Prishtina: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1951217 i bërë nga Dgjk00 (diskutimet)
Etiketa: Undo
U kthye versioni 1950924 i bërë nga 46.99.106.69 (diskutimet)
Etiketa: Undo
Rreshti 243: Rreshti 243:


== Politika ==
== Politika ==
Qysh nga dhjetori i vitit 2013 kryetar i kryqytetit te Kosoves, Prishtines, eshte Shpend Ahmeti, nga rradhet e PSD-se.
Qysh nga dhjetori i vitit 2013 kryetar i kryqytetit te Kosoves, Prishtines, eshte Shpend Ahmeti, nga rradhet e levizjes Vetevendosje.


== Kultura ==
== Kultura ==

Versioni i datës 20 mars 2019 00:43

Stampa:Infobox vendbanim Prishtina (trajta e pashquar Prishtinë) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kosovës. Qyteti është bashkësi dhe kryeqendra e Qarkut të Prishtinës. Bashkia e Prishtinës ka një popullsi prej 198.214 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011.[1]

Historia

Toponomastika ende nuk e ka shpjeguar prejardhjen e emrit Prishtinë. Ekzistojnë disa hipoteza të bazuara në etimologji, por që nuk hedhin dritë përfundimtare në këtë çështje. Ekzistojnë disa supozime që mbështeten në burimin ilir të fjalës, apo në atë latin (pristinus – e dikurshme).

Ka autorë që e përmendin zhupanin shpatë-mbajtës (macherario zuppano) me emrin Prishtina që gjendet në një dokument të knezit kroat Mutirimit nga viti 892. Kjo nuk dëshmon më shumë se ekzistimin e një antroponimi në mesjetën e hershme. Por, ka autorë që nisen prej asaj që emri Prishtinë do të ketë qenë emër i ndonjë personaliteti.

Të gjitha shpjegimet etimologjike janë ende hipotetike. Prishtina me këtë emër përmendet në mesjetë[2], mirëpo gjurmët e vendbanimeve arkeologjike rreth asaj shtrihen që nga neoliti, sikurse ato rreth lumit Graçanka, që supozohet të kenë vjetërsinë 6 mijë vjeçare. Shenja dalluese e kësaj periudhe është vendgjetja neolitike në afërsi të “Tjerrtores” së Prishtinës, Statueta e ulur – që përdoret si simbol i qytetit të Prishtinës – dhe figurat e tjera me qeramikë. Vendbanime të periudhës së hershme të hekurit janë gjetur edhe përgjatë Taukbashçes dhe shkollës normale, në gjithë kompleksin deri te bazeni i Gërmisë, ku vërtetohen edhe vendbanimet e para ilire në rrethin e Prishtinës. Në afërsi të Prishtinës ka qenë njëri nga vendbanimet më të rëndësishme në regjion, Ulpiana romake, e ngritur në themelet e një vendbanimi ilir, që më vonë pas një tërmeti katastrofë që goditi Dardaninë, u ngrit në një nga qendrat më të mëdha bizantine në mesjetën e hershme me emrin “Justiniana sekonda”. Këtë e ka ngritur perandori i madh romako-bizantin, Justiniani, në shek. VI.

Ndërsa, në mesjetën e hershme Lipjani luante rolin e një kështjelle kufitare të Bizantit me Serbinë. Vendgjetja e parë arkeologjike me kulturë materiale sllave në Kosovë (tek. Shek. X–XI) është gjetur në fshatin e ngjitur me Prishtinën, Matiçanin. Ndër vizitorët e rëndësishëm të Prishtinës përmendet edhe perandori i ikur bizantin, Joan Kantakuzeni. Më vonë Prishtinën e vizitoi edhe Feliks Petançiqi, diplomat dubrovnikas dhe i deleguari në oborrin e mretit hungarez Vladisllavit II, i cili në shek. XVI thotë se Prishtina është një vend i begatshëm. Prishtina në këtë kohë ishte qendër e njohur tregtare, sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinës mund të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi të qytetit përmenden edhe lojërat kalorëse mesjetare. Më vonë Prishtina si një vendbanim me 8 mijë banorë e përmendi edhe udhëpërshkruesi Feliks de Bozhur, ndërsa diplomati francez, Anton Bas, me 1812, tregon se në Prishtinë mbahen dy pangjyre vjetore në të cilat marrin pjesë tregtarët nga Bosnja, Selaniku, Endrenja, Shkodra etj. që sillnin prodhime edhe nga Smirna dhe Alepi, nga Venediku dhe qytetet gjermane. Baroni Gamer, ndërkaq, thotë se Prishtina është qyteti më i madh që nga Sarajeva deri në Selanik, me afro 12 mijë banorë.Ndërsa autori serb A. Bogosavleviq në librin e tij O Arnautima shkruan se Prishtina në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kishte 17.000 banorë, me 13 xhami.[3] Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shek. XIX. Atë e shkatërruan dhe ndërruan shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftërat ballkanike dhe ajo e Parë Botërore. Si fakt historik interesant mund të përmendet edhe ai se Prishtina, mese një shekull, pas gjysmës së shek. XVII, ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare, Gjini. Që nga viti 1809 kjo familje kishte organizuar si një lloj ekspozite familjare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri më 1912. Një pjesë e vjetër e qytetit, me Bezistanin, Xhaminë e Llokaqit (shek. XVI), Kishën katolike, Sinagonën dhe Qarshinë e vjetër, u rrënuan në vitet e pesëdhjeta për ti hapur rrugë modernizimit të qytetit.

