Mbreti Zogu I: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 74: Rreshti 74:


=== Politike ===
=== Politike ===
Xhandarmëria me të cilën kishte lidhje personale u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të Zogut. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimin brenda disa javëve të administratës shtetërore në gjithë vendin.{{sfn|Frashëri|2014|p=39}} Me një politikë të brendshme të karakterizuar nga intrigat politike dhe konfliktit të interesave të grupeve të ndryshme klasore, fetare e krahinore dhe me njerëzit ndërdyshës me çdo lloj pushteti të centralizuar, politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njëfarë stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shtetëror dhe luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.<ref>{{Cite book|title=Strategies of Symbolic Nation-building in South Eastern Europe|last=Kolstø|first=Pål Kolstø|publisher=Routledge|year=2016|isbn=9781317049357|location=|pages=201}}</ref> Zogu arriti stabilitetin duke u ujdisur me krerët vendorë, si bejlerë, bajraktarë dhe shehlerë;<ref>{{Cite book|title=Popular Movements and Democratization in the Islamic World|last=Clayer|first=Nathalie|publisher=Routledge|year=2007|isbn=9781134150618|editor-last=Kisaichi|editor-first=Masatoshi|location=London/New York|pages=34|chapter=Saints and Sufis in post-Communist Albania}}</ref> i përkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtës kundrejt bolshevizmit.<ref>{{Cite book|title=The Changing World Religion Map: Sacred Places, Identities, Practices and Politics|last=Jordan|first=Peter|publisher=Springer|year=2015|isbn=9789401793766|editor-last=Brunn|editor-first=Stanley|volume=1-5|location=|pages=1588|chapter=An Exception in the Balkans: Albania's Multiconfessional Identity}}</ref>
Xhandarmëria me të cilën kishte lidhje personale u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të Zogut. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimin brenda disa javëve të administratës shtetërore në gjithë vendin.{{sfn|Frashëri|2014|p=39}} Me një politikë të brendshme të karakterizuar nga intrigat politike dhe konfliktit të interesave të grupeve të ndryshme klasore, fetare e krahinore dhe me njerëzit ndërdyshës me çdo lloj pushteti të centralizuar, politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njëfarë stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shtetëror dhe luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.<ref>{{Cite book|title=Strategies of Symbolic Nation-building in South Eastern Europe|last=Kolstø|first=Pål|publisher=Routledge|year=2016|isbn=9781317049357|location=|pages=201}}</ref> Zogu arriti stabilitetin duke u ujdisur me krerët vendorë, si bejlerë, bajraktarë dhe shehlerë;<ref>{{Cite book|title=Popular Movements and Democratization in the Islamic World|last=Clayer|first=Nathalie|publisher=Routledge|year=2007|isbn=9781134150618|editor-last=Kisaichi|editor-first=Masatoshi|location=London/New York|pages=34|chapter=Saints and Sufis in post-Communist Albania}}</ref> i përkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtës kundrejt bolshevizmit.<ref>{{Cite book|title=The Changing World Religion Map: Sacred Places, Identities, Practices and Politics|last=Jordan|first=Peter|publisher=Springer|year=2015|isbn=9789401793766|editor-last=Brunn|editor-first=Stanley|volume=1-5|location=|pages=1588|chapter=An Exception in the Balkans: Albania's Multiconfessional Identity}}</ref> Rikthimi i tij në pushtet dhjetorin e 1924 u bë pengesa më serioze për përhapjen e komunizmit në Shqipëri, simpatizantët e të cilit kishin qenë të afërt me [[Fan Noli|Nolin]].<ref>{{Cite book|title=Fillimet e Diktaturës Komuniste në Shqipëri 1944-1948|last=Hoxha|first=Çelo|publisher=Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit|year=2013|isbn=9789928168115|location=Tiranë|pages=8}}</ref>


