Teoria e grupeve: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 10: Rreshti 10:
#[[element simetrik]] / ([[i anasjelltë]]): Për çdo element a në G ekziston një element b, ashtu që a × b = b × a = ''e'' të plotësohet.
#[[element simetrik]] / ([[i anasjelltë]]): Për çdo element a në G ekziston një element b, ashtu që a × b = b × a = ''e'' të plotësohet.


Në qoftë se ne grupin (G, ×) vlen a × b = b × a, per çdo element a, b nga G, atëherë (G, ×) quhet grup abelian ose ndërrimtar ose komutativ.
Në qoftë se ne grupin (G, ×) vlen a × b = b × a, per çdo element a, b nga G, atëherë (G, ×) quhet grup abelian (ose ndërrimtar ose komutativ).


Direkt nga aksiomet e grupit rrjedhin këto pohime:
Direkt nga aksiomet e grupit rrjedhin këto pohime:

Versioni i datës 30 mars 2007 16:12

Teoria e grupeve, lindi në shekullin e XIX si disciplinë matematike, është paraprirëse e matematikes moderne, sepse ndanë përfaqësuesin (p.sh. numrat reale) nga struktura e brendshme (ligjet e llogaritjes në grupe).

Punime të çmueshme në teorinë e grupeve kanë dhënë ndër të tjerë Evariste Galois, Niels Henrik Abel, Sophus Lie.

Përkufizimi i grupit

Çifti i renditur (G, ×), ku G është një bashkësi dhe × është një veprim i brendshëm mbi G, quhet grup, në qoftë se plotësohen këto aksioma :

  1. vetia asociative: a × (b × c) = (a × b) × c për të gjithë elementet a, b, c nga G.
  2. elementi neutral / (elementi unitar): Një element e (quhet edhe njësh) në G ekziston, ashtu që për të gjithë elementet a nga G vetia e × a = a është në fuqi.
  3. element simetrik / (i anasjelltë): Për çdo element a në G ekziston një element b, ashtu që a × b = b × a = e të plotësohet.

Në qoftë se ne grupin (G, ×) vlen a × b = b × a, per çdo element a, b nga G, atëherë (G, ×) quhet grup abelian (ose ndërrimtar ose komutativ).

Direkt nga aksiomet e grupit rrjedhin këto pohime:

Në qoftë se për elementin neutral e të grupit G është në fuqi ekuacioni e x a = a për çdo a nga G, atëherë edhe ekuacioni a x e = a plotësohet: a = e × a = (a × b) × a = a × ( b × a) = a × e , kështu që a = e × a = a × e.

Në çdo grup elementi neutral është i vetëm: Le të jenë e edhe e' dy elemente neutrale në grupin G. Atëherë ndjek qe e = e × e' = e', kështu qe e = e'.


Pra ne mund të flasim për elementin neutral të grupit G. Zakonisht ky element shënohet si 1 në qoftë se lidhja × mbi grupin G është shënuar me mënyrën e shumëzimit. Në rast se grupi G është abelian (ndërrimtar) shënimi i neutralit është 0 .

Simetriku b për çdo element a është i vetëm, sepse: Le të jenë b dhe b' dy elementë simetrik për elementin a, kështu qe a × b = b × a = e dhe a × b' = b' × a = e. Atëherë ndjek që b = b × e = b × ( a × b') = (b × a) × b' = e × b' = b'. Kështu që ne mund të flasim për elementin simetrik te elementit a. Ne shkruajmë a-1 := b. Në qoftë se ne e kemi të bëjmë me një grup abelian, atëherë e shënojmë për të anasjelltë e a-së a-1 := -a.

Koncepte ne teorinë e grupeve

Rendi i grupit

Rendi |G| i një grupi (G,×) është numri i elementeve të bashkësisë G.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme