Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Nerofut (diskuto | kontribute) No edit summary |
Nerofut (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 42: | Rreshti 42: | ||
Pavarësisht mbrojtjes së garantuar prej italianëve dhe aleancës së gjatë të Shqipërisë me Italinë, më 7 prill 1939 trupat italiane [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtuan Shqipërinë]]<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=e0_3Nrc8D0wC&pg=PA314|title=Keegan, John; Churchill, Winston (1986). The Second World War (Six Volume Boxed Set). Boston: Mariner Books. p. 314. ISBN 0-395-41685-X.}}</ref>, pesë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Rezistenca e armatosur shqiptare dështoi dhe pas një rezistence të shkurtër, vendi u pushtua. Më 9 prill 1939 [[Mbreti Zogu I]] u largua për në Greqi.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=gYDN-UfehEEC&pg=PA1353&dq=albania+%22Italian+protectorate%22&as_brr=3&ei=LSh7SP3sMoHAigHm0uzBBA&sig=ACfU3U2Mkq1BcJPJheoiFuManvWK9W0bBw|title=Zabecki, David T. (1999). World War II in Europe: an encyclopedia. New York: Garland Pub. p. 1353. ISBN 0-8240-7029-1.}}</ref> |
Pavarësisht mbrojtjes së garantuar prej italianëve dhe aleancës së gjatë të Shqipërisë me Italinë, më 7 prill 1939 trupat italiane [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtuan Shqipërinë]]<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=e0_3Nrc8D0wC&pg=PA314|title=Keegan, John; Churchill, Winston (1986). The Second World War (Six Volume Boxed Set). Boston: Mariner Books. p. 314. ISBN 0-395-41685-X.}}</ref>, pesë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Rezistenca e armatosur shqiptare dështoi dhe pas një rezistence të shkurtër, vendi u pushtua. Më 9 prill 1939 [[Mbreti Zogu I]] u largua për në Greqi.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=gYDN-UfehEEC&pg=PA1353&dq=albania+%22Italian+protectorate%22&as_brr=3&ei=LSh7SP3sMoHAigHm0uzBBA&sig=ACfU3U2Mkq1BcJPJheoiFuManvWK9W0bBw|title=Zabecki, David T. (1999). World War II in Europe: an encyclopedia. New York: Garland Pub. p. 1353. ISBN 0-8240-7029-1.}}</ref> |
||
Në një përpjekje për të fituar mbështetjen e shqiptarëve për sundimin italian, Çiano dhe regjimi fashist inkurajuan irredentizmin shqiptar kundrejt [[Kosova|Kosovës]] dhe [[Çamëria|Çamërisë]].<ref>Fischer 1999, pp. 70–73.</ref> Pavarësisht premtimeve të Jacomonit të mbështetjes së shqiptarëve për shkak të "çlirimit" të Çamërisë, entuziazmi i shqiptarëve për të luftuar mungonte në mënyrë të dukshme.<ref>Fischer 1999, p. 75.</ref> Ato pak njësi shqiptare që u ngritën për të luftuar në luftën italo-greke përkrah ushtrisë italiane kryesisht ose "dezertuan ose ia mbathën në tufa". Agjentë shqiptarë të rekrutuar para luftës thuhet të kenë vepruar prapa vijave greke dhe të jenë përfshirë në akte sabotazhi, por këta ishin të paktë në numër.<ref name=":2">Fischer 1999, pp. 78–79.</ref> Mbështetja për grekët, edhe pse e kufizuar, erdhi kryesisht prej minoritetit grek në Shqipëri të cilët e pritën ngrohtësisht ardhjen e forcave greke në rrethet e jugut.<ref name=":2" |
Në një përpjekje për të fituar mbështetjen e shqiptarëve për sundimin italian, Çiano dhe regjimi fashist inkurajuan irredentizmin shqiptar kundrejt [[Kosova|Kosovës]] dhe [[Çamëria|Çamërisë]].<ref>Fischer 1999, pp. 70–73.</ref> Pavarësisht premtimeve të Jacomonit të mbështetjes së shqiptarëve për shkak të "çlirimit" të Çamërisë, entuziazmi i shqiptarëve për të luftuar mungonte në mënyrë të dukshme.<ref>Fischer 1999, p. 75.</ref> Ato pak njësi shqiptare që u ngritën për të luftuar në luftën italo-greke përkrah ushtrisë italiane kryesisht ose "dezertuan ose ia mbathën në tufa". Agjentë shqiptarë të rekrutuar para luftës thuhet të kenë vepruar prapa vijave greke dhe të jenë përfshirë në akte sabotazhi, por këta ishin të paktë në numër.<ref name=":2">Fischer 1999, pp. 78–79.</ref> Mbështetja për grekët, edhe pse e kufizuar, erdhi kryesisht prej minoritetit grek në Shqipëri të cilët e pritën ngrohtësisht ardhjen e forcave greke në rrethet e jugut.<ref name=":2" /> |
||
== Rezistenca komuniste dhe nacionaliste == |
|||
=== Origjina e komunizmit === |
|||
Të përballur me një shoqëri agrare dhe kryesisht [[Muslimanët|muslimane]], të monitoruar nga policia e sigurisë e [[Mbreti Zogu I|Mbretit Zog]], lëvizja komuniste e Shqipërisë tërhoqi pak ndjekës në periudhën midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Në fakt, vendi nuk kishte një parti komuniste zyrtare para [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]]. Pasi [[Fan Noli]] iku në vitin 1924 drejt Italisë dhe më vonë SHBA-së, disa nga protezhetë e tij majtistë shkuan në Moskë, ku u lidhën me Konfederatën Ballkanike të Partive Komuniste dhe nëpërmjet kësaj me [[Komintern|Internacionalen Komuniste (Komintern)]], shoqata e sponsorizuar prej sovjetikëve e partive komuniste ndërkombëtare. Në 1930, Kominterni dërgoi [[Ali Kelmendi|Ali Kelmendin]] në Shqipëri për të organizuar çetat komuniste. Megjithatë, Shqipëria nuk kishte klasë punëtore në të cilën komunistët mund të mbështeteshin për mbështetje dhe [[Marksizmi]] i bënte përshtypje vetëm një numri të vogël intelektualësh grindavecë Toskë të edukuar në perëndim si dhe fshatarëve pa tokë, minatorëve dhe personave të tjerë të pakënaqur me strukturat ekonomike dhe sociale të vjetëruara të Shqipërisë. Parisi u bë qendra e komunistëve shqiptarë deri kur deportimet prej [[Nazizmi|nazistëve]] i zbrazën rradhët e tyre pas rënies së Francës në 1940. |
|||
=== Vitet e hershme të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut === |
|||
[[Enver Hoxha]] dhe një veteran i [[Lufta civile spanjolle|Luftës Civile spanjolle]], [[Mehmet Shehu]], me kalimin e kohës u ngritën për të qenë figurat më të pushtetshme në Shqipëri për dekada të tëra pas luftës. I lindur në vitin 1908, i biri i një pronari toke Tosk nga Gjirokastra i cili u kthye në Shqipëri pasi kishte punuar në SHBA, Enver Hoxha u shkollua në një nga shkollat më të mira të vendit, [[Liceu Kombëtar i Korçës|Liceun Kombëtar]] në [[Korça|Korçë]]. Në 1930, ai shkoi në universitet në [[Montpellier]] të Francës por humbi bursën shtetërore nga shteti shqiptar pasi neglizhoi studimet e tij. Rrjedhimisht ai u zhvendos në Paris dhe Bruksel. Pasi u kthye në Shqipëri në 1936 pa marrë diplomë, ai punoi si mësues frengjishte në liceun e tij të vjetër dhe mori pjesë në një çetë komuniste në Korçë. Më vonë ai shkoi në Tiranë dhe kur [[Partia e Punës e Shqipërisë|Partia Komuniste e Shqipërisë]] u krijua në nëntor 1941, ai u caktua sekretar i përgjithshëm i partisë, një post të cilin e mbajti deri në vdekjen e tij në vitin 1985. |
|||
