Genti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e Heliosdibra (diskutimet) në versionin e fundit nga Klein Muçi.
Etiketa: Rollback
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 7: Rreshti 7:
[[Skeda:2000 lek 2009 ob.jpg|thumb|majtas|300px]]
[[Skeda:2000 lek 2009 ob.jpg|thumb|majtas|300px]]
Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit [[Iguvia]].
Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit [[Iguvia]].
Ai ishte martuar me [[Etuta]] ose [[Etleua]] bijen e dardanasit [[Monunios]]<ref>The Illyrians by J. J. Wilkes,1992,ISBN 0-631-19807-5,,page 85"... Longarus, Bato and Monunius, whose daughter Etuta was married to the Illyrian king Gentius, are all Illyrian</ref>Në Muzeun Kombëtar Historik në [[Tiranë]] ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.
Ai ishte martuar me [[Etuta]] ose [[Etleua]] bijen e dardanasit [[Monunios]The Illyrians by J. J. Wilkes,1992,ISBN 0-631-19807-5,,page 85"... Longarus, Bato and Monunius, whose daughter Etuta was married to the Illyrian king Gentius, are all Illyrian Në Muzeun Kombëtar Historik në [[Tiranë]] ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.
[[Skeda:MausuleumiimbretitGent.jpg|thumb|Mauzoleumi ku u varros Mbreti Gent]]
[[Skeda:MausuleumiimbretitGent.jpg|thumb|Mauzoleumi ku u varros Mbreti Gent]]



Versioni i datës 26 prill 2019 06:11



Fytyra e mbretit Gent në monedhën e lashtë ilire

Genti ose Genci ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit Pleuratit (lat. Pleuratos) i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire. Genti ia arriti që të forcoje shtetin e tij politikisht, ushtarakisht si dhe ekonomikisht.

Mbreti ilir Gent vdiq në Itali afër qytetit Iguvia. Ai ishte martuar me Etuta ose Etleua bijen e dardanasit [[Monunios]The Illyrians by J. J. Wilkes,1992,ISBN 0-631-19807-5,,page 85"... Longarus, Bato and Monunius, whose daughter Etuta was married to the Illyrian king Gentius, are all Illyrian Në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë ekziston një foto e rrënojave të varrit të tij.

Skeda:MausuleumiimbretitGent.jpg
Mauzoleumi ku u varros Mbreti Gent

Mbretërimi dhe jeta e mbretit Gent

Genti erdhi në fuqi në vitin 181p.e. sonë. ai që në fillim të mbretërimit të tij, pati kundërshtime nga politika romake, e cila ju drejtua me tërë ashpërsinë e saj. Atë e akuzuan si nxitës për rifillimin e piraterisë nga ana e ilirëve, ku me këtë pretekst senati caktoi në vitin 178 një flotë të posaçme prej 10 anijesh, e cila do të vepronte në Adriatik për të ruajtur nga flota ilire ujërat midis Ankonës dhe Tarantos. Roma nxiti kundër tij dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria. Mbretit Gentit iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë, e cila kishte tendenca proromake dhe gëzonte përkrahje të gjerë edhe në oborrin mbretëror. Gentin nuk e ndali asgjë në këtë luftë, në të cilën ai sakrifikoi edhe të vëllain, Platorin, që Roma synonte ta vinte në fron në vend të tij. Genti i kushtoi gjithë vëmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik të mbretërisë. Ajo që na dëshmohet më mirë nga burimet midis masave me karakter ekonomik është veprimtaria e dendur monedhaprerëse që zhvilloi Genti. Krahas Skodrës dhe Lisit mbreti u njohu të drejtën për prerjen e monedhave edhe dy qyteteve të tjera të mëdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve të rëndësishme Labeatëve e Daorsëve . Kjo zgjeroi shumë qarkullimin monetar dhe e shtriu atë në viset më të thella të mbretërisë. Një rëndësi të dorës së parë patën përpjekjet e Gentit për vendosjen e një sistemi të përbashkët monetar në mbretërinë e tij. Ai ndërpreu prerjet e vjetra të monedhave në Skodrë dhe në vend të tyre hodhi në treg monedhat e reja. Monedha kryesore e Skodrës në kohën e Gentit mban në faqe portretin e mbretit, kurse në shpinë ka si simbol anijen ilire. Monedha që u pre qysh prej kohës së Pleuratit me mburojë përkrenare, Genti vazhdoi ta presë, por edhe kësaj i hoqi legjendën e vjetër dhe në vend të saj vuri titullin dhe emrin e vet. Mund të themi pa frikë se Genti i kishte hequr Skodrës autonominë monetare dhe punishten e bashkësisë qytetare e ktheu në punishte mbretërore.

