Mehmet bej Konica: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
No edit summary |
v →Burime |
||
Rreshti 21: | Rreshti 21: | ||
* ''Ç'bën Greqia sot?'', fletorja "Telegraf" nr. 110, dt. 15 prill 1928, fq. 2-3.<ref>{{Cite book|title=Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek|last=Hoxha|first=Ibrahim|authorlink=Ibrahim D. Hoxha|publisher=Hasan Tahsini|year=2000|isbn=|location=Tiranë|pages=132|oclc=52547366}}</ref> |
* ''Ç'bën Greqia sot?'', fletorja "Telegraf" nr. 110, dt. 15 prill 1928, fq. 2-3.<ref>{{Cite book|title=Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek|last=Hoxha|first=Ibrahim|authorlink=Ibrahim D. Hoxha|publisher=Hasan Tahsini|year=2000|isbn=|location=Tiranë|pages=132|oclc=52547366}}</ref> |
||
== |
== Referencat == |
||
<references/> |
<references/> |
||
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]] |
|||
[[Kategoria:Lindje 1878]] |
[[Kategoria:Lindje 1878]] |
||
[[Kategoria:Vdekje 1948]] |
[[Kategoria:Vdekje 1948]] |
||
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]] |
[[Kategoria:Ministra të Jashtëm të Shqipërisë]] |
||
[[Kategoria:Diplomatë shqiptarë]] |
[[Kategoria:Diplomatë shqiptarë]] |
||
[[Kategoria:Shqiptarë myslimanë]] |
|||
[[Kategoria:Perandoria Osmane]] |
|||
[[Kategoria:Nxënësit e Shkollës Zosimea]] |
[[Kategoria:Nxënësit e Shkollës Zosimea]] |
||
[[Kategoria:Nxënësit e Shkollës Mülkiye]] |
[[Kategoria:Nxënësit e Shkollës Mülkiye]] |
Versioni i datës 8 janar 2019 20:50
Stampa:Kutia Politikan Mehmet bej Konica (Konicë, 1881 - Romë, 1946) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar.
Jeta
Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës,[1] vëlla i Faik Konicës.[2] Arsimimin e filloi në Janinë në gjimnazin "Zosimea" dhe e përfundoi në liceun perandorak "Gallatasaraj" në Stamboll. Studimet universitare i kreu në Shkollën e Lartë Administrative "Mylkie" të kryeqytetit perandorak.[3]
Më 1903-1908 sekretar diplomatik për shtypin në ministrinë e Punëve të Jashtme Osmane. Më 1908-1913 nënkonsull osman në Trieste, Fiume, Sulina (Rumani), Artë e Korfuz dhe si konsull në Varna të Bullgarisë. Në janar 1913 e deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore vihet në shërbim të qeverisë shqiptare.
Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 bashkë me Rasih bej Dinon dhe Filip Nogën.[4] Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga gjenerali italian Enrico Tellini, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Më 1918 është nismëtar dhe kryetar i Kongresit të Durrësit. Më 1918-1919 delegat i Punëve të Jashtme. Në dhjetor të 1920 u dërgua në Londër si përfaqësues i Shqipërisë, ndonëse jo i njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe.
Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Delvina të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Britaninë e Madhe.[3] Pas Lëvizjes së qershorit detyrat e tij u vështirësuan duke qenë se po përpiqej t'i mundësonte përligjje diplomatike një qeverie të dalur nga një kryengritje.[5] Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si diplomat në misione të ndryshme të konferencave ballkanike,[3] ku sipas bashkëshoqëruesit të tij Fishtës, mbajti një nga ligjëratat më të mira.[6]
Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në Jugosllavi, ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Mitrovica, por nuk e pranoi detyrën.
Bëhet nismëtar i krijimit të një komiteti për përkujdesjen dhe menaxhimn e këtij grupi shqiptarësh dhe madje u zgjodh si kryetar i tij.
Jetoi në Itali, derisa ndërroi jetë në Romë më 1946.këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar.[3]
Shkrime
- Ç'bën Greqia sot?, fletorja "Telegraf" nr. 110, dt. 15 prill 1928, fq. 2-3.[7]
Referencat
- ^ Alibali A., Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”, Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). - Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II - V.
- ^ Kelmendi R., Konica siç nuk e njohim, të dhënat të reja për prindërit, motrat e vëllezërit, shqiptarja.com, 19 janar 2014.
- ^ a b c d Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 158. ISBN 978-9943-56-22-5
- ^ Pearson O., Albania and King Zog: independence, republic and monarchy 1908-1939. I.B.Tauris. 2004 fq. 37. ISBN 1-84511-013-7.
- ^ Austin R., Founding a Balkan State: Albania's Experiment with Democracy, 1920-1925, University of Toronto Press, 2012, fq. 109-110. ISBN 9781442644359
- ^ At Gjergj Fishta si mis në Konferencen Nderbalkanike të Athenës, botuar tek Át Gjergj Fishta, O.F.M. 1871-1940, përgatitur B. Demës, Shkodër: Botime Françeskane, 2010, fq. 21-28. ISBN 978-99956-97-03-7
- ^ Hoxha, Ibrahim (2000). Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek. Tiranë: Hasan Tahsini. fq. 132. OCLC 52547366.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)