Nga 1932 u bënë përpjekje diplomatike disapalëshe për nisjen e strehimit të hebrenjve përpjestimisht me territorin dhe popullatën shqiptare. Qindra hebrenj hynë në territorin shqiptar gjatë periudhës 1932-1939 me viza të rregullta të lëshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administratës së Zogut vijoi edhe në mërgimin e tij përfundimtar, ku pati premtuar se, po të rikthehej në pushtet, në këmbim të mbështetjes dhe simpatisë britanike "''do të mundësonte strehimin e mbi 25 mijë familjeve hebraike në vendin e tij''".<ref name=":12">{{Cite book|title=Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi|last=Sinani|first=Shaban|authorlink=Shaban Sinani|publisher=Naimi|year=2009|isbn=978-99956-800-2-2|location=Tiranë|pages=93, 96-97}}</ref>
Nga 1932 u bënë përpjekje diplomatike disapalëshe për nisjen e strehimit të hebrenjve përpjestimisht me territorin dhe popullatën shqiptare. Qindra hebrenj hynë në territorin shqiptar gjatë periudhës 1932-1939 me viza të rregullta të lëshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administratës së Zogut vijoi edhe në mërgimin e tij përfundimtar, ku pati premtuar se, po të rikthehej në pushtet, në këmbim të mbështetjes dhe simpatisë britanike "''do të mundësonte strehimin e mbi 25 mijë familjeve hebraike në vendin e tij''".<ref name=":12">{{Cite book|title=Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi|last=Sinani|first=Shaban|authorlink=Shaban Sinani|publisher=Naimi|year=2009|isbn=978-99956-800-2-2|location=Tiranë|pages=93, 96-97}}</ref>

Versioni i datës 9 janar 2019 10:36

Stampa:Kutia Politikan

Nalt Madhnija e Tij Zogu I, Mbreti i Shqiptarëvet[1][2](Burgajet, 8 tetor 1895 - Paris, 9 prill 1961) lindur Ahmet bej Zogolli, pas 1922 thjesht Zogu, ka qenë në rende të ndryshme kryetari i shtetit shqiptar. Së pari shërbeu si kryeministër (1922 - 1924), President (1924 - 1928) dhe Mbret (1928 - 1939).

Biografia

Prejardhja dhe hapat e parë politik

U lind Ahmet bej Zogolli në kalanë e Burgajetit, në Perandorinë Osmane, djali i dytë i Xhemal pashë Zogollit, dhe djali i parë me gruan e tij të dytë, Sadije hanëm Toptani në 1895. Nga lisi i gjakut rrjedhte nga oxhaku i bejlerëve të Matit, të njohur prej katër shekujsh si bajraktarë të fiseve të atjeshme dhe, prej tre shekujsh, edhe si kajmekamë të trashëguar si mëkëmbës vendorë të sanxhakbeut të Ohrit dhe pas 1840 të valiut të Shkodrës.[3] Nga ana e nënës vinte nga Toptanët e Pishës, degë e Toptanve, bejlerët e plotfuqishëm të Krujës dhe Tiranës.[4]

Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen ef. Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe filloi studimet në "Numenu Tereki", dhe më pas vazhdoi shkollën e oficerëve.[5] Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj në kryeqytetin perandorak.[6][7] Kur u kthye në vendlindje më 17 gusht 1912, mënjanoi me ngadalë vëllain Xhelal beun dhe i siguroi vetes parësinë e krahinës së Matit[8] duke marrë titullin Myhtar.[9] Mbrojti krahinën nga ndërhyrjet serbe dhe më pas e përfaqësoi në Kuvendin e Vlorës bashkë me kushëririn e tij Dervish bej Biçakçiun,[8] ku përfaqësoi Matin me Riza Beun dhe Kurt agë Kadiun.[10] Gjatë Luftës së Parë Ballkanike organizoi forcat e tij në Kakarriq kundër forcave serbo-malazeze.[5]

Shtatorin e 1914 ndihmoi kushëririn e tij, Esad pashë Toptanin me 1 mijë e 500 matjanë kryesuar nga i vëllai Xhelal beu, për të shtypur Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme.[11] Më 1916 ndërmori nismën që të organizonte një kongres kombëtar në Elbasan.[5]

Më 1917 vajti në Vjenë si delegat i Matit me rastin e kurorëzimit të perandorit Karli I.[12] Atje u paraqit edhe si udhëheqës politik që kryesonte një forcë të armatosur prej disa mijëra vetësh. Mashtroi administratën ushtarake të Vjenës duke paraqitur lista sikur paguante rroga për 10.000 ushtarë kur nuk kishte as 5000. Vjena i lidhi rrogën e një koloneli rezervë derisa zbuloi mashtrimin me numrin e ushtarëve me ç'rast Zogu u internua.[13] Qëndroi deri në dhjetor 1919 në Vienë, ku fitoi përvojë të veçantë në oborrin perandorak austro-hungarez.[5]

Kongresin e Lushnjës u ftua të merrte pjesë si delegat i Matit,[14] ku mori me vete 100 matjanë kurse 200 të tjerë i la në Tiranë, aksion që rezultoi fatlum për Kongresin, meqë autoritetet italiane do të bënin çmos që ta pengonin mbarëvajtjen e tij.[15] Kongresin e garantoi me matjanët e tij besnikë.[5][16]

Kongresi e caktoi Ministër të Brendshëm, duke e patur të mundur ta krijonte brenda disa ditëve xhandarmërinë duke rekrutuar "vullnetarët" e tij.[17] Më 20 shkurt 1920 bëri t'i dorëzohen arkivat nga Qeveria e Durrësit dhe marsin vijues, hyri në Shkodër me Hoxha Kadrinë, duke e marrë në dorëzim të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes.[18]

5 prill 1921 u zgjodh deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. Më 4 nëntor 1921, emërohet nga qeveria komandant të operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve dhe për çështjen e Mirditës. Më 14 dhjetor 1921 pas shtypjes së grushtit të shtetit vjen në Tiranë dhe siguron qetësinë e vendit. Më 24 dhjetor 1921 emërohet sërish ministër i Punëve të Brendshme.

Kryeministër

2 dhjetor 1922 pasi kryeministri Ypi dha dorëheqjen me t'u emëruar anëtar i Këshillit të Naltë,[19] u emërua kryeministër në vend të tij, duke mbajtur në të njëjtën kohë postin e ministrit të brendshëm.[20] Atë muaj e hoqi prapashtesën osmane "-olli" nga mbiemri, duke ndryshuar atë nga Zogolli në Zogu.[21]

Zogu përkrahu orvatjet e Beogradit për të eliminuar Zonën Neutrale të Junikut në Kosovë në fillim të vitit 1923, vend ku ishin strehuar udhëheqësit e rezistencës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës. Më 9 janar 1923, Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë lëshoi urdhrin që Bajram Curri, Hasan Prishtina, Hoxhë Kadri Prishtina, Sadik Rama dhe udhëheqësit e çetave kaçake të vriteshin. Më 30 janar, me udhër të Zogut u hodhën nga Shqipëria në Zonën Neutrale të Junikut forcat ushtarake shqiptare. Për të shmangur vëllavrasjen, Hasan Prishtina, i këshilloi drejtuesit e çetave kryengritëse shqiptare të tërhiqeshin. Që nga kjo kohë lëvizja kaçake në Kosovë shkoi duke rënë, për shkak se nuk kishte as mbështetje morale nga Tirana, as vend ku të strehoheshin kaçakët.[22]

Gjatë viteve si kryeministër dhe ministër i brendshëm, me anë të lidhjeve që krijoi me krerët e institucioneve administrative të emëruara nga ai, vuri nën kontroll mbarë vendin. Qarqet demokratike e akuzuan se synonte të vendoste pushtetin personal.[20] Zogu i kushtoi rëndësi vendosjes së rendit publik, duke mos kursyer asnjë mjet. U ndërmor edhe fushata e çarmatimit e cila u shoqërua me dhunë, u shtypën revoltat që shpërthyen në këtë periudhë.[23]

Kriza politike e qeverisë së Zogut u përshkallëzua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 27 dhjetor 1923, kur Zogu duke parandier humbjen përdori falsifikimin e votave, korrupsionin dhe terrorin ndaj zgjedhësve.[24]

Më tej dha dorëheqjen dhe pas vrasjes së Rrustemit, gjendja u acarua. Në maj–qershor 1924 opozita organizoi Lëvizjen e qershorit. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.

