Anamorava: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 35: Rreshti 35:


===Migrimet===
===Migrimet===
igrimet pas Luftës së Parë Botërore për Kosovën kanë pasur përpos karakterit ekonomik edhe karakter politik e strategjik. Për çdo komunë të Kosovës para vitit 1940 mesatarisht kan imigruar nga 2536 imigrues. Komuna e Gjilanit ka qenë në këtë mesatare, në krahasim me Prishtinën, Ferizajin, Mitrovicën, Pejën etj., që kan pasë imigrues mbi mesataren e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe më pak të imigruar ka pasur në komunën e Dragashit, Kaçanikut dhe Leposaviqit etj.
Migrimet pas Luftës së Parë Botërore për Kosovën kanë pasur përpos karakterit ekonomik edhe karakter politik e strategjik. Për çdo komunë të Kosovës para vitit 1940 mesatarisht kan imigruar nga 2536 imigrues. Komuna e Gjilanit ka qenë në këtë mesatare, në krahasim me Prishtinën, Ferizajin, Mitrovicën, Pejën etj., që kan pasë imigrues mbi mesataren e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe më pak të imigruar ka pasur në komunën e Dragashit, Kaçanikut dhe Leposaviqit etj.


Retivisht, pjesmarrja më e lartë e të ardhurëve nga jasht Kosovës (kolonë) ka qenë në këto komuna: Deçan, Viti, Dragash, Kamenicë etj., ngase numri i përgjithshëm i të ardhurëve në këto komuna nuk ishte i madh, me që këto komuna nuk ishin atraktive për imigruesit kosovar. Komuna e Gjilanit është nën këtë pjesmarrje sepse, jo pse ka patur më pak kolonë por ka pasur më shum imigrues nga komuna e Kamenicës, Novo Bërdës dhe nga ajo e Vitisë.
Retivisht, pjesmarrja më e lartë e të ardhurëve nga jasht Kosovës (kolonë) ka qenë në këto komuna: Deçan, Viti, Dragash, Kamenicë etj., ngase numri i përgjithshëm i të ardhurëve në këto komuna nuk ishte i madh, me që këto komuna nuk ishin atraktive për imigruesit kosovar. Komuna e Gjilanit është nën këtë pjesmarrje sepse, jo pse ka patur më pak kolonë por ka pasur më shum imigrues nga komuna e Kamenicës, Novo Bërdës dhe nga ajo e Vitisë.

Versioni i datës 10 dhjetor 2018 17:47

Anamorava është rajon i cili gjendet në pjesën juglindore të Kosovës.

Anamorava

Gjeografia

Anamorava përbëhet prej pjesës së luginës dhe skajeve malore të maleve të Karadakut në të djathtë dhe maleve të Zhegocit e Koznikut në të majtë. Anamorava përbëhet prej fushës së Vitisë, të Gjilanit dhe të Dardanës (Kamenicës) me një sipërfaqe rreth 650 km katrorë, me nji gjatësi mbi 40 km dhe gjerësi mbi 16 km, me fund të lartë 500 m dhe anët e larta deri 1000 m.Pjesa më e madhe e Anamoravës shtrihet në Moravën e Epërme edhe në Moravën e Poshtme, kurse për përkufizimin natyror të këtyre dy pjesëve, si në literaturë, ashtu edhe në popull ka mendime të ndryshme.[1]

Pjesa e krahinës të Anamoravës në komunen të Dardanës përmban këto fshatra: Topanicë, Shipashnica e Poshtme, Shipashnicë e Epërme, Strelicë, Rogaçicë, Petroc, Novosellë, Muçivërca, Moçar, Koretin, Kopernicë, Kolloleç, Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme, Hogosht, Hodonoc, Grizimë, Dajkoc, Çarrakoc, Bllatë, Berivojcë.[2] Anamorava është një hapsirë relativisht e gjerë me vlera natyrore, ekonomike, historike e kulturore që shtrihet në pjesën juglindore të Republikës së Kosovës dhe përfshin rajonet e Moravës së epërme e të poshtme, Karadakut, një pjesë të Gallapit, Zhegocit dhe Novobërdës.[3]

Gjith fshatrat të komunës së Ranillugut i takojnë krahinës të Anamoravës.

Toponimet në anamoravë(Lugina e Moravës së Binçës)

Sipas toponimeve edhe emra vendesh të tjerë të këtij krahu, del se shumë emërtime të Anamoravës (Lugina e Moravës së Binçës) janë të burimit shqip, porse sundimi i gjatë romak, serb dhe osman, ku më pak e ku më shumë, kanë lanë gjurmët e tyre edhe në toponiminë e kësaj treve, por pa mundur kurrë të shlyejnë vazhdimësinë ilire-shqiptare në këtë anë.

Historia

Gjeologjia

Përbëhet nga shtresa të vjetra dhe derdhjeve vullkanike, ka toka të mira.Fusha e Moravës veqohet me formacione të rejatë kenozoikut. Dominojnë sendimetet e konglomeratit, të zallit dhe rërës së moshës së neogjenit, duke e bërë këtë hapsirë më hoogjene në aspektin litologjik.

Relievi

Fusha e Moravës paraqet pjesën më të ulët të relievit të Kosovës jug-lindore. Fusha e Moravës me lartësinë prej 450–500 m,jo vetëm se është më e ulët, por edhe diferencat janë më të vogla në mes rrafshinës aluviale dhe të terracave të liqenit të dikurshëm.

Klima

Klima e Anamoravës është e mesme kontinentale , ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 410 m. Nuk ka erëra të forta në këtë fushë. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu , kah Malet e Karadakut fryen "era" - jugu erë e nxehtë me plot lagështi, e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Anamorava dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushë së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura.

Mesatarja e temperaturave vjetore për Anamoravën është 10.6 gradë celsius. Temperatura mesatare e muajit më të ftohtë është ajo e janaritn -0,9 gradë C, e muajit më të ngroht e korrikut me 20,7 gradë C. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.[4]

Hidrografia

Nëpër Fushën e Anamoravës rrjedh lumi Morava e Binqes me degët e veta si Lumi i Karadakut, Llapushës nga ana e djathtë dhe lumi i Livoqit, Mirushës, Stanishorit , Përlepnicës dhe Krivarekës nga ana e djathtë.

Ekonomia

Dikurë krahinë agrare, në të cilën janë kultivuar gruri e duhani, më vonë fiton edhe tiparet industriale, sidomos qendra e këtij regjioni Gjilani, tash qytet me rreth 80 000 banorë me industri tekstili, të duhanit, të radiatorëve, të baterive etj. Vitia, qendër komunale, paraqet një qytetzë agrare me industroi fillestare metalike, me Banjën e Kllokotit afër, ndërsa Dardana po ashtu qendër komunale, qytet i vogël agrar industrial, me industri të qeramikës.

Demografia

Migrimet

Migrimet pas Luftës së Parë Botërore për Kosovën kanë pasur përpos karakterit ekonomik edhe karakter politik e strategjik. Për çdo komunë të Kosovës para vitit 1940 mesatarisht kan imigruar nga 2536 imigrues. Komuna e Gjilanit ka qenë në këtë mesatare, në krahasim me Prishtinën, Ferizajin, Mitrovicën, Pejën etj., që kan pasë imigrues mbi mesataren e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe më pak të imigruar ka pasur në komunën e Dragashit, Kaçanikut dhe Leposaviqit etj.

Retivisht, pjesmarrja më e lartë e të ardhurëve nga jasht Kosovës (kolonë) ka qenë në këto komuna: Deçan, Viti, Dragash, Kamenicë etj., ngase numri i përgjithshëm i të ardhurëve në këto komuna nuk ishte i madh, me që këto komuna nuk ishin atraktive për imigruesit kosovar. Komuna e Gjilanit është nën këtë pjesmarrje sepse, jo pse ka patur më pak kolonë por ka pasur më shum imigrues nga komuna e Kamenicës, Novo Bërdës dhe nga ajo e Vitisë.

Gjat periudhës 1941- 1945 duke u bazuar se në Kosovë imigruan gjithsej 16.862 ose 4.5% (prej gjithë të imigruarëve), atëherë mund të konstatojë se edhe në komunën e Gjilanit nga viset jashtë Kosovës imigruan reth 766 (duke u bazuar në mesataren që ishte për çdo komunë).