Ai ndryshe nga si veproi në skodrë u njohu Lisit, Labeatëve dhe Daorsëve të drejtën që monedhat e tyre t’i siglojë me emrin e bashkësisë qytetare, por edhe këta i detyroi të respektojnë standardin shtetëror, që të pajisin monedhat e tyre me portretin e mbretit dhe anijet ilire, si dhe t’u japin të njëjtën masë e peshë që kishin monedhat e prera në punishten mbretërore të Skodrës. Mbreti Gent pasi forcoi pushtetin e tij shtiu në dorë edhe punishten monetare të Lisit dhe i ndaloi qytetit prerjen e monedhave autonome. Në këtë kohë mbreti Gent krijoi për Skodrën, Lisin dhe krahinat qendrore të mbretërisë, një sistem monetar të përbashkët të përbërë nga tri monedha: dy prej tyre ishin monedhat e njohura që priteshin në punishten mbretërore të Skodrës, kurse monedha e tretë ishte monedha e vjetër, e vogël e Lisit.

Monedhat prej argjendi të Rizonit me mburojë - pegas dhe ato prej bronzi të Lyhnidit me mburojë gjysmë anije, të prera në emër të bashkësisë qytetare dëshmojnë për një farë autonomie në marrëdhëniet ekonomike të këtyre qyteteve me mbretërinë . Gjatë sundimit të Gentit, Skodra, Lisi dhe qytete të tjera të mbretërisë fituan një gjallëri të madhe ekonomike. Rrezja e qarkullimit të monedhave të prera u shtrinë deri në skajet më të thella të Mbretërisë Ilire dhe në disa raste edhe përtej kufijve të saj. Në jug monedhat e Gentit zbresin deri në Dyrrah e Apoloni. Vetë prerjet e daorsëve dhe të labeatëve si dhe monedhat e gjetura në Mat, Peshkopi, Malësi e Madhe dhe në krahinat e thella të Malit të Zi, tregojnë se qarkullimi monetar kishte depërtuar dhe në krahinat e brendshme malore. Mbreti Gent në politikën që ndoqi në fushën e prerjeve monetare mund të konsiderohet një reformator i vërtetë. Kjo i lejoi mbretit të përqendrojë në duart e tij mjete të fuqishme financiare. Dëshmi e pakundërshtuar është përmbajtja e thesarit mbretëror që u kap nga romakët. Livi na thotë se në arkën e mbretit u gjetën 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13 000 denarë dhe 120 000 monedha ilire argjendi. Kjo ishte një shumë e madhe që mbreti e kishte grumbulluar nga të ardhurat e pronarëve mbretërorë dhe taksat e rënda që u kishte vënë nënshtetasve .Dendësimi i prerjeve monetare diktohej në radhë të parë nga gjendja ndërkombëtare. Rreziku romak sa vinte dhe bëhej më evident, prandaj edhe mbreti duhej të shtonte përpjekjet e tij për forcimin e ushtrisë dhe të flotës. Ato elemente të organizimit shtetëror që në burimet e periudhës së sundimit të Agronit apo të pasardhësve të tij dolën në mënyrë sporadike, tek Genti vijnë e plotësohen dhe problemi bëhet më i qartë në tërësinë e tij. Në kohën e Gentit, Mbretëria Ilire shtrihej në një territor mjaft të gjerë dhe përfaqësonte fuqinë e dytë pas Maqedonisë, në pjesën perëndimore dhe jugore të Gadishullit. Pasi i dhanë Pleuratit Parthen dhe Lyhnidin, romakët i njohën Mbretërisë Ilire si kufi jugor Genusin; në lindje ajo përfshinte edhe tokat e Penestisë, kurse në veri pas shkëputjes së dalmatëve nuk shtrihej më tej se krahina rreth gjirit të Rizonit. Kryeqendër e mbretërisë ishte Skodra. Njësitë admininstrative kishin si qendër një qytet të rëndësishëm dhe rreth tij një varg kështjellash, të cilat mbronin kryeqendrën dhe gjithë krahinën. Burimet nuk sjellin të dhënat e nevojshme për të përcaktuar sa njësi të tilla kishte mbretëria, megjithatë, duhet menduar se atje ku kemi një qytet të rëndësishëm, rreth tij kemi dhe një krahinë që formonte një njësi administrative të mbretërisë. Kjo nuk mund të kërkohet për krahinat e thella malore ku jeta qytetare nuk ishte e zhvilluar. Këtu rolin e qendrave e kanë luajtuar fortesat e vogla që shërbenin si seli e aristokracisë së fiseve.

