Changes

Jump to navigation Jump to search
15 bytes added ,  10 muaj më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[[Skeda:Koelner Dom - Bayernfenster 02.jpg|thumb|200px|Vrasja me gurë e Sh. Shtjefnit. Mozaik në Katedralen e Këlnit.]]
'''Shën Stefani''' (apo '''Shën Shtjefni''' gegërisht), (lindi rreth vitit [[1]], vdiq në JeruzalemJerusalem [[33]]/[[34]]) ca ishte sipas [[Besëlidhja e Re|Besëlidhjes së Re]] një [[Dhjaku|dhjak]] i bashkësisë së [[JeruzalemiJerusalemi]]t. Është martiri i parë, ,proktomartiri i [[krishterimi]]t dhe nderohet si nga [[Kisha katolike romake|kisha katolike]] ashtu edhe nga kisha ortodokse, dhe pikërisht për këtë kremtohet menjëherë pas lindjes së Jezusit. Qe proktomartir sepse ishte krishteri i pare që dha jetën e tij për të dëshmuar [[Feja|fenë]] e tij dhe për përhapjen e [[Ungjilli]]t. Martiri i tij përshkruhet në [[Veprat e apostujve]] ku paraqitet qartazi si thirrja e tij në shërbim të dishepujve si edhe martirizimi i tij,i bërë me vrasje me gurë, në praninë e [[Shen Pali|Palit të Tarsosit]] (Saulit) perpara kthimit të këtij.
 
Qe arrestuar në periudhën pas Rrëshajave dhe e vranë me gur. Në të realizohet në mënyrë shembullore figura e martirit si imitues i Krishtit; ai sodit lavdinë e të Ringjallurit, shpall hyjninë, i beson shpirtin e tij, fal vrasësit e tij. Sauli dëshmitar i vrasjes së tij me gurë do të marrë trashëgiminë shpirtërore duke u bërë Apostull i njerëzve. (Mesh. Rom).
 
Pajtor: Diakonëve, Furrtarëve, Dhimbje koke.
 
Etimologjia: Shtjefën = kurorë, i kurorëzuar, nga greqishtja.
 
Emblema: Palmë, Gurë.
 
Që nga viti 560 eshtrat e tij besohet të jenë vendosur në [[Kripta|kriptën]] e [[Shën Lorenci]]t jashtë mureve të [[Roma|Romës]], pranë tij është varrosur edhe kryedhjaku roman [[Laurenci i Romës|Laurenci]].
 
Që nga viti 560 eshtrat e tij besohet të jenë vendosur në [[Kripta|kriptën]] e [[Shën Lorenci]]t jashtë mureve të [[Roma|Romës]], pranë tij është varrosur edhe kryedhjaku roman [[Laurenci i Romës|Laurenci]].
== Jeta ==
Martirit të madh dhe të përnderuar shën Shtjefnit, i është injoruar prejardhja, supozohet se ishte grek, në atë kohë Jerusalemi ishte një udhëkryq i shumë popullsive, me gjuhë, tradita dhe besime të ndryshme; emri Shtjefën në greqisht do të thotë “i kurorëzuar”.
Është menduar edhe se ishte një hebre i edukuar në kulturën helenistike; sigurisht qe njëri prej judenjve të parë që u bë i krishterë dhe që filloi të ndiqte Apostujt dhe falë kulturës së tij, urtisë dhe fesë së vërtetë, u bë edhe i pari i diakonëve të Jerusalemit.
 
== Vepra dëshmore ==
Veprat e Apostujve, (V.ap) në kapitujt 6 e 7 tregojnë ditët e tij të fundit ; disa kohë pas [[Rrëshajët|Rrëshajave]], numri i nxënësve shkoi gjithnjë e në rritje dhe lindën edhe mosmarrëveshje mes hebrenjve me gjuhë greke dhe atyre me gjuhë hebraike, sepse sipas të parëve, në kujdesin e përditshëm, vejushat e tyre liheshin pas dore.
 
