Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 13: Rreshti 13:
<center> '''Kryqi i Kuq''', '''Gjysëmhëna e Kuqe''' dhe '''Kristali i Kuq''',<br/>simbolet internacionale e Kryqit të Kuq</center>
<center> '''Kryqi i Kuq''', '''Gjysëmhëna e Kuqe''' dhe '''Kristali i Kuq''',<br/>simbolet internacionale e Kryqit të Kuq</center>


==Burimet==
== Referencat ==
{{Referenca}}


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==

Versioni i datës 6 dhjetor 2018 12:52

Lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është një lëvizje humanitare ndërkombëtare me rreth 97 milionë vullnetarë, anëtarë dhe stafi në mbarë botën e cila u themelua për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njeriut, për të siguruar respekt për të gjithë qeniet njerëzore dhe për të parandaluar dhe lehtësuar vuajtjet e njerëzve.[1]. Selia e saj është në Gjenevë, Zvicër.

Megjithëse është një organizatë e madhe ndërkombëtare, ajo është drejtuar privatisht. Asnjë qeveri nuk kontrollon Kryqin e Kuq. Kryqi i Kuq ka një punë të veçantë, është i vetmi grup privat që i ka punët e tij të përcaktuara me ligj ndërkombëtar.

Tre gjëra që e përbëjnë këtë lëvizje:

  • Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u krijua më 1863 në Gjenevë. Puna e saj, sipas ligjit ndërkombëtar, është të mbrojë jetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës.
  • Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe u themelua në vitin 1919. Kjo Federatë përpiqet të sigurojë që shoqëritë kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të punojnë së bashku dhe të organizojnë misionet e ndihmës në rast emergjencash në shkallë të gjerë. Sekretariati i Federatës Ndërkombëtare gjithashtu është i vendosur në Gjenevë, Zvicër.
  • Ekziston një shoqëri e Kryqit të Kuq dhe Gjysëmhënës së Kuqe në pothuajse çdo vend në botë. Secili punon në vendin e vet, duke ndjekur idetë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe statutet e Lëvizjes ndërkombëtare. Nëse është e mundur, Shoqëritë Kombëtare mund të marrin përsipër detyra shtesë humanitare që nuk përcaktohen drejtpërdrejt nga ligji ndërkombëtar humanitar ose mandatet e Lëvizjes ndërkombëtare.
Kryqi i Kuq, Gjysëmhëna e Kuqe dhe Kristali i Kuq,
simbolet internacionale e Kryqit të Kuq

Referencat

Lidhje të jashtme