Ndryshimi mes inspektimeve të "Mahmud Ahmedinezhad"

Jump to navigation Jump to search
v
ska përmbledhje të redaktimeve
(→‎top: rregullim i sintaksës)
v
[[Skeda:Mahmud Ahmedinezhad.jpg|thumbparapamje|300px|Mahmud Ahmedinezhad, Kryetar i Republikës Islamike të Iranit]]
'''Mahmud Ahmedinezhad''' (persisht: محمود احمدی‌نژاد, ''Mahmud Ahmadinežâd'', IPA: mæhˈmuːd æhmædiːneˈʒɒːd), i njohur edhe si '''Mahmoud Ahmadinejad''', ishte kryetar, i gjashti me radhë, i [[Irani|Republikës Islamike të Iranit]]. Ish-kryebashkiak i [[Teheran]]it, Ahmedinezhad fitoi mandatin e parë katërvjeçar në zgjedhjet presidenciale të Iranit në vitin [[2005]] dhe u rizgjodh më 2009 për katër vjet të tjera. Si kryetar, ai mbajti postin më të lartë të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, si dhe kreu funksionet e kreut të qeverisë dhe disa funksione ceremoniale të kryetarit të shtetit. Kreu i vërtetë i shtetit në Iran është Udhëheqësi Suprem, i cili mban komandën e forcave të armatosura dhe ka tagër t'i rishikojë vendimet politike të ligjvënësve dhe ekzekutivit.
 
Ahmedinezhad mban titullin e doktorit të shkencave, ndërsa në politikë njihet si konservator i pikëpamjeve islamike shiite dhe një kundërshtar i madh i [[SHBA]]-ve dhe [[Izrael]]it. Telashet e Ahmedinezhadit janë dështimi i planit të tij ekonomik si dhe marrëdhëniet me botën e jashtme. Ai ka mbrojtur programin bërthamor të Iranit, me gjithë kundërshtimin e botës perëndimore. Njëherësh, gjendja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe të grave nuk ka ndryshuar gjatë gati një mandati presidence të Ahmedinezhadit.
1.542

edits

Menyja e navigimit