Gjergj Arianiti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 6: Rreshti 6:


== Prejardhja dhe rinia ==
== Prejardhja dhe rinia ==
I ati i tij ishte [[Komnen Arianiti]], zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit (''in partibus Durrachii''). Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani.<ref>{{Harvnb|Shuteriqi|2012|page=97.}}</ref> I ati i tre vëllezërve u detyrua të bjerë në ujdi me osmanët dhe dërgoi ''peng razie'' Gjergjin në [[Edreneja|Edrene]], ku jetoi dhe u shkollua me kujdes. Më 1427 kthehet në vendlindje dhe më 1432 përkrah [[Andre Topia|Andre Topisë]], ngadhënjeu në betejë me sukses osmanët.<ref>{{Harvnb|Vlora|2010|pages=92-93.}}</ref>
I ati i tij ishte [[Komnen Arianiti]], zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit (''in partibus Durrachii''). Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani.<ref>{{Harvnb|Shuteriqi|2012|page=97.}}</ref> I ati i tre vëllezërve u detyrua të bjerë në ujdi me osmanët dhe dërgoi ''peng razie'' Gjergjin në [[Edreneja|Edrene]], ku jetoi dhe u shkollua me kujdes. Më 1427 kthehet në vendlindje dhe më 1432 përkrah [[Andrea Topia II|Andre Topisë]], ngadhënjeu në betejë me sukses osmanët.<ref>{{Harvnb|Vlora|2010|pages=92-93.}}</ref>


Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh<ref name=":0">{{Cite journal|last=Bartl|first=Peter|author-link=Peter Bartl|date=|title=Arianiti, Gjergj|url=https://www.biolex.ios-regensburg.de/BioLexViewview.php?ID=475|journal=Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas|volume=1|pages=94|via=}}</ref> ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV, [[Alfonsi V]] i [[Mbretëria e Aragonës|Aragonës]] dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan nën mbrojtjen e tyre.<ref name=":0" /><ref name=":022">{{Cite book|title=[[Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri : skicë historike|Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Amelie|publisher=55|year=2010|origyear=1955-56|isbn=978-99943-56-83-6|location=Tiranë|pages=94-95}}</ref> Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoi [[Berati|Beratin]], por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë.<ref name=":022" /> Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare, Arianitit iu njoh nga Sulltani sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u detyrua të jepte të birin peng razie.<ref name=":022" />
Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh<ref name=":0">{{Cite journal|last=Bartl|first=Peter|author-link=Peter Bartl|date=|title=Arianiti, Gjergj|url=https://www.biolex.ios-regensburg.de/BioLexViewview.php?ID=475|journal=Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas|volume=1|pages=94|via=}}</ref> ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV, [[Alfonsi V]] i [[Mbretëria e Aragonës|Aragonës]] dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan nën mbrojtjen e tyre.<ref name=":0" /><ref name=":022">{{Cite book|title=[[Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri : skicë historike|Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Amelie|publisher=55|year=2010|origyear=1955-56|isbn=978-99943-56-83-6|location=Tiranë|pages=94-95}}</ref> Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoi [[Berati|Beratin]], por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë.<ref name=":022" /> Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare, Arianitit iu njoh nga Sulltani sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u detyrua të jepte të birin peng razie.<ref name=":022" />

Versioni i datës 9 prill 2019 15:19

Busti i Gjergj Aranitit në Librazhd

Gjergj Arianiti (1383 - 1462) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër Perandorisë Osmane. Ishte i ati i Donikës, aleat[1] dhe rival[2] i Skënderbeut si dhe xhaxhai nga i ati Moisi Golemit. Ishte ndër fisnikët e Besëlidhjes së Lezhës, por e la aleancën pas humbjes në Berat.[1] Sipas Nolit, Arianiti gëzonte famë ndërkombëtare si mbrojtës i Krishtërimit, edhe pse nuk u konvertua nga ortodoks në katolik.[3]

Emri

Emri i tij është më shumë i njohur përmes formës shqiptare Gjergj Arianiti, dhe Aryaniti në anglisht.[4][5] Emri i tij i plotë në veprën e Nolit është Gjergj Arianiti Topia Komneni.[5] Ai e thërriste veten Komninoviç në një letër dërguar mbretit të Napolit.[6] Emri i tij në formën sllavike shfaqet si Golem Arianit Komnenoviç (Golemi Arenit Cominovich),[7] dhe në një dokument të 1452 i drejtohet vetes "Golem Arianit Komnenoviç i Arbërisë".[8] Fjala golem në gjuhën sllave domethënë "i madh",[9] sipas Vlorës është në kuptimin "më të vjetrit" si dega kryesore e derës fisnike Arianiti-Topia.[10] Forma Haryanites për mbiemrin e tij është përdorur ndër dokumente të periudhës së Karlit VII.[7] Ndërsa nga këngët e folklorit, emri i tij përcillet Gjorq Golemi,[11] identifikuar nga Dhimitër Shuteriqi me Gjergj Arianitin.[12]

Prejardhja dhe rinia

I ati i tij ishte Komnen Arianiti, zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit (in partibus Durrachii). Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani.[13] I ati i tre vëllezërve u detyrua të bjerë në ujdi me osmanët dhe dërgoi peng razie Gjergjin në Edrene, ku jetoi dhe u shkollua me kujdes. Më 1427 kthehet në vendlindje dhe më 1432 përkrah Andre Topisë, ngadhënjeu në betejë me sukses osmanët.[14]

Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh[15] ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV, Alfonsi V i Aragonës dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan nën mbrojtjen e tyre.[15][16] Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoi Beratin, por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë.[16] Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare, Arianitit iu njoh nga Sulltani sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u detyrua të jepte të birin peng razie.[16]

Gushtin e 1443 Arianiti ngriti sërish krye kundër osmanëve, pas gjasash i nxitur prej Papa Eugjenit IV ose i ngacmuar pas disfatës të Shehabedin Pashës.[17] Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, Papa Eugjeni IV e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm - ndonëse ishte ortodoks.[16]

Aranit Komneni, që do ta quajmë Gjergj Araniti, ishte vëllai më i madh mes tre vëllezërve. Ai u martua me Maria Muzakën, nga e cila mori në pajë një territor të gjerë që shkonte nga Mallakastra - edhe sot një fshat i madh atje quhet Aranitas - deri në det në afërsi të Vlorës e Kaninës.

Kështu zotërimet e Aranitëve u shtrinë që nga Adriatiku e deri në afërsi të Dibrës së sotme. Qendra e zotërimeve duket se ka qenë malësia mes Librazhdit dhe Elbasanit, Shpati, Çermenika, Sopoti dhe një pjesë e Mokrës.

Me vdekjen e së shoqes u martua me një aristokrate italiane nga Leçe, Pietrina Francone. Nga të dyja martesat pati dhjetë fëmijë, prej të cilëve tre djem.

Vepra

Gjergji deri në atë kohë ishte përpjekur, por pa ndonjë rezultat, për të ruajtur të drejtat mbi zotërimet që i kishte lënë i ati. Në këto rrethana u largua fshehtas nga Adrionopoja dhe me mjaft luftëtarë të tjerë u kthye në atdhe. Sa mbërriti në Shqipëri, Gjergj Araniti zhduku spahinjtë tradhtarë, timarlij. Ai u vu në krye të kryengritjes, që përfshiu gjithë masat fshatare. Ajo u përkrah në zonat e Durrësit dhe të Tiranës nga Andrea Topia, në veri nga Nikoll Dukagjini, etj.

Kryengritjeve, me nismëtar dhe simbol të qëndresës Gjergj Aranitin, Porta e Lartë iu përgjigj me ushtri të freskëta dhe komandantë të sprovuar. Danja e Dukagjinëve ra, zotërimet e Topiasve u kthyen në gjendjen e mëparshme. Por në përpjekje me fuqitë kryengritëse të Gjergj Aranitit, turqit u thyen nga shqiptarët.

Fitorja e parë e hapi zjarrin e kundërshtimit në jug, sidomos në Kurvelesh, duke zgjeruar hapësirën kryengritëse. Murati II vjen vetë drejt Shqipërisë dhe e vendos kampin në Serez (Maqedoni). Që këtej shkëput një forcë të madhe nën komandën e Ali bej Evrezonit. Ushtria e Ali beut, në dimrin e viteve 1432-1433, futet në luginën e ngushtë, në vargjet malore të thepisura të Shkumbinit, i afrohet Buzurshekut (Bërzeshtës), por mbi taboret osmane lëshohen si tigra luftëtarët e Gjergjit. Pritë, befasi dhe përleshje e pamëshirë. Strategu nga begoret vrojton, kujdeset, manovron dhe nxit me fjalë e shpatë, derisa turqit thyhen keqas. Fitorja u dha zemër shqiptarëve dhe Evropa u njoh me një luftëtar shpresëdhënës.

Kronisti bizantin, Halkokondili, për këtë shkruan : “Në këtë betejë, Araniti i Komnenit fitoi një lavdi të madhe”.

Duke përtëritur taktikën e vjetër ushtarake : “Tërhiqe armikun, përgatite pusinë dhe qëlloje në befasi”, Gjergj Araniti theu edhe ushtrinë e dytë turke të drejtuar nga Ali beu, i cili la me qindra kufoma në grykat e thella të Kuçit e deri në Borsh. Dështimi i ekspeditës së dytë turke bëri bujë në gjithë Evropën dhe Araniti u bë një personalitet në oborret e saj, e cila ishte mësuar të njihte disfata nga aleatët në lindje. Nuk vonuan përgëzime nga , Republika e Raguzës, etj. Premtime për ndihma, por… vetëm premtime. Edhe betejën e tretë, (në vitin 1434) për të pushtuar Vlorën e Kaninën, strategu shqiptar e përballoi suksesshëm me forcat, me mjetet dhe me taktikat e veta. Ndaj Gjergj Araniti u shpall si mbrojtës i lirisë nga gjithë mbretëritë e Evropës.

Në vjeshtë 1443 - dimër 1444 ndërsa ushtria e përbashkët hungaro-polako-rumune e Vladislavit (strateg hungarez) zbret në Bullgari, nga Shqipëria forca të rëndësishme shqiptare, të komanduara nga Gjergj Araniti, hyjnë thellë në Maqedoni duke e goditur armikun përtej "kufijve" të zotërimeve, për ta zhvendosur sa më tutje trojeve etnike. Në sinkron me veprimin ushtarak nga brenda të Gjergj Aranitit, Skënderbeu realizon parashikimin strategjik të braktisjes së frontit osman në betejën e Nishit, për t’u bashkuar në atdhe me kapedanët dhe ushtritë e tyre. Kësisoj, ai u lidh ngushtë me luftën e udhëhequr nga Skënderbeu.

Kur kështjella e Krujës, gjëmonte nga topat, luftëtari i moshuar Gjergj Araniti, 67 vjeçar, i dërgoi fitimtarit të birin Konstandinin, me përgëzimet dhe besnikërinë e pakufishme. Gjergj Araniti, me 3000 luftëtarë, u bashkua me fushatën çlirimtare antivenedikase. Veprimet e tij luftarake u përqendruan për marrjen e Durrësit, të Danjës dhe të qyteteve-kështjella të tjera bregdetare nën protektoratin venedikas. Madje, trupat e tij shkuan në thellësi deri në dyert e Shkodrës, megjithëse interesat e tij nuk ishin cenuar drejtpërdrejtë nga zotërimet venedikase në tokat shqiptare.

Kurdoherë në funksion të strategjisë çlirimtare dhe të besa-besës, pse jo edhe të dëshirës për një dhëndër model si Skënderbeu, Gjergj Araniti i moshuar, në komandë të 4000 luftëtarëve dhe me një sasi të konsiderueshme argjendi, e mbështeti idenë e rimarrjes së kështjellës së Stefigradit. Në dy sulmet e betejës së përgjakshme rrethuese, vetë strategu Araniti rishfaqi trimërinë e përvojën e gjatë. Gjatë përleshjes iu vra i vëllai. Ngulmimi dhe prova e luftës që dha Araniti, e bindën Skënderbeun se çdo shtytje e martesës me vajzën e tij, Donikën 23-vjeçare, do ta zemëronte bujarin e madh. Araniti me krenarinë ndaj Kastriotëve, arriti në ultimatumin: “O dhëndër, o nuk ka ndihmë!“. Dhe ashtu ngjau. Pavarësisht nga reagimet keqdashëse, lidhja me krushqi Kastriot-Aranit i vlejti kryesisht bashkimit kombëtar, vëllazërimit të të gjithë shqiptarëve, se sa jetës familjare të strategut.

