Mbreti Zogu I: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 123: Rreshti 123:


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==
{{commons|Ahmet Zogu}}

* [http://www.albanianlanguage.net/en/zog.html Zëri i Ahmet Zogut]
* [http://www.albanianlanguage.net/en/zog.html Zëri i Ahmet Zogut]


{{commons|Ahmet Zogu}}<br />{{Kryetarë të Shqipërisë}}
{{Kryetarë të Shqipërisë}}
{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}
{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}



Versioni i datës 5 korrik 2019 21:08

Stampa:Kutia Politikan

Nalt Madhnija e Tij Zogu I, Mbreti i Shqiptarëvet[1][2](Burgajet, 8 tetor 1893[3]/1895[4] - Paris, 9 prill 1961) lindur Ahmet bej Zogolli, pas 1922 thjesht Zogu, ka qenë në rende të ndryshme kryetari i shtetit shqiptar. Së pari shërbeu si kryeministër (1922 - 1924), President (1924 - 1928) dhe Mbret (1928 - 1939).

Biografia

Prejardhja dhe hapat e parë politik

U lind në 1895 me emrin Ahmet Zogolli në kalanë e Burgajetit, në Perandorinë Osmane, djali i dytë i Xhemal pashë Zogollit, dhe djali i parë nga gruaja e dytë e Xhemalit, Sadije hanëm Toptani. Nga lisi i gjakut rrjedhte nga oxhaku i bejlerëve të Matit, të njohur prej katër shekujsh si bajraktarë të fiseve të atjeshme dhe, prej tre shekujsh, edhe si kajmekamë të trashëguar si mëkëmbës vendorë të sanxhakbeut të Ohrit dhe pas 1840 të valiut të Shkodrës.[5] Nga ana e nënës vinte nga Toptanët e Pishës, degë e Toptanve, bejlerët e plotfuqishëm të Krujës dhe Tiranës.[6]

Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit privatë Hysen efendi Çeka nga Elbasani për gjuhën shqipe dhe nga Hafiz Muharremi nga Dibra për gjuhën turke,[7] deri në moshën 13 vjeçare. Më 1903, u largua për në Stamboll me vetëm një shoqërues,[8] Lalë Krosin,[9] dhe filloi studimet në "Numenu Tereki", e më pas vazhdoi shkollën e oficerëve.[4] Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj në kryeqytetin perandorak.[10][11] Kur u kthye në vendlindje, më 17 gusht 1912, mënjanoi me ngadalë vëllain, Xhelal beun, dhe i siguroi vetes parësinë e krahinës së Matit[3] duke marrë titullin Myhtar.[12] Mbrojti krahinën nga ndërhyrjet serbe dhe më pas e përfaqësoi në Kuvendin e Vlorës bashkë me kushëririn e tij Dervish bej Biçakçiun,[3] ku përfaqësoi Matin me Riza Beun dhe Kurt agë Kadiun.[13] Gjatë Luftës së Parë Ballkanike organizoi forcat e tij në Kakarriq kundër forcave serbo-malazeze.[4]

Shtatorin e 1914 ndihmoi kushëririn e tij, Esad pashë Toptanin, me 1500 matjanë, të kryesuar nga i vëllai, Xhelal beu, për të shtypur Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme.[14] Më 1916 ndërmori nismën që të organizonte një kongres kombëtar në Elbasan[4] me ndihmën e ushtrisë bullgare të vendosur në qytet me Aqif pashë Elbasanin. Përhapi lajmin në parinë shqiptare, duke synuar të përtërinte punën e Kuvendit të Vlorës, të pohonte besnikërinë ndaj Princ Vidit dhe të rivendoste administratën shqiptare në shpresën që do t'i njihej autonomia nga autoritetet austro-hungareze që ishin vendosur në Shkodër. Nga karantina e vendosur në qytet për shkak të shpërthimit të murtajës, u tërhoq në Mat. Administrata austro-hungareze e bindi të rekrutonte dhe komandonte vullnetarë kundër italianëve me gradën e kolonelit të ushtrisë mbretërore e perandorake. Por Zogu vijoi planet e tij për ndezjen e fuqisë ushtarake dhe administrative për autonominë shqiptare, autoritetet austro-hungareze kësodore e mërguan në Austri në janarin e 1917. Duke qenë pjesë e delegacionit ceremonial shqiptar, si përfaqësues i Matit, i ofroi nderimet kurorëzimit të perandorit Karli I; delegacioni shqiptar u prit në dëgjesë nga perandori i ri, dhe Zogu u dekorua. Në Vjenë u paraqit edhe si udhëheqës politik që kryesonte një forcë të armatosur prej disa mijëra vetësh. Mashtroi administratën ushtarake të Vjenës duke paraqitur lista sikur paguante rroga për 10.000 ushtarë kur nuk kishte as 5000. Vjena i lidhi rrogën e një koloneli rezervë derisa zbuloi mashtrimin me numrin e ushtarëve me ç'rast Zogu u internua për disa kohë.[15][16][17] Qëndroi deri në dhjetor 1919 në Vjenë, ku fitoi përvojë të veçantë në oborrin perandorak austro-hungarez,[4] dhe u kthye duke zotëruar gjermanishten.[17]

Kongresin e Lushnjës u ftua të merrte pjesë si delegat i Matit,[18] ku mori me vete 100 matjanë kurse 200 të tjerë i la në Tiranë, aksion që rezultoi fatlum për Kongresin, meqë autoritetet italiane do të bënin çmos që ta pengonin mbarëvajtjen e tij.[19] Kongresin e garantoi me matjanët e tij besnikë.[4][20]

Kongresi e caktoi Ministër të Brendshëm, duke e pasur të mundur ta krijonte brenda disa ditëve xhandarmërinë duke rekrutuar "vullnetarët" e tij.[21] Më 20 shkurt 1920 bëri t'i dorëzohen arkivat nga Qeveria e Durrësit dhe marsin vijues, hyri në Shkodër me Hoxha Kadrinë, duke e marrë në dorëzim të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes.[22] Gjatë Luftës së Koplikut, si ministër i Brendshëm dhe komandant i fuqive shtetërore, luftoi krah për krah para ushtrisë serbe dhe forcave ndihmëse.[23]

Më 5 prill 1921 u zgjodh deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. Më 4 nëntor 1921, u emërua nga qeveria komandant i operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve dhe për çështjen e Mirditës. Më 14 dhjetor 1921, pas shtypjes së grushtit të shtetit, u kthye në Tiranë dhe siguroi qetësinë e vendit pas krizës së qeverive të dhjetorit. Më 25 dhjetor 1921 u emërua sërish ministër i Punëve të Brendshme.[24]

Kryeministër

2 dhjetor 1922, pasi kryeministri Ypi dha dorëheqjen me t'u emëruar anëtar i Këshillit të Naltë,[25] Zogu u emërua kryeministër në vend të tij, duke mbajtur në të njëjtën kohë postin e ministrit të brendshëm.[26] Atë muaj e hoqi prapashtesën osmane "-olli" nga mbiemri, duke e ndryshuar mbiemrin nga Zogolli në Zogu.[27]

Zogu përkrahu orvatjet e Beogradit për të eliminuar Zonën Neutrale të Junikut në Kosovë në fillim të vitit 1923, vend ku ishin strehuar udhëheqësit e rezistencës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës. Më 9 janar 1923, Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë lëshoi urdhrin që Bajram Curri, Hasan Prishtina, Hoxhë Kadri Prishtina, Sadik Rama dhe udhëheqësit e çetave kaçake të vriteshin. Më 30 janar, me udhër të Zogut, u hodhën nga Shqipëria në Zonën Neutrale të Junikut forcat ushtarake shqiptare. Për të shmangur vëllavrasjen, Hasan Prishtina, i këshilloi drejtuesit e çetave kryengritëse shqiptare të tërhiqeshin. Që nga kjo kohë lëvizja kaçake në Kosovë shkoi duke rënë, për shkak se nuk kishte as mbështetje morale nga Tirana, as vend ku të strehoheshin kaçakët.[28]

