DigitAlb: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 31: Rreshti 31:
}}
}}


'''DigitAlb''' është platformë digjitale Tokësore dhe Satelitore [[Shqiptare]] nga DigitAlb Sh.A.{{citim i duhur}}. DigitAlb, filloi transmetimet më [[15 korrik|15 Korrik]] të vitit [[2004]], dhe mbulon me sinjal digjital Tokësor qytetet kryesore të [[Shqipëria|Shqipërisë]]: [[Berat]], [[Tiranë]], [[Durrës]], [[Krujë]], [[Elbasan]], [[Vlorë]], [[Shkodër]], Korçë, Pogradec, Fier, Lushnje etj.
'''DigitAlb''' është platformë dixhitale Tokësore dhe Satelitore [[Shqiptare]] nga DigitAlb Sh.A.{{citim i duhur}}. DigitAlb, filloi transmetimet më [[15 korrik|15 Korrik]] të vitit [[2004]], dhe mbulon me sinjal digjital Tokësor qytetet kryesore të [[Shqipëria|Shqipërisë]]: [[Berat]], [[Tiranë]], [[Durrës]], [[Krujë]], [[Elbasan]], [[Vlorë]], [[Shkodër]], Korçë, Pogradec, Fier, Lushnje etj.


Në [[Dhjetor]] të vitit 2007 DigitAlb implementon në platformën satelitore ekzistuese transmetimin HDTV.
Në [[Dhjetor]] të vitit 2007 DigitAlb implementon në platformën satelitore ekzistuese transmetimin HDTV.
Rreshti 145: Rreshti 145:
* Faqja Zyrtare e [[DigitAlb]] http://www.digitalb.al
* Faqja Zyrtare e [[DigitAlb]] http://www.digitalb.al
* Faqja Zyrtare e [[SuperSport]] https://www.supersport.al/
* Faqja Zyrtare e [[SuperSport]] https://www.supersport.al/
* Për Zvicër faqet Zyrtare http://www.digitalb-tv.ch dhe http://www.digitalb.ch Nga CR.Petrit.Emini.ViTi
* Për [[Zvicra|Zvicër]] faqet Zyrtare http://www.digitalb-tv.ch dhe http://www.digitalb.ch Nga CR.Petrit.Emini.ViTi


{{Televizioni në Shqipëri}}
{{Televizioni në Shqipëri}}

Versioni i datës 6 nëntor 2018 20:04

DigitAlb Sh.A
LlojiJoint stock company
IndustriaKomunikimi, Prodhime mediatike
ThemeluesiDritan Hoxha
Zyrat qendroreRruga 'Pavarësia' nr. 39, ,
Zona e shërbimit
Shqipëri, Kosovë, Europë, Amerika Veriore
Njerëzit kyç
Alban Jaho (CEO and shareholder)
ShërbimetPrograme televizive
Owner
Union Distribucion Service Albania (10%)
DEM Capital (10%)
Union Group (10%)
Loresa (30%)
E&E Investment (10%)
Others (30%)
PrindiTop Media
Faqja e internetitOfficial website

DigitAlb është platformë dixhitale Tokësore dhe Satelitore Shqiptare nga DigitAlb Sh.A.[nevojitet citimi]. DigitAlb, filloi transmetimet më 15 Korrik të vitit 2004, dhe mbulon me sinjal digjital Tokësor qytetet kryesore të Shqipërisë: Berat, Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Fier, Lushnje etj.

Dhjetor të vitit 2007 DigitAlb implementon në platformën satelitore ekzistuese transmetimin HDTV.

Informacionet teknike

DigitAlb transmeton nga sateliti Eutelsat W3C 16° EAST EUROPE B në këto frekuenca : Freq 10762, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK Freq 10803, Band 29950, FEC 2/3, POL H, MOD 8PSK Freq 10845, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK Freq 10886, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK

Që prej fillimeve të tij DigitAlb e nisi me dekodera në teknologjinë SD (standard-definition), Opentech ODS 3000C, më pas nga viti 2007 u implementua teknologjia HDTV (High Definition Television) me dekoder të tipit KSF-S660HDCO. Prej vitit 2013 DigitAlb hodhi në treg dekoderin FlyBox fjala e fundit e teknologjisë. Ky dekoder multifunksional ka një sërë funksionesh interaktive si PVR, Timeshift, Push VOD ka të bëjë me aksesimin e katalogut Popcorn (këto funksione mundësohen me Hard Disk-un e DigitAlb). Por dekoderi FlyBox mund të lidhet edhe me internet nëpërmjet LAN (kabëll) ose WIFI dhe mundëson VOD-katalogu Popcorn, radio nga interneti, lajme, shtypin e ditës, horoskopin etj.

