Kotile: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Augesti (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
vNo edit summary |
||
Rreshti 15: | Rreshti 15: | ||
== Referencat == |
== Referencat == |
||
{{reflist}} |
{{reflist}} |
||
[[Kategoria:Enë]] |
|||
[[Kategoria:Greqia e lashtë]] |
Versioni i datës 11 janar 2019 18:14
- E kotilet (cotylae), janë gjithashtu karakteristik për fundin proksimal të radiusit dhe të ulnës te zogjtë.
Në periudhën klasike, kotilet (greqisht: κοτύλη) ishin matëse të kapaciteteve për romakët dhe grekët: në fillim ato quheshin edhe hemina; ndërsa më vonë, τρυβλίον dhe ἡμίνα ose ἡμίμνα. Ato ishtin sa gjysma e sekstariusit[1] ose ξέστης dhe mbanin gjashtë kiati ose gati 236.59 ml.[2]
Kjo masë përdorej edhe nga mjekët, e cila ishte shënuar anash me shkallëzim të graduar në të, njëllojë si matësit kimik sot, për të matur peshat e lëngjeve, sidomos të vajrave. Një enë ose brirë, me formë kubike ose cilindrike dhe me kapacitetin e një kotileje, ishte e ndarë në dymbëdhjetë pjesë të barabarta me vija të prera në anën e saj. Të gjitha enët quheshin litra dhe çdo pjesë mbante një ons (uncia). Kjo masë mbante nëntë ons (peshë) me vajë, kështu raporti i peshës së vajit me numrin e masës në ons që ajo mbante do të ishte 9:12 ose 3:4.
Nicolas Chorier (1612-1692) konstatojë që kotilet ishin përdorur si matëse për produktet e ngurta ashtu si dhe lëngëta, nga një pasazh i Tukididit, që në një pjesë përmend dy kotile me verë dhe në një tjetër dy kotile me bukë.[3]
Emri i saj është përdorur gjithashtu edhe për një lloj vazoje antike greke, që është shumë e ngjashme në formë me skifosat por më ngjashme është me kantarët.
Shih edhe
- Kupa e Nestorit