Prej viteve të 1960-ta, Prishtina përjeton një zhvillim urbanistik të hovshëm që ja ndërron dukjen nga një qytezë me tipare otomane në një qytet bashkëkohor. Vitet e 1970-ta sjellin një ndryshim thelbësor në karakterin e qytetit, të ndikuara nga hapja e Universitetit të Prishtinës dhe rritja e ndikimit politik të Prishtinës me fitimin e autonomisë dhe faktoriizimin federal të Kosovës në ish-Jugosllavi. Në këto dy dekada ndërtohen lagjet Ulpiana, Dardania, Lakrishtja, Bregu i Diellit, Arbëria (ish-Dragodani) dhe të gjitha objektet identifikuese të Prishtinës.

Ekonomia

Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Bashkësin e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781 restorante dhe hotele me 6.584 të punësuar.

Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë 1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjithshëm i të punësuarve kap shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50 për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me 11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor, ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restorantet, hotelet, motelet, mensat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me vetëm 3 për qind.

Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë 7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183 veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese shoqërore me gjithsej 14.137 punëtorë.

Demografia

Bashkia e Prishtinës i ka gjithsej 48 fshatra. Përpos shqiptarëve në Komunën e Prishtinës jetojnë edhe disa komunitete tjera siç janë: serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjët, etj.

Përbërja etnike
Viti / Etnia shqiptar  % serb  % romë  % të tjerë  % Total
1991 reg. 161,314 78.7 27,293 13.3 6,625 3.2 9,861 4.8 205,093
1998 N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A 225,388
Shkurt 2000 llog. 550,000 97.4 12,000 2.2 1,000 0.1 1,800 0.3 564,800
Burimi: 1991 figures from Federal Republic of Yugoslavia (FRY) Institute for Statistics – others include Montenegrins, Slav Muslims, Turks, etc. 1999 figures fromUNHCR, "Kosovo Village List", 9 March 1999 (1998 population estimate excluding forced displacement). 2001 figures from KFOR – MNB (c) and for minority figures OSCE/UNHCR ‘Situation of Ethic Minorities in Kosovo’, February 2001. It is noted that the 1991 census was highly politicised and is thus unreliable.[4]

Klima

Në Prishtinë mbizotëron klima kontinentale me një temperaturë vjetore mesatare prej 10,4 °C dhe me reshje vjetore mesatare prej 600 mm. Në korrik arrinë tempreatura vjetore mesatare prej 30 °C, në janar prej -0,6 °C.


Prishtina - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrikk Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor
Temp. Maks. (°C) 2,4 5,5 10,5 15,7 20,7 23,9 26,4 26,7 23,1 17,1 10,2 4,2 Ø 15,5
Temp. Mini. (°C) −4,9 −2,8 0,2 4,2 8,5 11,4 12,5 12,3 9,4 5,0 0,9 −3,1 Ø 4,5
Temperatur (°C) −3 −3 2 7 14 18 20 20 15 11 5 −2 Ø 8,7
Reshje (mm) 54,99 48 56 62 81,01 78 60 53 58,99 55,99 74,01 69,01 Σ 751
Ditë me diell (h/d) 9,01 10,02 11,05 13,02 14,03 15,01 14,05 13,05 12,03 11,06 9,04 9,01 Ø 11,7
T
e
m
p
e
r
a
t
u
r
a
2,4
−4,9
5,5
−2,8
10,5
0,2
15,7
4,2
20,7
8,5
23,9
11,4
26,4
12,5
26,7
12,3
23,1
9,4
17,1
5,0
10,2
0,9
4,2
−3,1
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Kor Gush Shta Tet Nën Dhje
R
e
s
h
j
e
54,99
48
56
62
81,01
78
60
53
58,99
55,99
74,01
69,01
Jan Shku Mar Pri Maj Qer Korr Gush Shta Tet Nën Dhje