Atëherë dymbëdhjetë Apostujt, mblodhën nxënësit duke i thënë se nuk ishte e drejtë që ata të shpërndanin kohën e tyre në “shërbimin e mensave”, duke lënë pas dore kështu predikimin e Fjalës së Hyjit dhe lutjen, për më tepër kjo detyrë duhej t’i besohej një grupi të tyre prej shtatë vetash, kështu që Apostujt të mund t’i kushtoheshin më shumë lutjes dhe shërbesës.
 
Propozimi u pranua dhe u zgjodhën, Shtjefni, njeri plot fe e [[Shpirti i Shenjtë|Shpirt Shenjt]], pastaj Filipi, Prohori, Nikanori, Timoni, Parmeni dhe Nikolla, proselit prej Antiokisë ; të gjithë Apostujt shtrinë duart; [[Kisha]] ka parë në këtë veprim themelimin e shërbesës diakonale.
 
Në nisjen e kësaj detyre, Shtjefni plot me hire dhe forcë, kryente mrekulli të mëdha mes njerëzve, duke mos u kufizuar në punën administrative por aktive edhe në predikim, mbi të gjitha mes hebrenjve të diasporës, që kalonin nëpër qytetin e shenjtë të Jerusalemit dhe që ai i kthente në fenë e Jezusit të kryqëzuar dhe të ringjallur.
 
Në kapitullin e 6, hebrenjtë helenistë duke parë numrin e madh të të kthyerve, nxitën popullin dhe akuzuan Shtjefnin se “kishte folur fjalë fyese kundër [[Moisiu]]t e kundër Hyjit”.
 
Të moshuarit dhe [[skribë]]t e kapën duke e zvarritur para Këshillit dhe me dëshmitarë të rrejshëm u akuzua: “Ky njeri vazhdimisht flet kundër Vendit të shenjtë dhe kundër Ligjit. Vërtet e dëgjuam duke thënë: ‘Jezusi"Jezusi Nazarenas do ta rrënojë këtë vend dhe do t’i shndërrojë traditat që na i ka lënë Moisiu”Moisiu".
 
Pyetjes së Kryepriftit “A është ashtu?”, diakoni Shtjefën mbajti një fjalim të gjatë, më të gjatin të “Veprave të Apostujve”, në të cilin ripërshkoi Shkrimin Shenjt ku dëshmohet se Zoti kishte përgatitur përmes [[Patriark]]ëve dhe [[Profeti|profetëve]], ardhjen e të Drejtit, por Hebrenjtë ishin përgjigjur gjithmonë me ngurtësi zemre.
 
Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë priftërinjve të Këshillit përfundoi:
 
{{Veprat apostujve 7,51-53|[...] “O njerëz kokëfortë, me zemër e me veshë paganë! Gjithmonë i kundërshtoni Shpirtit Shenjt! Siç ishin etërit tuaj, të tillë jeni edhe ju! Cilin prej profetëve nuk e salvuan etërit tuaj? Etërit i vranë ata që paralajmëruan ardhjen e të Drejtit e të Drejtin ju tani e tradhtuat dhe e vratë; pikërisht ju, që prej duarve të engjëjve e morët Ligjin, por nuk e zbatuat!”.|Veprat apostujve|7,51-53}}
 
Ndërsa urrejtja dhe zemërimi i të pranishmëve rritej kundra tij, Shtjefni i frymëzuar nga Shpirti Shenjt, ngriti sytë drejt qiellit e tha: “Ja, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit”.
 
== Dita e përkujtimit ==
Dita e festës së Sh. Shtjefnit është festë e urdhëruar kishëtare dhe kremtohet më [[26 dhjetor]], për këtë ajo quhet shpesh si dita e dytë e [[Krishtlindja|Krishtlindjes]].
 
== Shenjt mbrojtës ==
[[Katedralja e Shkodrës|Katedralja e qytetit]] te [[Shkodra|ShkodresShkodrës]] mban emrin e proktomartirit Shen Shtjefni.
 
Sh. Shtjefni është shenjt mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve në Itali.
== Shiko edhe ==
* [[Shenjtori]]
 
== Lidhje të jashtme ==
* {{en}} [http://www.newadvent.org/cathen/14286b.htm Enciklopedia katolike: Sh. Shtjefni.]

Menyja e navigimit