Gjatë viteve si kryeministër dhe ministër i brendshëm, me anë të lidhjeve që krijoi me krerët e institucioneve administrative të emëruara nga ai, vuri nën kontroll mbarë vendin. Qarqet demokratike e akuzuan se synonte të vendoste pushtetin personal.[26] Zogu i kushtoi rëndësi vendosjes së rendit publik, duke mos kursyer asnjë mjet. Gjithashtu ndërmori edhe një fushatë çarmatimi, e cila u shoqërua me dhunë, gjithashtu shtypi revoltat që shpërthyen në këtë periudhë.[29]

Kriza politike e qeverisë së Zogut u përshkallëzua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 27 dhjetor 1923, kur Zogu, duke parandier humbjen, përdori falsifikimin e votave, korrupsion dhe terror ndaj zgjedhësve.[30]

Më tej dha dorëheqjen, dhe, pas vrasjes së Rrustemit, gjendja u acarua. Në maj–qershor 1924 opozita organizoi Lëvizjen e qershorit. Qeveria Vrioni që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.

Në qershor 1924 për të mos i dhënë rrugë gjakderdhjes, Zogu u largua për në Jugosllavi me qindra përkrahës të tij. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënoi me vdekje në mungesë më 10 nëntor të po atij viti.[31]

Rikthimi në pushtet

Në dhjetor, me vendim të qeverisë Vrioni dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha, Zogu riktheu legjitimitetin e rrëzuar në qershor 1924 me përkrahjen e trupave jugosllave, atyre bjellogardiste të gjeneralit Vrangel, të drejtuar nga Sergei Ulagaj[32] dhe me vullnetarë shqiptarë të rekrutuar në viset shqiptare të zonave të ndikimit të Begollajve të Pejës, kunatit Ceno bej Kryeziu dhe pjesën më të madhe të parisë dibrane.[33] Pjesa më e madhe e 4000 trupave që iu vunë në dispozicion ishin serbë, malazezë dhe bjellorusë. Armatimet dhe shpenzimet ushtarake u mbuluan nga Beogradi.[34]

21 janar 1925 e shpalli Shqipërinë republikë. Dhjetë ditë më vonë, Asambleja e shpalli kryetar të republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i qeverisë. Republika e shpallur nuk ishte as demokratike, as parlamentare, por despotike sepse gjithë fijet e pushtetit i kishte në duar Zogu.[35]

Presidenti i parë i Republikës Shqiptare, Ahmet Zogu

President

21 janar 1925 e shpalli Shqipërinë republikë. Dhjetë ditë më vonë, Asambleja e shpalli kryetar të republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i qeverisë. Republika e shpallur nuk ishte as demokratike, as parlamentare, por despotike sepse gjithë fijet e pushtetit i kishte në duar Zogu.[35] Përgjithësisht nuk merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave pasi tagret e kryeministrit i kryente ministri i Drejtësisë, duke e zgjidhur kështu qeverisjen me ministrat që mbajtën këtë dikaster: Poga, Tutulani, Delvina, Vrioni e Kedhi.[36]

1926 Zogu i kërkonte ministrit të Drejtësisë Kedhi reformë të thellë në legjislacionin e vendit. Për këtë qëllim u formua me vendim të Këshillit të Ministrave më 5 gusht 1926, komisioni ligjpërgatitës, detyrat e të cilit u caktuan me ligjin e 30 nëntorit 1926.

Mbret i Shqiptarvet

Shiko edhe: Ushtria Mbretërore Shqiptare; Përshëndetja zogiste; Hymni i Mbretnisë; Monarkia Shqiptare

Për të siguruar vazhdimësinë e sundimit të tij vendosi ta shpallte veten mbret dhe për këtë siguroi përkrahjen e Italisë dhe Britanisë së Madhe.[37] Për të hequr pengesat e brendshme, gjatë viteve 1925-1927 eliminoi kundërshtarët e brendshëm nga kampi i artistokracisë çifligare. Në prag të shpalljes së mbretërisë u sajuan disa rrethana të cilat gjoja e rrezikonin regjimin. Zyrtarët e tij "zbuluan" në disa qytete të Shqipërisë persona të cilët gjoja kishin përgatitur atentate ndaj Zogut, të cilat më pas u ekzekutuan.[38] Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e mbushur me partizanë zogistë e shpalli Shqipërinë mbretëri dhe Ahmet Zogun mbret.[37] Mbretëria shqiptarë falë ndihmës së dhënë nga Anglia dhe Italia u njoh nga qeveritë e huaja, madje edhe ajo e Jugosllavisë, por qeveria e Turqisë nuk pranoi ta njihte dhe marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën.[39]