Burimi: mungon

Politika

Qysh nga dhjetori i vitit 2013 kryetar i kryqytetit te Kosoves, Prishtines, eshte Shpend Ahmeti, nga rradhet e levizjes Vetevendosje.

Kultura


Edukimi

Komuna e Prishtinës ka 17 biblioteka publike. Biblioteka kryesore e qytetit ka përafërsisht 58.475 libra dhe 16 degë: Pallatin e Rinisë, Bibliotekën Përkujtimore të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, bibliotekën e "Përrallave" dhe, në Llukar, Koliq, Hajvalia, Llaplleselë, Graçanicë, Çagllavicë, Slivovë dhe Viti të Marecit me 108.541 libra, në përgjithësi me 167.016 libra.

Gjatë masave të dhunshme serbe të viteve 19901999 dhe luftës, "Dora e zezë" e ka djegur bibliotekën në Hade, ka shkatërruar një numër të librave në bibliotekën e Obiliqit, dhe ka djegur bibliotekën në Koliq dhe Viti të Marecit. Numri i librave të djegur është rreth 23.000.

Muzika klasike

Prishtina si kryeqender e Kosovës është njëherit edhe qyteti në të cilën gjendet edhe instituti i Operës dhe Filharmonisë së Kosovës që udhëhiqet nga dirigjenti Arbër Dhomi.

Sporti

Skeda:Prishtinaffaa SQ.JPG
Stadiumi i qytetit në Prishtinë
  • Basketbolli në vitet pas luftës 20002005 është njëri ndër sportet më të popullarizuara në kryeqendër. Në kë të sport në eliten e klubeve Kosovare, Prishtina është e prezantuar nga dy skuadra.
  • Futbolli Prishtinas ka një traditë të gjatë sportive. Prirës i kësaj tradite është skuadra që mbanë emrin e qyteti KF Prishtina e cila ndeshjet vendase i zhvillon në Stadiumin e Qytetit.
  • Taekwondo-ja eshte gjithashtu sport i zhvilluar ne qytetin e Prishtines, ku dallohen Klubet e TAEKWONDO-se Prishtina dhe Akademia e Arteve Marciale Prishtina.

Objekte turistike dhe kulturore

Ndër objektet turistike dhe kulturore më të vizituara në Konunën e Prishtinës janë:

  • Monumenti „Skënderbeu“
Monumenti i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Teatri i Kosovës përballe në qendër të Prishtinës

Ky monument i përkushtuar heroit kombëtarë Gjergj Kastriot-Skënderbeut gjendet në qendrën administrative të qytetit dhe është vendos në vitin 2001. Banorët e shumtë që jetojnë në diasporë e vizitojnë këtë objekt dhe vendasit që me një ceremoni e kanë përcjellë sjelljen e statujës së Skënderbeut e konsiderojnë si ardhje të lirisë.

  • Monumenti i heroit kombëtarë "Zahir Pajaziti"
Monumenti Zahir Pajaziti është një ndër shumë monumentet që i kushtohet personaliteteve me rëndësi për historinë e Kosovës nëpër Prishtinë

Shtatorja e parë e vendosur në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Kosovës është e "Zahir Pajazitit" e vendosur nga bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtri e cila e përzuri forcat okupatore serbe në vitin 1999. Shtatorja Komandantit Zahir Pajaziti vizitohet shumë shpesh nga ish ushtarët e UÇK-së, nga Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, nga nxënës të të gjitha shkollave në Kosovë.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.

