Gjergj Arianiti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
shume fjale e bukur
Rreshti 1: Rreshti 1:
[[Skeda:Wikiarianit.jpg|parapamje|290px|Busti i Gjergj Aranitit në Librazhd]]
[[Skeda:Wikiarianit.jpg|parapamje|290px|Busti i Gjergj Aranitit në Librazhd]]
'''Gjergj Arianiti''' (1383 - 1462) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Ishte i ati i [[Donika Kastrioti|Donikës]], aleat i [[Skënderbeu|Skënderbeut]] si dhe xhaxhai nga i ati [[Moisi Golemi|Moisi Golemit]]. Ishte ndër fisnikët e [[Besëlidhja e Lezhës|Besëlidhjes së Lezhës]], por e la aleancën [[Rrethimi i Beratit (1455)|pas humbjes në Berat]].<ref name="Pipa1978">{{cite book|last=Pipa|first=Arshi|title=Albanian literature: social perspectives|url=https://books.google.com/books?ei=AH6yT9bbK6fb4QT8g8CjCQ&id=pECAAAAAIAAJ|accessdate=17 February 2012|year=1978|publisher=R. Trofenik|isbn=978-3-87828-106-1|page=49|quote=AryanitesComnenius, Scanderbeg's father-in- law, was his ally and friend only for a short time. After the battle of Berat, Aryanites abandoned the Albanian league, dealing with Naples and Venice independently until his death in 1461}}</ref> Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, [[Papa Eugjeni IV]] e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm - ndonëse ishte ortodoks.<ref name=":022">{{Cite book|title=[[Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri : skicë historike|Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Amelie|publisher=55|year=2010|origyear=1955-56|isbn=978-99943-56-83-6|location=Tiranë|pages=95}}</ref>
'''Gjergj Arianiti''' (1383 - 1462) ka qenë një fisnik [[Shqiptarët#Etimologjia|arbër]] që drejtoi beteja të shumta kundër [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Ishte i ati i [[Donika Kastrioti|Donikës]], aleat i [[Skënderbeu|Skënderbeut]] si dhe xhaxhai nga i ati [[Moisi Golemi|Moisi Golemit]]. Ishte ndër fisnikët e [[Besëlidhja e Lezhës|Besëlidhjes së Lezhës]], por e la aleancën [[Rrethimi i Beratit (1455)|pas humbjes në Berat]].<ref name="Pipa1978">{{cite book|last=Pipa|first=Arshi|title=Albanian literature: social perspectives|url=https://books.google.com/books?ei=AH6yT9bbK6fb4QT8g8CjCQ&id=pECAAAAAIAAJ|accessdate=17 February 2012|year=1978|publisher=R. Trofenik|isbn=978-3-87828-106-1|page=49|quote=AryanitesComnenius, Scanderbeg's father-in- law, was his ally and friend only for a short time. After the battle of Berat, Aryanites abandoned the Albanian league, dealing with Naples and Venice independently until his death in 1461}}</ref> Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, [[Papa Eugjeni IV]] e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm - ndonëse ishte ortodoks.<ref name=":022">{{Cite book|title=[[Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri : skicë historike|Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Amelie|publisher=55|year=2010|origyear=1955-56|isbn=978-99943-56-83-6|location=Tiranë|pages=95}}</ref>


== Emri ==
== Emri ==

Versioni i datës 29 mars 2019 01:04

Busti i Gjergj Aranitit në Librazhd

Gjergj Arianiti (1383 - 1462) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër Perandorisë Osmane. Ishte i ati i Donikës, aleat i Skënderbeut si dhe xhaxhai nga i ati Moisi Golemit. Ishte ndër fisnikët e Besëlidhjes së Lezhës, por e la aleancën pas humbjes në Berat.[1] Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, Papa Eugjeni IV e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm - ndonëse ishte ortodoks.[2]

