Energjia: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Mos Shikoni edhe: Shtova permbajtje
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 36: Rreshti 36:
* "Energjia është një kënaqësi e amshueshme, dhe kush dëshiron, por nuk vepron, përhap murtajën." [[Uilliam Blejk]]
* "Energjia është një kënaqësi e amshueshme, dhe kush dëshiron, por nuk vepron, përhap murtajën." [[Uilliam Blejk]]
* "Synimet ju ndihmojnë qe te boheni skiftera or tete. " [[Les Braunn]].....
* "Synimet ju ndihmojnë qe te boheni skiftera or tete. " [[Les Braunn]].....

== Mos Shikoni edhe ==
* [[Puna]]
* [[Fuqia (fizikë)]]
* [[Entropia]]
* [[Termodinamika]]
* [[Eksergjia]]
* [[Energjia e lirë]]


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==

Versioni i datës 28 shkurt 2019 18:45

Energjia është aftësia e trupit për të kryer punë. Burime të energjisë jane ushqimet, dielli, uji, dhe lëndët djegëse si qymyri, druri, nafta, etj. Fjala energji vjen nga Greqishtja energos, që do të thotë punë. Në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë, e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë, në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet.

Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë "J", për nder të Xhejms Xhaulit.

Puna dhe ngrohtësia kanë të njëjtën njësi energjie, por janë koncepte fizike krejtësisht të ndryshme.

Energjia ndodhet në çdo sistem mekanik të veçuar.

Format e energjisë

Energjia kinetike

Objektet që lëvizin kanë energji kinetike, energjinë e lëvizjes. Sa më shpejt të lëvizë diçka, aq më shumë energji kinetike ka. Ndërsa kur e ul shpejtësinë, ajo humbet energji kinetike. Ne jetën e përditshme , hasim shumë shpesh në raste që kanë të bëjnë me energjinë kinetike. Për njehsimin e energjisë kinetike përdorim formulën:

Energjia potenciale

  • Energjia potenciale gravitacionale
  • Energjia kimike
  • Energjia diellore
  • Energjia e eres etj
Është trajtë e energjisë mekanike e kushtëzuar prej pozitës reciproke të trupave ose të molekulave të njëjtit tip. Energji potenciale kanë trupat të cilët janë të aftë të kryejnë punë për shkak të pozitës, p.sh. Teli i lakuar, tjegullat në kulm, librat në rafte etj.

Shndërrimi i energjisë

Energjia nuk mund të krijohet t apo shkatërrohet. Kjo do të thotë se sasia e energjisë në Gjithësi është gjithnjë e njëjtë. Sa herë që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë tjetër. Kjo gjë ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë kafshët.

Shndërrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë me rrota dhe e lidhim me një trup me një rrotull te palëvizshme. Trupi i varur ka një lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose të lartësisë. Kur ne do ta lëshojmë trupin energjia e tij e lartësisë do te shndërrohet ne energjinë e lëvizjes se karrocës me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej llojeve te energjisë janë energjia mekanike, e lartësisë, e lëvizjes, energjia kimike, e ushqimit qe përcillet ne muskuj, energjia bërthamore qe përdoret për energjinë elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet ne lëvizje çlirojnë nxehtësi. Dielli është një burim energjie termike dhe dritore.

Ligji i ruajtjes së energjisë

Ligji i ruajtjes se energjisë thotë qe : Energjia as nuk mund të krijohet as nuk shkatërrohet, por mund të transformohet nga një formë në një tjetër. Shpejtësia e ndryshimit të energjisë (e brendshme dhe mekanike) të nje vëllimi material është e barabartë me fuqinë e forcave të jashtme masore dhe sipërfaqësore si dhe me shpejtësinë e prurjes ose të largimit të nxehtësisë së atij vëllimi.

Thënie mbi energjinë

  • "Energjia dhe këmbëngulja ndryshojnë gjithçka". Benjamin Franklini
  • "Energjia është e njëjtë me dëshirën dhe qëllimin." Sheril Adams
  • "Energjia është një kënaqësi e amshueshme, dhe kush dëshiron, por nuk vepron, përhap murtajën." Uilliam Blejk
  • "Synimet ju ndihmojnë qe te boheni skiftera or tete. " Les Braunn.....

Lidhje të jashtme