  • Monumenti NEWBORN
Monumenti NEWBORN i vendosur në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Newborn është skulpturë, monument i pavarësisë së Kosovës, e cila u krijua nga ekipi i udhëhequr nga Fisnik Ismaili dhe i cili u shpalos në ditën e pavarësisë së Kosovës. Monumenti u krijua posaçërisht për këtë ditë dhe iu mundësua pjesëmarrësve festues, që në skulpturë të nënshkruajnë. Skulptura u vendos në qendër të Prishtinës vetëm për ditën e pavarësisë për të shënuar lindjen (born) e Republikës së Kosovës, për të "marrë nënshkrimet" dhe pastaj të zhvendoset në lokacion të përhershëm.

Skeda:Qt.boro-ramizi.jpg
Qendra Tregtare Bororamiz
  • Teatri i Kosovës

Teatri i Kosovës në Prishtinë nga populli i njihet edhe si "Teatri Kombëtar i Kosovës".

Themelet e shfaqjeve të ndryshme teatrale të sistematizuara dhe të regjistruara pranë enteve zyrtare gjenden në Prizren ku në vitin 1946 teatri lokal u ngritë në nivel rajonal e më vonë në teatër popullor në nivel krahinorë. Ky ishte institucioni i parë në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore nga i cili më vonë do të krijohet teatri profesionist. Shumë shpejt, disa muaj pas themelimit, ky teatër u transferua në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Shfaqjet e para të këtij teatri janë punuar kryesisht nga artistët amatorë, entuziastë e idealistë të talentuar, të ndihmuar nga artistët profesionistë nga hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë, ndërkohë që, në vitet ’60, ansambli i tij pasurohet me kuadro të reja profesioniste.

Deri në vitin 1989 ky teatër i ka realizuar mbi 400 premiera me rreth 10.000 repriza, të cilat në Kosovë dhe në hapësirat e ndryshme të ish Jugosllavisë janë përcjellë nga mbi 3.200.000 spektatorë. Repertori i këtij teatri është ndërtuar mbi tekstet e shumta të dramaturgjisë kombëtare, botërore dhe ish jugosllave. Shfaqjet e këtij teatri, të cilat janë prezantuar nëpër festivale të ndryshme me krakter kombëtar dhe ndërkombëtar në ish Jugosllavi, janë vlerësuar me tone të larta nga kritika e atëhershme dhe janë nderuar me çmime të ndryshme artistike. Kështu, p.sh., në vitin 1967, shfaqja “Erveheja” e regjisorit Muharrem Qena është nderuar me Çmimin e Regjisë më të Mirë në Festivalin e Dramës Jugosllave “Sterijino Pozorje”. Krahas shfaqjeve në gjuhën shqipe, në këtë teatër janë realizuar edhe shfaqje në gjuhën serbe. Bukur shpesh, sidomos pas vitit 1981 e këndej, ky teatër ka vepruar nën presion të rëndë politik nga sistemi dhe regjimi komunist jugosllav.

Në vitin 1990, regjimi serb i Slobodan Milosheviqit, e ka vënë këtë teatër nën administrim të dhunshëm, duke i dëbuar nga teatri shumë nga artistët shqiptarë dhe duke vënë kontroll totalitar mbi krijimtarinë artistike të këtij teatri. Gjatë kësaj periudhe, në një sistem shkollor universitar paralel të krijuar në kushtet e rezistencës aktive paqësore kundër regjimit totalitar serb, nëpër shtëpitë – shkolla u krijuan shumë nga kuadrot artistike, të cilat tashmë janë pjesë e ansamblit profesionist të këtij teatri. Në vitin 1999, pas mbarimit të luftës në Kosovë, ky teatër pagëzohet me emrin Teatri Kombëtar i Kosovës.

Gjatë 10 viteve të pasluftës, në këtë teatër janë vënë në skenë tekste të shumta të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Teatri Kombëtar i Kosovës është teatër me karakter shtetëror dhe, si i tillë, financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Në vitet e fundit shihen përpjekje që ky teatrër të ngritet në nivel internacional në të cilin do të luhen shfaqje në disa gjuhë.

  • Parku Nacional „Gërmia“
Shteg vrapimi, vend për pushim dhe hapesirë e gjelbër në parkun e Gërmisë

Është vendi në të cilin prishtinasit e kalojnë kohen e lirë kryesisht gjatë ditëve të ngrohta. Ky park është i pajisur me liqenin dhe restorante e pushimore të ndryshme rreth tij.

  • Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës

Vetë objekti i kësaj Biblioteke ka një histori të veten që paraqet rrethanat politike e shoqërore kosovare të viteve të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Eshtë e ndërtuar në vitin 1982 me dizajnin unike e arkitektit kroat Andrija Mutnjaković që ishte frymëzuar nga nje huall mjalti.[5][6] Në këtë objekt ruhen libra të ndryshëm të cilët qytetarët kanë mundësi që ti lexojnë brenda objektit.

  • Biblioteka Hivzi Sylejmani

Ndërtesa e bibliotekës së qytetit u ndërtua në vitin 1930. Ajo u bë e famshme nga Miladin Popoviqi – ish-udhëheqës i Komitetit regjional të Partisë komuniste të Kosovës – që qëndroi këtu në vitin 1944. Nga viti 1948 kjo ndërtesë u shëndërrua në Bibliotekën e qytetit të Prishtinës.[7]

  • Galeria e Arteve
Ndërtesa e Galerisë së Arteve të Kosovës në Kampusin e Universitetit të Prishtinës

Galeria e Arteve e Kosovës u formua në vitin 1979 si institucion kulturor për prezentimin e artit pamor dhe ruajtjen e mbledhjen e veprave më me vlerë. Për këto 30 vjet të veprimtarisë ky institucion ka organizuar afro 500 ekspozita në vend dhe në botën e jashtme, të cilat janë përcjellur me shumë botime, dhe blerjen e afro 1000 punimeve artistike nga të cilat është formu një fond i pasur i Galerisë.

Vetëm pas luftës së fundit janë organizuar mbi 200 ekspozita kolektive e individuale, kombëtare e ndërkombëtare, ku kanë ekspozuar mijëra artistë. Veprat e tyre u vizituan dhe u shijuan nga qindramijëra artdashës, nga më shumë se 200 delegacione ndërkombëtare, nga personalitete të njohura të jetës politike dhe kulturore, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan e deri te shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.

  • Muzeu i Kosoves
Muzeu Kombetar i Kosoves

Muzeu i Kosovës është ndërtuar nga austriakët për ushtrinë turke në vitin 1898, dhe është përdorur nga ushtria kombëtare jugosllave deri në vitin 1975.Muzeu ka pasur një koleksion të pasur të objekteve prehistorike të zbuluara në Kosovë.Pjesa më e madhe e artifakteve tregon per jetën në kohën e ilirëve dhe romakëve [8]. Në 1998, më shumë se 1.247 artifakte u dërguan në Beograd për një ekspozitë. Muzeu ende është duke pritur kthimin e tyre.Prej vitit 1999 deri në vitin 2002, ishte zyrja kryesore e Agjensionit Evropian për Rindërtim [7].

  • Sahatkulla
Sahat Kulla

Çdo qytet në Perandorinë Osmane kishte nevojë pë një Sahat Kullë në mënyrë që besimtarët të dinin kohën për të shkuar në xhami si dhe të gjitha dyqanet te hapeshin dhe mbylleshin ne kohë të njejtë [8]. Kjo Sahat kullë u ndërtua në shekullin e XIX.Zijla origjinale u soll nga Moldavia dhe mbante mbishkrimin: "Kjo zile është punuar më 1764 për Jon Moldova Rumenin"[7]. Në vitin 2001, zijla është vjedhur. Në të njëjtin vit, trupat e KFOR-it francez kanë ndërruar mekanizmin e vjetër të orës me një mekanizem elektrik. Duke marrë parasysh problemet që Kosova ka me rrymë, Sahat kulla ka vështërsi për ta treguar kohën e saktë.

  • Xhamia e Madhe (zyrtarisht Xhamia e Sulltan Mehmetit II al-Fatih-u)
Xhamia e Mbretit dhe Hamami i Prishtines

Kjo xhami u ndërtua në vitet 1460–1461 nga Sulltan Mehmeti II al-Fatih-u (ashtu siç dëshmohet nga gdhendja e murit mbi derën kryesore të xhamisë[8]), vetëm tetë vite pas rënies së Konstantinopolit. Ajo gjendet në zemër të qendrës së qytetit të vjetër, dhe është xhamia më e madhe dhe më spikatur e Prishtinës. Kupola e saj ka qenë dikur më e madhja në regjion, ndërsa sot ajo është e vetmja xhami e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II që ende mbijeton në këto vise.Sheshi përpara Xhamisë së Mbretit gjithmonë ka qenë vend i njohur për takime. Gjatë viteve 1682–83, nën sundimin e Sulltan Mehmetit IV, xhamia është restauruar, ndërsa minarja e saj është riparuar përsëri pas tërmetit të vitit 1955. Kjo xhami ka vuajtur nga shkatërrimi dhe punët joprofesionale në restaurimin e saj.