Në qershor 1924 për të mos i dhënë rrugë gjakderdhjes, Zogu largohet në Jugosllavi me qindra përkrahës të tij. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënoi me vdekje në mungesë më 10 nëntor të po atij viti.[25] Në dhjetor me vendim të qeverisë Vrioni dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha, Zogu rikthen legjitimitetin e rrëzuar në qershor 1924 me përkrahjen e trupave jugosllave, atyre bjellogardiste të gjeneralit Vrangel të drejtuar nga Sergei Ulagaj[26] dhe me vullnetarë shqiptarë të rekrutuar në viset shqiptare të zonave të ndikimit të Begollajve të Pejës, kunatit Ceno bej Kryeziu dhe pjesa më e madhe e parisë dibrane.[27]

6 janar 1925 Këshilli i Naltë e dekretoi kryeministër dhe ministër të Brendshëm.

Presidenti i parë i Republikës Shqiptare, Ahmet Zogu

President

21 janar 1925 e shpalli Shqipërinë republikë. Dhjetë ditë më vonë, Asambleja e shpalli kryetar të republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i qeverisë.[28] Përgjithësisht nuk merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave pasi tagret e kryeministrit i kryente ministri i Drejtësisë, duke e zgjidhur kështu qeverisjen me ministrat që mbajtën këtë dikaster: Poga, Tutulani, Delvina, Vrioni e Kedhi.[29]

1926 Zogu i kërkonte ministrit të Drejtësisë Kedhi reformë të thellë në legjislacionin e vendit. Për këtë qëllim u formua me vendim të Këshillit të Ministrave më 5 gusht 1926, komisioni ligjpërgatitës, detyrat e të cilit u caktuan me ligjin e 30 nëntorit 1926.

Mbret i Shqiptarvet

Shiko edhe: Ushtria Mbretërore Shqiptare; Përshëndetja zogiste; Hymni i Mbretnisë; Monarkia Shqiptare

Për të siguruar vazhdimësinë e sundimit të tij vendosi ta shpallte veten mbret dhe për këtë siguroi përkrahjen e Italisë dhe Britanisë së Madhe.[30] Për të hequr pengesat e brendshme, gjatë viteve 1925-1927 eliminoi kundërshtarët e brendshëm nga kampi i artistokracisë çifligare. Në prag të shpalljes së mbretërisë u sajuan disa rrethana të cilat gjoja e rrezikonin regjimin. Zyrtarët e tij "zbuluan" në disa qytete të Shqipërisë persona të cilët gjoja kishin përgatitur atentate ndaj Zogut, të cilat më pas u ekzekutuan.[31] Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e mbushur me partizanë zogistë e shpalli Shqipërinë mbretëri dhe Ahmet Zogun mbret.[30] Mbretëria shqiptarë falë ndihmës së dhënë nga Anglia dhe Italia u njoh nga qeveritë e huaja, madje edhe ajo e Jugosllavisë, por qeveria e Turqisë nuk pranoi ta njihte dhe marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën.[32]

Zogu betimin e bëri mbi Kuranin dhe Biblën:

Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnís Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajtë Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Pas shpalljes së mbretërisë, më 5 shtator u krijua qeveria e parë e Mbretërisë Shqiptare.[32]

Jeta si mbret

Megjithëse u lind si aristokrat dhe bej i trashëgueshëm, mbreti Zog u injorua disi nga monarkët e tjerë në Evropë sepse ishte një monark i vetëshpallur që nuk kishte lidhje me asnjë familje tjetër mbretërore evropiane. Sidoqoftë, ai kishte lidhje të forta me familjet mbretërore myslimane të botës arabe, sidomos në Egjipt, dinastia mbretërore e të cilit kishte origjinë shqiptare. Si mbret, Zogu u nderua nga qeveritë e Italisë, Luksemburgut, Egjiptit, Jugosllavisë, Francës, Rumanisë, Greqisë, Belgjikës, Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Çekosllovakisë dhe Austrisë.[2]

Zogu ishte i fejuar me të bijën e Shefqet bej Vërlacit para se të bëhej mbret. Sidoqoftë, pasi u bë mbret ai ndërpreu lidhjen që kishte