Migrimet e popullsisë nga Kosova dhe drejt Kosovës kanë qenë gati dukuri ciklike, të lidhura për ciklet e zhvillimit politik dhe ekonomiko–shoqërorë të Kosovës dhe hapësirës për rreth.Për t’i kuptuar më mirë migrimet e reja të shqipëtarëve në Evropë dhe kontinentet tjera, duhet dhënë një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit politik, ekonomik dhe demografik të Kosovës gjatë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Periudha kohore e pas Luftës së Dytë Botërore në aspektin politik mund të diferencohet në disa periudha:

a) nënperiudha (1945–1948) e barazisë politike e sociale, b) nënperiudha (1948–1951) e inforbyros dhe e përgaditjes së proceseve politike dhe e presioneve. c) nënperiudha (1952–1956) e presioneve politike, policore dhe e shpërnguljeve të shqiptarëve për në Turqi. d) nënperiudha (1966-1980) e autonomisë politike, e emancipimit politik, ekonomik, kulturor e shqiptarëve dhe e tjrëve. e) nënperiudha (1981-1988) postautonomike dhe e pacifikimit të Kosovës. f) nënperiudha (1989-1999) e suprimimit të autonomisë, e shkatrrimit të ekonomisë, kulturës dhe arsimit, e largimit nga puna dhe e shpërnguljeve masovike të popullsisë shqiptare në botën e jashtme.[5]

Migrimet e popullsisë paraqesin një problem shumëdimensional hapsinor, demografik, ekonomik, social due politik.Ato nuk janë procese spontane due autonome, por nxiten nga një varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të kushtëzuar në kohë dhe hapësirë të caktuar. Çdo periudhë e kanë karakterizuar migrime të tipeve të ndryshme me shkaqe dhe pasoja specifike.

Migrimet e popullsisë kudo në botën bashkohore janë bërë process i pafrenueshëm i evulucionit kuantitative dhe kualitativ të popullatës në kushtet e dallimeve të theksuara ekonomike, sociale-profesionale dhe demografike si midis regjioneve e vendeve, ashtu edhe mbrenda vet shteteve.

Edhe në Kosovë migrimet e popullsisë në të kaluarën por edhe sot janë shum intensive në të gjitha regjionet, komunat dhe vendbanimet e saj, duke i përfshirë të gjitha shtresat shoqërore e nacionale.

Strukturat e ndryshme serbe, institucionet shkencore , mandej dhe institucionet kulturore në vazhdimsi kanë akuzuar popujt tjerë, posaçrisht shqiptarët, për spastrime etnike, krime dhe gjenocid. Bartësit kryesor të spastrimeve etnike në Kosovë dhe rreth Kosovës janë vetë serbët dhe regjimet e tyre. Pas luftrave sebo-turke due Kongresit të Berlinit (1978), pushteti serb, per të realizuar misionine vet kombëtarë, doli me qëndrimin që kishte edhe rol të urdhërit – që sa më pak shqiptarë të mbeten në territoret e çliruara nga Turqia, aq më i madh do të jetë kontributi për shtetin dhe ai që shpërngul sa më shumë shqiptarë do të ketë merita më të mëdha për atdhe.

Me qëllim të krijimit të shetit të pastër etnik serb, pushteti serb shpërnguli me dhunë shqiptarët nga më shum se 600 fshatra të rrethit të Prokuples (Toplica, Kosanica, Dobriqi, Pusta Reka), të Vranjës e Loskovcit ( Polanica, Jabllanica, Masurica, Veternica, Gërdelica, të Nishit merrethinë dhe të qyteteve të këtyre rretheve (Prokupla, Kurshumlia, Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Bella Pallanka). Shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga këto troje i lan të gjitha pronat e patundshme dhe tërë pasurinë tjetër që patën. Deri në fillim të majit 1999, nga Kosova ishin përzënë rreth 730.000 shqiptarë. Prej tyre 605.000 u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa 125.000 të tjerë në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës dhe Australisë. Po t’u shtohen ketyre refugjatëve edhe të ikurit deri më 1996, del se shovinizmi serb shpernguli me dhunë deri në maj afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ˝ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve. Rreth 700.000 shqiptarë u shpërngulën nga banesat dhe shtëpitë e tyre dhe u detyruan të jetonin në rajonet malore të Kosovës në një situatë dramatike.

Sipas të dhënave të UNCHR në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosovë 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet tjera të botës u vendosen gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.[6]

Shih edhe


Referencat

  1. ^ Hadjivasilevic, Jovan (1993). Vranje kroz vekove. Vranje. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ Sadiku, Sinan. "Shtrirja hapësinore e Gallapit në komunën e Dardanës dhe emërtimi i vendbanimeve". Zemra Shqiptare. Marrë më 3 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hadjivasiljevic, Jovan (1969). Skoplje i njegova okolina. Beograd. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  4. ^ Dr. Riza Çavolli:Gjeografia Regjionale e Kosovës:, ETMMK, Prishtinë, 1997.
  5. ^ Dr. Hivzi islami, Kosova dhe shqiptarët (Çështje demografike) Pena, Prishtinë 1990,
  6. ^ I. Azizi: Gjilani – migrimet e popullsisë