Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
WP:BANREVERT, vandalizem disaditor i Udhes se bllokuar nga dy ip
Rreshti 92: Rreshti 92:


=== Retushime ===
=== Retushime ===
Albanologia dhe ballkanologia [[Kinez|kineze]] <ins>[[Ke Jing (albanologe)|Ke Jing]]</ins>, në një konferencë të mbajtur në janar të 2018 për promovimin e studimit monografik të saj "Identiteti shqiptar përballë tjetrit në veprën e Ismail Kadaresë", botuar në [[Anglisht|gjuhën angleze]], u shpreh se shkrimtari ka retushuar disa nga veprat e tij. Në rastin e veprës ''Kështjella'' u shpreh se vepra që përshkruante luftën kundër osmanëve është shndërruar në një betejë fetare ku janë shtuar elementët kishtarë duke e paraqitur Shqipërinë sikur ka dhënë kontribut të madh në Mesjetë për mbrojtjen e Evropës. Sipas studjueses kjo gjë nuk mund të bëhej kur ka shkruar veprën, sepse nuk mund t'i jepej aq rëndësi elementit fetar.<ref>{{Cite web|url=http://tvklan.al/a-i-retushoi-ismail-kadare-veprat-e-tij/|title=A i retushoi Ismail Kadare veprat e tij?|website=tvklan.al|date=22 janar 2018}}</ref><ref>{{Cite journal|last=Jing|first=Ke|date=23 janar 2018|title=Roli i Kadaresë në identitetin shqiptar dhe retushimi i veprave të tij! (titull editorial)|url=|journal=[[Shekulli (gazetë)]]|volume=|pages=|via=|interviewer=Valeria Dedja}}</ref> Konstatim i bërë edhe nga studjuesi i shkrimtarit, [[Shaban Sinani]], që vëren se tek "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave" personazhi e ka Ebu Qerimi në variantin e parë dhe Mark Alemi në variantin e dytë.<ref>{{Cite book|title=Etnos në epos: studim monografik|last=Sinani|first=Shaban|authorlink=Shaban Sinani|publisher=Naimi|year=2011|isbn=9789928109026|location=Tiranë|pages=123}}</ref>
Albanologia dhe ballkanologia [[Kinez|kineze]] <ins>[[Ke Jing (albanologe)|Ke Jing]]</ins>, në një konferencë të mbajtur në janar të 2018 për promovimin e studimit monografik të saj "Identiteti shqiptar përballë tjetrit në veprën e Ismail Kadaresë", botuar në [[Anglisht|gjuhën angleze]], u shpreh se shkrimtari ka retushuar disa nga veprat e tij. Në rastin e veprës ''Kështjella'' u shpreh se vepra që përshkruante luftën kundër osmanëve është shndërruar në një betejë fetare ku janë shtuar elementët kishtarë duke e paraqitur Shqipërinë sikur ka dhënë kontribut të madh në Mesjetë për mbrojtjen e Evropës. Sipas studjueses kjo gjë nuk mund të bëhej kur ka shkruar veprën, sepse nuk mund t'i jepej aq rëndësi elementit fetar.<ref>{{Cite web|url=http://tvklan.al/a-i-retushoi-ismail-kadare-veprat-e-tij/|title=A i retushoi Ismail Kadare veprat e tij?|website=tvklan.al|date=22 janar 2018}}</ref><ref>{{Cite journal|last=Jing|first=Ke|date=23 janar 2018|title=Roli i Kadaresë në identitetin shqiptar dhe retushimi i veprave të tij! (titull editorial)|url=|journal=[[Shekulli (gazetë)]]|volume=|pages=|via=|interviewer=Valeria Dedja}}</ref> Konstatim i bërë edhe nga studjuesi i shkrimtarit, [[Shaban Sinani]], që vëren se tek "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave" personazhi e ka Ebu Qerimi në variantin e parë dhe Mark Alemi në variantin e dytë.<ref>{{Cite book|title=Etnos në epos: studim monografik|last=Sinani|first=Shaban|authorlink=Shaban Sinani|publisher=Naimi|year=2011|isbn=9789928109026|location=Tiranë|pages=123}}</ref> Historiani [[Kristo Frashëri]] rishkrimet e veprave letrare të Kadaresë i paralelizonte me ndryshimin e referateve që bënte Enver Hoxha sa herë sa herë që Partia e Punës e ndryshonte orientimin e politikës së jashtme të saj. Ky ndryshim i pjesëve me përmbajtje realizmin socialist për t'ia përshtatur shijeve postkomuniste do ta dëmtojë si shkrimtar, sipas Frashërit.<ref>{{Cite journal|last=Frashëri|first=Kristo|date=2006|title=Identiteti i shqiptarëve dhe të metat e debatit Qose - Kadare|url=|journal=Gazeta shqiptare|volume=3624|pages=|via=}}</ref>


