Lyneburgu: Dallime mes rishikimesh

Coordinates: 53°15′9″N 10°24′52″E / 53.25250°N 10.41444°E / 53.25250; 10.41444
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
geo location
Rreshti 177: Rreshti 177:
<references />
<references />


[[Kategoria:Qytete në Gjermani]]
[[Kategoria:Qytete në Saksoninë e Ulët]]

Versioni i datës 1 korrik 2019 08:41

53°15′9″N 10°24′52″E / 53.25250°N 10.41444°E / 53.25250; 10.41444 Stampa:Qytet

Hanse- und Universitätsstadt Lüneburg (lexo: Hanze unt Univerzitecshtat Lyneburg, kuptimi: Qyteti i hanzes dhe Univerzitetit) i njohur si Lyneburg është qytet në veri të Gjermanisë, qytet në Saksionin e ulët (gjer.: Niedersachsen) dhe është i treti me radhë për nga madhësia në Saksionin e ultë. Qyteti mesjetarë gjendet në jug të Hamburgut, në rreth të fushës së Lyneburgut, pranë lumin Ilmenau. Lyneburgu, qyteti në të cilin në fund të shekullit jetonin më se 2000 shqiptarë për nga statistika gjermane radhitet si qyteti i 120 për nga numri i banorëve në Gjermani. Që nga viti 2008, qyteti universitar i Lyneburgut është i njohur edhe si anëtare e lidhjes tregtare të detit verior "Hansatic".

Historia

Vitet 1444-1447. Dënimi i I´parit Aegeas
Matthäus Merian, "Lyneburgu më shek. XVII

Sipas dëftesave[1], Lyneburgu përmendet më 956. Si bëthamë ishte kështjella dhe manastiri i Shën Mikelit (St.Michaelis) në Kalkëberg si dhe Salina (kriporja). Përreth kësaj bërthame deri në mesin e shekullit XIII-të, nën udhëheqjen e I´parëve, në fillim Billunger e më vonë Welfen, formohet qyteti të cilit tani i bashkëngjitet edhe katundi Modestorp me kishën e Shën Johanit. Hercogu Otto, nipi i Hajnrit të Luanëve, e pasuron Lyneburgun me kanun të vet, më 1247. Salina dhe Mynce bien gjithnjë e më shumë nën ndikimin e qytetit.

Kështjella dhe Manastiri, Këshilli dhe Porti paraqiten si pika të zhvillimit politik e ekonomik të qytetit mesjetar. Si prodhues i mirë i kripës, Lyneburgu gjithnjë e më shumë bëhet i rëndësishëm në lidhjen Hansatike. Posaçërisht Porti i Lyneburgut, i krijon marrëdhënieje të mira me "Kryesuesin e Hansatikut" të Lybekut, si ndërmjetësues në mes të përfaqësuesve të saksonëve dhe vendesitëve.

Lufta për trashëgimin e Lyneburgut, i ofrojë Lyneburgut edhe një mundësi për të hedhur hapin tjetër emancipues. Kështu më 1371 vije deri te shkatërrimi i tokave të I´parisë së kështjellës në Kalkëberg dhe shkatërrimi i manastirit. Më 1392, Lyneburgu nisë marrëveshje për paqe me fshatarët duke përmirësuar kanunin, për të cilit për një kohë ishin të lidhur edhe I´paria.

Pas luftës së njohur si "Pralatenkrig" nga mesi i shekullit XV, luftë e cila e bie Lyneburgun në një gjendje të rëndë, në pjesën e dytë të këtij shekulli qyteti përjeton një lulëzim të vërtet ekonomik dhe politik. Deri më 1600-en riparohen e ndërtohen Kisha, Këshilli, Shtëpia e Kambanës si dhe shumë shtëpia të qytetarëve. Me këtë qyteti përforcon pavarësinë nga I´pari, dhe krijon plane për krijimin e një Universiteti.

Zgjerimi i zhvillimit ekonomik të Lyneburgut përbrenda lidhjes Hansatike gjen fundi e vet pas vitit 1600. Me reformat e ndërmarra, fuqia qeverisëse bie përsëri në dua të I´parit. Qytetarët e përçarë politikisht nuk kishin fuqi ta luftonin kthimin e tij. Edhe përkundë faktit që lufta 30-të vjeçare nuk kishte sjell dëme të mëdha si gjetiu, zhvillimi ekonomik i qytetit bie tërësisht. Kanuni ngushtohet më 1639 nga I´pari sipas interesave të tij, i cili ishte kthyer nga fundi i shekullit XVII në garnizonin e Kalkëbergut dhe ishte aty me një kullë pranë tregut të Lyneburgut.

Në shekullin e XVII, përshpejtohet rënja ekonomike dhe politike e qytetit, këtë e ndihmuan lufta e rëndë 7 vjeçare si dhe rënia e përkohshme e qytetit më 1800 nën perandorin e Napoleonit. Salina bie në duar të I´parit.