27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony me martesë civile.[33] Fëmija i tyre i vetëm Princi i Kurorës Leka, lindi në Shqipëri më 5 prill 1939. Lindja u lajmërua me të shtëna topash.[34]

Ceremonia martesore

Më 7 prill, një orë e gjysmë para sulmit fashist mbi Shqipërinë, e nisi mbretëreshën me të birin për në Greqi.[34]

Arratisja dhe mërgimi

Kur mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë, Zogu shpalli urdhrit që të fillojë rezistenca me armë, sapo të zbresin armiqtë në tokën shqiptare. Sulmi i pritur nga italianët bëri që Zogu me familjen mbretërore dhe një numër të pasuesve të tij, të linin Shqipërinë.[35] Zogu u trajtua në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. U largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim.[36] Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.[37]

Në mesin e 1940 Mbreti Zog mbërriti në Britaninë e Madhe me eskortën e vet të përbërë nga 35 vetë, u vendos në hotelin "Ritz". Qe mjaftueshëm aktiv në shtypin perëndimor, në të cilin numëroheshin dhjetëra intervista dhe shkrime për të në gazetat më të njohura britanike. Në një intervistë për gazetën Manchester Guardian më 12 shtator 1942, lakoi mundësinë për një Federatë Ballkanike.[38] Njohja e tij si sovran në mërgim kundërshtohej nga Moska dhe Uashingtoni.[39]

Komiteti i Fshehtë i Stambollit

Në vjeshtën e 1940 disa përkrahës të Zogut në Stamboll formuan Komitetin e Fshehtë, të organizuar nga kol. Stërling me pjesëmarrës Konicën, Merxhanin, H. Delvinën, A. Sylën dhe Dibrën. Detyra e tij ishin të merreshin me çështjet shqiptare si dhe anglezët të kishin një organ informativ. Për komitetin kishte dijeni Musa Juka. Komiteti paguhej nga një zyrë angleze që quhej EAC (Economic Advisory Committee).[40]

18 mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga Mbreti Faruk i Egjiptit.

Në pasluftë, më 29 gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në fillim në Paris. Po në Francë ndërroi jetë më 9 prill 1961.[39]

Riatdhesimi

Për qindvjetorin e pavarësisë, qeveria Berisha e rehabilitoi Mbretin Zog duke riatdhesuar eshtrat e tij në mauzoleumin e ri në Tiranë.[41]

Trashëgimia

Politike

Xhandarmëria me të cilën kishte lidhje personale u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të Zogut. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimin brenda disa javëve të administratës shtetërore në gjithë vendin.[42] Me një politikë të brendshme të karakterizuar nga intrigat politike dhe konfliktit të interesave të grupeve të ndryshme klasore, fetare e krahinore dhe me njerëzit ndërdyshës me çdo lloj pushteti të centralizuar, politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njëfarë stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shtetëror dhe luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.[43] Zogu arriti stabilitetin duke u ujdisur me krerët vendorë, si bejlerë, bajraktarë dhe shehlerë;[44] i përkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtës kundrejt bolshevizmit.[45] Rikthimi i tij në pushtet dhjetorin e 1924 u bë pengesa më serioze për përhapjen e komunizmit në Shqipëri, simpatizantët e të cilit kishin qenë të afërt me Nolin.[46]

Nga 1932 u bënë përpjekje diplomatike disapalëshe për nisjen e strehimit të hebrenjve përpjestimisht me territorin dhe popullatën shqiptare. Qindra hebrenj hynë në territorin shqiptar gjatë periudhës 1932-1939 me viza të rregullta të lëshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administratës së Zogut vijoi edhe në mërgimin e tij përfundimtar, ku pati premtuar se, po të rikthehej në pushtet, në këmbim të mbështetjes dhe simpatisë britanike "do të mundësonte strehimin e mbi 25 mijë familjeve hebraike në vendin e tij".[47]

Kosova

Pasi Komiteti i Çlirimit të Kosovës doli nga Komiteti i Çlirimit Nacional më 1930, krerët e KÇK-së kthehen në atdhe dhe Zogu kërkoi të zgjedhë rrugën e marrëveshjes me ta. Nëpërmjet njerëzve të tij të besuar, si Salih Vuçitërni dhe Dom Gjon Bisaku, Zogu e futi çështjen e Kosovës në tabanin kombëtar, përkrahu përkujtesën "Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi" që klerikët katolikë Bisaku, Dom Shtjefën Kurti dhe Luigj Gashi ua nisën sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drymund. Zogu përkrahu gjithashtu të përkohshmen Kosova me redaktor Gjergj Bubanin, e që shtypej në Rumani, e që shërbente thuajse si organi zyrtar i Komitetit të Kosovës.[48]

Monumenti i Mbretit Zog në Burrel - foto nga dhjetori i vitit 2017.

