Dilhan Eryurt: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Dilhan Eryurt''' (lindur në 29 nëntor 1926, Izmir, 13 shtator 2012, Ankara) ishte një astrofizikane turke. Ajo ishte shkencëtare e cila kontribuoi në kërkimin dhe evoluimin...
 
v removed Category:Gratë; added Category:Gra using HotCat
Rreshti 25: Rreshti 25:
{{reflist}}
{{reflist}}


[[Kategoria:Gratë]]
[[Kategoria:Gra]]

Versioni i datës 12 shkurt 2019 20:39

Dilhan Eryurt (lindur në 29 nëntor 1926, Izmir, 13 shtator 2012, Ankara) ishte një astrofizikane turke.

Ajo ishte shkencëtare e cila kontribuoi në kërkimin dhe evoluimin e astronomisë.

Në 1961-1973 Eryurt ishte shkencëtarja e parë turke nga Universiteti i Lindjes së Mesme Teknik, e cila fitoi pozicion në NASA si dhe themeloi departamentin në këtë universitet.

Jeta

Ajo lindi në 29 nëntor 1926 në Izmir.[1] Babai i saj ishte Abidin Ege, i cili ishte pjesëtar parlamenti në Këshillin Kombëtar të Turqisë për provinëcn e Denizlit në 1944.

Pak pas ardhjes së babait në Izmir, familja e saj u shpërngul në Stamboll, dhe më pas në Ankara disa vite më vonë. Pasi përfundoi ciklin e ulët shkollor në Ankara, ajo vijoi të shkollohet në gjimnazin e vajzave të Ankarasë. Në gjimnaz ajo kishte interes për matematikën. Për këtë arsye, pas përfundimit të gjimnazit ajo u regjistrua në Universitetin e Stambollit, Departamentin e Matematikës dhe Astronomisë. Ajo ndoqi interesin e saj për degën e astronomisë gjatë studimeve universitare.

Pas diplomimit në Universitetin e Stambollit në 1946, ajo punoi si asistente për dy vite në Tevfik Oktay Kabakçıoğlu, ku iu caktua detyra për të hapur një departament për astronominë në Universitetin e Ankarasë. Ajo vijoi studimet akademike në Universitetin e Michigan për pak kohë dhe në 1953 ajo përfundoi doktoraturën në Departamentin e Astrofizikës në Universitetin e Ankarasë dhe më pas u emërua si profesoreshë.

Në 1959 ajo shkoi në Kanada për dy vite me një bursë nga Agjensia Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Pas kësaj eksperience ajo punoi në Qendrën Goddard për Fluturimet Hapësinore. Ajo punoi ngushtësisht me Alastair G. W. Cameron. Gjatë kësaj periudhe ajo ishte e vetmja astronome vajzë që punonte pranë këtij institucioni.

Në 1968 ajo u rikthye në Turqi dhe organizoi Kongresin e parë Ndërkombëtar mbi Astronominë me mbështetjen e Qendrës shkencore për kërkime shkencore dhe teknologjike në Turqi.

Midis viteve 1969 dhe 1973 ajo vijoi kërkimin shkencor pranë NASA. Në 1973 ajo u rikthye në Departamentin e Fizikës ODTÜ ku themeloi dhe degën e astrofizikës. Në 1977 ajo u nderua me çmimin “Tübitak Science Award” për kontributin në shkencë.[2][3]

Ajo vdiq në Ankara pas një ataku kardiak në 13 shtator 2012. [4]

References