Pas disa sukseseve të arritura në shekullin e XIX, në lëmin e transportit e cila i zinte tani vendin kripores së Salinës, vije deri tek një modernizim i ekonomisë dhe politikës së qytetit. Rreth 1820-ës, Salinës i shtohet si ndërmarrje edhe Banoja shëruese "Solebad". Gjatë 1846-52-ës, Mbreti i Hanoverit nxjerr kanunin e ri, saktësisht ligjin për qytete. Më 1847 vije deri tek lidhja në rrjetin binarë, ndërtimi i shkritores dhe hekuranës, i fabrikës së kimikaleve pranë Salinës si dhe ndërtimi i fabrikës së çimentos. Elemente që shënojnë hyrjen e qytetit në fazën e industrializimit.

Rëndësia e Lynburgut si qendër administrative rritet me tharjen e kënetave në vitin 1823. Me aneksonin e Hanoverit nga ana e Prusisë, pra gjatë viteve 1885-1919, vije deri tek krijimi i qeverisë së qarqeve, si dhe krijimi i Gjyqit, i cili del pas ndarjes së qeverisjes nga drejtësia më 1852.

Në shekullin e XX, Lyneburgu fiton rëndësi të re, si qenër e arsimit me themelimin e shkollave të reja. Nga manifestimet përparadente të shekullit XIX krijohen seminaret; më 1946 Normalja e pedagogjisë dhe më 1989 Universiteti. Pos tjerash qyteti shndërrohet në një strehe të vërtet të degës së shkollave të larta të institutit veri-lindor të Saksonisë së ultë (FH Nordostniedersachsen).

Në të vërtet në këtë kohë (rreth 1980-ës) merr fund historia një mijë vjeçare e Salinës (kripores), mirëpo më 1973 aty hapet qendra shëruese "Solo" e cila më vonë thirret "SaLü". Më 1976 pranë kanalin anësorë të Elbës, ndërtohet një portë e industrisë dhe më 1995 me vijën e rrugës "BAB A 250" përmirësohet dukshëm rrjeti rrugorë. Në brendi të qytetit, rrjeti i rrugëve për këmbësorë, i planifikuara që më 1968 përmirësohet dhe plotësohet me planin urbanistik të vitit 1993 deri në brendi të qytetit të vjetër. Kështu më 1994, Lyneburku merr titullin si qendër kryesore e rajonit të pjesës veri lindore të Saksionisë së ultë. Ndërtesat e ushtrive të huaja dhe ato që u lëshuan me zvogëlimin e ushtrisë gjermane më 1996 shndërrohen në një qytet të studentëve "Uni-Campus". Dhe nga ky vit për herë të parë, Kryetari i qytetarëve zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët votues.

Historia e shqiptarëve në Lyneburg

Rrugët e qytetit të vjetër

Mërgimtarët e parë shqiptarë që kanë zënë vend në këtë qytet duket të kenë ardhur në vitet 60-70 gjatë zbatimit të marrëveshjes së punësimit të thirrur në jetë nga RSFJ-a dhe RFGJ-a. Deri në vitet 90-ta, në qytet kanë qenë tri familje shqiptare dy nga Mali i Zi dhe një familje nga Kosova ndërsa një familje tjetër nga Kosova ka banuar në rrethinën e qytetit.

Pas fillimit të 90-ve në qytet fillojnë gjithnjë e më shumë të vijnë mërgimtarë nga vise të ndryshme të Kosovës. Kështu gjatë luftës në vitin 1999, në Lyneburg kanë jetuar mbi 2000 shqiptarë dhe një numër i konsiderueshëm i romëve nga Kosova kryesisht nga rrethina e Pejës. Pas përfundimit të luftës një numër i popullsisë kosovare është dëbuar nga qeveria e rrethit të Lyneburgut, një pjesë ka migruar në qytete jugore të Gjermanisë për kushte më të mira punësimi. Gjatë intervalit kohorë 1994-1999 për t´posa ardhurit janë përkujdesur aktivist të lëvizjes shqiptare të quajtur LDK - Dega e Lyneburgut, të cilët në mbledhjet e rregullta mujore bënin këmbimin e informatave për vende punësimi dhe mbrojtjen e të rinjve nga kriminaliteti dhe blerja e vendeve të punës (dukuri e përhapur tek racat tjera lindore). Po ashtu mërgata e Lyneburgut gjatë kësaj kohe ka ndërmarrë disa aksione për të ndihmuar arsimin kosovar dhe për të ndihmuar familjet e vobekta si dhe ka realizuar aksionet e organizuar nga qeveria kosovare në mërgim për çlirimin e Kosovës. Gjatë vitit 1999 janë ndërmarr disa aktivitete në qendër të qytetit dhe rrethin me qëllim informimin të Lyneburgianëve me dhe për Kosovën. Kulmi i aktiviteteve ka qenë organizimi i protestës (parakalimit) të rinjve shqiptar dhe shokëve të tyre Lyneburgianë në qendrën e qytetit.