Mehmet Shehu, gjithashtu një Tosk, studioi në [[Instituti "Harry Fultz"|Shkollën Teknike të Tiranës]]. Ai shkoi në një kolegj ushtarak në [[Napoli]] por u përjashtua për shkak të veprimtarive politke të majta. Në Spanjë Shehu luftoi në Brigadën Ndërkombëtare Garibaldi dhe u bë komandant i një prej batalioneve të brigadës. Pasi lufta në Spanjë përfundoi, ai u kap dhe u internua në Francë. Ai u kthye në Shqipëri në 1942 dhe shpejt u bë një figurë e spikatur. Gjatë luftës, ai fitoi një reputacion për aftësitë drejtuese me partizanët. David Smiley në kujtimet e tij të publikuara në 1984 shkroi: |
|||
"Mehmet Shehu ishte një burrë i shkurtër, i lodhur, rreth të tridhjetave i cili rrallëherë qeshte përveçse me fatkeqësitë e të tjerëve. Ai fliste mirë anglisht, ishte shumë i aftë dhe kishte shumë më tepër njohuri ushtarake se shqiptarët e tjerë.... Ai ishte i njohur për trimëri, kurajë, të qenit i pamëshirë dhe mizor--ai ishte mburrur se ai personalisht kishte prerë fytet e 70 karabinierëve italianë të cilët ishin zënë rob. Shkoja mirë me të në fillim pasi si ushtarë kishim diçka të përbashkët, por ai nuk e fshihte aspak mospëlqimin e tij për çdo gjë britanike dhe marrëdhëniet e mia me të u përkeqësuan."<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=Ab3ABgAAQBAJ|title=Lucas, Peter (2007-03-23). The OSS in World War II Albania: Covert Operations and Collaboration with Communist Partisans. McFarland. ISBN 9780786429677.}}</ref><ref>Smiley (1984), pp.56-57</ref> |
|||
== Burime == |
== Burime == |
||
* ''[http://lcweb2.loc.gov/frd/cs/altoc.html Library of Congress Country Study] of Albania'' |
* ''[http://lcweb2.loc.gov/frd/cs/altoc.html Library of Congress Country Study] of Albania'' |
Versioni i datës 6 gusht 2019 15:41
Rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Lufta e Dytë Botërore | |||||||
Partizanë komunistë në Tiranë, 28 nëntor 1944. | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
LANÇ Lëvizja Legalitetit Balli Kombëtar (disa fraksione, deri në shtator 1943) |
Mbretëria e Italisë (1939-19443) Gjermania naziste (1943-1944) Mbretëria shqiptare Balli Kombëtar (nga shtator 1943 në nëntor 1944) | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Enver Hoxha Spiro Moisiu Mehmet Shehu Qemal Stafa † Haxhi Lleshi Abaz Kupi Baba Faja Martaneshi |
Francesco Jacomoni Hermann Neubacher Shefqet Verlaci (1939-1941) Mustafa Merlika-Kruja (1941-1943) Eqrem Libohova (janar–shkurt dhe maj–shtator 1943) Maliq Bushati (shkurt–maj 1943) | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
Nga ~4000 forca në vitin 1942 arriti në ~70,000 forca të rregullta (partizanët) dhe vullnetarë të zonave në nëntor 1944. | Më shumë se 600.000 trupa, qëndruan rezidente ose kaluan nëpër Shqipëri gjatë periudhës 1939-1944. | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
Rreth 30.000 të vrarë (duke përfshirë edhe civilë), 12.600 të plagosur dhe 44.500 të burgosur ose të dëbuar.[1] | 26.595 të vrarë, 21.245 të burgosur dhe 20.800 të plagosur. (Viktima italiane dhe gjermane)[2] | ||||||
|
Rezistenca shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një lëvizje kryesisht e bindjes komuniste drejtuar kundër forcave pushtuese italiane (deri në 1943) dhe më pas kundër forcave gjermane në Shqipëri, lëvizje e cila çoi në çlirimin e suksesshëm të vendit më 29 nëntor 1944.