Me ribotimin e sprovës ''Ardhja e Migjenit'' më 2015 vetë autori dha shpjegime për retushimin e kësaj vepre, në dritën reale të rrethanave kur u shkrua dhe kur e rishkroi.<ref name=":13">{{Cite web|url=http://www.panorama.com.al/ribotohet-libri-per-migjenin-kadare-pse-e-kam-retushuar/|title=Ribotohet libri për Migjenin, Kadare: pse e kam retushuar.|date=2015|publisher=Panorama|website=panorama.com.al}}</ref>
Me ribotimin e sprovës ''Ardhja e Migjenit'' më 2015 vetë autori dha shpjegime për retushimin e kësaj vepre, në dritën reale të rrethanave kur u shkrua dhe kur e rishkroi.<ref name=":13">{{Cite web|url=http://www.panorama.com.al/ribotohet-libri-per-migjenin-kadare-pse-e-kam-retushuar/|title=Ribotohet libri për Migjenin, Kadare: pse e kam retushuar.|date=2015|publisher=Panorama|website=panorama.com.al}}</ref>

Versioni i datës 4 nëntor 2018 18:35

Stampa:Infobox shkrimtar Ismail Kadare (frëngjisht: Ismaïl Kadaré, lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët kryesorë bashkëkohorë,[1][2][3] ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-'82)[4] dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik.[5] Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.[6]

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin "Prince of Asturias Awards" për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.[7][8] Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Me pëlqimin e tij, duke filluar nga viti 2015, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin "Kadare" për letërsi.

Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.[9] Kur iu dha çmimi "Prince of Asturias" u cilësua si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.[10]

Jeta

Vitet e hershme

U lind më 28 janar 1936 në Gjirokastër, në një familje qytetare, i biri i Halit Kadaresë dhe Hatixhes nga familja Dobi.[11] Çifti do të kishte edhe dy fëmijë të tjerë, Shahinin dhe Kadrien.[12]

Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Kur u vendos diktatura komuniste në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç.[13] Në moshën 12 vjeçare arrestohet nga regjimi i sapovendosur komunist nën akuzën “falsifikues monedhash”, meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ua kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë, dy ditë përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i Kadarenjve dhe e liruan për shkak të moshës së mitur. Si ndëshkim, në shkollë iu thye nota e sjelljes nga pesë në tre. Më vonë do t'i përshkruante këto ndodhi në novelën Koha e parasë. Sipas Kadaresë qe skenar i mirëkalkuluar, në mënyrë që të goditej gjenerali Tahir Kadare.[14][15]

Në moshën 13 vjeçare zbuloi Makbethin, një ndër veprat e Shekspirit dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në moshën 17 vjeçare shkroi dy poezi për Stalinin, gjë që sipas Malcolm, ndihmoi në botimin e librit të tij të parë në moshën 18 vjeçare,[5] një përmbledhje poetike e quajtur "Frymëzime djaloshare".

Instituti Gorki

Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", të cilin e përfundoi në prag të vijimit të studimeve.[16] Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki". Gjatë qëndrimit në Moskë, në nëntor të 1959, shkroi romanin "Qyteti pa reklama".[17] I zhgënjyer nga realizmi socialist mendon të lërë letërsinë krejtësisht. Detyrohet t'i braktisë studimet para kohe për shkak të thyerjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. U kthye në atdhe dhe nisi punë si gazetar dhe i mëshoi karrierës letrare.[18]

Vitet '60

Pas kthimit nga Moska ia tregoi veprën "Qyteti pa reklama" një miku të tij i cili e këshilloi që ta mbante të fshehurt. Në vitin 1961 botoi një vëllim me poezi me titull "Shekulli im" dhe shkëputi një fragment nga romani, fragment i cili u botua si novelë me titullin "Ditë kafenesh" më 1962 te "Zëri i Rinisë".[19] Në këtë periudhë kishte shpresa të mëdha në modernizimin komunist që do t'i bënte Enver Hoxha vendit, por pas prishjes me sovjetikët e kuptoi sa gabim ishte.[20]

Në vitin 1962 e botoi tregimin Gjenerali i ushtrisë së vdekur të cilin më pas, i shtyrë nga miku i tij i ngushtë, e zgjeroi, e bëri roman dhe e botoi të plotë në vitin 1963.[21][22][23] Romani pasues, "Përbindëshi" u botua në revistën Nëntori.[24]

