver Hoxhës ai e quajti "akuzë e rëndë për udhëheqjen e partisë,[...] trakt i zi që bën thirrje për kryengritje [51] U largua nga Tirana si formë dënimi, ku u kthye nga fundi i vitit duke vijuar të kishte pozitën e deputetit.[6]

Në vitin 1978 kur u prishën marrëdhëniet me Kinën botoi romanet "Muzgu i perëndive të stepës", "Ura me tri harqe", "Kamarja e turpit" dhe "Komisioni i festës" në një vëllim të përbashkët.[52] Me përjashtim të romanit të parë të përmbledhjes i cili ishte autobiografik, tre të tjerët ishin me tema historike.[53][54][55]

Vitet '80

Pyetje: Vazhdo i pandehur të shpjegosh se cilët janë personat e tjerë, që tradhtari Mehmet Shehu, i ka marrë në shërbim të punës tuaj armiqësore.

Përgjigje: Mehmet Shehu që drejtonte grupin tonë armiqësor, kishte parashikuar, që përveç sektorëve të tjerë, që unë kam shpjeguar më parë, të godiste vijën e Partisë edhe në art e letërsi. Kështu, në një nga bisedat e shumta armiqësore që kam bërë me Fiqret Shehun, kam mësuar se në këtë drejtim kishte përpunuar me detyra edhe Ismail Kadarenë. [...]

Fiqreti më tregoi se edhe Ismail Kadareja ishte prej kohësh në pozicion armiqësor. Përpunimin e tij, më tha ajo, e ka bërë Todi Lubonja, me të cilin Ismaili kishte shoqëri të ngushtë dhe pasi Todi Lubonja me Fadil Paçramin u zbuluan nga Partia për veprimtarinë e tyre kundër saj, Ismail Kadareja ishte marrë në mbrojtje nga Mehmet Shehu duke e paraqitur Ismailin si viktimë të tyre. Ky është momenti, më ka thënë Fiqret Shehu, që u shfrytëzua për ta vënë Ismail Kadarenë në shërbim të punës tonë. Pastaj Fiqreti më ka treguar se Ismail Kadareja ishte porositur që të godiste vijën e Partisë në letërsi dhe në art, duke shkruar tregime e romane me dy kuptime, nga njëra anë të dukej se mbronte e zbatonte vijën e Partisë, ndërsa nga ana tjetër, pa dalë hapur, ta godiste atë. Gjithashtu, Ismail Kadareja ishte ngarkuar që të punonte sa më shumë me shkrimtarët dhe artistët e rinj e gradualisht t’i përpunonte ata e duke bërë sa më shumë të tillë, të formonte një rrymë liberale disidentësh, që do të përdoreshin kur të vinte koha.

Procesverbali i marrjes në pyetje të Llambi Ziçishtit, Tiranë, 24.09.1982 [56]

Vitet e terrorit të madh (1980-1983)

Në vitin 1980 botoi në një përmbledhje të përbashkët romanet Prilli i thyer, Kush e solli Doruntinën së bashku me dy kapitujt e parë të romanit Pallati i ëndrrave maskuar si novelë. Një vit më vonë, me rastin e ribotimit të një libri të mëhershëm shfrytëzoi rastin dhe e futi në të verzionin e plotë të Pallatit të ëndrrave, duke arritur kështu ta kapërcente censurën.[57] Vepra bënte fjalë për një shtet totalitar, që në shikim të parë dukej si Perandoria Osmane, ku një institucion i quajtuar Tabir Saraj (Pallati i ëndrrave) monitoronte, mblidhte dhe analizonte ëndrrat e qytetarëve për të zbuluar në to shenja të konspiracioneve kundër shtetit. Shumë shpejt njerëzit filluan të vërenin se përshkrimet e kryeqytetit ku luheshin ngjarjet ishin identike me Tiranën, dhe atmosfera e terrorit, spastrimeve dhe burgosjeve ishte e ngjashme me Shqipërinë e Enver Hoxhës.[58]

Romani u dënua rreptësisht në një mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe u ndalua. Kadare u përball me akuzuat se vepra kishte aluzione kundër regjimit komunist dhe që Pallati i Ëndrrave ishte në fakt ndërtesa e Komitetit Qendror të PPSH-së. Kadare i shpëtoi arrestimit për shkak të njohjes ndërkombëtare dhe ndërhyrjes së presidentit francez në mbrojtje të tij. [59]

