Abdurrahman Dibra: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 63: Rreshti 63:
[[Kategoria:Shqiptarë myslimanë]]
[[Kategoria:Shqiptarë myslimanë]]
[[Kategoria:Ministra të Arsimit të Shqipërisë]]
[[Kategoria:Ministra të Arsimit të Shqipërisë]]
[[Kategoria:Ministra të Brendshëm të Shqipërisë]]

Versioni i datës 8 janar 2019 21:59

Stampa:Kutia Politikan

Abdurrahman Dibra (Dibër, 1883/1885 - 1961) ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane dhe ministë i shtetit shqiptar.

Biografia

U lind më 1883 ose më 1885 në qytetin e Dibrës së Madhe, i biri i Elmaz beut, zyrtar dhe personazh i njohur në sanxhak. Abdurrahmani ndoqi ryzhdijen në vendlindje, idadijen në Manastir dhe shkollimin e lartë në Stamboll në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile, të cilën e përfundoi më 1907. Periudhën e trajnimit e bëri në Vilajetin e Manastirit, ku pas Revolucionit Xhonturk u ngrit në krye të komunitetit dibran për një identitet gegë dhe musliman kokë për kokë kundrejt nacionalistëve shqiptarë.

Mes 1910 dhe 1916 kreu detyrën e kajmekamit në Nashliç dhe Kumanovë të Vilajetit të Manastirit dhe në Fatih në Stamboll. Prej 1916 dhe deri në periudhën e armëpushimit, shërbeu si inspektor i shërbimit civil. U kthye më 1923 në Shqipëri pasi u thirr nga Ahmet bej Zogolli dhe si i njohur i tij i afërm, u zgjodh deputet në zgjedhjet e atij viti dhe u emërua ministër në qeverinë jetëshkurtër Vrioni para Lëvizjes së qershorit.

Në periudhën e pas Triumfit të Legaliteti ka qenë ministër në gati çdo kabinet qeveritar.

Pas pushtimit italian u internua në Itali,[1] u kthye në Shqipëri vetëm kur më 1943 kur kapitulloi Italia.

Edhe pas mbarimit të Luftës në fundin e vitit 1944, ndonëse Abdurrahmani kishte shërbyer për gati 19-vjet si deputet dhe Ministër i Monarkisë së Zogut, komunistët që erdhën në pushtet nuk e trazuan fare atë. Por peripecitë e mëdha për familjen e tijë filluan në pranverën e vitit 1946 kur komunistët arrestuan të birin e tijë Qenanin.[2]

Referencat

  1. ^ Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy. Routledge. fq. 329. ISBN 9781134294732. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Të dhëna nga Urhan Dibra , i biri i Abdurrahman Dibrës.