Më 1966, Kadare u dërgua në qytetin e Beratit ku qëndroi dy vjet si korrespodent i gazetës "Drita", për të qenë "gju më gju me popullin". U ngarkua të njihej me punëtorët e kombinatit të tekstilit; duke shfrytëzuar një tregim që kish botuar në fillim të viteve '60 me titull "Dasma e çuditshme" dhe në njohje me realitetin e jetës, mori formë fondi i "Lëkura e daulles", i cili u botua pranverën e 1967 në revistën Nëntori.[25] Më 1967 u caktua në delegacionin e Lidhjes së Shkrimtarëve që u dërgua në Kinë, bashkë me disa delegacione tjera,[26] kur Revolucioni Kulturor në Kinë ishte në kulm.[27] Pas Kinës, delegacioni i Kadaresë qëndroi dy javë në Vietnam ku lufta ishte përshkallëzuar.[26]

Botimi i "Gjeneralit" në Francë dhe suksesi ndërkombëtar

Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze Albin Michel botoi në frëngjisht romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur përkthyer nga Jusuf Vrioni.[28][22] Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë.[22] Pas romanit u zgjodh deputet gjer më 1982,[4] u detyrua të futej në Partinë e Punës të Shqipërisë.[29] Në këtë kohë Kadare shkroi e botoi romanet Kështjella (1970) dhe Kronikë në gur (1971), të cilat u përkthyen dhe u botuan në Francë njëra pas tjetrës.[30] Gjatë këtyre viteve drejtonte po ashtu të revistën e vetme në gjuhë të huaj të Lidhjes së Shkrimtarëve, Les lettres albanaises.[31]

Skeda:Dimri i madh.JPG
Kopertina e botimit të dytë, të censuruar të "Dimrit të vetmisë së madhe"

Për t'ua mbyllur njëherë e mirë gojën kritikëve të kohës, vendosi të shkruante një roman me temë prishjen e lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendeve tjera komuniste.[32] Romanin e titulloi "Dimri i vetmisë së madhe" dhe iu pranua për shtyp në fillim të vitit 1973, në maj të atij viti iu paraqitën Komitetit Qendror kërkesa për ta hequr veprën nga qarkullimi.[33] Ministri i brendshëm Kadri Hazbiu u deklarua lidhur me romanin: "lexova dyzet faqe dhe pështyva dyzet herë".[34][35] Enver Hoxha ndalimin e mundshëm të romanit e hodhi poshtë nën arsyetimin se nëse ndalohej një roman antisovjetik, në Moskë këtë mund ta merrnin si shenjë se qarqet sovjetike në Shqipëri ishin ende të forta. Kaq mjaftoi që fushata të ndalej.

Kadare u detyrua ta rishikonte disa herë romanin sipas udhëzimeve nga lart. Pas disa përpunimeve ai u ribotua në vitin 1977 nën titullin e ndryshuar "Dimri i madh" dhe u përkthye edhe në frëngjisht.[36]

Në vitin 1975 Kadare hyri prapë në telashe me autoritetet kur çoi për botim një poemë me titullin "Në mesditë Byroja Politike u mblodh". U largua nga Tirana si formë dënimi, ku u kthye nga fundi i vitit duke vijuar të kishte pozitën e deputetit.[5]

Në vitin 1978 botoi romanet "Muzgu i perëndive të stepës", "Ura me tri harqe", "Kamarja e turpit" dhe "Komisioni i festës" në një vëllim të përbashkët.[37] Me përjashtim të romanit të parë të përmbledhjes i cili ishte autobiografik, tre të tjerët ishin me tema historike.[38][39][40]

Vitet '80

Në vitin 1980 botoi në një përmbledhje të përbashkët romanet Prilli i thyer, Kush e solli Doruntinën së bashku me dy kapitujt e parë të romanit Pallati i ëndrrave maskuar si novelë. Një vit më vonë, me rastin e ribotimit të një libri të mëhershëm shfrytëzoi rastin dhe e futi në të versionin e plotë të Pallatit të ëndrrave, duke arritur kështu ta kapërcente censurën.[41] Shumë shpejt njerëzit filluan të vërenin se përshkrimet e kryeqytetit ku luheshin ngjarjet ishin identike me Tiranën, dhe atmosfera e terrorit, spastrimeve dhe burgosjeve ishte e ngjashme me Shqipërinë e Enver Hoxhës.[42] Romani u dënua rreptësisht në një mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe u ndalua. Kadare u përball me akuza se vepra kishte aluzione kundër regjimit komunist dhe që Pallati i Ëndrrave ishte në fakt ndërtesa e Komitetit Qendror të PPSH-së.[43] Ndërkohë, në sajë edhe të krizës qeveritare dhe "vetëvrasjes" së Mehmet Shehut, Hoxha me Ramiz Alia kishin shfaqur interesim direkt për përgatitjen e dokumenteve proceduriale nga Sigurimi i Shtetit dhe Hetuesia për arrestimin e Kadaresë si bashkëpunëtor i Shehut.[44] Kadare i shpëtoi arrestimit për shkak të njohjes ndërkombëtare dhe ndërhyrjes së presidentit francez në mbrojtje të tij.[43] Po më 1981 iu mohua pjesëmarrja në Kongresin e 45-të Ndërkombëtar të Federatë-Klubit Internacional të Shkrimtarëve P.E.N., që mbahej ndër datat 21-25 të shtatorit të atij viti në Lion nga nënministri i Punëve të Jashtme, Ksenofon Nushi. Më 1983 mundi të shkojë në Francë, sipas tij vetë, me paramendimin që të mos kthehej.[45]