Gjergj Araniti ishte i vetmi prijës shqiptar me dy kryeqendra: një në bregdet (Kanina) e një tjetër në malësitë lindore, në Sopot. Zotërimet e tij,nga pikëpamja strategjike, përbënin ballin e parë të ndeshjes me ekspeditat turke dhe boshtin qendror të penetrimit osman në brendësi të vendit (Ohër - Strugë - Librazhd - Elbasan - Tiranë - Krujë). Bashkimi dhe qëndrimi antiturk i dy Gjergjëve nuk kishte të bënte aq me lidhjet martesore që ekzistonin ndërmjet dy familjeve, se sa me faktin që zotërimet e Aranitasve ishin më të ekspozuara ndaj pushtuesve osmane. I mirëpritur dhe i pasuar nga shpatarakët, mokrarët, çermenikasit, labët e larguar etj, në rreth dy vite (1460-1462), ai organizoi dhe komandoi rezistencën e fundit, kryesisht me forcat e veta dhe i ndihmuar nga fuqitë dhe udhëheqësit e krahinës së Mokrës, të Angjelinit. Përballë një fronti të hapur, të zënë me grupe luftëtarësh aranitas, sulltan Mehmeti II, e rrethoi Gjergj Aranitin nga Qafë Furka (Polis) deri në Teferiç të Shushicës (Byshek). U zhvilluan luftime të ashpra, por Sopoti nuk u pushtua. Populli e krahasoi Gjergjin e tij me Skënderbeun. Që të kremtonte fitoren e shkëlqyer, i bindur se armiku qe larguar prej humbjes, shkoi me ushtrinë në Galigat (8 orë larg Sopotit). Mirëpo, ushtria osmane, e informuar nga renegatë, u kthye përsëri gjatë natës. Kështjella e Sopotit, me forcat që la Gjergji, nuk merrej. Vetëm arma e dredhisë dhe e tradhtisë i gjeti shtigjet e hyrjes së fshehtë për në kala. Komandanti turk, duke përfituar nga qenia larg e Gjergj Aranitit (që popullsia vendase e quante edhe Gjergj Golemi, për nder të mbiemrit të gjyshit) me ushtrinë kryesore, i hodhi në sulm gjithë ushtarët. Luftë e rrallë e burrave dhe e grave, që hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos u përdhunuar. Rënia e kështjellës u shoqërua me masakra, saqë gropa ku u mblodh gjaku i viktimave, u quajt "Liqeni i kuq". Betimi i sulltanit se do ta çonte gjakun deri në shalë të kalit, po të merrte Sopotin, ishte shndërruar në një hakmarrje të vërtetë e makabre, që historia nuk e harron.

Referencat

  1. ^ a b Pipa, Arshi (1978). Albanian literature: social perspectives. R. Trofenik. fq. 49. ISBN 978-3-87828-106-1. Marrë më 17 shkurt 2012. AryanitesComnenius, Scanderbeg's father-in- law, was his ally and friend only for a short time. After the battle of Berat, Aryanites abandoned the Albanian league, dealing with Naples and Venice independently until his death in 1461 {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Dani 2016, p. 466.
  3. ^ Dani, Doan (2016). Shpikja e Mesjetës. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 425. ISBN 9789928185303. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Fine 1994, p. 535

    In 1432 Andrew Thopia revolted against his Ottoman overlords ... inspired other Albanian chiefs, in particular George Aryaniti ... The revolt spread ... from region of Valona up to Skadar... At this time, though summoned home by his relatives ... Skanderbeg did nothing, he remained ... loyal to sultan

  5. ^ a b Noli 1947, p. 10
  6. ^ Schmitt Oliver Jens, Skandermbeg et les sultans, Turcica, 43 (2011) p. 71.
  7. ^ a b Studia Albanica. Universiteti i Tiranës. 1964. fq. 143. Marrë më 26 maj 2011. April 1452 aus Neapel an Skanderbeg gerichtetes Schreiben, das abschriftMch fùnf weiteren Adligen Albaniens, darunter 'Magnifico viro Golemi Arenit Cominovich [...] Auffallend ist hier die slavische Namensform Golem Arianit Komnenovic {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  8. ^ Constantin Marinescu 1994, La politique orientale d'Alfonse V d'Aragón, roi de Naples (1416-1458). Institut d'Estudis Catalans, p. 176
  9. ^ Edward Stankiewicz (1 janar 1993). The Accentual Patterns of the Slavic Languages. Stanford University Press. fq. 129–. ISBN 978-0-8047-2029-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  10. ^ Vlora 2010, p. 93.
  11. ^ Alcani, Avni (21 tetor 2018). "Historia e panjohur e "Kangës së Gjorq Golemit, Princit të Sopotit"". Gazeta shqiptare. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Shuteriqi, Dhimitër (10 qershor 2007). "Kënga e Gjorq Golemit midis legjendës dhe historisë". Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). 3892: 6–7. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Shuteriqi 2012, p. 97.
  14. ^ Vlora 2010, pp. 92-93.
  15. ^ a b Bartl, Peter. "Arianiti, Gjergj". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas. 1: 94. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b c d Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. fq. 94–95. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Jefferson, John (17 gusht 2012). The Holy Wars of King Wladislas and Sultan Murad: The Ottoman-Christian Conflict from 1438-1444. BRILL. fq. 109. ISBN 90-04-21904-8. In August of 1443, perhaps at the instigation of Eugene IV, or Sehabeddin's defeat, Arianiti took up arms again. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)

Literatura

  • Shuteriqi, Dhimitër (2012). Zana Prela (red.). Aranitët: Historia- Gjenealogjia -Zotërimet. Toena. ISBN 978-99943-1-729-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)