Zogu betimin e bëri mbi Kuranin dhe Biblën:

Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnís Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajtë Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Pas shpalljes së mbretërisë, më 5 shtator u krijua qeveria e parë e Mbretërisë Shqiptare.[39] Gjatë viteve të monarkisë administrata shtetërore u forcua më tepër megjithëse jo me rrugë demokratike, por me mjete autoritare. Pluralizmi politik u asgjësua. Pati përndjekje politike, burgosje dhe internime. Vendi u shoqërua me trazira të brendshme. Në vitin 1932 ndodhi lëvizja e Vlorës, më 1935 Kryengritja e Fierit, më 1937 rebelimi i Delvinës.[40]

Shtypja e kryengritjes së Fierit më 1935 u shoqërua me arrestimin e më shumë se 1000 vetave dhe krijimin e gjyqeve politike. Në gjyqin politik të Fierit, kaluan 533 veta prej të cilëve 51 u dënuan me vdekje, kurse pjesa tjetër me dënime të ndryshme. Të arrestuarit qëndruan të vendosur përballë torturave. Masat e ashpra dhe dënimet me vdekje ndaj pjesëmarrësve në lëvizje shkaktuan protesta në Shqipëri dhe në mërgatë.[41]

Jeta si mbret

Megjithëse kishte lindur si aristokrat dhe bej i trashëgueshëm?, mbreti Zog u injorua disi nga monarkët e tjerë në Evropë sepse ishte një monark i vetëshpallur që nuk kishte lidhje me asnjë familje tjetër mbretërore evropiane. Sidoqoftë, ai kishte lidhje të forta me familjet mbretërore myslimane të botës arabe, sidomos në Egjipt, dinastia mbretërore e të cilit kishte origjinë shqiptare. Si mbret, Zogu u nderua nga qeveritë e Italisë, Luksemburgut, Egjiptit, Jugosllavisë, Francës, Rumanisë, Greqisë, Belgjikës, Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Çekosllovakisë dhe Austrisë.[2]

Zogu ishte i fejuar me të bijën e Shefqet bej Vërlacit para se të bëhej mbret. Sidoqoftë, pasi u bë mbret ai ndërpreu lidhjen që kishte.

27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony me martesë civile.[42] Fëmija i tyre i vetëm Princi i Kurorës Leka, lindi në Shqipëri më 5 prill 1939. Lindja u lajmërua me të shtëna topash.[43]

Ceremonia martesore

Më 7 prill, një orë e gjysmë para sulmit fashist mbi Shqipërinë, e nisi mbretëreshën me të birin për në Greqi.[43]

Arratisja dhe mërgimi

Kur mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë, Zogu shpalli urdhrit që të fillojë rezistenca me armë, sapo të zbresin armiqtë në tokën shqiptare. Sulmi i pritur nga italianët bëri që Zogu me familjen mbretërore dhe një numër të pasuesve të tij, të linin Shqipërinë.[44] Kaluan nga Greqia, ku mbërritën në Follorinë më 8 prill dhe ndenjtën tri javë në mënyrë që Mbretëresha Geraldinë të merrte veten nga lindja. Më 2 maj ia mbajtën për në Stamboll me 115 mërgimtarë, ku qëndruan dy muajt e ardhshëm. Më 15 qershor lajmërohet që i ishte siguruar azil politik në Britaninë e Madhe, për ku u nis më 30 qershor me 19 shoqërues nga Stambolli për në Konstancë. Nga Konstanca për në Varshavë, Gdinja, Rigë, Stokholm, Oslo, Anversë dhe Paris ku mbërritën më 8 gusht. U vendosën në Château de la Maille në Versajë, ku qëndruan deri kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, në shtator dhe më pas u vendosën në Bretanjë. Me avancimin e trupave gjermane, Zogu me tashmë 35 shoqëruesit e tij u larguan me veturë drejt Bordosë, ku u ndihmuan të iknin me anije nga komandanti Ian Fleming, i shërbimit sekret të marinës britanike dhe mbërritën në Britani më 26 qershor 1940.[45] Në mesin e 1940 Mbreti Zog mbërriti në Britaninë e Madhe me eskortën e vet të përbërë nga 35 vetë, u vendos në hotelin "Ritz".[45][46]

Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.[47] Në mërgim mbajti qëndrim të rezervuar ndaj rezistencës antifashiste shqiptare.[48]

Më 12 shkurt 1946, u nis në Egjipt mbasi merr një ftesë nga ambasadori egjiptian në Mbreti Faruk i Egjiptit. Në qëndrimin e tij nga shkurti i 1946 e deri në verën e 1955, organizoi Lëvizjen e Legalitetit dhe u përpoq të fitonte mbështetjen e shqiptarëve antikomunistë në mërgim. Në këtë hulli më 25 korrik 1951 udhëtoi për në New York me Princ Tatin me ftesë të shërbimeve sekrete amerikane, me çrast edhe bleu një pronë në Long Island, por iu pamundësua nga autoritetet e emigracionit në Amerikë për shkak të shqiptarëve që donte të merrte me vete. Asokohe, i sëmurë nga kanceri në mushkëri, donte të lëvizte nga Egjipti që kishte ardhur duke u bërë i paqëndrueshëm politikisht. Korrikun e 1955 oborri mbretëror i organizuar nga mbretëresha u zhvendos për në Francë, ku u vendosën në Ville St Blaise në Kanë, buzë Rivierës.[45]

Mbreti ndërroi jetë më 9 prill 1961 në spitalin Foche në Suresnes, pranë Parisit. U shti në dhé në varrezat në Thiais. I biri, Princ Leka, u shpall mbret i shqiptarëve në një ceremoni në mërgim në hotelin Bristol në Paris.[45]

Riatdhesimi

Për qindvjetorin e pavarësisë, qeveria Berisha e rehabilitoi Mbretin Zog duke riatdhesuar eshtrat e tij në mauzoleumin e ri në Tiranë.[49]

Trashëgimia

Politike

Xhandarmëria me të cilën kishte lidhje personale u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të Zogut. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimin brenda disa javëve të administratës shtetërore në gjithë vendin.[50] Me një politikë të brendshme të karakterizuar nga intrigat politike dhe konfliktit të interesave të grupeve të ndryshme klasore, fetare e krahinore dhe me njerëzit ndërdyshës me çdo lloj pushteti të centralizuar, politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njëfarë stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shtetëror dhe luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.[51] Qershorin e 1925 organizoi në Namazgjah të Tiranës pritjen e 540 krerëve tradicionalë të bajrakëve e maleve, edhe armiq të betuar të Presidentit të ri, dhe u kërkoi besën që të rronin paqësisht me njëri-tjetrin, të dorëzonin armët, të mos bënin vetëgjyqësi, por t'ia linin shtetit tagret e së drejtës,[52] duke arritur kështu stabilitetin duke u ujdisur me krerët e tjerë vendorë, si bejlerët dhe shehlerët;[53] i përkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtës kundrejt bolshevizmit.[54] Rikthimi i tij në pushtet dhjetorin e 1924 u bë pengesa më serioze për përhapjen e komunizmit në Shqipëri, simpatizantët e të cilit kishin qenë të afërt me Nolin.[55] Zgjedhja President u shoqërua me një amnisti të gjerë për shumë të arratisur dhe të burgosur, duke u përpjekur të pajtonte të kaluarën me të tashmen.[52] Vazhdimi i amnistive më 1927, 1932 qe baza e asaj që Zogu quante "pajtim kombëtar"; me 10-vjetorin e Mbretërisë Shqiptare në shtator 1928, u shpall falja e përgjithshme për të arratisur politikë.[56]

Kosova

Pasi Komiteti i Çlirimit të Kosovës doli nga Komiteti i Çlirimit Nacional më 1930, krerët e KÇK-së kthehen në atdhe dhe Zogu kërkoi të zgjedhë rrugën e marrëveshjes me ta. Nëpërmjet njerëzve të tij të besuar, si Salih Vuçitërni dhe Dom Gjon Bisaku, Zogu e futi çështjen e Kosovës në tabanin kombëtar, përkrahu përkujtesën "Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi" që klerikët katolikë D. Bisaku, D. Shtjefën Kurti dhe D. Luigj Gashi ua nisën sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drymund. Zogu përkrahu gjithashtu të përkohshmen Kosova me redaktor Gjergj Bubanin, e që shtypej në Rumani, e që shërbente thuajse si organi zyrtar i Komitetit të Kosovës.[57]

Hebrenjtë

Nga 1932 u bënë përpjekje diplomatike disapalëshe për nisjen e strehimit të hebrenjve përpjestimisht me territorin dhe popullatën shqiptare. Qindra hebrenj hynë në territorin shqiptar gjatë periudhës 1932-1939 me viza të rregullta të lëshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administratës së Zogut vijoi edhe në mërgimin e tij përfundimtar, ku pati premtuar se, po të rikthehej në pushtet, në këmbim të mbështetjes dhe simpatisë britanike "do të mundësonte strehimin e mbi 25 mijë familjeve hebraike në vendin e tij".[58]

Mërgimi

Në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. U largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim.[59] Ikja e tij krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.[47] Qe mjaftueshëm aktiv në shtypin perëndimor, në të cilin numëroheshin dhjetëra intervista dhe shkrime për të në gazetat më të njohura britanike. Në një intervistë për gazetën Manchester Guardian më 12 shtator 1942, lakoi mundësinë për një Federatë Ballkanike.[46] Njohja e tij si sovran në mërgim kundërshtohej nga Moska dhe Uashingtoni.[48]

Komiteti i Fshehtë i Stambollit

Në vjeshtën e 1940 disa përkrahës të Zogut në Stamboll formuan Komitetin e Fshehtë, të organizuar nga kol. Stërling me pjesëmarrës Konicën, Merxhanin, H. Delvinën, A. Sylën dhe Dibrën. Detyra e tij ishin të merreshin me çështjet shqiptare si dhe anglezët të kishin një organ informativ. Për komitetin kishte dijeni Musa Juka. Komiteti paguhej nga një zyrë angleze që quhej EAC (Economic Advisory Committee).[60]

Monumenti i Mbretit Zog në Burrel - foto nga dhjetori i vitit 2017.

Atentatet

23 shkurt 1924 për shkak se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues, ku gjatë hyrjes i bëri pritë Beqir Valteri. Dorasësi qëlloi tri herë e Zogu mori dy plumba kalimthi, njëri në kofshë dhe tjetri në baqth. Plagët iu lidhën përkohësisht nga dr. Simonidhi.[61] Pasi atentatori mori garancinë personale, doli përzierja e Avni Rustemit në atentat, komplotin e kishin organizuar 15-20 vetë dhe u burgosën ndër organizatorët Sali Hoxhë Elbasani (Hidri), Sejfulla Malëshova, Omer Nishani, etj.[62]

Më 1927 dështon në embrion një atentat i organizuar nga jugosllavët.[63]

Më 20 shkurt 1931 në një vizitë në Vienë, pasi ndoqi operën "Der Bajazzo" ("Pagliacci") i bëhet një atentat nga A. Çami e N. Gjeloshi. Atentatorët qëlluan nëntë herë mbi mbretin dhe suitën e tij, duke vrarë majorin Llesh Topallaj dhe plagosur ministrin e oborrit Eqrem Libohovën, të dy me pasaporta diplomatike jugosllave dhe që ndihmoheshin nga "Bashkimi Kombëtar".[64]

Më 1932 Hasan Prishtina u përpoq të pajtonte Ibrahim Çelon për t'i bërë atentat Zogut, por nuk ranë dakord dhe përfundoi i vrarë prej tij.[65] Mars 1939 dështon plani italian për një atentat kundër tij.[63]

Bashkëkohësit

Kur u kurorëzua, Noli e denoncoi si “një krim i urryeshëm ndaj shqiptarëve” nga Viena. Monarkia zogiste ishte një “një farsë e përgatitur në Romë dhe e vënë në jetë në Tiranë”. Bejlerët e dëbuar në lëvizjen rivale “Bashkimi Kombëtar” ishin po aq të indinjuar.