Emri

Emri i tij është më shumë i njohur përmes formës shqiptare Gjergj Arianiti, dhe Aryaniti në anglisht.[3][4] Emri i tij i plotë në veprën e Nolit është Gjergj Arianiti Topia Komneni.[4] Ai e thërriste veten Komninoviç në një letër dërguar mbretit të Napolit.[5] Emri i tij në formën sllavike shfaqet si Golem Arianit Komnenoviç (Golemi Arenit Cominovich),[6] dhe në një dokument të 1452 i drejtohet vetes "Golem Arianit Komnenoviç i Arbërisë".[7] Fjala golem në gjuhën sllave domethënë "i madh",[8] sipas Vlorës është në kuptimin "më të vjetrit" si dega kryesore e derës fisnike Arianiti-Topia.[9] Forma Haryanites për mbiemrin e tij është përdorur ndër dokumente të periudhës së Karlit VII.[6]

Prejardhja dhe rinia

Qysh i ri ishte dërguar peng nga i ati, Aranit Komneni te sulltan Murati, në Edrene.

Jeta

Ai është një njeri me disa emra. Emrin e vërtetë e ka Aranit Komneni, më së shumti njihet si Gjergj Araniti, në legjendat popullore e thërrasin Gjorg Golemi, mbi bustin e tij në Librazhd shkruhet Gjorg Golemi Araniti, disa të tjerë e thërrasin thjesht Gjergj Golemi.

Njeriu me katër emra nuk përmendet shumë në tekstet e historisë, të paktën jo aq shumë sa duhej ta meritonin bëmat e tij. Më së shumti përmendet si i ati i Donikës, bashkëshortes së Skënderbeut, se sa si një luftëtar që u mbajt për dhjetëra vjet ndaj hordhive osmane që e sulmonin nga të gjitha anët. Debatet mbi origjinën, emrin dhe fundin e tij vazhdojnë ende edhe sot e kësaj dite.

Edhe sot ka njerëz që vrasin mendjen se nga erdhi kjo familje. E madhe në Shqipëri, po aq e madhe edhe në Itali. Ku emigroi pas pushtimit të Arbërisë? Përse Aranit Komneni në gjuhën e popullit quhet thjesht Gjorg Golemi ? A mos vallë Gjorgu, pra Gjergji, u kujtonte banorëve të Shpatit, Mokrës, Sopotit, Çermenikës, Shën Gjergjin që luftonte kuçedrën?

Vetëm në 1253, në kronikat bizantine përmendet një Gulem zotërues tokash në "Albanon". Ky Gulemi, apo Golemi, mund të jetë gjyshi i Gjergj Aranitit tonë. Golemi ishte martuar me një kushërirë të perandoreshës bizantine, Irena. Disa besojnë se nusja ishte e bija e Zhupanit të Madh serb dhe Evdhoqisë, vajzës së perandorit bizantin, Engjëll Komnenit. Nga kjo martesë duket se ka ardhur më pas përdorimi i dy mbiemrave, Golemi dhe Komneni.

Aranit Komneni, që do ta quajmë Gjergj Araniti, ishte vëllai më i madh mes tre vëllezërve. Ai u martua me Maria Muzakën, nga e cila mori në pajë një territor të gjerë që shkonte nga Mallakastra - edhe sot një fshat i madh atje quhet Aranitas - deri në det në afërsi të Vlorës e Kaninës.

Kështu zotërimet e Aranitëve u shtrinë që nga Adriatiku e deri në afërsi të Dibrës së sotme. Qendra e zotërimeve duket se ka qenë malësia mes Librazhdit dhe Elbasanit, Shpati, Çermenika, Sopoti dhe një pjesë e Mokrës.

Me vdekjen e së shoqes u martua me një aristokrate italiane nga Leçe, Pietrina Francone. Nga të dyja martesat pati dhjetë fëmijë, prej të cilëve tre djem.