Qendra për lehtësim të popullsisë civile (Gjenevë) raportoi se Shqipëria ishte një nga vendet më të rrënuara në Evropë. Rreth 60.000 shtëpi ishin shkatërruar dhe rreth 10% e popullsisë ishte lënë e pastrehë.[4]
Shqipëria u sulmua nga Italia ne 7 prill 1939 si nga ajri dhe nga deti. Në tetor të vitit 1940 forcat bushatet e pushtuan Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.
Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiperia u lirua më 20 nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohshem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te Jugosllavise per Kosoven.
Sfondi
- Artikulli kryesor: Pushtimi italian i Shqipërisë
Teksa Gjermania aneksoi Austrinë dhe lëvizi kundrejt Çekosllovakisë, Italia u bë një anëtare e dorës së dytë të Aksit. Pasi Hitleri pushtoi Çekosllovakinë pa njoftuar Musolinin që më parë, diktatori italian vendosi që të vazhdonte me aneksimin e tij të Shqipërisë. Mbreti i Italisë Viktor Emanueli III e kritikoi planin për të marrë Shqipërinë si një risk i panevojshëm. Roma, megjithatë, i dërgoi Tiranës një ultimatum më 25 mars 1939, ku kërkonte dakordësi me pushtimin. Mbreti Zog refuzoi të pranonte para në këmbim të pranimit të një pushtimi dhe kolonizimi italian të Shqipërisë. Më 7 prill 1939, trupat e Musolinit, të udhëhequra nga gjenerali Alfredo Guzzoni, pushtuan Shqipërinë[5] duke sulmuar të gjitha portet në të njëjtën kohë. Kishte 65 njësi në Sarandë, 40 në Vlorë, 38 në Durrës, 28 në Shëngjin dhe 8 te Bishti i Pallës. Planet origjinale italiane për pushtimin kërkonin 50,000 burra të mbështetur nga 137 njësi detare dhe 400 avionë. Në fund forca pushtuese u zgjerua në 100,000 burra të mbështetur nga 600 avionë.[6]
Në Durrës, një forcë prej vetëm 360 shqiptarësh, më së shumti xhandarë dhe banorë vendas të udhëhequr nga Abaz Kupi, komandanti i xhandarmërisë së Durrësit, dhe Mujo Ulqinaku, një zyrtar detar, u përpoqën të ndalnin përparimin italian. Të pajisur vetëm me armë të vogla dhe tre mitralozë, ata arritën t'i ndalnin italianët për pak orë derisa një numër i madh tankesh të vegjël u zbritën nga anijet italiane. Pas kësaj, rezistenca filloi të shembej dhe brenda pesë orësh italianët morën qytetin.[6] Nga ora 1:30 paradite të ditës së parë, të gjitha portet shqiptare ishin nën kontrollin e italianëve.
Duke mos dashur që të kthehej në një kukull të italianëve, Mbreti Zog, gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë dhe i biri foshnjor Leka Zogu I u larguan drejt Greqisë dhe më pas në Londër. Në 12 prill, parlamenti shqiptar votoi pro ndaj bashkimit të vendit me Italinë.[5] Në 12 prill, parlamenti shqiptar votoi për të shkarkuar Zogun dhe për ta bashkuar vendin me Italinë në një "bashkim personal" duke ia ofruar kurorën shqiptare Viktor Emanuelit III[7] dhe italianët formuan një qeveri fashiste nën Shefqet Vërlacin dhe shpejt shërbimi ushtarak dhe diplomatik shqiptar u mor nga italianët.[5] Më 15 prill 1939, Shqipëria u tërhoq nga Liga e Kombeve, prej së cilës Italia ishte tërhequr në vitin 1937. Më 3 qershor 1939, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u bashkua me atë të Italisë.[5] Ushtria shqiptare u vendos nën komandën e italianëve dhe formalisht u bashkua me ushtrinë italiane në 1940. Këmishëzinjtë italianë formuan katër legjione të Milicisë Shqiptare, fillimisht të rekrutuar nga kolonistë italianë që jetonin në Shqipëri, por më vonë nga shqiptarë etnikë.
Pak pas pushtimit, Galeazzo Ciano shpresonte për të përforcuar përshtypjen e dashamirësisë me një numër gjestesh që shënjestronin më tepër marrëdhëniet me publikun sesa zgjidhjen e problemeve të thella sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Një nga lëvizjet e para të Çianos ishte për të shpërndarë ushqim dhe veshmbathje në disa nga zonat e varfëra dhe për të liruar të burgosur politik. Ai personalisht shpërndau 190,000 franga ari te nevojtarët në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Korçë dhe Kukës. Për shkak se paratë iu dhanë të varfërve, duke shmangur burokracinë e zakonshme, u arrit të bëhej diçka e mirë.[8] Italianët kontribuan shumë në infrastrukturë, agrikulturë dhe eksplorimin e kromit dhe hidrokarbonit me të cilat Shqipëria ishte e pasur. Italianët shpresonin se investimet e gjera në Shqipëri do të sillnin përfitime ekonomike dhe politike. Pavarësisht ekonomisë së dobët vendase, Musolini i garantoi shqiptarëve shumën e 22 milionë paundëve përgjatë pesë viteve për zhvillimin ekonomik, disa herë më shumë se 8.2 milionëshi që Roma kishte shpenzuar që prej viteve 1920. Raportet fillestare të veprimtarisë italiane ishin të favorshme. Ruth Mitchell komentoi në fund të prillit 1939: "Çfarë përmirësimi i madh është bërë në gjendjen e njerëzve tashmë. E gjithë atmosfera ishte bërë më e gjallëruar; tani të paktën ka shpresë." Edhe ministri gjerman Eberhard von Pannwitz, i cili ishte vazhdimisht kritik ndaj italianëve, komentoi pozitivisht mbi ritmin italian, të cilin e krahasoi me ritmin në Austri pas Anschluss-it. Projektet e reja të ndërtimit sollën sasi të mëdha kapitali dhe punësuan shumë shqiptarë.[9] Qeveria filloi të lejonte italianët të merrnin pozicione në shërbimin civil të Shqipërisë dhe gjithashtu filloi të lejonte kolonizatorë italianë për të hyrë në Shqipëri. Kjo ndikoi shumë në sjelljen e shqiptarëve ndaj pushtuesve italianë dhe vendasit i përshëndesnin ata me më shumë respekt dhe pëlqim.
Shtet kukull i Italisë
- Artikulli kryesor: Shqipëria nën pushtimin italian (1939–43)
Pavarësisht mbrojtjes së garantuar prej italianëve dhe aleancës së gjatë të Shqipërisë me Italinë, më 7 prill 1939 trupat italiane pushtuan Shqipërinë[10], pesë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Rezistenca e armatosur shqiptare dështoi dhe pas një rezistence të shkurtër, vendi u pushtua. Më 9 prill 1939 Mbreti Zogu I u largua për në Greqi.[11]
Në një përpjekje për të fituar mbështetjen e shqiptarëve për sundimin italian, Çiano dhe regjimi fashist inkurajuan irredentizmin shqiptar kundrejt Kosovës dhe Çamërisë.[12] Pavarësisht premtimeve të Jacomonit të mbështetjes së shqiptarëve për shkak të "çlirimit" të Çamërisë, entuziazmi i shqiptarëve për të luftuar mungonte në mënyrë të dukshme.[13] Ato pak njësi shqiptare që u ngritën për të luftuar në luftën italo-greke përkrah ushtrisë italiane kryesisht ose "dezertuan ose ia mbathën në tufa". Agjentë shqiptarë të rekrutuar para luftës thuhet të kenë vepruar prapa vijave greke dhe të jenë përfshirë në akte sabotazhi, por këta ishin të paktë në numër.[14] Mbështetja për grekët, edhe pse e kufizuar, erdhi kryesisht prej minoritetit grek në Shqipëri të cilët e pritën ngrohtësisht ardhjen e forcave greke në rrethet e jugut.[14]
Rezistenca komuniste dhe nacionaliste
Origjina e komunizmit
Të përballur me një shoqëri agrare dhe kryesisht muslimane, të monitoruar nga policia e sigurisë e Mbretit Zog, lëvizja komuniste e Shqipërisë tërhoqi pak ndjekës në periudhën midis Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Në fakt, vendi nuk kishte një parti komuniste zyrtare para Luftës së Dytë Botërore. Pasi Fan Noli iku në vitin 1924 drejt Italisë dhe më vonë SHBA-së, disa nga protezhetë e tij majtistë shkuan në Moskë, ku u lidhën me Konfederatën Ballkanike të Partive Komuniste dhe nëpërmjet kësaj me Internacionalen Komuniste (Komintern), shoqata e sponsorizuar prej sovjetikëve e partive komuniste ndërkombëtare. Në 1930, Kominterni dërgoi Ali Kelmendin në Shqipëri për të organizuar çetat komuniste. Megjithatë, Shqipëria nuk kishte klasë punëtore në të cilën komunistët mund të mbështeteshin për mbështetje dhe Marksizmi i bënte përshtypje vetëm një numri të vogël intelektualësh grindavecë Toskë të edukuar në perëndim si dhe fshatarëve pa tokë, minatorëve dhe personave të tjerë të pakënaqur me strukturat ekonomike dhe sociale të vjetëruara të Shqipërisë. Parisi u bë qendra e komunistëve shqiptarë deri kur deportimet prej nazistëve i zbrazën rradhët e tyre pas rënies së Francës në 1940.
Vitet e hershme të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut
Enver Hoxha dhe një veteran i Luftës Civile spanjolle, Mehmet Shehu, me kalimin e kohës u ngritën për të qenë figurat më të pushtetshme në Shqipëri për dekada të tëra pas luftës. I lindur në vitin 1908, i biri i një pronari toke Tosk nga Gjirokastra i cili u kthye në Shqipëri pasi kishte punuar në SHBA, Enver Hoxha u shkollua në një nga shkollat më të mira të vendit, Liceun Kombëtar në Korçë. Në 1930, ai shkoi në universitet në Montpellier të Francës por humbi bursën shtetërore nga shteti shqiptar pasi neglizhoi studimet e tij. Rrjedhimisht ai u zhvendos në Paris dhe Bruksel. Pasi u kthye në Shqipëri në 1936 pa marrë diplomë, ai punoi si mësues frengjishte në liceun e tij të vjetër dhe mori pjesë në një çetë komuniste në Korçë. Më vonë ai shkoi në Tiranë dhe kur Partia Komuniste e Shqipërisë u krijua në nëntor 1941, ai u caktua sekretar i përgjithshëm i partisë, një post të cilin e mbajti deri në vdekjen e tij në vitin 1985.
Mehmet Shehu, gjithashtu një Tosk, studioi në Shkollën Teknike të Tiranës. Ai shkoi në një kolegj ushtarak në Napoli por u përjashtua për shkak të veprimtarive politke të majta. Në Spanjë Shehu luftoi në Brigadën Ndërkombëtare Garibaldi dhe u bë komandant i një prej batalioneve të brigadës. Pasi lufta në Spanjë përfundoi, ai u kap dhe u internua në Francë. Ai u kthye në Shqipëri në 1942 dhe shpejt u bë një figurë e spikatur. Gjatë luftës, ai fitoi një reputacion për aftësitë drejtuese me partizanët. David Smiley në kujtimet e tij të publikuara në 1984 shkroi:
"Mehmet Shehu ishte një burrë i shkurtër, i lodhur, rreth të tridhjetave i cili rrallëherë qeshte përveçse me fatkeqësitë e të tjerëve. Ai fliste mirë anglisht, ishte shumë i aftë dhe kishte shumë më tepër njohuri ushtarake se shqiptarët e tjerë.... Ai ishte i njohur për trimëri, kurajë, të qenit i pamëshirë dhe mizor--ai ishte mburrur se ai personalisht kishte prerë fytet e 70 karabinierëve italianë të cilët ishin zënë rob. Shkoja mirë me të në fillim pasi si ushtarë kishim diçka të përbashkët, por ai nuk e fshihte aspak mospëlqimin e tij për çdo gjë britanike dhe marrëdhëniet e mia me të u përkeqësuan."[15][16]
Burime
- Library of Congress Country Study of Albania
- Bailey, Roderick (2008). The Wildest Province: SOE in the Land of the Eagle. London: Jonathan Cape. ISBN 9780224079167.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Bailey, Roderick. "OSS-SOE Relations, Albania 1943–44". Intelligence and National Security 15, no. 2 (2000): 20–35.
- Bailey, Roderick. “Smoke Without Fire? Albania, SOE, and the Communist ‘Conspiracy Theory’”. In Albanian Identities : Myth and History, edited by Stephanie Schwandner-Sievers and Bernd J. Fischer, 143–157, Bloomington : Indiana University Press, 2002
- Julian Amery, (1948). Sons of the Eagle. MacMillan & Co Ltd London. This book from a British agent with the Royalists during the war has no ISBN but is being reprinted.
- Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania At War, 1939–1945. West Lafayette, IN: Purdue University Press. ISBN 978-1-55753-141-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten (lidhja) - Fischer, Bernd J. "Resistance in Albania during the Second World War: Partisans, Nationalists and the S.O.E.", East European Quarterly 25, no.1 (1991):21–43
- Foot, M.R.D. (1999). The Special Operations Executive 1940–1946. Pimlico. ISBN 0-7126-6585-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Manelli, Gani. "Partisan Politics in World War II Albania: the Struggle for Power, 1939–1944." East European Quarterly 40, no. 3 (2006): 333–348
- Colonel David Smiley. Albanian Assignment, Foreword by Patrick Leigh Fermor, Chatto & Windus, London, 1984. The SOE in Albania by a brother-in-arms of Julian Amery and Neil "Billy" McLean. With numerous photographs.
- Colonel David Smiley. Irregular Regular, Michael Russell, Norwich, 1994 (ISBN 0-85955-202-0). Translated in French in 2008. Au coeur de l’action clandestine. Des Commandos au MI6, L’Esprit du Livre Editions, (ISBN 978-2-915960-27-3). The Memoirs of a SOE officer in Albania and Thaïland (Force 136), then a MI6 agent (Poland, Albania, Oman, Yemen).
- Brigadier Edmund Frank "Trotsky" Davies. Illyrian venture: The story of the British military mission to enemy-occupied Albania, 1943–44, Bodley Head, 1952.
- Xan Fielding One Man in His Time – The life of Lieutenant-Colonel N.L.D. ("Billy") McLean, DSO, Macmillan, London, 1990. Biography of a soldier, SOE agent and Scottish politician.
- Albania in WWII by Julian Amery, from the Oxford Companion to the Second World War (1995), pp. 24–26
Referenca
- ^ Pearson, Owen (2006). Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940-1945. I.B.Tauris. fq. 418. ISBN 1-84511-104-4. Marrë më 2010-06-09.
{{cite book}}
: Burimi ka parametra të panjohur:|coauthors=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pearson p.418
- ^ a b Dervishi, Kastriot (6 maj 2018). "28 mijë dëshmorë, një shifër e falsifikuar. Diktatori: 28 mijë dhe 6 mijë janë afër". Opinion. Marrë më 5 qershor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Jacques, Edwin E. (1995). The Albanians. Mc Farland. fq. 426. ISBN 978-0-89950-932-7. Marrë më 2011-01-08.
{{cite book}}
: Burimi ka parametra të panjohur:|coauthors=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d ""Albania – Italian Occupation"".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Pearson, Owen. Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940–1945. pp. 444–445".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fischer, Bernd Jürgen (1999). Albania at war, 1939–1945 (illustrated ed.). C. Hurst & Co. p. 36
- ^ "Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst. p. 67.
- ^ "Keegan, John; Churchill, Winston (1986). The Second World War (Six Volume Boxed Set). Boston: Mariner Books. p. 314. ISBN 0-395-41685-X".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Zabecki, David T. (1999). World War II in Europe: an encyclopedia. New York: Garland Pub. p. 1353. ISBN 0-8240-7029-1".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fischer 1999, pp. 70–73.
- ^ Fischer 1999, p. 75.
- ^ a b Fischer 1999, pp. 78–79.
- ^ "Lucas, Peter (2007-03-23). The OSS in World War II Albania: Covert Operations and Collaboration with Communist Partisans. McFarland. ISBN 9780786429677".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Smiley (1984), pp.56-57