Në vjeshtë 1981 Bashkim Shehu, djali i kryeministrit Mehmet Shehu, i tregoi në mirëbesim se i ati pas kthimit nga një takim me Enver Hoxhën ia kishte ndaluar takimin me Kadarenë me arsyen se ai ishte agjent i Perëndimit.[60]

Më 17 dhjetor 1981 kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu u gjet i vdekur në kushte misterioze kurse Hoxha e shpalli agjent të të huajve. Në vend filloi një valë terrori e shoqëruar me kërkimin e bashkëpunëtorëve të kryeministrit. [61] [36] Në këtë kohë Kadare ishte i shqetësuar se mos përfshihej në vorbullën e terrorit.[61] Në vjeshtë të atij viti kishte dorëzuar për botim romanin Koncerti në faqet e të cilit përmend mënyrën me të cilën Mao Ce Duni kishte zhdukur zëvendësin e tij Lin Biao në një aksident ajror. [36][61] Një ditë para varrimit të Shehut, shkrimtarët dhe artistët ishin ftuar në një ekspozitë arti ku do të merrte pjesë vetë Enver Hoxha, përjashtim bënte Kadareja. I vetëdijshën për domethënien e riteve të tilla të përjashtimit ai e mori me mend se ndodhej në rrezik. [61] Në vitet 1981-1982, Enver Hoxha ngarkoi Sigurimin dhe Hetuesinë të përgaditnin dokumentet procedurale për arrestimin e Ismail Kadaresë nën akuzën veprimtari armiqësore dhe bashkëpunëtor në komplotin e Mehmet Shehut. Kadare do të akuzohej si sabotator i vijës së Partisë në art dhe kulturë.[62]Ishte vlerësuar se ishte kishte ardhur momenti për ta dënuar Kadarenë si armik të Partisë dhe të Diktaturës së Proletariatit. Ishin përgatitur mbi dhjetë dëshmi ku flitej për veprimtarinë armiqësore të Kadaresë, kryesoret ishin nga Fiqirete Shehu dhe Llambi Ziçishti, por për tu bërë me e besueshme akuza ndaj Kadaresë u pa e udhës t'i jepej më shumë rëndësi dëshmisë së Ziçishtit (shih kutiza në të djathtë)[63]

Në vitin 1985 vdiq Enver Hoxha. Po atë vit u ndalua romani "Nata me hënë" që bënte fjalë për përpjekjet e partisë komuniste dhe shoqërisë komuniste për të shkatërruar jetën e një vajze të pafajshme.[64] Romanin tjetër "Vajza e Agamemnonit" ku në mënyrë të hapur shpreh mendimet kundër regjimit komunist, e shkroi atë vit dhe bashkë me disa vepra tjera anti-komuniste e nxori fshehtas jashtë shtetit nëpërmjet botuesit dhe mikut të tij francez Claude Durand, me udhëzimin që të botohesin në rast se regjimi e eliminonte Kadarenë pas shpine.[65]

Në vitin 1986 botoi romanin "Krushqit janë të ngrirë" që fliste për dhunën dhe terrorin që përdornin serbët kundër shqiptarëve në Kosovë. Romani ishte frymëzuar nga demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1981 dhe kishte filluar ta shkruante po atë vit mirëpo autoritetet komuniste në Shqipëri nuk lejuan botimin e tij për disa vite për të mos zemëruar Jugosllavinë.[66]

Në vitin 1988 u bë anëtar i Institutit Francez.[67]

Rënia e komunizmit

Në vitin 1989, disa muaj para rënies së regjimit komunist, Nexhmije Hoxha e emëroi zvkryetar të Frontit Demokratik.[68]

Në vitin 1990 Shqipëria ishte i vetmi vend komunist në Evropë. Regjimet komuniste në vendet tjera evropiane kishin rënë një vit më parë. Përveç kësaj ishte edhe vendi i vetëm stalinist në botë, kur stalinizmi në vendet tjera kishte rënë disa dekada më parë. Në fillim të atij viti Kadare i kërkoi udhëheqësit të Shqipërisë, Ramiz Alisë që të bënte ndryshime në vend, mirëpo shumë shpejt iu bë e qartë se udhëheqja komuniste nuk e kishte në plan të dorëzonte pushtetin.

Në vjeshtën e vitit 1990, i zhgënjyer nga përpjekjet e udhëheqjes komuniste për t'i zgjatur jetën regjimit, Ismail Kadare vendosi të arratiset nga Shqipëria në Paris dhe të kërkojë nëpërmjet mediave perëndimore vendosjen e demokracisë. Me ndihmën e botesit francez arrin të organizojë ikjen e familjes së tij. Ikja e tij u mirëprit nga ata që donin demokratizimin e Shqipërisë, kurse pas arratisjes u shpall tradhtar dhe Ramiz Alia kërkoi ndjekjen penale të tij.[62]. Krijimtaria e tij nuk arriti të ndalohej sepse librat e tij gjendeshin kudo në Shqipëri, dhe ti hiqje veprat e tij nga gjitha libraritë, shtëpitë dhe tekstet shkollore ishte gati e pamundur. Rreth asaj kohe filluan të përhapen shpifje për gjoja fyerjet që Kadare u kishte bërë refugjatëve shqiptarë që arratiseshin nga Shqipëria, sipas të cilave ai i kishte quajtuar "jashtëqitje e kombit", shpifje që vazhduan të përhapeshin edhe më vonë.

Në fund të tetorit të vitit 1990 Kadareja e la Tiranën dhe aplikoi për azil politik në Francë, ku pasi u vendos mundi të ushtrojë profesionin e tij në liri të plotë. Mërgimi i tij në Paris qe i frytshëm dhe i mundësoi sukses të mëtejshëm, si në shqip ashtu edhe në frëngjisht. U kthye për herë të parë pas 12 vjetëve në Shqipëri, më 2002.[69]

Pas komunizmit

Pas fitores së Partisë Demokratike në vitin 1992, Kadare u kthye në Shqipëri.[70] Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.

Jeta mes Parisit dhe Tiranës

Kadare ndan kohën mes Parisit dhe Tiranës. Në vitin 1996 u pranua në Akademinë e shkencave sociale dhe politike në Francë, ku zëvendësoi filozofin Karl Popper. Nga viti 1994 deri 2004 shtëpia botuese franceze Fayard botoi veprën komplete të Kadaresë në frëngjisht dhe shqip. Gjatë viteve të 90-ta ai ndihmoi botimin e shumë autorëve shqiptarë në Francë, qoftë duke ua sugjeruar botuesve francezë, qoftë duke ua shkruar parathëniet. Në vitet e 90-ta Kadare loboi për Kosovën dhe përkrahu bombardimet e NATO-s kundër Serbisë.[nevojitet citimi]

Në vitin 1997 deklaroi se kishte hequr dorë nga shkrimi i poezive kurse më 2011 deklaroi se kishte hequr dorë nga shkrimi i letërsisë artistike.[71] Pas rënies së komunizmit u botuan rreth 101 dokumenteve arkivore ku shihet përndjekja e shkrimtarit gjatë regjimit.[24]

Vepra

Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme.[72], i cili është i përkthyer në 45 gjuhë.[73] Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.[24] Ai e sfidoi realizmin socialist për tre dekada[74] duke iu kundërvënë realizmit socialist me realizëm subjektiv.[75]Studiuesja Alda Bardhyli e ka quajtuar aftësinë e Kadaresë për t'iu shmangur realizmit socialist të jashtëzakonshme. [24]Pothuajse në të gjitha veprat e tij e ka sfiduar regjimin përmes një "disidence të heshtur".[24] Albanologu Robert Elsie, ka thënë se kushtet në të cilat Ismail Kadare ka jetuar dhe shkruar nuk ishin të krahasueshme me vendet tjera komuniste në Evropë ku kishte të paktën një shkallë të caktuar të tolerancës për disidencë, përkundrazi, situata në Shqipërinë Socialiste ishte e krahasueshme me atë në Korenë e Veriut ose Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 30 kur drejtohej nga Stalini. Megjithatë Kadare shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në veprat e tij nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar shqiptarë.[76]

Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Temë qendrore e veprave të tij është totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur. [12]

Vepra e tij komplete është botuar disa herë. Herën e fundit është botuar nga shtëpia botuese Onufri në 20 vëllime në vitin 2009.[nevojitet citimi]

Poezi

Kur ishte 17 vjeç shkroi poezinë për vdekjen e Stalinit, gjë që sipas historianit Noel Malcolm, ndihmoi në botimin e vëllimit të tij të parë[6] titulluar Frymëzime djaloshare më 1954. Më pas do t'i botoheshin Ëndërrimet (1957), Shekulli im (1961) dhe më i çmuari Përse mendohen këto male (1964),[77] Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Skeda:Vepra (Ismail Kadare).jpg

Prozë

Shkroi tregimin e tij të parë 17 vjeç, titulluar Në dheun e huaj.[19]

Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1970). Në romanin Kronikë në gur (1971) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Ura me tri harqe, Kush e solli Doruntinën, Prilli i thyer, Dosja H, Pallati i ëndrrave, Piramida, Pasardhësi.

Në vitet '60 i çmuar realisht për talentin e tij, e përkrahën figura të tilla si Todi Lubonja[78] dhe Fadil Paçrami.[79]

Albanologia dhe ballkanologia kineze Ke Jing u shpreh se shkrimtari ka retushuar disa nga veprat e tij. Në rastin e veprës "Kështjella" u shpreh se vepra që përshkruante luftën kundër osmanëve është shndërruar në një betejë fetare ku janë shtuar elementët kishtarë duke e paraqitur Shqipërinë sikur ka dhënë kontribut të madh në Mesjetë për mbrojtjen e Evropës. Sipas studjueses kjo gjë nuk mund të bëhej kur ka shkruar veprën, sepse nuk mund t'i jepej aq rëndësi elementit fetar.[80][81] Konstatim i bërë edhe nga studjuesi i shkrimtarit, Shaban Sinani, që vëren se tek "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave" personazhi e ka Ebu Qerimi në variantin e parë dhe Mark Alemi në variantin e dytë.[82]

Përkthime

Një ndër fushat më pak të lakuara të veprimtarisë së Kadaresë janë përkthimet, hulli të cilën e nisi më 1955, kur shqipëroi poemat Lisi, Fëminija, Në pyllin afër fronit, Katjusha, Pranvera, etj. të shkrimtarit rus M. Isakovski. Autorë të tjerë të shqipëruar prej tij janë: Eskili, Heminguej, Pushkin, Majakovski, Eminescu, Gogol, Esenin, Mihallkov, Shçipaçov, Mickieviç, Buske, Sendrar, Bodler, Andrade, Vijon, Kejler, Seferis, Kavafis, Elitis, Li Bo, Du Fu, Jan Czjun, etj.[18]

Në gjuhë të huaj

Shih edhe Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë

Me veprën e tij, të përkthyer në disa gjuhë të huaja, ka bërë të njohur historinë dhe kulturën e Shqipërisë në botë. Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në disa dhjetëra gjuhë të botës duke u bërë kësodore shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.[nevojitet citimi]

Vlerësimi ndërkombëtar

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Man Booker International Prize" ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t'i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: "Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqsitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri" Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi Asturias për Artet - çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea.[83]Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e çmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Me studimin e verpës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), Peter Morgan (anglisht), Jose Carlos Rodrigo Breto (spanjisht).[nevojitet citimi]

Mirënjohjet

Jeta private

Kadare është martuar me shkrimtaren, Helena Kadare, dhe kanë dy vajza. Njëra nga vajzat, Besiana është ambasadore e përhershme e Shqipërisë në UNESCO.[89]

Skenare filmash

Citate

“Një vepër lind natyrshëm së bashku me projektin e saj që duhet të jetë origjinal dhe I papërsëritshëm, megjithatë gjatë të shkruarit, e sidomos gjatë lëmimit të veprës, vëmendja e shkrimtarit nuk ruan të njëjtën gjendje tëtensionuar. Shumë herë e gjen atë që kërkon, e po herë qëllon që nuk e gjen. Ndjenja e humbjes e përherë shkrimtarin. (Kadare, 1990)”.

