Ndryshimi mes inspektimeve të "Anamorava"

Jump to navigation Jump to search
3.490 bytes added ,  2 vjet më parë
Dikurë krahinë agrare, në të cilën janë kultivuar gruri e duhani, më vonë fiton edhe tiparet industriale, sidomos qendra e këtij regjioni [[Gjilani]], tash qytet me rreth 80 000 banorë me industri tekstili, të duhanit, të radiatorëve, të baterive etj. [[Vitia]], qendër komunale, paraqet një qytetzë agrare me industroi fillestare metalike, me [[Banja e Kllokotit|Banjën e Kllokotit]] afër, ndërsa [[Kamenica|Dardana]] po ashtu qendër komunale, qytet i vogël agrar industrial, me industri të qeramikës.
== Demografia ==
 
 
===Migrimet===
Migrimet e popullsisë paraqesin një problem shumëdimensional hapsinor, demografik, ekonomik, social due politik.Ato nuk janë procese spontane due autonome, por nxiten nga një varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të kushtëzuar në kohë dhe hapësirë të caktuar. Çdo periudhë e kanë karakterizuar migrime të tipeve të ndryshme me shkaqe dhe pasoja specifike.
 
Migrimet e popullsisë kudo në botën bashkohore janë bërë process i pafrenueshëm i evulucionit kuantitative dhe kualitativ të popullatës në kushtet e dallimeve të theksuara ekonomike, sociale-profesionale dhe demografike si midis regjioneve e vendeve, ashtu edhe mbrenda vet shteteve.
 
Edhe në Kosovë migrimet e popullsisë në të kaluarën por edhe sot janë shum intensive në të gjitha regjionet, komunat dhe vendbanimet e saj, duke i përfshirë të gjitha shtresat shoqërore e nacionale.
 
Strukturat e ndryshme serbe, institucionet shkencore , mandej dhe institucionet kulturore në vazhdimsi kanë akuzuar popujt tjerë, posaçrisht shqiptarët, për spastrime etnike, krime dhe gjenocid. Bartësit kryesor të spastrimeve etnike në Kosovë dhe rreth Kosovës janë vetë serbët dhe regjimet e tyre. Pas luftrave sebo-turke due Kongresit të Berlinit (1978), pushteti serb, per të realizuar misionine vet kombëtarë, doli me qëndrimin që kishte edhe rol të urdhërit – që sa më pak shqiptarë të mbeten në territoret e çliruara nga Turqia, aq më i madh do të jetë kontributi për shtetin dhe ai që shpërngul sa më shumë shqiptarë do të ketë merita më të mëdha për atdhe.
 
Me qëllim të krijimit të shetit të pastër etnik serb, pushteti serb shpërnguli me dhunë shqiptarët nga më shum se 600 fshatra të rrethit të Prokuples (Toplica, Kosanica, Dobriqi, Pusta Reka), të Vranjës e Loskovcit ( Polanica, Jabllanica, Masurica, Veternica, Gërdelica, të Nishit merrethinë dhe të qyteteve të këtyre rretheve (Prokupla, Kurshumlia, Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Bella Pallanka). Shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga këto troje i lan të gjitha pronat e patundshme dhe tërë pasurinë tjetër që patën.
Deri në fillim të majit 1999, nga Kosova ishin përzënë rreth 730.000 shqiptarë. Prej tyre 605.000 u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa 125.000 të tjerë në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës dhe Australisë. Po t’u shtohen ketyre refugjatëve edhe të ikurit deri më 1996, del se shovinizmi serb shpernguli me dhunë deri në maj afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ˝ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve. Rreth 700.000 shqiptarë u shpërngulën nga banesat dhe shtëpitë e tyre dhe u detyruan të jetonin në rajonet malore të Kosovës në një situatë dramatike.
 
Sipas të dhënave të UNCHR në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosovë 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet tjera të botës u vendosen gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.<ref>[https://orientalizmi.wordpress.com/2012/07/11/gjilani-migrimet-e-popullsise/ I. Azizi: Gjilani – migrimet e popullsisë]</ref>
 
==Shih edhe==

Menyja e navigimit