Në vitin 1985 vdiq Enver Hoxha. Po atë vit u ndalua romani "Nata me hënë" që bënte fjalë për përpjekjet e partisë komuniste dhe shoqërisë komuniste për të shkatërruar jetën e një vajze të pafajshme.[46] Romanin tjetër "Vajza e Agamemnonit" ku në mënyrë të hapur shpreh mendimet kundër regjimit komunist, e shkroi atë vit dhe bashkë me disa vepra tjera anti-komuniste e nxori fshehtas jashtë shtetit nëpërmjet botuesit dhe mikut të tij francez Claude Durand, me udhëzimin që të botohesin në rast se regjimi e eliminonte Kadarenë pas shpine.[47]

Në vitin 1986 botoi romanin "Krushqit janë të ngrirë", frymëzuar nga demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1981.[nevojitet citimi]

Në vitin 1989, disa muaj para rënies së regjimit komunist, Nexhmije Hoxha e emëroi zvkryetar të Frontit Demokratik.[48]

Ikja nga Shqipëria, vendosja në Paris

Në fund të tetorit të vitit 1990 u lejua të ikte për mjekim në Francë sipas një burimi,[49] sipas një tjetri e la Tiranën dhe aplikoi për azil politik në Francë, ku pasi u vendos mundi të ushtrojë profesionin e tij në liri të plotë. Mërgimi i tij në Paris qe i frytshëm dhe i mundësoi sukses të mëtejshëm, si në shqip ashtu edhe në frëngjisht.[50] Më 1994 nisi punimin e vëllimit të parë të botimit dygjuhësh të veprës së tij nga shtëpia botuese franceze Fayard.[51] Në vitin 1996 u pranua në Akademinë e shkencave sociale dhe politike në Francë.[nevojitet citimi]

U kthye për herë të parë pas 12 vjetëve në Shqipëri, më 2002.[50]

Jeta private

Kadare është martuar me shkrimtaren, Helena Kadare, dhe kanë dy vajza. E madhja, Gresa, gjatë viteve '80 shoqërohej me bashkëmoshatarin Renato Rrapi - marrëdhënie e cila u ndërpre sipas të ëmës së Renatos - Janullës, nga familja Kadare. Po sipas Janulla Rrapit me ndërhyrjen e Kadaresë që ua la në dorë sigurimsave, familja Rrapi u dënua me 5 vjet internim në Kosovë të Madhe dhe i biri pas torturave përfundoi në spital psikiatrik dhe e lanë invalid të përjetshëm. Për këtë ngjarje, Janulla Rrapi shkroi librin Djali i ëndrrës së vrarë. Sipas Kadaresë, siç e portretizoi tek vepra Pesha e kryqit botuar në Francë pas ikjes nga Shqipëria, portretizohet si ndjekje që i bënte Sigurimi i Shtetit.[52] Sipas ish-hetuesit të çështjes, Riza Hiska, Kadare i kishte kërkuar që djali të mos arrestohej pasi i kishte dhunuar shtëpinë.[53]

Gresa mbaroi Fakultetin e Shkencave ë Natyrës, në Francë vijoi dhe kreu studimet në Universitetin e Sorbonës dhe punon si shkencëtare dhe pedagoge në Francë.[53]

E vogla, Besiana ka qenë ambasadore e përhershme e Shqipërisë në UNESCO,[54] e liruar nga detyra më 2016 u emërua ambasadore e Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke mbuluar edhe përfaqësuesen e Shqipërisë në Kubë, jo rezidente.[55]

Vepra

Shih edhe Përkthimi i veprës së Ismail Kadaresë

Poezi

Kur ishte 17 vjeç shkroi poezinë për vdekjen e Stalinit, gjë që sipas historianit Noel Malcolm, ndihmoi në botimin e vëllimit të tij të parë[5] titulluar Frymëzime djaloshare më 1954. Më pas do t'i botoheshin Ëndërrimet (1957), Shekulli im (1961) dhe më i çmuari Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968)[49] dhe Koha (1976).