Genti mbante titullin “mbret i ilirëve” dhe sundonte si një mbret romak dhe nuk njihej në burimet ndonjë organ tjetër që të kufizonte veprimet e tij. Mbreti ishte kryekomandant i forcave të armatosura tokësore dhe detare. Bërthamën kryesore të ushtrisë e përbënin kontingjentet e rregullta. Ai kontrollonte punishtet monetare dhe autorizonte prerjen e monedhave në emër të vet ose të bashkësisë qytetare e fisnore. Një aparat fiskal vilte taksat, kurse burgjet garantonin rendin e vendosur nga shtresa sunduese dhe përfaqësuesi i saj më i lartë, mbreti. Në botën e jashtme shtetin e përfaqësonte mbreti. Ai ishte vedimarësi për të shpallur luftën dhe për të përfunduar paqen. Administrimi i qyteteve dhe i krahinës që lidhej me to u besohej dinastëve, të cilët mbreti mund t’i zëvendësonte. Në zonën qendrore të mbretërisë Genti arriti ta kufizonte shumë autonominë e qyteteve dhe ta dobësonte autoritetin e dinastëve lokalë, të cilët në burimet njihen ndryshe dhe si “principa illyriorum”. Shteti ilir në këtë periudhë paraqitet me një strukturë të gjithanshme dhe me organe administrative që ishin ngarkuar me funksione të ndryshme në veprimtaritë për forcimin e pushtetit qendror dhe konsolidimin e shtetit. Reforma monetare ishte një shprehje e qartë e kësaj politike. Kontradiktat në plan ndërkombëtar dhe social që mplekseshin me ato të brendshme, e diktonin një politikë të tillë. Marrëdhëniet të ndërlikuarara me Romën, bënë që Genti të kujdesej të vendosë marrëdhënie të mira me fqinjët ballkanikë. Ai qysh në fillim ia arriti të vendoste lidhje miqësore me fqinjin lindor, Mbretërinë Dardane. Bazën e politikës së jashtme të shtetit ilir në këtë kohë e përbënin marrëdhëniet miqësore me Maqedoninë. Synimet ekspansioniste të Romës i kishin diktuar Ilirve një politikë, e cila e detyronte të kishte një mardhënie të mirë me fqinjët. Në fund të viteve 80, senati e shtoi presionin politik mbi shtetet e Ballkanit dhe në mënyrë të veçantë mbi Maqedoninë dhe Mbretërinë Ilire. Materiali numizmatik dëshmon për lidhje të ngushta ekonomike dhe politike, midis Mbretërisë Ilire dhe Maqedonisë.Marrëdhëniet e Gentit me Perseun dokumentohen më mirë në prag të luftës së fundit. Dy lajme të Livit që lidhen me fundin e vitit 173 dhe fillimin e vitit pasues hedhin dritë mbi këto marrëdhënie. Njëri ka të bëjë me vrasjen e Artetaurit, një dinasti të vogël që përkrahte politikën romake diku në Iliri, që në burime paraqitet si një aksion i kombinuar i Perseut dhe i Gentit. Lajmi tjetër bën fjalë për dy sulme të Gentit kundër tokave të Isës. Këto ngjarje që shkaktuan shqetësimin e romakëve dhe të aleatëve të tyre nuk mund të merren thjesht si një produkt i propagandës romake që synonte t’i paraqiste të dy sovranët si provokatorë. Livi, sipas Polibit, pohon se, krahas delegatëve që vijnë nga Lindja me ankesa kundër Perseut, delegatë nga Isa vijnë para senatit për të akuzuar Gentin për atë që “ishte në një mendje me mbretin e Maqedonisë dhe që të dy së bashku po përgatitnin luftën kundër romakëve”. Të dy sovranëve gjendja u impononte nevojën e veprimeve të bashkërenditura për të përballuar rrezikun romak që sa vinte bëhej më kërcënues. Të dy sovranët nuk donin një konflikt të hapur me Romën, fuqia e së cilës nuk ishte për të mos u përfillur. Genti u shpejtua të dërgonte delegatë në Romë “për të larë nga fajet që i ngarkonin isasit”. Senati nuk pranoi të bisedonte me të dërguarin e mbretit dhe i bëri të ditur pakënaqësinë e tij duke e shoqëruar me kërcënime. Senati dëshironte që ta izolonte plotësisht Perseun dhe të bindë Gentin që të shkëputej nga miqësia me mbretin maqedon. Genti qëndroi në pozitat e tij dhe delegati romak u kthye në atdhe i dyshuar se ishte korruptuar me të hollat e mbretit ilir. Me këtë ndërpriten përpjekjet romake për të tërhequr Gentin nga ana e tyre. Në çastin kur konflikti kishte arritur kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur të hynte në luftë kundër Romës, duke e zgjedhur këtë si të vetmen rrugë për mbrojtjen e pavarësisë politike. Vendimi i tij u prit me entuziazëm edhe në viset e tjera të Ballkanit, sepse ngjallte shpresa për fitoren mbi romakët.