Modelet e dekoderave dhe pajisjeve që DigitAlb ka lançuar që nga krijimi i tij

  • Dekodera SD Opentech ODS 3000C, Opentech ODS 2000C
  • Dekodera HD Kaon KSF-S660HDCO, Opentech ODS 3000H, ODS 2000H
  • Dekodera DVB-T2 HD ZAPPER
  • Dekodera FlyBox
  • HDD (Hard Disk i DigitAlb)
  • FlyBox mini

Të gjithë dekoderat e DigitAlb janë të mbrojtur nga teknologjia 'Conax Embeeded'.

Historia

Viti 2004, do shënohet si një vit kulmor në fushën e zhvillimit tërësor të medias elektronike në Shqipëri duke krijuar në të njëjtën kohë, premisat e duhura për fillimin e transmetimeve të programeve televizive dhe radio nëpërmjet një tjetër teknologjie transmetimi, atë digjitale.

E pikërisht në këtë kohë, më 15 Korrik të vitit 2004 nisi zyrtarisht transmetimet platforma e parë televizive digjitale në Shqipëri. Lindi DigitAlb, një ndër të parat platforma digjitale tokësore në Evropë, duke shënuar kështu dhe zhvillimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare.

Ideja dhe iniciativa e Dritan Hoxhës, filloj të realizohej dhe të merrte jetë edhe pse mes kundërshtive të forta politike e institucionale të kohës, përplasjeve me konceptet dhe mentalitetet skeptike ekzistuese dhe pesimizmit të elementëve të ndryshëm të tregut.

Menjëherë u ndje fillimi i një ere të re. Fillimisht u mbulua me sinjal Tirana dhe Durrësi dhe më pas një nga një, Fieri, Lushnja, Elbasani, Shkodra e Vlora. Një gamë e gjerë programesh, nga çdo zhanër, ofruar përmes kanaleve tematikë të platformës nisi të plotësojë “oreksin” e publikut për të ndjekur gjithçka donte në ekran e të gjitha këto përmes cilësisë tepër të lartë të figurës dhe zërit, info elektronike EPG, dekoder të personalizuar me menu në shqip, deri atëherë e pamendueshme. Për herë të parë lindën kanalet e fëmijëve 24 orë të dubluara në shqip.

Më 15 Dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb shënon një hap të ri, ai fillon edhe transmetimin e kanaleve të tij në satelit në mbarë Evropën duke qenë e vetmja platformë e re digjitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore njëkohësisht. Kështu DigitAlb nisi të përçonte Shqipërinë kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë.

Në vitet e para dhe ne vazhdimësi, DigitAlb, shtonte numrin e kanaleve të platformës së tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve të publikut, me më shumë kanale për fëmijë, më shumë kanale filmash, më shumë dokumentarë, dhe të gjitha në shqip, me më shumë muzikë dhe sport.

Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e kualitetit në transmetimin e programeve, DigitAlb ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit digjitale dhe programacionit më të plotë dhe cilësor, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë ; në rajon e Evropë.

Në dhjetor të vitit 2007 DigitAlb implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive digjitale ; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfektë të mundshme, çdo detaj i figurës dhe zërit. DigitAlb ishte e vetmja platformë në Evropë që hidhte në satelit 6 kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë kualitet filma, dokumentarë, sport, seriale, programe për të rritur, show dhe spektakël e çdo gjë tjetër dhe duke u identifikuar kështu nga të gjithë si një Platformë Lider.

DigitAlb, vazhdon të thyejë njëpasnjëshëm kufijtë duke qenë gjithnjë e më i kërkuar në treg e duke shtuar vit pas viti shërbimet dhe numrin e abonentëve.

Më 3 nëntor të 2008-ës, DigitAlb nis në transmetim Tokësor & Satelitor shërbimin televiziv PAY-PER-VIEW, nëpërmjet kanalit të posaçëm Digi Gold ku ofrohen përmes pagesës së dedikuar për çdo event, filmat më të fundit dhe programe të zhanreve të tjera. Pjesë e paketës PPV të DigitAlb janë edhe 2 kanalet sezonalë Big Brother të cilët transmetojnë LIVE 24 orë në 24 gjithçka që ndodh mes banorëve të shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

DigitAlb futi një frymë krejt të re në ekranet shqiptare, duke sanksionuar imazh dhe zë zyrtar, duke promovuar në një formë krejtësisht të veçantë e origjinale, ç'ka e bëjnë të jetë gjithnjë e më tërheqës për publikun.

Ajo që e bën DigitAlb të suksesshëm, është përmbajtja e programeve që ofron për abonentët.

Sot DigitAlb transmeton :

  • 39 kanale SD dhe 17 kanale HD, gjithsej 56 kanale në Platformën Tokësore.
  • 53 kanale SD dhe 25 kanale HD, gjithsej 78 kanale në Platformën Satelitore.
  • 33 kanale në shërbimin mobile (OTT, Digitalb KUDO).

Organizimi i kanaleve bëhet sipas tematikës së programeve që ata transmetojnë.