Skeda:Vepra (Ismail Kadare).jpg

Prozë

Shkroi tregimet e para 13 vjeç, të cilin e botoi te revista Pionieri në Tiranë, tregimet për fëmijë Dhurata më e çmuar dhe Zadrimasi i vogël.[56] Shkroi romanin e parë gjatë kohës kur studionte për Mësuesi në Tiranë, me titull Mjegullat e Tiranës.[16] Nisi në Tiranë të shkruante veprën Qyteti pa reklama[17] dhe e mbaroi në Moskë, vepër nga ku shkëputi fragmentin që përbën novelën Ditë kafenesh botuar më 1962.[19] Në vitet '60 i çmuar realisht për talentin e tij, e përkrahën figura të tilla si Todi Lubonja[35] dhe Fadil Paçrami.[57] Më pas shkroi Gjenerali i ushtrisë së vdekur dhe Lëkura e daulles. Shkrimtari mori famë ndërkombëtare me botimin e përkthimit të Gjeneralit në Francë, shkroi Kështjellën me sfond historik periudhën e Skënderbeut.[49] Përndjekjet e intelektualëve e bënë të shkruante Nëntori i një kryeqyteti dhe Dimri i madh. Nga vitet '70 e tej mbizotëroi hapësirën e letërsisë shqiptare, romanet Gjakftohtësia (1980), Koha e shkrimeve (1986) dhe sidomos Nëpunësi i pallatit të ëndrrave (1981) i referoheshin periudhës së historisë shqiptare nën sundimin osman,[49] ku dhe gjendet miti i obskurantizmit turk që më së shpeshti aludon drejt armiqve të tjerë lindor të Shqipërisë Socialiste si Bashkimi Sovjetik apo Kina.[58] Romani i tij historik Ura me tri harqe (1978) që shkonte pas deri tek zanafilla mitike e historisë shqiptare u prit në mënyrë entuziaste nga kritika.[49]

Konsiderohej si shkrimtar i talentuar, por talenti i të cilit anonte kah dekadenca dhe subjektivizmi. Në organet e Sigurimit dhe garda e vjetër e Byrosë Politike e akuzonin atë vazhdimisht si "agjent i Perëndimit", që ishte njëra prej akuzave më të rrezikshme që mund të bëhej asokohe.[59] Pas publikimit të dy romaneve me temë historike (Kështjella dhe Kronikë në gur) , Kadare u përball me kritika pse nuk po shkruante për tema "aktuale", si "ndërtimi i socializmit".[32] Vepra e tij Dimri i vetmisë së madhe pavarësisht se u botua, Komitetit Qendror i shkonin kërkesa për heqjen nga qarkullimin. E megjithëse i rishikuar, rishikimet u cilësuan të pamjaftueshme dhe u rrethua për tre vjet nga një heshtje kërcënuese.[33]

Më 1988 iu botua Koncert në fund të dimrit, ambientuar në periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Kinën më 1978.[49]

Bavjola Shatro pohon se Kadare iu shmang realizmit socialist dhe censurës shtetërore përmes mjeteve alegorike, smbolike, historike dhe mitologjike.[6] Sipas Ag Apollonit Kadare iu kundërvu realizmit socialist me realizëm subjektiv.[60] Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Temë qendrore e veprave të tij është totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur.[10] Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme.[61]

Eseistikë

Më 1971 botoi Autobiografia e popullit në vargje, ku trajtoi poezinë dhe legjendat popullore.[49] Në sprovën Eskili, ky humbës i madh paraqet atë që vetë quan "tragjedinë shqiptare", që është ngelja anash historisë pas periudhës romake dhe bizantine. Qëndrim të cilin vijoi ta mbante edhe pas rënies së komunizmit, që çoi drejt polemikave të disafishta me akademikun Rexhep Qosja.[20] Në fund të viteve '80 do t'i bënte parathënie sprovën Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe botuar së pari më 1990 në mënyrë të pavarur në Prishtinë.[62]

Retushime

Albanologia dhe ballkanologia kineze Ke Jing, në një konferencë të mbajtur në janar të 2018 për promovimin e studimit monografik të saj "Identiteti shqiptar përballë tjetrit në veprën e Ismail Kadaresë", botuar në gjuhën angleze, u shpreh se shkrimtari ka retushuar disa nga veprat e tij. Në rastin e veprës Kështjella u shpreh se vepra që përshkruante luftën kundër osmanëve është shndërruar në një betejë fetare ku janë shtuar elementët kishtarë duke e paraqitur Shqipërinë sikur ka dhënë kontribut të madh në Mesjetë për mbrojtjen e Evropës. Sipas studjueses kjo gjë nuk mund të bëhej kur ka shkruar veprën, sepse nuk mund t'i jepej aq rëndësi elementit fetar.[63][64] Konstatim i bërë edhe nga studjuesi i shkrimtarit, Shaban Sinani, që vëren se tek "Nëpunësi i pallatit të ëndrrave" personazhi e ka Ebu Qerimi në variantin e parë dhe Mark Alemi në variantin e dytë.[65] Historiani Kristo Frashëri rishkrimet e veprave letrare të Kadaresë i paralelizonte me ndryshimin e referateve që bënte Enver Hoxha sa herë sa herë që Partia e Punës e ndryshonte orientimin e politikës së jashtme të saj. Ky ndryshim i pjesëve me përmbajtje realizmin socialist për t'ia përshtatur shijeve postkomuniste do ta dëmtojë si shkrimtar, sipas Frashërit.[66]

Me ribotimin e sprovës Ardhja e Migjenit më 2015 vetë autori dha shpjegime për retushimin e kësaj vepre, në dritën reale të rrethanave kur u shkrua dhe kur e rishkroi.[67]

Përkthime

Një ndër fushat më pak të lakuara të veprimtarisë së Kadaresë janë përkthimet, hulli të cilën e nisi më 1955, kur shqipëroi poemat Lisi, Fëminija, Në pyllin afër fronit, Katjusha, Pranvera, etj. të shkrimtarit rus M. Isakovski. Autorë të tjerë të shqipëruar prej tij janë: Eskili, Heminguej, Pushkin, Majakovski, Eminescu, Gogol, Esenin, Mihallkov, Shçipaçov, Mickieviç, Buske, Sendrar, Bodler, Andrade, Vijon, Kejler, Seferis, Kavafis, Elitis, Li Bo, Du Fu, Jan Czjun, etj.[56]

Nderime

Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Man Booker International Prize" ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t'i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: "Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqsitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri" Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi Asturias për Artet - çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea.[68]Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e çmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Me studimin e verpës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), Peter Morgan (anglisht), Jose Carlos Rodrigo Breto (spanjisht).[nevojitet citimi]

Skenare filmash

Mirënjohjet

Vepra mbi Kadarenë

  • Eric Faye - Ismail Kadare: Promethe, porte-feu (Paris, 1991)
  • Piet de Moor - Een masker voor de macht. Ismail Kadare, schrijver in de dictatuur (Amsterdam, 1996)
  • Peter Morgan - Kadare: Shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990 (Londer, 2010)
  • José Carlos Rodrigo Breto - Ismaíl Kadaré y la Gran Estratagema: reflejos literarios del totalitarismo (Madrid, 2015)