Genti grumbulloi në Lis një forcë të konsiderueshme prej 15 000 vetash dhe u drejtua kundër qytetit Basania, i cili siç na ka mbërritur në tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Genti u mundua ta bëjë për vete atë me anë të bisedimeve, por mbasi nuk pranoi të nënshtrohej, e rrethoi. Genti nuk pati sukses edhe në operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh që ishte dërguar të godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisë dhe të vendoste kontrollin mbi rrugën detare që lidhte të dy brigjet e Adriatikut, u thye në afërsi të Apolonisë në ndeshjen me flotën romake dhe qe e detyruar të tërhiqej në drejtim të veriut. Romakët, të cilët kishin përqendruar forcat e tyre në Genus, u drejtuan kundër mbretit në Basania.

Qëndresën e fundit Genti e bëri në Skodra, ku shpresonte shumë në këtë qytet që e kishte zgjedhur si kryeqendër të mbretërisë, sepse pozita e tij ofronte një mbrojtje të sigurt. I rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirë, qyteti mund të përballonte me sukses një rrethim të gjatë. Ai nuk organizoi një mbrojtje të mirë dhe në vend që forcat ilire të qëndronin brenda mureve rrethuese të qytetit dhe t’i shmangeshin përleshjes në fushë të hapur, u futën në betejë aty ku armiku kishte epërsi numerike. Genti u dorëzua pasi dështuan edhe përpjekjet e vëllait të tij, Karavandit, për të grumbulluar forca të tjera nga krahinat përqark. Dhjetë ditë më vonë me rënien e Skodrës, në Pydna u shkatërrua përfundimisht dhe ushtria maqedone. Njëkohësisht me Ilirinë dhe Maqedoninë romakët nënshtruan dhe Epirin. Genti bashkë me familjen e tij u dërguan në Romë. Keshtu u nenshkruan dy shtetet e fuqishme te Ballkanit dhe u vendos ne keto krahina sundimi Romak.





Shih edhe

Akademia e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, vell I, Toena, Tiranë: 2002, fq. 130.

Lidhje të jashtme