Gjatë kësaj kohe mërgimtarët kanë lënë gjurmë edhe në ekonomin e Lyneburgut kryesisht në hoteleri, ku dallohet restaurantet "Dubrovnik" dhe "Pacos".

Gjeografia

Demografia

Pasqyrat e më poshtme tregojnë numrin e banorëve sipas gjendjes së qytetit. Të dhënat deri më 1813 janë kryesisht llogaritje të bëra, të tjerat janë regjistrim i popullsisë (¹) ose të dhëna nga enti i statistikës së vendit. Nga 1871-ta të dhënat janë të përmbledhura sipas "vendeve të banorëve", nga 1925-ta sipas popullsisë dhe nga 1987-ta sipas "Vendbanimeve të banorëve në lokalitet".

Viti Banorë
1530 14.000
1699 11.000
1757 9.426
1813 10.400
3 dhjetor 1855 ¹ 13.352
3 dhjetor 1861 ¹ 14.400
3 dhjetor 1864 ¹ 15.700
3 dhjetor 1867 ¹ 15.900
1 dhjetor 1871 ¹ 16.284
1 dhjetor 1875 ¹ 17.500
1 dhjetor 1880 ¹ 19.100
1 dhjetor 1885 ¹ 19.336
1 dhjetor 1890 ¹ 20.665
Viti Banorë
2 dhjetor 1895 ¹ 22.309
1 dhjetor 1900 ¹ 24.693
1 dhjetor 1905 ¹ 26.571
1 dhjetor 1910 ¹ 27.790
1 dhjetor 1916 ¹ 23.799
5 dhjetor 1917 ¹ 23.282
8 tetor 1919 ¹ 27.579
16 qershor 1925 ¹ 28.923
16 qershor 1933 ¹ 31.171
17 maj 1939 ¹ 35.239
31 dhjetor 1945 53.095
29 tetor 1946 ¹ 49.169
13 shtator 1950 ¹ 58.139
Viti Banorë
25 shtator 1956 ¹ 56.845
6 qershor 1961 ¹ 59.563
31 dhjetor 1965 60.269
27 maj 1970 ¹ 59.516
31 dhjetor 1975 64.586
31 dhjetor 1980 62.225
31 dhjetor 1985 59.645
25 maj 1987 ¹ 59.543
31 dhjetor 1990 61.870
31 dhjetor 1995 64.558
31 dhjetor 2000 67.398
31 dhjetor 2005 71.842
31 dhjetor 2006 72.057

¹ Të dhëna nga regjistrimi i popullsisë

Ekonomia

Kultura

Kultura e qytetit po thuaj se i mbulon gjitha drejtimet artistike si dhe segmetet e moshave të shoqërisë. Lyneburgu është një qenër kulturore, me një reze mbuluese që pritet me Hamburgun, Branshvain dhe Hanoverin. Ka teatrin e qytetit "TNT" në të cilin kryesisht shkojnë adhurues të abonuar. Dallohet për grupe të shumta të drejtimeve të reja e të ndryshme muzikore. Ka disa ditë festive kulturore ndër të cilat festen e qytetit, festen e qytetit të vjeter-mesjetar, festat e rrugëve si b.f. festa e Stintit. Ndërsa si një organizim të njohur në nivel të Gjermanis e më gjërë ka "Ditët e Bahut".

Për kultivimin e kulturës gjermano-shqiptare në Lyneburg që nga fillimi ardhjes së mërgimtarëve shqiptarë në këtë qytet është përkujdesur anëtarësia e LDK-së Dega e Lyneburgut. Me përfundimin e luftës (1999) aktivitete kulturore organizohen në mjedise private.

Me rastin e paralajmërimit të shpalljes së kërkesës për njohjen e shtetit të Kosovës, për qytetarët e Lyneburgut, miku i shqiptarëve, i njohur si Hollurumi[2] më 16 shkurt 2008, organizoj në qendrën e Lyneburgut, një manifestim me këngë e valle, në moton "Mirsevjen Kosovë" (Willkommen Kosova). Me këtë rast u bë edhe një parakalim spontan në rrugët e bukura të Lyneburgut.

Politika

Shih edhe

 Commons: Lyneburg – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Lidhje të jashtme

Burim i të dhënave

  1. ^ Monumenta Germaniae Historica D O1,183
  2. ^ FRED-J. HULLERUM :Oratoria e mbajtur, bazuar në :Über die Notwendigkeit der Lösung der serbischen Verfassungskrise