Referencat

  1. ^ Henri Amouroux (28 October 1996). "Installation de M. Ismaïl Kadaré - Associé étranger" (PDF). Académie des Sciences morales et politiques. fq. 7. Marrë më 18 Shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |access-date= (Ndihmë!)
  2. ^ ""Ismail Kadare" në Encyclopaedia Britannica". britannica.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Ismail Kadare, The Art of Fiction No. 153". theparisreview.org. Intervistuar nga Shusha Guppy. The Paris Review nr. 147, verë 1998. 1998. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 15–16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d Malcolm, Noel (15 janar 1998). "'In the Palace of Nightmares': An Exchange". nybooks.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Shatro, Bavjola (2016). Between(s) and Beyond(s) in Contemporary Albanian Literature. Cambridge Scholars Publishing. fq. 8, 51. ISBN 9781443899970. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Franca nderon "Komandant" Kadarenë". top-channel.tv. Marrë më 30 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Décret du 31 décembre 2015 portant élévation à la dignité de grand'croix et de grand officier" (PDF). La grande chancellerie de la Légion d’honneur (në frëngjisht). JOURNAL OFFICIEL DE LA RÉPUBLIQUE FRANÇAISE. 1 Janar 2016. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  9. ^ Gappy, Shusha (27 Shkurt 1999). "The Books Interview: Ismail Kadare - Enver's never-never land". The Independent (në anglisht). Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Fundacion Princessa de Asturias (24 June 2009). "Ismaíl Kadare, Prince of Asturias Award Laureate for Literature". Fundacion Princessa de Asturias. Marrë më 11 Korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  11. ^ Kadare, Ismail (7 prill 2015). "Portreti i nënës, që kur erdhi nuse në derën e Kadareve". gazetadita.al. Dita. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Kadare, Shahin (29 gusht 2009). Një Kadare onkolog: [vëllai i vogël i Ismail Kadaresë]. Shekulli. - Nr. 27103. fq. 18–19. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Kadare, Ismail (2009). "Pesha e Kryqit". VEPRA: Vëllimi i njëzetë. Onufri. fq. 210. ISBN 978-99943-42-99-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Biografia, Kadare u arrestua në moshën 12-vjeç për falsifikim monedhash". Panorama Online. 13 Tetor 2013. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  15. ^ Kulla, Ndriçim (2013). Ylli i Shkrimtarit. Tiranë: Plejad. ISBN 978-9928-4170-3-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b Kadare, Ismail (30 maj 2014). Intervistuar nga Viola Isufaj. "E dashura e fakultetit si ma shpërfytyroi kolegu im në roman: ["Mjegullat e Tiranës", Ismail Kadare]". Shqiptarja.com. 125: 16–17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b Ndue Ukaj (2016-05-27). "Ismail Kadare: Letërsia, identiteti dhe historia". Gazeta Ekspress. Marrë më 2017-09-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Ismail Kadare, Albanian writer, Brittanica.com. marrë më 14 korrik 2018
  19. ^ a b Kadare, Ismail (2005). Zanafilla e "Një ditë kafenesh": një shpjegim i vështirë. Tiranë: Onufri. ISBN 9789994332403. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  20. ^ a b Morgan, Peter (2016). Hammond, Andrew (red.). The European Origin's of Albania in Ismail Kadare's The File on H. Springer. fq. 106. ISBN 9781137526274. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  21. ^ Kuçuku, Bashkim (13 Gusht 2012). "Bashkim Kuçuku:Historia reale e Gjeneralit që erdhi në Shqipëri në '60". Gazeta Mapo. Nr. 655. Mapo. fq. 10. Marrë më 15 September 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  22. ^ a b c Kuçuku, Bashkim. "Historia reale e Gjeneralit qe erdhi ne Shqiperi ne '60". shqipëria.com. Marrë më 15 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  23. ^ Morgan 2011, f. 74.
  24. ^ Kadare, Helena (2011). Kohë e pamjaftueshme. Tiranë: Onufri. fq. 144. ISBN 978-99956-87-51-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ ""Kadare e përçmoi 'Dasmën', se u pëlqye nga kritika e kohës"". Panorama Online. Marrë më 15 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ a b Helena 2011, f. 189-191.
  27. ^ Faye, Eric (2011). "Parathënie". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Koncert në fund të dimrit. Onufri. fq. vii–xii. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Morgan 2011, f. 142.
  29. ^ «Ismaïl Kadaré: un écrivain national sur la sellette» nga Jean-Paul Champseix në sitin Encyclopædia Universalis, marrë më 20 shkurt 2018.
  30. ^ Elshani, Sadik (31 janar 2016). "Jehona e veprës së Ismail Kadaresë". Bota Sot. Marrë më 23 janar 2018. Edhe per romanin "Keshtjella", Kadare gjithashtu e merr subjektin nga historia e popullit shqiptar, qendresen dhe lufterat e popullit shqiptar nen udheheqjen e heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut.[...] Romani "Keshtjella" eshte botuar ne Paris me 1972, me titull: "Daullet e shiut".[...] "Kronike ne gur" eshte botuar ne Paris me 1973. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Eriona Tartari. "Traduire sous le totalitarisme". histrad.info. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ a b Morgan 2011, f. 128.
  33. ^ a b Gazeta Shqip (5 Shtator 2014). "Disidenca te "Dimri i madh"". Gazeta Shqip. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  34. ^ Peter Morgan (2011). Ismail Kadare: shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990. Tirana: Shtëpia botuese 55. fq. 153. ISBN 9789928106124. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ a b "Kadri Hazbiu pështyu kur lexoi "Dimrin e vetmisë së madhe"". Press reader. Gateza Shqiptare. 9 November 2011. Marrë më 30 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  36. ^ Morgan 2011, f. 153-157.