Kështu, DigitAlb ka krijuar 3 kanale që u dedikohen tërësisht fëmijëve dhe adoleshentëve, të cilët përbëjnë edhe një nga pjesët më të vyera të platformës e ku është investuar së tepërmi vit pas viti. Prodhimet origjinale për Bang Bang, Çufo e Junior TV, me karakter didaktik dhe argëtues e bënë DigitAlb të jetë “ABC”-ja e gjithë fëmijëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë atdheut.

Tre kanale tematikë dedikuar dokumentarit. Explorer Shkencë, Explorer Histori, Explorer Natyra janë tashmë enciklopedia e gjithsecilit duke ofruar të reja e fakte nga çdo fushë e jetës.

DigitAlb ka krijuar plot 9 kanale që i kushtohen botës së filmit (Digi Gold, Film Një HD, Film Dy HD, Film Autor, Film Hits, Film Hits +1, Film Thriller, Film Dramë,Film Aksion, Film Komedi), me një gamë të gjerë zhanresh dhe produksionesh, duke qenë kështu vërtet “kinemaja në shtëpinë tuaj”!

Disa kanale kushtuar muzikës, ku spikasin My Music me hitet më të fundit të muzikës botërore dhe artistëve shqiptarë, Melody TV krijuar për shpirtin shqiptar me muzikë shqip dhe FolkloRit me folkun shqiptar duke e përcjellë traditën tonë kudo ku shqiptarët jetojnë.

Kanali "Family HD" dedikuar familjes, është kanali ku transmetohen reality show dhe serialet më të suksesshëm, programe gjeneraliste për të gjithë familjen nga të gjitha zhanret.

Shtatë kanale sportive HD janë pjesë e buqetës bashkangjitur dy kanalet e gjigantit sportiv evropian Eurosport HD dhe Eurosport 2 HD me evente nga të gjitha disiplinat sportive, bashkë edhe me një kanal tërësisht në dispozicion të abonentëve dhe atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familjeje të madhe, duke i njohur me programet, shërbimet, ofertat dhe të rejat më të fundit (Promo).

Ndryshe nga deri më parë, tashmë platforma DigitAlb prezantohet me një imazh tërësisht të ri. Ndryshimi ndihet kudo, në çdo kanal dhe shoqërohet edhe nga një pasurim i programacionit si kurrë më parë.

Lista e kanaleve

Kanalet Gjeneraliste : Top Channel HD, Klan HD, Klan Plus HD, RTSH-1, IN tv, Kohavision, RTV 21, Klan Kosova HD, Channel One, Scan TV, RTK 1, First TV, Alsat M, Rrokum TV, TV Dukagjini etj.
Kanalet kushtuar traditës shqiptare : T HD
Kanalet kushtuar serialeve : Stinët
Kanalet informative : Top News, News 24, Report TV, Ora News, ABC News HD, UTV News.
Kanalet për filma : Film Një HD, Film Dy HD, EuroFilm, Film Autor, Film Hits, Film Hits +1,Film Thriller, Film Dramë, Film Aksion, Film Komedi.
Kanale për të gjithë familjen: Family HD
Kanalet për dokumentarë: Explorer Shkencë, Explorer Histori, Explorer Natyra.
Kanalet sportive: SuperSport-1 HD, SuperSport-2 HD, SuperSport-3 HD, SuperSport-4 HD, SuperSport-5 HD, SuperSport-6 HD, SuperSport-7 HD.
Kanalet për fëmijë: Bang Bang, Çufo , Junior TV.
Kanalet për blerje: BCTV Europe
Kanalet muzikore: My Music, Melody TV, FolkoRit, SuperSonic TV, STV Folk, City TV.
Kanalet Pay-Per-View: Digi Gold (vetëm në VOD- katalogu PopCorn, kategoria GOLD).
Kanalet sezonalë kushtuar Big Brother Albania: Big Brother 1, Big Brother 2.
Kanalet e huaja: FOX, Fox Life, FOX Movies, Comedy Central, Baby TV, Disney Channel, Rai 1, Rai 2, Canale 5, Italia 1, Alpha TV, Mega TV, Fine Living, MTV Live HD, Fashion TV, TV 5-Monde, Euronews, CNN, BBC, ZDF, Discovery Science HD, Investigation Discovery Xtra HD, Animal Planet HD, Discovery Channel, Discovery Turbo Xtra, TLC, National Geographic HD, Travel Channel HD, 24Kitchen, Eurosport HD, Eurosport 2 HD, Dorcel HD, Stars XXX, Playboy TV etj.
Kanalet radio në të dyja platformat: Top Albania Radio, Top Gold Radio, City Radio Albania, My Music Radio, Radio Rash, NRG Radio, Radio Klan

Referenca

  1. https://www.digitalb.al/platforma-tokesore/
  2. https://www.digitalb.al/platforma-satelitore
  3. http://www.ikub.al/biznese/805256887/Article_DIGITALB.aspx?cookiesEnabled=false
  4. https://www.lyngsat.com/packages/DigitAlb.html
  5. https://sq.kingofsat.net/pack-digitalb.php

Shiko edhe

Lidhje të jashtme