Nga viti 1953 kjo xhami quhet:Xhamia e Sulltan Mehmet II al-Fatih-ut.[7]

  • Xhamia e Qarshisë
Xhamia e Çarshisë

Xhamia e Çarshisë është ndërtimi i Prishtinës së vjetër, e ndërtuar në shekullin e 15 nga Sulltan Bajaziti për të përkujtuar fitoren e osmanëve në vitit 1389. Në të kaluarën Xhamia e Çarshisë gjendej përballë çarshisë së mbuluar të Prishtinës[8]. Sot nuk ka mbetur asgjë nga çarshia e vjetër, vetëm emri i Xhamisë së Çarshisë shërben për të na e përkujtuar atë. Shumë ndryshime si dhe punime për riparimin e saj e kanë ndryshuar pamjen origjinale të kësaj xhamie, mirëpo simboli i saj kulmi i gurët minares ka mbijetuar për më shumë se 600 vite. Këtë xhami e quajnë edhe "Tash Xhamia", që në përkthim do të thotë "Xhamia e gurit".[7]

Kjo xhami sot gjendet përballë Muzeut të Kosovës.

  • Hamami i madh
Hamami i Prishtinës, në prapavi Xhamia e Mbretit

Daton që nga shekulli i XV. Dikur ishte pjesë themelore e kompleksit të Xhamisë së Mbretit (Fatih) dhe ka shërbyer si vendtakim shoqëror si për meshkujt ashtu dhe për femrat e qytetit. Sipas legjendës, Sulltan Mehmet al-Fatihu ka urdhëruar që të gjithë punëtorët, të cilët kanë punuar në ndërtimin e Xhamisë Fatih, të lahen në Hamam për çdo ditë [7]. Ky hamam ka pasu 15 kupola me vrima te vogëla në mënyrë që të hynte drita brenda objektit [8]. Pas një zjarri më 1994, regjimi i kaluar lejoi ndërtimin e tri shitoreve, të cilat faktikisht e mbyllën hyrjen e vjetër të tij [7].

  • Parku etnologjik "Emin Gjiku"
Pamje e brendshme nga kompleksi i banimit Emin Gjiku, tani muzeu etnologjik

Kjo ndërtesë dikur ka qenë pronë e familjës së njohur Gjinolli. Prej vitit 1957 ky grup ndërtesash,duke përfshirë këtu shtëpinë e shërbëtorëve, shtëpinë e mysafirëve dhe shtëpinë e familjës i takon Muzeut të Kosovës.

Emin Gjinolli ka qenë i njohur me nofkën "Emin Kücük – nga turqishtja ‘Emini i vogël" – që më pas u shëndërrua në ‘Emin Gjiku’. Në anën e majtë prej derës kryesore të oborrit, mund të shihet e vetmja ndërtesë që ka mbijetuar shkatërrimin e Çarshisë së vjetër. Është bajtur këtu në vitin 1963. Gjatë viteve 1990-të, ky kompleks është përdorur si muze i natyrës. Në vitin 2003 renovimi i kompleksit ka filluar me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar për ta shëndërruar atë në muze etnologjik.[7]

  • Xhamia e Jashar Pashës
Xhamia e Jashar Pashës në Qendër të Prishtinës

Kjo xhami të shekullit 16 (e përfunduar shumë më vonë në shekullin e 19-të) është e ngjashme në Xhaminë e Çarshisë në arkitekturë dhe dekorimin e brendshëm [8].Emrin e ka marrë nga Jashar Mehmet Pasha i cili ka qenë qytetar i pasur i Prishtinës dhe guvernator i Shkupit në vitin 1842. Sipas mbishkrimeve që gjenden brenda xhamisë,ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1834 [7]. Portiku origjinal i xhamisë u shkatërrua për të bërë rrugën për një rrugë më të gjerë.[8]

  • Xhamia e Llapit

Xhamia e Llapit në Prishtinë u ndërtua në vitin 1470 gjatë pushtimit te Perandorisë Osmane dhe është një ndër ndërtimet më të lashta në Prishtinë. Ajo gjendet në afërsi të qendrës së Prishtinës (Lagjia Tophane) në rr. Ilir Konushevci, magjistralen Podujevë-Prishtinë. Ajo përbëhet nga një parasallë dhe dhomën e faljes e cila është gjashtë metra e lartë. Emri i saj i vërtetë është "Xhamia Ramadanije" por për shkak se faleshin shumë banorë të fshatrave të Llapit dhe gjendet përgjat rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, si pasoj ajo edhe mori emrin "Xhamia e Llapit".

