Teoria e grupeve: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 33: Rreshti 33:
Në qoftë se veprimi × mbi grupin G është shënuar me mënyrën e shumëzimit, atëherë zakonisht elementi neutral shënohet me 1, kurse elementi simetrik për a shënohet me a<sup>-1</sup>. Kurse, në rastet kur veprimi × mbi grupin G është shënuar me mënyrën e mbledhjes, atëherë zakonisht elementi neutral shënohet me 0, kurse elementi simetrik për a shënohet me -a.
Në qoftë se veprimi × mbi grupin G është shënuar me mënyrën e shumëzimit, atëherë zakonisht elementi neutral shënohet me 1, kurse elementi simetrik për a shënohet me a<sup>-1</sup>. Kurse, në rastet kur veprimi × mbi grupin G është shënuar me mënyrën e mbledhjes, atëherë zakonisht elementi neutral shënohet me 0, kurse elementi simetrik për a shënohet me -a.


Duhet theksuar se zakonisht, × shënohet me mënyrën e mbledhjes kur kemi të bëjmë me një grup abelian.
Duhet theksuar se zakonisht × shënohet me mënyrën e mbledhjes kur kemi të bëjmë me një grup abelian.


===Koncepte ne teorinë e grupeve===
===Koncepte ne teorinë e grupeve===

Versioni i datës 30 mars 2007 16:34

Teoria e grupeve, lindi në shekullin e XIX si disciplinë matematike, është paraprirëse e matematikes moderne, sepse ndanë përfaqësuesin (p.sh. numrat reale) nga struktura e brendshme (ligjet e llogaritjes në grupe).

Punime të çmueshme në teorinë e grupeve kanë dhënë ndër të tjerë Evariste Galois, Niels Henrik Abel, Sophus Lie.

Përkufizimi i grupit

Çifti i renditur (G, ×), ku G është një bashkësi dhe × është një veprim i brendshëm mbi G, quhet grup, në qoftë se plotësohen këto aksioma :

  1. vetia asociative: a × (b × c) = (a × b) × c për të gjithë elementet a, b, c nga G.
  2. elementi neutral / (elementi unitar): Një element e (quhet edhe njësh, element njësi) në G ekziston, ashtu që për të gjithë elementet a nga G vetia e × a = a është në fuqi.
  3. element simetrik / (i anasjelltë): Për çdo element a në G ekziston një element b, ashtu që a × b = b × a = e të plotësohet.

Në qoftë se në grupin (G, ×) vlen a × b = b × a, për çdo element a, b nga G, atëherë (G, ×) quhet grup abelian (ose ndërrimtar ose komutativ).

Kur është e qartë se punojmë me veprimin ×, atëherë, në vend të (G, ×), themi se G është grup.

Direkt nga aksiomat e grupit rrjedhin këto pohime:

Në qoftë se për elementin neutral e të grupit G është në fuqi ekuacioni e x a = a për çdo a nga G, atëherë edhe ekuacioni a x e = a plotësohet: a = e × a = (a × b) × a = a × ( b × a) = a × e , kështu që a = e × a = a × e.

Në çdo grup elementi neutral është i vetëm: Le të jenë e edhe e' dy elemente neutrale në grupin G. Atëherë ndjek qe e = e × e' = e', kështu qe e = e'.

Pra ne mund të flasim për elementin neutral të grupit G.

Për çdo element a, elementi simetrik për të është i vetëm, sepse: Le të jenë b dhe b' dy elemente simetrike për elementin a, kështu që a × b = b × a = e dhe a × b' = b' × a = e. Atëherë ndjek që b = b × e = b × ( a × b') = (b × a) × b' = e × b' = b'. Prandaj ne mund të flasim për elementin simetrik të elementit a.

Në qoftë se veprimi × mbi grupin G është shënuar me mënyrën e shumëzimit, atëherë zakonisht elementi neutral shënohet me 1, kurse elementi simetrik për a shënohet me a-1. Kurse, në rastet kur veprimi × mbi grupin G është shënuar me mënyrën e mbledhjes, atëherë zakonisht elementi neutral shënohet me 0, kurse elementi simetrik për a shënohet me -a.

Duhet theksuar se zakonisht × shënohet me mënyrën e mbledhjes kur kemi të bëjmë me një grup abelian.

Koncepte ne teorinë e grupeve

Rendi i grupit

Rendi |G| i një grupi (G,×) është numri i elementeve të bashkësisë G.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme