Xhemil bej Vlora: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
+
Rreshti 5: Rreshti 5:


Pas vrasjes së një turku, gjyqi e nxorri Xhemil beun të pafajshë, dhe e urdhëruan që të shkonte në Ajdin, ku mytesarif ishte Mehmet Ali pashë Delvina. Xhemili u fejua me të bijën e tij, Zejnepin, dhe pas dy vjet e gjysmë internimi u kthye në vendlindje, i pritur nga kushëriri i tij [[Eqrem bej Vlora|Eqrem beu]].<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|pages=203-204}}.</ref>
Pas vrasjes së një turku, gjyqi e nxorri Xhemil beun të pafajshë, dhe e urdhëruan që të shkonte në Ajdin, ku mytesarif ishte Mehmet Ali pashë Delvina. Xhemili u fejua me të bijën e tij, Zejnepin, dhe pas dy vjet e gjysmë internimi u kthye në vendlindje, i pritur nga kushëriri i tij [[Eqrem bej Vlora|Eqrem beu]].<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|pages=203-204}}.</ref>

Gjatë udhëtimit të Esad Pashës në Bari shkurtin e 1914, Xhemil beu e shoqëron si përkthyes i tij së bashku me [[Zef Skiroi|Zef Skiroin]].<ref>{{Cite book|title=Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti|last=Ikonomi|first=Ilir|publisher=Uet press|year=2016|isbn=978-9928-190-91-8|location=Tiranë|pages=268|ref=harvnb}}</ref> Qe pjesë e delegacionit të përfaqësuesve shqiptarë që shkuan në Neuwied t'i dorëzonin kurorën dhe t'i betoheshin për besnikëri [[Princ Vidi|Princ Vidit]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|pages=274-275}}.</ref>


== Referencat ==
== Referencat ==

Versioni i datës 13 janar 2019 19:00

Xhemil bej Vlora (Vlorë, 1878 - 1936) ka qenë çifligar dhe kryetar i Bashkisë së Vlorës nga 1909 – 1912.

Biografia

U lind në Vlorë, i biri i Xhaferr beut i oxhakut të Vlorajve dhe Nejre hanëmit të Ali bej Toptanit, e motra e Esad pashë Toptanit.[1] Pas proçkave të rinisë së tij që kaluan pa u vënë re, më 1904 autoritetet osmane dërguan një batalion që ta arrestonin. Xhemili u lajmërua dhe me trimat e tij iku dhe u përpoq të organizohej kundër batalionit osman, por disa krerë të Vlorës dhe Kaninës e këshilluan të mos bënte marrëzira. Pasi mori anijen italiane të postës, zbriti në Shëngjin dhe shkoi nën mbrojtjen e dajës së tij, Esadit që asokohe ishte komandant i xhandarmërisë në Shkodër dhe nën mbrojtjen e tij ai kaloi 4-5 muaj në njërin nga çifligjet e Toptanve. Më pas i hipi sërish anijes dhe u vendos në Korfuz, por një ditë iu dorëzua autoriteteve osmane, të cilat e urdhëruan të shkojë në Manisë të Azisë së Vogël.

Pas vrasjes së një turku, gjyqi e nxorri Xhemil beun të pafajshë, dhe e urdhëruan që të shkonte në Ajdin, ku mytesarif ishte Mehmet Ali pashë Delvina. Xhemili u fejua me të bijën e tij, Zejnepin, dhe pas dy vjet e gjysmë internimi u kthye në vendlindje, i pritur nga kushëriri i tij Eqrem beu.[2]

Gjatë udhëtimit të Esad Pashës në Bari shkurtin e 1914, Xhemil beu e shoqëron si përkthyes i tij së bashku me Zef Skiroin.[3] Qe pjesë e delegacionit të përfaqësuesve shqiptarë që shkuan në Neuwied t'i dorëzonin kurorën dhe t'i betoheshin për besnikëri Princ Vidit.[4]

Referencat

  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925 [Lebenserinnerungen]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 604, 609. ISBN 99927-780-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vlora 2003, pp. 203-204.
  3. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 268. ISBN 978-9928-190-91-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ikonomi 2016, pp. 274-275.