Historiografia

Marrëdhënia e tij me pushtim-administrimin austro-hungarez është cilësuar sikur i ka mashtruar në numrin e rekrutimeve,[15] por studime të tjera tregojnë se mërgimi i tij në Vjenë erdhi si pasojë e cilësimit të tij si element i dëmshëm për politikën austro-hungareze në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore.[17][66]

Përkundër pasaktësive të përhapura nga lajkatarët e tij sikur Kongresi i Lushnjës qe fund e krye vepër e tij, Zogu u ftua thjesht si përfaqësues i Matit.[18] Sipas historiografisë zyrtare shqiptare, Zogu nuk i shpalli luftë Italisë fashiste kur Shqipëria u pushtua më 7 prill 1939 dhe grabiti arkën e financës shtetërore.[67] Kërkimet arkivore kanë dëshmuar se është lëshuar urdhëresa që pushtuesi të pritej me armë,[44] si dhe sasia e arit e tërhequr ishte e barazvlefshme vetëm me rrogën vjetore duke i shtuar përfitimin e shitjes së një pylli në vendlindje; ndërkohë, thesari i Shqipërisë ndodhej në Romë asokohe.[68]

Në librin e autores angleze Margaret MacMillan Paris 1919: Six Months that Changed the World gjenden pohime të tilla të gabuara si "Esat Pasha ishte dajë i Ahmet Zogut". Në të vërtetë gjyshi i Zogut nga e ëma ishte kushëri i dytë me Esad Pashën.[69] Nëpër librat e historiografisë komuniste do të përmendej vazhdimisht atentati i 23 shkurtit 1924, por pa u përmendur se kush e bëri sepse Valteri qe ndër të dënuarit me vdekje nga Gjyqi Special.[70]

Nderime

Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, u dekorua nga perandori Karli I me Kryqin e Komandantit të Urdhrit të Franc Jozefit I.[17]