  • Shadërvani
Shadërvani në mes Xhamisë së Çarshisë dhe Xhamisë së Jashar Pashës

Ky shadërvan nga mermeri i dekoruar gjendet midis Xhamisë së Çarshisë dhe Muzeut të Kosovës. Ai është shadërvani i vetëm publik i llojit të vet në Prishtinë, i cili ka mbijetuar deri më sot. Në të kaluarën dhjetëra shadërvanë të tillë publik, të shpërndarë nëpër tërë qytetit të vjetër, ofronin freskim dhe mundësi për avdes (larje rituale)[7].

Infrastruktura

Terminali i ri i Aeroportit nderkombetar te Prishtines "Adem Jashari"

Aeroporti i Prishtinës pas luftës është përdorur si vendkalimi kufitar më i dendur në Kosovë. Më 15 qershor, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është dekorua me "Çmimin aeroporti më i mirë 2010" për aeroportet me mbi një milion udhëtarë për vit. Ky nder është prezantua nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). ACI e njohu rritjen mbresëlënëse prej 300 për qind në trafikun e pasagjerëve gjatë viteve të fundit, investimin e madh në objekte, rrjetin e zgjeruar në mënyrë të shpejtë, dhe ndërtimin intensiv të kapaciteteve dhe trajnimin e personelit të aeroportit.[9]

Largësia nga Prishtina:

  • Shkupi – 86 km
  • Tirana – 330 km
  • Beograd – 360 km
  • Podgorica – 298 km
  • Ferizaj – 36 km
  • Gjilan – 46 km
Traseja e Autostrades R7

Neper Territorin e Prishtiens kalon nje pjese e Autostrades R7 Prishtine-Prizren-Durres. Ajo posedon dalje ne jug ne Fushe Kosove dhe ne veri fshatin Mazgit. Gjithashtu kjo autostrade lidhet me Autostraden R6 ne drejtim te kufirit me Maqedonine, ndertimi i se ciles ka filluar ne vitin 2014 dhe pritet te perfundoj ne vitin 2017, ku pritet te lidhe Prishtinen me Shkupin permes Ferizajt dhe Hanit te Elezit.

Rruge me rendesi te vecant per Prishtinen jane rruget magjistrale M9 e cila e lidhe Prishtinen me Medvegjen ne piken kufitare te Mutivodes ne Malesine e Gollakut ne veri-lindje dhe ne perendim kalon permes qytetit te Pejes, Grykese se Rugove deri ne kufirin e Malit te Zi dhe permes Qafes se Çakorit deri ne Plav ne Mal te Zi.

Sektori i bujqësisë, gjuetisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i përgjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish.

Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë.

Bashkësitë lokale

Zhvillimi urban i qytetit të Prishtinës, është përcaktuar gjatë 50 vjetëve të fundit me plane të ndryshme urbanistike. Plani Strategjik i Prishtinës, në relacion me atë të vitit 1986, i ka zgjeruar kufijtë për zhvillimin urban, duke treguar në vlerën e hapësirës së pandërtuar dhe nevojën për konsolidimin e qytetit.

Sipas Plani Zhvillimor Urban i Prishtinës 2012–2022 në Prishtinë jan këto bashkësitë lokale:

[10]