Vepra

Zgjedha e padurueshme feudale-ushtarake otomane shkaktoi pakënaqësi të thellë dhe reagim masiv të fshatarësisë. Gjithashtu regjistrimi i tokave, caktimi i timareve dhe vendosja e spahinjve me dhunë në zotërimet e tyre, paralajmëruan cungimin e autonomisë së sundimtarëve arbëreshë. Këto reforma i hoqën Gjergj Aranitit një pjesë të zotërimeve, ndërkohë që për pjesën tjetër mbeti vasal i sulltanit. Pikërisht kjo gjendje e rëndë ekonomike nxiti shpërthimin e kryengritjeve të viteve 30-40 të shek. XV. Në epiqendër të ngjarjeve ushtarake u vu Gjergj Araniti.

Në pranverë-verën e vitit 1432, ndërsa mbyllej etapa e reformave shfrytëzuese, hapej kundërshtimi shqiptar, që shpërthen një zinxhir kryengritjesh antiosmane. Kryengritja e parë shpërtheu në Shqipërinë qendrore. Popullsia thërret prijësin e saj, Gjergj Aranitin, 36-vjeçar.

Gjergji deri në atë kohë ishte përpjekur, por pa ndonjë rezultat, për të ruajtur të drejtat mbi zotërimet që i kishte lënë i ati. Në këto rrethana u largua fshehtas nga Adrionopoja dhe me mjaft luftëtarë të tjerë u kthye në atdhe. Sa mbërriti në Shqipëri, Gjergj Araniti zhduku spahinjtë tradhtarë, timarlij. Ai u vu në krye të kryengritjes, që përfshiu gjithë masat fshatare. Ajo u përkrah në zonat e Durrësit dhe të Tiranës nga Andrea Topia, në veri nga Nikoll Dukagjini, etj.

Kryengritjeve, me nismëtar dhe simbol të qëndresës Gjergj Aranitin, Porta e Lartë iu përgjigj me ushtri të freskëta dhe komandantë të sprovuar. Danja e Dukagjinëve ra, zotërimet e Topiasve u kthyen në gjendjen e mëparshme. Por në përpjekje me fuqitë kryengritëse të Gjergj Aranitit, turqit u thyen nga shqiptarët.

Fitorja e parë e hapi zjarrin e kundërshtimit në jug, sidomos në Kurvelesh, duke zgjeruar hapësirën kryengritëse. Murati II vjen vetë drejt Shqipërisë dhe e vendos kampin në Serez (Maqedoni). Që këtej shkëput një forcë të madhe nën komandën e Ali bej Evrezonit. Ushtria e Ali beut, në dimrin e viteve 1432-1433, futet në luginën e ngushtë, në vargjet malore të thepisura të Shkumbinit, i afrohet Buzurshekut (Bërzeshtës), por mbi taboret osmane lëshohen si tigra luftëtarët e Gjergjit. Pritë, befasi dhe përleshje e pamëshirë. Strategu nga begoret vrojton, kujdeset, manovron dhe nxit me fjalë e shpatë, derisa turqit thyhen keqas. Fitorja u dha zemër shqiptarëve dhe Evropa u njoh me një luftëtar shpresëdhënës.

Kronisti bizantin, Halkokondili, për këtë shkruan : “Në këtë betejë, Araniti i Komnenit fitoi një lavdi të madhe”.

Duke përtëritur taktikën e vjetër ushtarake : “Tërhiqe armikun, përgatite pusinë dhe qëlloje në befasi”, Gjergj Araniti theu edhe ushtrinë e dytë turke të drejtuar nga Ali beu, i cili la me qindra kufoma në grykat e thella të Kuçit e deri në Borsh. Dështimi i ekspeditës së dytë turke bëri bujë në gjithë Evropën dhe Araniti u bë një personalitet në oborret e saj, e cila ishte mësuar të njihte disfata nga aleatët në lindje. Nuk vonuan përgëzime nga Papa Eugjen IV, mbreti Alfons V i Napolit, perandori gjerman Sigizmund, Republika e Raguzës, etj. Premtime për ndihma, por… vetëm premtime. Edhe betejën e tretë, (në vitin 1434) për të pushtuar Vlorën e Kaninën, strategu shqiptar e përballoi suksesshëm me forcat, me mjetet dhe me taktikat e veta. Ndaj Gjergj Araniti u shpall si mbrojtës i lirisë nga gjithë mbretëritë e Evropës.