Vepra mbi Kadarenë

  • Eric Faye - Ismail Kadare: Promethe, porte-feu (Paris, 1991)
  • Piet de Moor - Een masker voor de macht. Ismail Kadare, schrijver in de dictatuur (Amsterdam, 1996)
  • Peter Morgan - Kadare: Shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990 (Londer, 2010)
  • José Carlos Rodrigo Breto - Ismaíl Kadaré y la Gran Estratagema: reflejos literarios del totalitarismo (Madrid, 2015)

Referencat

  1. ^ Henri Amouroux (28 October 1996). "Installation de M.Islmail Kadare - Associé étranger" (PDF). Académie des Sciences morales et politiques. fq. 7. Marrë më 18 Shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  2. ^ 김광일기자 (18 shtator 2000). "세계의 작가들 연쇄인터뷰… '문학의 긴급의제'점검<3> 이스마일 카다레 "저항의 열정이 내 작품 이끌어". NK Chosun (në koreane). Marrë më 18 Shkurt 2018. 유럽 비평가들은 그를 "우리시대 최고의 작가 중 한 사람" 혹은 "20세기의 고전으로 남을 작가"라고 극찬을 아끼지 않는다. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  3. ^ ""Ismail Kadare" në Encyclopaedia Britannica". britannica.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Ismail Kadare, The Art of Fiction No. 153". theparisreview.org. Intervistuar nga Shusha Guppy. The Paris Review nr. 147, verë 1998. 1998. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 15–16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura :0
  7. ^ Apolloni 2012, f. 25.
  8. ^ Shatro, Bavjola (2016). Between(s) and Beyond(s) in Contemporary Albanian Literature. Cambridge Scholars Publishing. fq. 8. ISBN 9781443899970. {{cite book}}: Burimi ka parametra të panjohur: |__cpLocation= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Franca nderon "Komandant" Kadarenë". top-channel.tv. Marrë më 30 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Décret du 31 décembre 2015 portant élévation à la dignité de grand'croix et de grand officier" (PDF). La grande chancellerie de la Légion d’honneur (në frëngjisht). JOURNAL OFFICIEL DE LA RÉPUBLIQUE FRANÇAISE. 1 Janar 2016. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  11. ^ Gappy, Shusha (27 Shkurt 1999). "The Books Interview: Ismail Kadare - Enver's never-never land". The Independent (në anglisht). Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  12. ^ a b Fundacion Princessa de Asturias (24 June 2009). "Ismaíl Kadare, Prince of Asturias Award Laureate for Literature". Fundacion Princessa de Asturias. Marrë më 11 Korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  13. ^ Kadare, Ismail (7 prill 2015). "Portreti i nënës, që kur erdhi nuse në derën e Kadareve". gazetadita.al. Dita. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Kadare, Shahin (29 gusht 2009). Një Kadare onkolog: [vëllai i vogël i Ismail Kadaresë]. Shekulli. - Nr. 27103. fq. 18–19. {{cite book}}: Burimi ka parametra të panjohur: |__cpLocation= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Kadare, Ismail (2009). "Pesha e Kryqit". VEPRA: Vëllimi i njëzetë. Onufri. fq. 210. ISBN 978-99943-42-99-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Biografia, Kadare u arrestua në moshën 12-vjeç për falsifikim monedhash". Panorama Online. 13 Tetor 2013. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  17. ^ Kulla, Ndriçim (2013). Ylli i Shkrimtarit. Tiranë: Plejad. ISBN 978-9928-4170-3-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ a b Kryeziu-Shkreta, Jorina (3 shkurt 2015). "Bibliografi e veprës së Kadaresë". panorama.com.al. Panorama. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ a b Kadare, Ismail (30 maj 2014). Intervistuar nga Viola Isufaj. "E dashura e fakultetit si ma shpërfytyroi kolegu im në roman: ["Mjegullat e Tiranës", Ismail Kadare]". Shqiptarja.com. 125: 16–17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Morgan 2011, f. 49.
  21. ^ Ismail Kadare, Albanian writer, Brittanica.com. marrë më 14 korrik 2018
  22. ^ a b Morgan 2011, f. 66.
  23. ^ a b Apolloni 2012, f. 22.
  24. ^ a b c d e f g Alda Bardhyli (28 January 2018). "INTERVISTA/ Alda Bardhyli: Kadare, si shkroi letërsi i survejuar". https://alpenews.al/intervista-alda-bardhyli-kadare-si-shkroi-letersi-i-survejuar-foto. Retrieved 3 November 2018. 
