Banine: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v removed Category:Gratë; added Category:Gra using HotCat
Rreshti 9: Rreshti 9:
{{reflist}}
{{reflist}}


[[Kategoria:Gratë]]
[[Kategoria:Gra]]

Versioni i datës 12 shkurt 2019 20:39

Banin

Umm-El-Banine Assadoulaeff, e njohur ndryshe si Umm El-Banu Äsâdullayeva (18 dhjetor 1905- 23 tetor 1992)ishte një shkrimtare franceze me origjinë nga Azerbajxhani- mbesa e milionerit nga Azerbajxhani Musa Nagiyev si dhe e bija e biznesmenit dhe njëkohësisht politikanit Mirza Asadullayev.[1] Ajo zhvilloi krijimtarinë letrare nën pseudonimin “Banine”.

Banine emigroi drejt Francës në 1923 duke shoqëruar të atin, ministër i mëparshëm i qeverisë së republikës demokratike të Azerbajxhanit (dhjetor 1918- prill 1920). Më pas ajo u shpërngul drejt Stambollit ku braktisi të shoqin, me të cilin kishte pasur një martesë të imponuar në moshën 15 vjeçare. Ajo u largua drejt Parisit. Gjatë viteve pasuese ajo njohu shumë figura të shquara të letërsisë, duke përfshirë Henry de Montherlant, Nikos Kazantzakis dhe André Malraux, të cilët e motivuan atë ti dedikohej të shkruarit. Banine u fokusua në shkrimet e saj në historinë dhe kulturën e Azerbajxhanit. Shkrimet e saj më të famshme ishin "Caucasian days” dhe “Parisian Days”. Banine ishte mikeshe shumë e mirë me shkrimtarin gjerman Ernst Jünger si dhe atë rus Ivan Bunin. Ajo rrëfen në librat e saj konvertimin në katolicizëm.

Përpara vdekjes së saj, Banine publikoi me dhjetëra artikuj për situatën në Azerbajxhan. Ajo u largua nga jeta në tetor 1992. Në nekrologjinë e shkruar për të në gazetën “Le Figaro”, ajo përshkruhet si një ndër personazhet që iu kundërvu shekullit.[2]

Burimet

  1. ^ "Mühacirət övladı". Marrë më 2011-11-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ William Pfaff. The Bullet's Song: Romantic Violence and Utopia. ISBN 978-0-684-80907-6