Atentatet

23 shkurt 1924 për shkak se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset gjatë hyrjes së tij në parlament nga Beqir Valteri me 24 shkurt. Tek po hynte në derë, Valteri qëlloi tri herë e Zogu mori dy plumba kalimthi, njëri në kofshë dhe tjetri në baqth. Plagët iu lidhën përkohësisht nga dr. Simonidhi.[49]

I shoqëruar me një eskortë të fuqishme, kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej. Takoi atentatorin, të cilit iu premtua falje nëse rrëfente gërgasësin real, kësodore u implikua Avni Rrustemi. Atentat në të cilin ishin implikuar edhe Sali Hidri (Hoxha), Sejfulla Malëshova, Omer Nishani, etj.[50]

Më 20 shkurt 1931 në një vizitë në Vienë, pasi ndoqi operën "Der Bajazzo" ("Pagliacci") i bëhet një atentat nga A. Çami e N. Gjeloshi. Atentatorët qëlluan nëntë herë mbi mbretin dhe suitën e tij, duke vrarë majorin Llesh Topallaj dhe plagosur ministrin e oborrit Eqrem Libohovën, të dy me pasaporta diplomatike jugosllave dhe që ndihmoheshin nga "Bashkimi Kombëtar".[51]

Bashkëkohësit

Kur u kurorëzua, nga Viena Fan Noli e denoncoi si “një krim i urryeshëm ndaj shqiptarëve”. Monarkia zogiste ishte një “një farsë e përgatitur në Romë dhe e vënë në jetë në Tiranë”. Bejlerët e dëbuar në lëvizjen rivale “Bashkimi Kombëtar” ishin po aq të indinjuar.

Historiografia

Përkundër pasaktësive të përhapura nga lajkatarët e tij sikur Kongresi i Lushnjës qe fund e krye vepër e tij, Zogu u ftua thjesht si përfaqësues i Matit.[14] Sipas historiografisë zyrtare shqiptare, Zogu nuk i shpalli luftë Italisë fashiste kur Shqipërisë u pushtua më 7 prill 1939 dhe grabiti arkën e financës shtetërore.[52] Kërkimet arkivore kanë dëshmuar se është lëshuar urdhëresa që pushtuesi të pritej me armë,[35] si dhe sasia e arit e tërhequr ishte e barazvlefshme vetëm me rrogën vjetore duke i shtuar përfitimin e shitjes së një pylli në vendlindje; ndërkohë, thesari i Shqipërisë ndodhej në Romë asokohe.[53]

Në librin e autores angleze Margaret MacMillan Paris 1919: Six Months that Changed the World gjenden pohime të tilla të gabuara si "Esat Pasha ishte dajë i Ahmet Zogut". Në të vërtetë gjyshi i Zogut nga e ëma ishte kushëri i dytë me Esad Pashën.[54]