Referencat

  1. ^ Pearson, Owen (2006). Albania in the Twentieth Century: a history. I.B. Tauris. fq. 568. ISBN 1-84511-013-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Royal Ark
  3. ^ a b c Vlora 2003, pp. 452-453.
  4. ^ a b c d e f Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 259–260. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. II. Tiranë: 55. fq. 208. ISBN 978-99943-56-89-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Selmani, Hysen (2008). Nga notimet e Zogut I, mbretit të Shqiptarëve. Kristalina-KH. fq. 19–20. ISBN 9995665085. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Ushtelenca, Ilir (1995). Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë (1912-1939). Tiranë: Ermir. fq. 22. OCLC 654712082. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "King Zog Tells his Story to Herman Bernstein, former United States Minister to Albania". albanianhistory.net. 1933. Marrë më 9 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. fq. 257. ISBN 9781780764313. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 140. ISBN 978-9928-190-91-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913. London: IB Tauris. fq. 34. ISBN 9781845112875. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. fq. 288. ISBN 978-99956-10-04-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Nosi 2007, p. 185.
  14. ^ Ikonomi 2016, p. 367.
  15. ^ a b Frashëri 2014, f. 35, 146.
  16. ^ Saraçi, Çatin (2006). Zogu i shqiptarëve : një histori e jetuar. Tiranë: 55. fq. 155. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b c d Hoxha, Donika (shtator 2010). "Foreign Policy of Ahmet Zog: The Independent State of Albania 1920-1926 (PhD)" (PDF). uniroma1.it. fq. 29–30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ a b Frashëri 2014, f. 35-36.
  19. ^ Frashëri 2014, f. 36-37.
  20. ^ Frashëri 2014, f. 37.
  21. ^ Frashëri 2014, f. 38.
  22. ^ Tocci, Terenzio (2018) [1938]. Mbreti i Shqiptarëve. Tiranë: Reklama. fq. 79–80. ISBN 9789928256331. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Këlcyra 2012, p. 89.
  24. ^ Hoxha 2010, pp. 54-55.
  25. ^ Tocci 2018, p. 95.
  26. ^ a b Frashëri 2014, f. 40.
  27. ^ Akademia 2007, f. 186.
  28. ^ Akademia 2007, f. 465-467.
  29. ^ Frashëri 2014, f. 40-41.
  30. ^ Frashëri 2014, f. 53.
  31. ^ Krasniqi, Afrim (26 qershor 2014). "Dokumentet ekskluzive: dekretet e Nolit për gjyqet politike, shtetrrethimin dhe propagandën". Shqiptarja.com. 149: 18–19. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Врангелове команде у Врању и Скопљу (shqip. Komanda e Vrangelit në Vranjë dhe Shkup). // Politika, 4 Dhjetor 2017, fq. 19.
  33. ^ Daci, Fatos (5 shtator 2015). "Si e solli Jugosllavia Ahmet Zogun në fron". Koha Jonë. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Frashëri 2014, f. 68-69.
  35. ^ a b Frashëri 2014, f. 69.
  36. ^ Dervishi 2012, p. 19.
  37. ^ a b Frashëri 2014, f. 112.
  38. ^ Akademia 2007, f. 286-287.
  39. ^ a b Akademia 2007, f. 289.
  40. ^ Frashëri 2014, f. 115.
  41. ^ Akademia 2007, f. 325.
  42. ^ Akademia 2007, f. 353-354.
  43. ^ a b Akademia 2007, f. 363.
  44. ^ a b Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 20–21. ISBN 9789928440358. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ a b c d Elsie 2013, pp. 508-509.
  46. ^ a b Kapri, Erald (2017). "Sekretet e Luftës: Shqipëria tjetër në dokumentet britanike". Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo". fq. 491–498. ISBN 978-9928-4416-3-8. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ a b Frashëri 2014, f. 125.
  48. ^ a b Frashëri 2014, f. 128.
  49. ^ Kolstø 2016, p. 204.
  50. ^ Frashëri 2014, f. 39.
  51. ^ Kolstø, Pål (2016). Strategies of Symbolic Nation-building in South Eastern Europe. Routledge. fq. 201. ISBN 9781317049357. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ a b Vlora 2003, p. 542.
  53. ^ Clayer, Nathalie (2007). "Saints and Sufis in post-Communist Albania". përmbledhur nga Kisaichi, Masatoshi (red.). Popular Movements and Democratization in the Islamic World. London/New York: Routledge. fq. 34. ISBN 9781134150618. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ Jordan, Peter (2015). "An Exception in the Balkans: Albania's Multiconfessional Identity". përmbledhur nga Brunn, Stanley (red.). The Changing World Religion Map: Sacred Places, Identities, Practices and Politics. Vëll. 1–5. Springer. fq. 1588. ISBN 9789401793766. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ Hoxha, Çelo (2013). Fillimet e Diktaturës Komuniste në Shqipëri 1944-1948. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 8. ISBN 9789928168115. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ Juka 2018, p. 17.
  57. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 62–63. ISBN 978-9928-106-38-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  58. ^ Sinani, Shaban (2009). Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi. Tiranë: Naimi. fq. 93, 96–97. ISBN 978-99956-800-2-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  59. ^ Frashëri 2014, f. 123-124.
  60. ^ Dervishi, Kastriot (16 dhjetor 2015). "Margaret Hezllak dhe shërbimi i saj ndaj çështjes shqiptare". 55. 6315: 16–17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  61. ^ Vlora 2003, pp. 503-504.
  62. ^ Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. fq. 222–223. ISBN 978-99943-56-43-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  63. ^ a b Dervishi 2010, p. 220.
  64. ^ Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Albania and King Zog, 1908-39. I.B.Tauris. fq. 331. ISBN 9781845110130. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  65. ^ Dervishi 2010, p. 114.
  66. ^ Blumi, Isa (8 tetor 2014). "Albania". 1914-1918-online. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  67. ^ Frashëri 2014, f. 170.
  68. ^ Dervishi, Kastriot (2 shkurt 2003). "Si u grabit ari shqiptar: [Në kohën e Mbretit Zog]". 55. 27: 12–13. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  69. ^ Ikonomi 2016, p. 489.
  70. ^ Dervishi 2010, p. 224.

Literatura

Lidhje të jashtme