  25. ^ Ndue Ukaj (2016-05-27). "Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia". Gazeta Ekspress. Marrë më 2017-09-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Kadare, Ismail (2005). Zanafilla e "Një ditë kafenesh": një shpjegim i vështirë. Tiranë: Onufri. ISBN 9789994332403. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  27. ^ Kuçuku, Bashkim (13 Gusht 2012). "Bashkim Kuçuku:Historia reale e Gjeneralit që erdhi në Shqipëri në '60". Gazeta Mapo. Nr. 655. Mapo. fq. 10. Marrë më 15 September 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  28. ^ a b c Kuçuku, Bashkim. "Historia reale e Gjeneralit qe erdhi ne Shqiperi ne '60". shqipëria.com. Marrë më 15 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  29. ^ Morgan 2011, f. 74.
  30. ^ Apolloni 2012, f. 33-34.
  31. ^ Apolloni 2012, f. 36.
  32. ^ Kadare, Helena (2011). Kohë e pamjaftueshme. Onufri. fq. 144. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Apolloni 2012, f. 34.
  34. ^ Helena 2011, f. 169-170.
  35. ^ a b Helena 2011, f. 189-191.
  36. ^ a b c Faye, Eric (2011). "Parathënie". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Koncert në fund të dimrit. Onufri. fq. vii–xii. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ Apolloni 2011, f. 35.
  38. ^ ""Kadare e përçmoi 'Dasmën', se u pëlqye nga kritika e kohës"". Panorama Online. Marrë më 15 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Morgan 2011, f. 89.
  40. ^ Morgan 2011, f. 142.
  41. ^ « Ismaïl Kadaré: un écrivain national sur la sellette » nga Jean-Paul Champseix në sitin Encyclopædia Universalis, marrë më 20 shkurt 2018.
  42. ^ a b Elshani, Sadik (31 janar 2016). "Jehona e veprës së Ismail Kadaresë". Bota Sot. Marrë më 23 janar 2018. Edhe per romanin "Keshtjella", Kadare gjithashtu e merr subjektin nga historia e popullit shqiptar, qendresen dhe lufterat e popullit shqiptar nen udheheqjen e heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut. [...]Romani "Keshtjella" eshte botuar ne Paris me 1972, me titull: "Daullet e shiut".[...] "Kronike ne gur" eshte botuar ne Paris me 1973. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ Morgan 2011, f. 47.
  44. ^ Eriona Tartari. "Traduire sous le totalitarisme". histrad.info. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ Morgan, Peter (2011). "3". Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990 (bot. 1). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 143. ISBN 978-9928-106-12-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Morgan 2011, f. 128.
  47. ^ Gazeta Shqip (5 Shtator 2014). "Disidenca te "Dimri i madh"". Gazeta Shqip. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  48. ^ Peter Morgan (2011). Ismail Kadare: shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990. Tirana: Shtëpia botuese 55. fq. 153. ISBN 9789928106124. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Kadri Hazbiu pështyu kur lexoi "Dimrin e vetmisë së madhe"". Press reader. Gateza Shqiptare. 9 November 2011. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  50. ^ Morgan 2011, f. 153-157.
  51. ^ Lama, Vahid. "Rroftë Nexhmija, poshtë Kadare!"". Gazeta Shqip. Marrë më 10 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  52. ^ "Ura me tri harqe: triptik me një interzexo". Boston Public Library. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ Gibbs, Jonathan. "Soviet satire skilfully mixes the personal and the political". The Independent. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "The Three-arched Bridge". Google Books. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ Gauss, Karl-Markus (6 korrik 2015). "Rrëfimi i Kadaresë për rezistencën e Shqipërisë kundër shtypjes fetare". Gazeta Dita. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Procesverbali i marrjes në pyetje të Llambi Ziçishtit". Marrë më 17 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  57. ^ Kuçuku, Bashkim (1999). "Kryevepra e fshehur: odise kadareane". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Pallati i ëndrrave. Onufri. fq. 199–200. ISBN 99927-30-31-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ Joachim Röhm. "NACHWORT ZUM PALAST DER TRÄUME" (PDF). Marrë më 13 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  59. ^ "Berisha e pranon për herë të parë: hapëm depot e armëve më '97, ja pse". Panorama Online. 23 mars 2017. Marrë më shtator 13, 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  60. ^ Helena 2011, f. 182.
  61. ^ a b c d
  62. ^ a b Qemal Lame (2017-03-28). "Ekskluzive/ Ish-kreu i Hetuesisë: Kadareja do dënohej si bashkëpunëtor i Mehmetit". http://www.panorama.com.al/ekskluzive-ish-kreu-i-hetuesise-kadareja-do-denohej-si-bashkepunetor-i-mehmetit44/. Retrieved 2018-11-02. 
