Ahqami: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
v removed Category:Islam; added Category:Sheriati using HotCat
Rreshti 20: Rreshti 20:
Udhëzim: Nga All-llahu i Madhërueshëm do ta fitojmë shpërblimin (thevabin) poqëse i zbatojmë urdhërat dhe obligimet e Tij si dhe me jetësimin e këshillave e porosive të [[Pejgamber]]it a.s. Për moskryerjen e urdhërave të All-llahut xh.sh. dhe për bërjen e veprave të shumtuara (të këqija), do ta meritojmë dënimin e All-llahut xh.sh.(ikabin). Për kryerjen e veprave që janë mekruh, mund të kemi qortim, e për disa mekruhe mund të marrim edhe dënim të lehtë nga All-llahu i Mëshirshëm. Kryerja dhe zbatimi i urdhërave të All-llahut xh.sh. njerëzimit i sjell dobi dhe harmoni, ndërsa kryerja e veprave të ndaluara njerëzimit i sjellin dëme e fatkeqësi në këtë jetë po ashtu në jetën tjetër.
Udhëzim: Nga All-llahu i Madhërueshëm do ta fitojmë shpërblimin (thevabin) poqëse i zbatojmë urdhërat dhe obligimet e Tij si dhe me jetësimin e këshillave e porosive të [[Pejgamber]]it a.s. Për moskryerjen e urdhërave të All-llahut xh.sh. dhe për bërjen e veprave të shumtuara (të këqija), do ta meritojmë dënimin e All-llahut xh.sh.(ikabin). Për kryerjen e veprave që janë mekruh, mund të kemi qortim, e për disa mekruhe mund të marrim edhe dënim të lehtë nga All-llahu i Mëshirshëm. Kryerja dhe zbatimi i urdhërave të All-llahut xh.sh. njerëzimit i sjell dobi dhe harmoni, ndërsa kryerja e veprave të ndaluara njerëzimit i sjellin dëme e fatkeqësi në këtë jetë po ashtu në jetën tjetër.


[[Kategoria:Islam]]
[[Kategoria:Sheriati]]

Versioni i datës 16 nëntor 2018 17:17

Sheriati Islam që është ligj jete për çdo mysliman përqendrohet në përcaktimin e rregullit jetësorë jo vetëm të myslimanëve por të gjithë njerëzimit në përgjithësi. Ligjet e qarta dhe direkte të paraqitura në Kur'an dhe Sunnet janë universale për tëgjitha vendet dhe kohërat, kurse të tjerat janë ato që janë të tërthorta, të përgjithshme përmes të cilave duhet nxjerr ligjet për kohën përkatëse

Obligimet, ndalimet e veprave të individëve sipas sheriatit, ndahen në këto lloje :

  1. FARZ: është ajo vepër që rreptësisht e urdhëroi All-llahu xh.sh. të punohet, dhe dihet saktësisht se është urdhër i All-llahut xh.sh. siç janë: falja e namazit, dhënia e zeqatit, etj. Ai njeri që e rrefuzon këtë nuk është mysliman , por hynë në grupin e qafirëve. Farzi është dy lloje: Farzi-ajn dhe farzi-kifaje.
    1. FARZI - AJN: është obligim për secilin mysliman që ta kryejë individualisht, p.sh. falja e pesë kohëve të namazeve, agjërimi i Ramazanit, etj.
    2. FARZI - KIFAJE: është obligim për tërë shoqërinë, bashkësinë myslimane, e nëse njëri prej atyre e kryen këtë obligim të tjerët lirohen nga kjo detyrë, por në qoftë se asnjëri nuk e kryen, atëherë të gjithë janë mëkatarë e do të përgjigjen para Zotit të Madhëruar, p.sh. falja e namazit të xhenazes.
  1. VAXHIB: është ajo vepër që All-llahu xh.sh. urdhëroi të punohet, mirëpo nuk jemi gjithaqë të sigurtë se urdhëri i All-llahut xh.sh. ka të bëjë me të apo me ndonjë vepër tjetër, p.sh. namazi i vitrit. Mohuesi i vaxhibit nuk del prej imanit por është mëkatar, do të dënohet.
  2. SUNNET: është çdo gjë që e ka punuar Muhammedi a.s. ka porositur ose ka lejuar të punohet. Sunnetet janë dy llojesh: sunnete muekkede dhe sunete gajri-muekkede.
    1. SUNNETI MUEKKEDE: janë veprat e Pejgamerit a.s. që i ka punuar vazhdimisht, dhe ka urdhëruar të punohen , jashtë farzeve. P.sh. dy sunetet e sabahut, falja e namazit me xhematë.
    2. SUNNETI GAJRIMUEKEDE: janë veprat e Pejgamerit a.s. që nuk i ka punuar vazhdimisht, por i ka lënë disa herë, p.sh. sunnetet e iqindisë. Mohuesi i synnetit nuk dënohet por, është i larguar nga mëshira e Pejgamerit a.s.
  1. MUSTEHAB: janë veprat të cilat janë të lavdishme të punohen, që rrjedhin nga Pejgamberi a.s., mirëpo rallë herë i ka punuar, ose ka folur se është mirë të punohen, p.sh. të shpejtuarit iftarin në Ramazan, ose të vonuarit syfirin.
  2. MUBAH: janë veprat të cilat nuk janë urdhëruar të punohen, por as nuk janë të ndaluara të punohen; njeriu është i lirë t'i punojë apo mos t'i punojë, p.sh. llojin e ushqimit që e preferon për të ngrënë, apo sjelljet e lira me kushtë që të mos u pengojmë të tjerëve.
  3. HARAM: është çdo vepër që rreptësisht e ndaloi All-llahu xh.sh., p.sh. alkoholi, ngrënia e mishit të derrit, dhe të gjitha veprat e shëmtuara.
  4. MEKRUH: janë ato vepra që nuk është mirë të punohen, por që nuk janë të ndaluara rreptësisht. Mekruhi ndahet në dy lloje : Mekruh-tahrimen dhe Mekruh-tenzihen.
    1. MEKRUH TAHRIMEN: janë veprat të cilat janë të ndaluara të punohen, por jo rreptësisht. Këto vepra janë afër haramit. P.sh. veshja e rrobave të mëndafshit dhe e arit për burrat. Duhet ditur se në këtë lloj të mekruhit hyjnë edhe lënia e vaxhibit.
    2. MEKRUH TENZIHEN: janë veprat të cilat nuk janë të pëlqyera të punohen, që nuk janë aq të shëmtuara. P.sh. lënia e sunnetit të iqindisë. Në këtë lloj të mekruhit hyjnë edhe lënia e sunneteve gajri-muekkede.
  1. MUFSID: janë ato vepra të cilat i prishin aktet fetare.

Udhëzim: Nga All-llahu i Madhërueshëm do ta fitojmë shpërblimin (thevabin) poqëse i zbatojmë urdhërat dhe obligimet e Tij si dhe me jetësimin e këshillave e porosive të Pejgamberit a.s. Për moskryerjen e urdhërave të All-llahut xh.sh. dhe për bërjen e veprave të shumtuara (të këqija), do ta meritojmë dënimin e All-llahut xh.sh.(ikabin). Për kryerjen e veprave që janë mekruh, mund të kemi qortim, e për disa mekruhe mund të marrim edhe dënim të lehtë nga All-llahu i Mëshirshëm. Kryerja dhe zbatimi i urdhërave të All-llahut xh.sh. njerëzimit i sjell dobi dhe harmoni, ndërsa kryerja e veprave të ndaluara njerëzimit i sjellin dëme e fatkeqësi në këtë jetë po ashtu në jetën tjetër.