Në vjeshtë 1443 - dimër 1444 ndërsa ushtria e përbashkët hungaro-polako-rumune e Vladislavit (strateg hungarez) zbret në Bullgari, nga Shqipëria forca të rëndësishme shqiptare, të komanduara nga Gjergj Araniti, hyjnë thellë në Maqedoni duke e goditur armikun përtej "kufijve" të zotërimeve, për ta zhvendosur sa më tutje trojeve etnike. Në sinkron me veprimin ushtarak nga brenda të Gjergj Aranitit, Skënderbeu realizon parashikimin strategjik të braktisjes së frontit osman në betejën e Nishit, për t’u bashkuar në atdhe me kapedanët dhe ushtritë e tyre. Kësisoj, ai u lidh ngushtë me luftën e udhëhequr nga Skënderbeu.

Kur kështjella e Krujës, gjëmonte nga topat, luftëtari i moshuar Gjergj Araniti, 67 vjeçar, i dërgoi fitimtarit të birin Konstandinin, me përgëzimet dhe besnikërinë e pakufishme. Gjergj Araniti, me 3000 luftëtarë, u bashkua me fushatën çlirimtare antivenedikase. Veprimet e tij luftarake u përqendruan për marrjen e Durrësit, të Danjës dhe të qyteteve-kështjella të tjera bregdetare nën protektoratin venedikas. Madje, trupat e tij shkuan në thellësi deri në dyert e Shkodrës, megjithëse interesat e tij nuk ishin cenuar drejtpërdrejtë nga zotërimet venedikase në tokat shqiptare.

Kurdoherë në funksion të strategjisë çlirimtare dhe të besa-besës, pse jo edhe të dëshirës për një dhëndër model si Skënderbeu, Gjergj Araniti i moshuar, në komandë të 4000 luftëtarëve dhe me një sasi të konsiderueshme argjendi, e mbështeti idenë e rimarrjes së kështjellës së Stefigradit. Në dy sulmet e betejës së përgjakshme rrethuese, vetë strategu Araniti rishfaqi trimërinë e përvojën e gjatë. Gjatë përleshjes iu vra i vëllai. Ngulmimi dhe prova e luftës që dha Araniti, e bindën Skënderbeun se çdo shtytje e martesës me vajzën e tij, Donikën 23-vjeçare, do ta zemëronte bujarin e madh. Araniti me krenarinë ndaj Kastriotëve, arriti në ultimatumin: “O dhëndër, o nuk ka ndihmë!“. Dhe ashtu ngjau. Pavarësisht nga reagimet keqdashëse, lidhja me krushqi Kastriot-Aranit i vlejti kryesisht bashkimit kombëtar, vëllazërimit të të gjithë shqiptarëve, se sa jetës familjare të strategut.

Gjergj Araniti ishte i vetmi prijës shqiptar me dy kryeqendra: një në bregdet (Kanina) e një tjetër në malësitë lindore, në Sopot. Zotërimet e tij,nga pikëpamja strategjike, përbënin ballin e parë të ndeshjes me ekspeditat turke dhe boshtin qendror të penetrimit osman në brendësi të vendit (Ohër - Strugë - Librazhd - Elbasan - Tiranë - Krujë). Bashkimi dhe qëndrimi antiturk i dy Gjergjëve nuk kishte të bënte aq me lidhjet martesore që ekzistonin ndërmjet dy familjeve, se sa me faktin që zotërimet e Aranitasve ishin më të ekspozuara ndaj pushtuesve osmane. I mirëpritur dhe i pasuar nga shpatarakët, mokrarët, çermenikasit, labët e larguar etj, në rreth dy vite (1460-1462), ai organizoi dhe komandoi rezistencën e fundit, kryesisht me forcat e veta dhe i ndihmuar nga fuqitë dhe udhëheqësit e krahinës së Mokrës, të Angjelinit. Përballë një fronti të hapur, të zënë me grupe luftëtarësh aranitas, sulltan Mehmeti II, e rrethoi Gjergj Aranitin nga Qafë Furka (Polis) deri në Teferiç të Shushicës (Byshek). U zhvilluan luftime të ashpra, por Sopoti nuk u pushtua. Populli e krahasoi Gjergjin e tij me Skënderbeun. Që të kremtonte fitoren e shkëlqyer, i bindur se armiku qe larguar prej humbjes, shkoi me ushtrinë në Galigat (8 orë larg Sopotit). Mirëpo, ushtria osmane, e informuar nga renegatë, u kthye përsëri gjatë natës. Kështjella e Sopotit, me forcat që la Gjergji, nuk merrej. Vetëm arma e dredhisë dhe e tradhtisë i gjeti shtigjet e hyrjes së fshehtë për në kala. Komandanti turk, duke përfituar nga qenia larg e Gjergj Aranitit (që popullsia vendase e quante edhe Gjergj Golemi, për nder të mbiemrit të gjyshit) me ushtrinë kryesore, i hodhi në sulm gjithë ushtarët. Luftë e rrallë e burrave dhe e grave, që hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos u përdhunuar. Rënia e kështjellës u shoqërua me masakra, saqë gropa ku u mblodh gjaku i viktimave, u quajt "Liqeni i kuq". Betimi i sulltanit se do ta çonte gjakun deri në shalë të kalit, po të merrte Sopotin, ishte shndërruar në një hakmarrje të vërtetë e makabre, që historia nuk e harron.

Referencat

  1. ^ Pipa, Arshi (1978). Albanian literature: social perspectives. R. Trofenik. fq. 49. ISBN 978-3-87828-106-1. Marrë më 17 shkurt 2012. AryanitesComnenius, Scanderbeg's father-in- law, was his ally and friend only for a short time. After the battle of Berat, Aryanites abandoned the Albanian league, dealing with Naples and Venice independently until his death in 1461 {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 95. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Fine 1994, p. 535

    In 1432 Andrew Thopia revolted against his Ottoman overlords ... inspired other Albanian chiefs, in particular George Aryaniti ... The revolt spread ... from region of Valona up to Skadar... At this time, though summoned home by his relatives ... Skanderbeg did nothing, he remained ... loyal to sultan

  4. ^ a b Noli 1947, p. 10
  5. ^ Schmitt Oliver Jens, Skandermbeg et les sultans, Turcica, 43 (2011) p. 71.
  6. ^ a b Studia Albanica. Universiteti i Tiranës. 1964. fq. 143. Marrë më 26 maj 2011. April 1452 aus Neapel an Skanderbeg gerichtetes Schreiben, das abschriftMch fùnf weiteren Adligen Albaniens, darunter 'Magnifico viro Golemi Arenit Cominovich [...] Auffallend ist hier die slavische Namensform Golem Arianit Komnenovic {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  7. ^ Constantin Marinescu 1994, La politique orientale d'Alfonse V d'Aragón, roi de Naples (1416-1458). Institut d'Estudis Catalans, p. 176
  8. ^ Edward Stankiewicz (1 janar 1993). The Accentual Patterns of the Slavic Languages. Stanford University Press. fq. 129–. ISBN 978-0-8047-2029-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  9. ^ Vlora 2010, p. 93.