Referencat

  1. ^ Pearson O.. Albania in the Twentieth Century: a history. I.B. Tauris. 2006. fq. 568. ISBN 1-84511-013-7.
  2. ^ a b Royal Ark
  3. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. II. Tiranë: 55. fq. 208. ISBN 978-99943-56-89-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Selmani, Hysen (2008). Nga notimet e Zogut I, mbretit të Shqiptarëve. Kristalina-KH. fq. 19–20. ISBN 9995665085. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d e Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 259–260. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 140. ISBN 978-9928-190-91-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 34. ISBN 9781845112875. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Vlora 2003, pp. 452-453.
  9. ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. fq. 288. ISBN 978-99956-10-04-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Nosi 2007, p. 185.
  11. ^ Ikonomi 2016, p. 367.
  12. ^ Frashëri 2014, f. 34-35.
  13. ^ Frashëri 2014, f. 35, 146.
  14. ^ a b Frashëri 2014, f. 35-36.
  15. ^ Frashëri 2014, f. 36-37.
  16. ^ Frashëri 2014, f. 37.
  17. ^ Frashëri 2014, f. 38.
  18. ^ Tocci, Terenzio (2018) [1938]. Mbreti i Shqiptarëve. Tiranë: Reklama. fq. 79–80. ISBN 9789928256331. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Tocci 2018, p. 95.
  20. ^ a b Frashëri 2014, f. 40.
  21. ^ Akademia 2007, f. 186.
  22. ^ Akademia 2007, f. 465-467.
  23. ^ Frashëri 2014, f. 40-41.
  24. ^ Frashëri 2014, f. 53.
  25. ^ Krasniqi, Afrim (26 qershor 2014). "Dokumentet ekskluzive: dekretet e Nolit për gjyqet politike, shtetrrethimin dhe propagandën". Shqiptarja.com. 149: 18–19. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Врангелове команде у Врању и Скопљу (shqip. Komanda e Vrangelit në Vranjë dhe Shkup). // Politika, 4 Dhjetor 2017, fq. 19.
  27. ^ Daci, Fatos (5 shtator 2015). "Si e solli Jugosllavia Ahmet Zogun në fron". Koha Jonë. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Frashëri 2014, f. 69.
  29. ^ Dervishi 2012, p. 19.
  30. ^ a b Frashëri 2014, f. 112.
  31. ^ Akademia 2007, f. 286-287.
  32. ^ a b Akademia 2007, f. 289.
  33. ^ Akademia 2007, f. 353-354.
  34. ^ a b Akademia 2007, f. 363.
  35. ^ a b Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 20–21. ISBN 9789928440358. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Frashëri 2014, f. 123-124.
  37. ^ Frashëri 2014, f. 125.
  38. ^ Kapri, Erald (2017). "Sekretet e Luftës: Shqipëria tjetër në dokumentet britanike". Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo". fq. 491–498. ISBN 978-9928-4416-3-8. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ a b Frashëri 2014, f. 128.
  40. ^ Dervishi K., Margaret Hezllak dhe shërbimi i saj ndaj çështjes shqiptare, 55, Nr. 6315, fq. 16-17, 16 dhjetor 2015.
  41. ^ Kolstø 2016, p. 204.
  42. ^ Frashëri 2014, f. 39.
  43. ^ Kolstø, Pål (2016). Strategies of Symbolic Nation-building in South Eastern Europe. Routledge. fq. 201. ISBN 9781317049357. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ Clayer, Nathalie (2007). "Saints and Sufis in post-Communist Albania". përmbledhur nga Kisaichi, Masatoshi (red.). Popular Movements and Democratization in the Islamic World. London/New York: Routledge. fq. 34. ISBN 9781134150618. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ Jordan, Peter (2015). "An Exception in the Balkans: Albania's Multiconfessional Identity". përmbledhur nga Brunn, Stanley (red.). The Changing World Religion Map: Sacred Places, Identities, Practices and Politics. Vëll. 1–5. Springer. fq. 1588. ISBN 9789401793766. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Hoxha, Çelo (2013). Fillimet e Diktaturës Komuniste në Shqipëri 1944-1948. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 8. ISBN 9789928168115. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ Sinani, Shaban (2009). Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi. Tiranë: Naimi. fq. 93, 96–97. ISBN 978-99956-800-2-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 62–63. ISBN 978-9928-106-38-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ Vlora 2003, pp. 503-504.
  50. ^ Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. ISBN 978-9828-106-38-4
  51. ^ Pearson O., Albania in the Twentieth Century, A History: Albania and King Zog, 1908-39, I.B.Tauris, 2004, fq. 331. ISBN 9781845110130
  52. ^ Frashëri 2014, f. 170.
  53. ^ Dervishi, Kastriot (2 shkurt 2003). "Si u grabit ari shqiptar: [Në kohën e Mbretit Zog]". 55. 27: 12–13. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ Ikonomi 2016, p. 489.

Literatura

Lidhje të jashtme