  63. ^ Qemal Lame (2014-02-25). "Kryehetuesi Qemal Lame: Sigurimi i Shtetit përgatiste dosje për arrestimin e Kadaresë". http://www.mapo.al/kryehetuesi-qemal-lame-sigurimi-shtetit-pergatiste-dosje-per-arrestimin-e-kadarese/. Retrieved 2018-11-03. 
  64. ^ Elsie, Robert (1994). "Ismail Kadare: A moonlit night" (PDF). Robert Elsie. Marrë më shtator 13, 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  65. ^ Durand, Claude (2006). "About Agamemnon's Daughter: Adapted from the Publisher's Preface to the French Edition". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Agamemnon's Daughter: A Novella and Stories. Përkthyer nga Bellos, David. Arcade Publishing. fq. ix–xii. ISBN 978-1-559-70788-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ http://www.akllapi.net/t2513-dialogu-i-ramiz-alise-me-foto-camin-kadare-i-pari-shkrimtar-qe-kritikoi-dritero-agollin
  67. ^ Morgan 2011, f. 288.
  68. ^ Peter Morgan (2011). Ismail Kadare: shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990. Tirana: Shtëpia botuese 55. fq. 289. ISBN 9789928106124. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ Elsie, Robert (2005). Modern Albanian Literature and its reception in the english-speaking world (lecture) (PDF). {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  70. ^ Morgan 2011, f. 292.
  71. ^ url=http://www.arkivalajmeve.com/ISMAIL-KADARE-Kam-vendosur-te-heq-dore-nga-letersia.1047134575/
  72. ^ Elsie, Robert (2001). "Albania: Countries and Cultures" (PDF). Macmillan Library Reference. fq. 12–22. ISBN 0-02-864947-8. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  73. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Bavjola
  74. ^ Apolloni 2012, f. 20.
  75. ^ Apolloni, Ag (2012). Paradigma e Proteut. OM. ISBN 9789951632041. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  76. ^ Robert Elsie (2005). Albanian Literature: A Short History. I.B.Taurus. fq. 182–183. ISBN 1-84511-031-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |__cpLocation= është injoruar (Ndihmë!)
  77. ^ Wojciech Roszkowski, Jan Kofman (2016). Biographical Dictionary of Central and Eastern Europe in the Twentieth Century. Routledge. fq. 418–419. ISBN 9781317475941. {{cite book}}: Burimi ka parametra të panjohur: |__cpLocation= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  78. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura :3
  79. ^ Lubonja, Liri (19 qershor 2015). "Kadare prishi miqësinë me ne, do të "pastrojë" biografinë". Panorama. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  80. ^ "A i retushoi Ismail Kadare veprat e tij?". tvklan.al. 22 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  81. ^ Jing, Ke (23 janar 2018). Intervistuar nga Valeria Dedja. "Roli i Kadaresë në identitetin shqiptar dhe retushimi i veprave të tij! (titull editorial)". Shekulli (gazetë). {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  82. ^ Sinani, Shaban (2011). Etnos në epos: studim monografik. Naimi. fq. 123. ISBN 9789928109026. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |__cpLocation= është injoruar (Ndihmë!)
  83. ^ Balkanweb: Kadare nderohet me çmimin Lerici Pea
  84. ^ http://www.premioletterarioboccaccio.it/la-storia-del-premio/vincitori/123-premio-internazionale.html
  85. ^ https://www.enotes.com/topics/ismail-kadare/in-depth
  86. ^ Kryeziu, Jorina (maj 2015). Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail Kadaresë (PDF). Universiteti i Tiranës. fq. 230. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |__cpLocation= është injoruar (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  87. ^ Rebecca Wojno (janar 15, 2015). "Albanian writer to receive Jerusalem Prize". The Times of Israel. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  88. ^ Gazeta-shqip (12 prill 2018). "Akademia e Shkencave nderon me çmimin e karrierës Kadarenë". Gazeta Shqip. Marrë më 18 prill 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  89. ^ "A e keni ditur se vajza e Ismail Kadaresë është ambasadore e përhershme në Unesco?". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Gabim referencash: <ref> etiketa me emrin "FOOTNOTEMorgan2011224-226" e percaktuar ne <referenca> nuk është përdorur në tekst paraprak.

Shih edhe

Lidhje të jashtme