  37. ^ "Ura me tri harqe: triptik me një interzexo". Boston Public Library. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Gibbs, Jonathan. "Soviet satire skilfully mixes the personal and the political". The Independent. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "The Three-arched Bridge". Google Books. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ Gauss, Karl-Markus (6 korrik 2015). "Rrëfimi i Kadaresë për rezistencën e Shqipërisë kundër shtypjes fetare". Gazeta Dita. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ Kuçuku, Bashkim (1999). "Kryevepra e fshehur: odise kadareane". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Pallati i ëndrrave. Onufri. fq. 199–200. ISBN 99927-30-31-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ Joachim Röhm. "NACHWORT ZUM PALAST DER TRÄUME" (PDF). Marrë më 13 Shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  43. ^ a b Berisha, Sali (23 mars 2017). "Hapëm depot e armëve më '97, ja pse". Panorama Online. Intervistuar nga Berat Buzhala. Marrë më shtator 13, 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  44. ^ Lame, Qemal (28 mars 2017). "Ish-kreu i Hetuesisë: Kadareja do dënohej si bashkëpunëtor i Mehmetit". panorama.com.al. Panorama. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Polovina nxjerr letrat pse s'u lejua Kadare në Kongresin e Parisit". panorama.com.al. Panorama. 28 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Elsie, Robert (1994). "Ismail Kadare: A moonlit night" (PDF). Robert Elsie. Marrë më shtator 13, 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  47. ^ Durand, Claude (2006). "About Agamemnon's Daughter: Adapted from the Publisher's Preface to the French Edition". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Agamemnon's Daughter: A Novella and Stories. Përkthyer nga Bellos, David. Arcade Publishing. fq. ix–xii. ISBN 978-1-559-70788-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ Peter Morgan (2011). Ismail Kadare: shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990. Tirana: Shtëpia botuese 55. fq. 289. ISBN 9789928106124. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ a b c d e f g Wojciech Roszkowski, Jan Kofman (2016). Biographical Dictionary of Central and Eastern Europe in the Twentieth Century. Routledge. fq. 418–419. ISBN 9781317475941. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ a b Elsie, Robert (2005). Modern Albanian Literature and its reception in the english-speaking world (lecture) (PDF). {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ Bellos, David (Maj 2005). "The Englishing of Ismail Kadare: Notes of a retranslator". complete-review.com. The Complete Review Volume VI, Issue 2. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  52. ^ Rrapi, Janulla (2013). "Ja si e organizoi Ismail Kadare kurthin ndaj meje me sigurimsit që kishte fshehur në shtëpi". sot.com.al. Intervistuar nga Anila Dodajn. Sot (gazetë), 13 nëntor, 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ a b ""Renato Rrapi u përdor për shantazh ndaj Kadaresë": Riza Hicka, ish-hetuesi i çështjes zbulon faktin". forumi.shqiperia.com. Intervistuar nga Roland Qafokun dhe Dorina Topollajn. Tirana observer. - Nr. 249, 21 tetor, 2006. 2006. fq. 2–3. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "A e keni ditur se vajza e Ismail Kadaresë është ambasadore e përhershme në Unesco?". gazetaexpress.com. 22 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Vajza e Kadaresë emërohet ambasadore e Shqipërisë në OKB". zeri.info. 4 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ a b Kryeziu-Shkreta, Jorina (3 shkurt 2015). "Bibliografi e veprës së Kadaresë". panorama.com.al. Panorama. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ Lubonja, Liri (19 qershor 2015). "Kadare prishi miqësinë me ne, do të "pastrojë" biografinë". Panorama. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ Stephanie Schwandner-Sievers, Bernd Jürgen Fischer (2002). Albanian Identities: Myth and History. C. Hurst & Co. Publishers. fq. 98. ISBN 9781850655725. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ Morgan, Peter (2011). "3". Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990 (bot. 1). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 143. ISBN 978-9928-106-12-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ Apolloni, Ag (2012). Paradigma e Proteut. OM. ISBN 9789951632041. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ Elsie, Robert (2001). "Albania: Countries and Cultures" (PDF). Macmillan Library Reference. fq. 12–22. ISBN 0-02-864947-8. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri i panjohur |trans_title= është injoruar (sugjerohet |trans-title=) (Ndihmë!)
  62. ^ Hoti, Genc (2015). "Si e ka sjell Migjenin ne letërsine shqipe Ismail Kadare?". genchoti.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ "A i retushoi Ismail Kadare veprat e tij?". tvklan.al. 22 janar 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  64. ^ Jing, Ke (23 janar 2018). Intervistuar nga Valeria Dedja. "Roli i Kadaresë në identitetin shqiptar dhe retushimi i veprave të tij! (titull editorial)". Shekulli (gazetë). {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ Sinani, Shaban (2011). Etnos në epos: studim monografik. Tiranë: Naimi. fq. 123. ISBN 9789928109026. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  66. ^ Frashëri, Kristo (2006). "Identiteti i shqiptarëve dhe të metat e debatit Qose - Kadare". Gazeta shqiptare. 3624. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ "Ribotohet libri për Migjenin, Kadare: pse e kam retushuar". panorama.com.al. Panorama. 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ Balkanweb: Kadare nderohet me çmimin Lerici Pea
  69. ^ http://www.premioletterarioboccaccio.it/la-storia-del-premio/vincitori/123-premio-internazionale.html
  70. ^ https://www.enotes.com/topics/ismail-kadare/in-depth
  71. ^ Kryeziu, Jorina (maj 2015). Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail Kadaresë (PDF). Tiranë: Universiteti i Tiranës. fq. 230. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  72. ^ "Balkan author's fight to be heard". news.bbc.co.uk. BBC. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  73. ^ "Albanian wins first world Booker". news.bbc.co.uk. BBC. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  74. ^ Grant Podelco (23 qershor 2005). "Albania: Ismail Kadare, Novelist From The 'Balkan Fringe,' Receives Top Literary Award". rferl.org. Radio Free Europe - Radio Liberty (RFE/RL). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  75. ^ Rebecca Wojno (janar 15, 2015). "Albanian writer to receive Jerusalem Prize". The Times of Israel. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  76. ^ Gazeta-shqip (12 prill 2018). "Akademia e Shkencave nderon me çmimin e karrierës Kadarenë". Gazeta Shqip. Marrë më 18 prill 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Shih edhe

Lidhje të jashtme