  1. Qendra: Përfshinë një sipërfaqe prej rreth 69 Ha, gjendet në zonën qendrore të  qytetit. Në përbërje të saj  funksionojnë shumica e institucioneve administrative, arsimore he sportive. (Kampusi Universitar).
  2. Lakrishte: Përfshinë një sipërfaqe prej rreth 57 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në përbërje të saj  gjinden shumica e institucioneve qeveritare të  përqendruara në ndërtesën e ish – Rilindjes, në këtë bashkësi lokale bën pjesë edhe Lagjja Pejton.
  3. Dardania: Përfshinë një sipërfaqe rreth 533 ha, gjendet në zonën qendrore dhe periferike të qytetit. Në këtë bashkësi lokale përveç Lagjes Dardania, bëjnë pjesë edhe lagjja Kalabria, Zona ekonomike (rruga për Fushë Kosovë) dhe kompleksi i FSK-së). 
  4. Ulpiana: Përfshinë një sipërfaqe prej 22 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit.
  5. Ulpiana 1: Përfshinë një sipërfaqe prej 401ha, gjendet në zonën periferik të qytetit. Në kuadër të sajë gjendet edhe një pjesë e Lagjes Mati, si dhe  kompleksi i QKUK-së, gjithashtu përfshinë edhe një pjesë të planit rregullues "Prishtina e re". 
  6. Kodra e Diellit: Përfshinë një sipërfaqe prej 83 Ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në kuadër të saj gjendet edhe një pjesë e Lagjes Aktashi,  kampusi i konvikteve të studenteve dhe kompleksi i Banesave të Bardha. 
  7. Lagjja e Muhaxherëve: Përfshinë një sipërfaqe prej 35 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. Në kuadër të saj gjendet edhe Parku i qytetit dhe një pjesë e Lagjes Dodona. 
  8. 1 Lagjja e Muhaxherëve: Përfshinë një siperfaqe prej 41 ha,  gjendet ne zonën qendrore të qytetit. Në kuadër të saj është pjesa tipike e Muhaxhireve si dhe varri i ish. Presidentit I. Rugova dhe varrezat e deshmorëve. 
  9. 2 Lagjja e Muhaxherëve (Matiçan): Përfshin një sipërfaqe prej rreth 281 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit. Në kuadër të saj gjendet një pjesë e zonës kadastrale Mati. 
  10. Taukbashqe (Sofali): Përfshinë një sipërfaqe prej 160 ha, gjendet ne zonën periferike të qytetit. Në kuadër të saj, është një pjesë e zonës kadastrale  Sofalia dhe Parku i Taslixhes. 
  11. Taukbashqe: Përfshinë një sipërfaqe prej 112  ha, gjendet në zonë  periferike të qytetit. 
  12. 1 Taukbashqe: Përfshinë një sipërfaqe prej 116 ha, dhe gjendet në zonën periferike të qytetit. 
  13. Blloku B: Përfshinë një sipërfaqe prej 38 ha, gjendet në zonën qendrore dhe periferike të qytetit. 
  14. Kodra e Trimave:  Përfshinë një sipërfaqe prej 41 ha, gjendet në zonën qendrore. 
  15. Kodra e Trimave: Përfshin një sipërfaqe prej 150 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit.
  16. 1: Kodra e Trimave: Përfshinë një sipërfaqe prej 350 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit, në këtë b. lokale gjenden edhe varrezat e qytetit. 
  17. 2 - Kodra e Trimave: Përfshinë një sipërfaqe prej 353 ha, gjendet në zonën periferike të qytetit. 
  18. Tophane: Përfshinë një sipërfaqe prej 16.6 ha gjendet në zonën qendrore të qytetit. 
  19. Tophane 2: Përfshinë një sipërfaqe prej 12.1 ha, gjendet në zonën qendrore të qytetit. 
  20. Arbëria (Dragodani): Përfshinë një sipërfaqe prej rreth 475 ha, gjendet në zonën periferike dhe qendrore të qytetit. Nëpër këtë bashkësi lokale kalon rruga, e cila shkon për Mitrovicë. 

Shiko edhe këtë

Burim i të dhënave

  1. ^ "Tabela 1 - Banesat, ekonomitë familjare dhe popullsia sipas komunave" - E hapur me 14 korrik 2011
  2. ^ Shkrimi i parë për Prishtinën është ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan Kantakuzen, i cili Prishtinën e përshkruan si një fshat.
  3. ^ A. Bogosavleviq, O Arnautima, Nish 1897, faqe 98
  4. ^ OSCE(PDF)
  5. ^ [1]
  6. ^ [2]
  7. ^ a b c d e f g h i j http://www.esiweb.org/pdf/esi_future_of_pristina%20booklet_albanian.pdf
  8. ^ a b c d e f g http://www.inyourpocket.com/kosovo/pristina/sightseeing/ottoman-pristina
  9. ^ Fokus Kosova
  10. ^ https://kk.rks-gov.net/prishtina/getattachment/Municipality/Departments/Urbanizem,Ndertim-dhe-Mbr-Mjedisit/Urbanizmi/PZHU/PZHU-_Prishtina.pdf.aspx

Lidhje të jashtme




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj