Pikat turistike në Elbasan: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 92.60.26.23 (diskutimet) në versionin e fundit nga Udha.
Etiketa: Rollback
Rreshti 24: Rreshti 24:
ka ekzistuar deri para vitit 1990, që shërbente për shumë kalimtarë nga rrethe të tjera si Korça, Erseka, apo edhe nga Tirana, të cilët ndalonin pikërisht këtu për të pirë ujë tek çezma e rrapit. Por mbasi u shpall monument kulture mbas viteve [[1990]] çezma u prish, por edhe pa të bukuria e rrapit vazhdon të jetë tepër fisnike dhe madhështore. Shumë të rinj e të reja lenë takimin pikërisht pranë rrapit, për të shkuar më pas në parkun “Rinia”, i cili ndodhet përballë tij. Ky rrap me emrin
ka ekzistuar deri para vitit 1990, që shërbente për shumë kalimtarë nga rrethe të tjera si Korça, Erseka, apo edhe nga Tirana, të cilët ndalonin pikërisht këtu për të pirë ujë tek çezma e rrapit. Por mbasi u shpall monument kulture mbas viteve [[1990]] çezma u prish, por edhe pa të bukuria e rrapit vazhdon të jetë tepër fisnike dhe madhështore. Shumë të rinj e të reja lenë takimin pikërisht pranë rrapit, për të shkuar më pas në parkun “Rinia”, i cili ndodhet përballë tij. Ky rrap me emrin
Vojvodë, pret çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët kohët e
Vojvodë, pret çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët kohët e
fundit edhe kujdesen për të
fundit edhe kujdesen për të.


=== Kështjella Skampis ===
=== Kështjella Skampis ===

Versioni i datës 8 gusht 2019 22:09


Rreth 5 km larg qytetit të Elbasanit, në fshatin Llixhë, ndodhen llixhat termale, shumë të njohura në vendin tonë për vlerat e larta kurative ndaj sëmundjeve të ndryshme reumatizmale etj. Gjithashtu 20 km larg qytetit ndodhet fshati malor i Gjinarit në komunën e Shpatit.

Monumentet e kulturës

Monumentet e kulturës janë të gjitha objektet që përmbajnë vlera historike, kulturore, artistike e natyrore. Karakteristikat që i cilësojnë këto objekte si monumente kulture dhe i dallojnë nga të tjerët, janë vlerat

  • 1- historike mjedisore (mjedise dhe objekte historike, natyrore) si Rrapi i Bezistanit, Kalaja, Ullishta, Parku, Busheku, shtëpitë e figurave të shquara, banesa që dëshmojnë ngjarje historike,
  • 2- arkeologjike (vegla pune, objekte të përdorimit familjar, punime artistike, qendra banimi të hershme etj)
  • 3- etnografike (veshje, zbukurime në gdhendje, punime artizanale, argjendarie)
  • 4- arkitekturore dhe ndërtimore qytetare (banesa tipike qytetare për periudhat e kaluara, rrugë, cesma, shkolla, objekte të kultit fetar, objekte simbol për qytetin).

Rrapi i Bezistanit

Ndodhet në qendër të qytetit. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur bezistan,

Skeda:RRapi Bezistanit dhe turizmi.jpg
RRapi Bezistanit

bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek. XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.

Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi i ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapësirën kombëtare.

Rrapi i Vojvodës

Rrapi 700 vjeçar, i shpallur “monument kulture” dhe i pagëzuar me emrin Vojvoda, ndodhet në të dalë të qytetit, në pjesën lindore të tij. Komandanti ushtarak, mëkëmbës në perandorinë Osmane, Vojvoda, në kohën e lirë qetësohej dhe pushonte pikërisht tek ky rrap, prandaj dhe ka marrë emrin e tij, thonë gojëdhënat në qytet. Rrapi shërbente gjithashtu edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanët që vinin nga vise të ndryshme të perandorisë osmane. Rrapi ka një një pamje madhështore. Sipas gojëdhënave ai duhet të jetë 700 vjeçar, por mund të jetë edhe më shumë se kaq. Edhe pse për disa vite ai u la në harresë dhe asnjë nuk kujdesej për të, vitet e fundit rrapi sërish mori pamjen e dikurshme. Ish-kryetari i bashkisë, Ardian Turku, rrethoi rrapin, për ta ruajtur atë nga dëmtimet dhe për të ruajtur vlerat që ai ka pasur. Shumë poezi, këngë i janë kënduar këtij rrapi nga këngëtarë të njohur elbasanas.

Rrëzë tij ndodhej edhe një çezmë me ujë të ftohtë, e cila ka ekzistuar deri para vitit 1990, që shërbente për shumë kalimtarë nga rrethe të tjera si Korça, Erseka, apo edhe nga Tirana, të cilët ndalonin pikërisht këtu për të pirë ujë tek çezma e rrapit. Por mbasi u shpall monument kulture mbas viteve 1990 çezma u prish, por edhe pa të bukuria e rrapit vazhdon të jetë tepër fisnike dhe madhështore. Shumë të rinj e të reja lenë takimin pikërisht pranë rrapit, për të shkuar më pas në parkun “Rinia”, i cili ndodhet përballë tij. Ky rrap me emrin Vojvodë, pret çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët kohët e fundit edhe kujdesen për të.

Kështjella Skampis

Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjoni romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky i skampis është ndërtuar sipas një plani orthogonal, i pëcaktuar nga kryqëzimi në kënd të drejtë i dy rrugëve: decumanus në dretimin P-L dhecardo në drejtimin V-J. kjo gjë ka përcaktuar dhe planimetrinë e saj. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë në përmasa 308 x 348 mdrejtuar në anët më të ngushta në drejtim VL-JP. Është e qarkuar nga një hendek 3m i thellë që mbushej me ujë nga përroi i Zaranikës. Ajo ka 4 hyrje që ndodhen në mes të cdo kurtine të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është epajisur me 26 kulla. Në katër qoshet e saj ndodhen kulla në formë freskoreje. Dytë tjera janë kulla hyrje dhe ndodhennë pjesën fundore të rrugës Cardo. Ato kanë planimetr katërkëndëshe ndersa njëzet të tjerat kanë formën e shkronjës U. Kullat janë plotësisht të dala jashtë murit rrethues, vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin përgjysmë jashtë murit rrethues. Të gjitha kullat e kështjellës pavarësisht nga forma e tyre dalin 8-9 m larg murit dhe gjenden 40-50 m larg njëra-tjetrës. Përbërja e murit rrethues tregon për tri periudha kryesorendërtimi, që janë :

  • 1. Periudha e vonë romake,
  • 2. Periudha e hershme bizantine,
  • 3. Periudha osmane.

Muri i periudhës së vonë romake gjendet kudo në nivelin e poshtëm të kështjellës dhe përshkon gjithë planimetrinë e saj. Ngrihet mbi themelin e kështjellës dhe ruhet në lartësinë maksimale deri në 5 m. Trashesia e murit rrethues është 3 m. Ndërtimet e realizuara në teknikën e njohur opus mixstum, pëtrdorimi i brezit të tullave shërben si një lidhje e vërtetë ndërmjet dy faqeve të murit dhe bërthamës. Midis këtyre tri elementëve të ndryshëm sigurohet një lidhje e qëndrrueshme.

Mendohet se lartësia e plotë e murit rrethues deri në shtegun e rojes ka qenë rreth 9 m. Pjesa e sipërme ka qenë e pajisur me shtegun e rojes, me një platformë tëqarkullimit, vëzhgimit, mbrojtjes dhe me një parapet. Ky i fundit e ka trashësinë rreth 0,70 m dhe përbëhet nga gjoksmburoja dhe hapësira goditëse. Lartësia e parapetit varet nga këndi i goditjes dhe me ndërtimet romake ai ka qenërreth 2 m.

Me krijimin e sistemit të ri administrative dhe ushtarak bizantin, një pjesë e mirë e territoreve që ishin pranë qytetit Skampis dhe rrugës Egnatia përfshihen në themën e Durrësit. Këto territore u përfshinë ne organizimin e ri administrative kishtar dhe u përkisnin peshkopatave të Durrësit, Kunavisë-Kandavisë, Cernikos-Cermenikës.

Materiali arkeologjik i zbuluar në kështjellën e Skampis për periudhat e shek VII-XV dëshmon për një rënie të theksuar të jetës në shekujt e parë dhe një rigjallërim i saj deri në prag të pushtimit osman. Në këtë periudjhë, në këtë rajon ndeshen rrënoja të shumta të monumenteve kristiane në zonën e Shpatit Cermenikës, Kërrabës, Dumresë e Sulovës. Të dhënat dhe analiza në lidhje me të gjitha fortifikimet në Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë përcaktojnë që kështjella e Skampisit është ndërtuar në kohën e perandorit romak Diklecian në v. 284-305 e.s. Sxtudimet arkeologjike dëshmojnë për një ndërprerje tëjetës në këtë qendër pas betejës së Adrianopolit në v. 378 dhe dyndjes së fiseve vizigote drejt pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik.

Pas kalimit të vizigotëve me Alarikun në krye për në gadishullin Apenin situate u rivendos dhe jeta vazhdoi normalisht deri në dyndjen tjetër të fiseve ostrogote pas gjysmës së parë të shek. V.

Gjatë periudhës ndërmjet dy dyndjeve të njëpasnjëshme të fiseve gote mendohet se Skampisi si rezultat i zhvilimit ekomomik që bazohej në stabilitetin e Perandorisë Romake, u shndërrua në në qytet dhe u bë njëkohësisht qendër e rëndësishme ekonomike dhe qendër peshkopale.

Nëkohën e sundimit të perandorëve Anastas dhe Justiniani i parë, ka një stabilitet të jetës në krahinë. Pothuajse është vendosur siguria, ndihet një rritje ekonomike, e cila shihet në marrëdhëniet tregtare në këtë periudhë me Mesdheun Lindor dhe më pak me Afrikën Veriore.

Kështjella Skampis duhet të ketë qenë mjaft e dëmtuar në kohën e perandorit Justinian (527-565) kur ajo rindërtohet për faktin që Pokopi i Cezaresë cilësohet si ndërtim i mirëfilltë. Në këtë kohë Kështjella ka pësuar riparime me karakter të përgjithshëm që vihen re edhe fundshekullin XX në disa trakte muresh.

Gërmimet arkeologjike të kryeranë territorin e saj nxorrën në dritë pjesën veriore të atriumit të një bazilike të epokës paleokristiane. Mbi dyshemenë e atriumit u gjetën disa elementë arkitektonikë paleokristianë. Zhvillimi i jetës në qytetin e Skampis dhe në zonën rreth tij do të pësojë një goditje të fortë në fillim të shekullit të VII në kohën e dyndjeve të tjera, kësaj radhe nga avarosllavët.

Kulla monumentale e orës

Karakteristike e qyteteve shqiptare, në krahasim me qendrat e tjera urbane të Perandorisë Osmane, ishte prania në mjediset e tyre urbane që nga mesi i shek. XVI, i kullave të posacme në të cilat kishte orë për matjen e kohës. Përgjatë shek. XVII ishin pajisur me të tilla objekte pothuaj të gjitha qendrat qytetare, si Prizreni, Berati, Shkodra, Prishtina, Peja, kruja dhe Elbasani. Idenë për ndërtimin e tyre e kishin sjellë tregtarët vendas, në kontakte të shpeshta me qytetet evropiane. Ata sollën prej andej edhe mekanizmat kohëmatës, për të cilët ndërtuan kulla të posacme në sheshet e pazareve apo në vende pranë tyre të zgjedhura, që kulla të bëhej elemt mbizotërues i siluetës së qytetit. Në Elbasan si vend për ngritjen e saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija Çelebiu e cilëson shumë të bukur dhe që funksiononte shumë mirë. Në formën e saj të hershme ky sahat qytetar nuk njihet, madje në të njëjtin vend vërtetohet që janë ngritur radhazi tre të tillë, njëri i përkohshëm me strukturë druri dhe i fundit që njohim, sic thuhet në mbishkrim, u ngrit me mirësinë e banorëve të qytetit në vitin 1899. Kulla ngrihet në lartësinë me trek ate funksionale, me planimetri katrore 4,3 m x 4,3 m. Në ballin nga qyteti ndodhet porta e hyrjes, mbi harkun e së cilës është shkruar historiku i ndërtimit të saj. Teksti i mbishkrimit është : “Mbreti i botës Abdylhamiti bujar/në hijen e hirit të tij u ngrit sahati i hijshëm/burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë/dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur dhe zemërledhatues/shumë u përpoq, u kujdesua dhe u interesua Aqif beu/Zoti i dhshtë si shpërblim gjithë të mirat e kësaj bote/kur tingëllon, me zërin e tij njofton për bukuri kohën e saktë/ në mënyrë të përsosur nga të katër anët tregon minutat/meqë zotëron intuitën e vjershëtorit tuaj/o Refit vitin e ndërtimit ttij/ë ndërtuan në fillim të vitit 1315.

Artistikisht Kulla e Orës së Elbasanit është një gjetje origjinale në propocionet dhe në trajtimin dekorativ të strukturave të jashtme.

Namazgjaja

Në fundin e shek. XV, quteti i Elbasanit mori një shtrirje të fherë jashtë mureve të kalasë, duke arritur përgjatë një shekulli përmasat e një qyteti të madh të kohës. Varoshi ndahej në 18 lagje të banuara nga qytetarë të besimit islam e 10 lagje me banorë të krishterë. Në qytet dalloj ndër të tjerë edhe Namazgjaja, një shesh lëndine i rrethuar me 60 selvi të larta. Me drejtimin nga kibla, ajo kishte të theksuar nikenë, mihrabin dhe shkallaren e minberit të realizuar me strukturë guri. Reth e rrotull një bordurë prej guri dhe kangjella druri qarkonte sipërfaqen e namazgjasë në të katër anët.

Kjo N. ishte në përmasa të mëdha dhe mendohet se ajo vinte e para ndaj të gjitha të tjerave të ndërtuara në Shqipëri.

Teqja e Madhe (1803)

Bazilika e Klosit

Në fshatinKlosSulovës në rrugën që kalon pranë kalasë antike të Qafës gjenden rrënojat e një bazilike. B. K. është trenefëshe në arkada mbi pilastra drejtëkëndëshe. Gjatë ekzistencës së saj bazilika ka pësuar trasformime. Mendohet se është ndërtuar në shek. XIII- XIV dhe përbën një dëshmi me rëndësi, si ndërtim në një zonë fshatare.

Bazilika në Tepe

Bazilika në Tepe të Elbasanit ndodhet në ullishtat e qytetit shumë pranë tij, ç’ka tregon se bazilika i takon varrezës së Skampisit. Është e drejtuar nga lindja. Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi tokën U përkiste disa fazave ndërtimore. Faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tri mjedise të formuara nga dy kolona. Muret mbi të cilët mbështetet, janë ndërtuar me gurë dhe breza 3-4 rradhësh tulle. Lartësia e plotë e murit ka qenë 5,5 m. Në fazën e dytë në kishë u bënë një sërë transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash, funksionin që mund të ketë pasur që në fillim. Këto ndryshime lidhen me futjen Brenda saj, në nefin verior, të dy varreve me qemer tullash. Dyshemeja e kishës në këtë kohë ndahet nga rrugët me pllaka shtuf në 4 panele mozaiku, dy nga dy, simetrie kryesisht me motive bimore e gjeometrike.

Kolonat e ikonastasit janë prej mermeri grit ë prura nga një vend tjetër Në pllakat e ikonastasit me përmasa 102 x 92 cm, janë gdhendur luanë, kaprollë, shpendë të ndryshëm, krahas ornamenteve bimore. Ky rindërtim datohet në shek. V e.s. Më vonë monumentit i është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Ndryshimi është bërë në shek. VI e.s. dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit.

Me rrënimin nga tërmetet, mundet që në v. 518 kisha, nuk rindërtohet më, sepse Skampis kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se në këtë kohë lejohej varrimi Brenda kalave. Nga ky monument ndërtuar brenda kalasë janë gjetur kapitele e kolona dritaresh.

Muzeu historik

Muzeu etnografik në Elbasan, është i vetmi i mbetur pas prishjes dhe tjetërsimit të muzeve të tjera. Ky objekt me vlera arkitektonike dhe historike brenda mureve ka një pasuri të vyer të kulturës popullore të kësaj treve, mes të cilave spikasin punime dhe elementë nga rreth 80 lloj zeje.

Në dhomat e godinës dykatëshe të muzeut, përmes objekteve pasqyrohet mënyra e jetesës së kësaj zone, mobilimet, veshjet, etj. Janë renditur dhomat në mënyrën sesi ato funksiononin duke të dhënë imazhin e një shtëpie të vjetër elbasanase, duke përfshirë gjithçka. Muzeu Etnografik u krijua në vitin 1986 në shtëpinë e Sejdinëve e cila ishte ruajtur si monument tradite edhe pse pronarët e saj ishin cilësuar "armiq të popullit". Jo shumë larg sheshit të Bezistanit në qendër të qytetit kjo shtëpi është restauruar së fundi. Është një ndërtesë karakteristike me çardak, e veçantë në llojin e saj në trevën e Elbasanit, ajo është përcaktuar si simbol i shtëpive elbasanase. Në planin arkitekturor, banesa e ndërtuar në vitin 1870 ngjan me shtëpitë karakteristike të Beratit dhe Shkodrës, por ka shumë elementë që e bëjnë unike.

Kati i parë i banesës, dikur magazinë për prodhimet bujqësore të familjes Sejdini, përbëhet nga tre dhoma dhe një sallon, në të cilat tani paraqiten vlerat e traditës popullore, por edhe dokumente historike me vlerë. Dhoma e punimit të leshit, dhoma e metaleve si dhe dhoma e tabakëve kanë zënë vend në këtë kat, duke i krijuar mundësi vizitorit që të njihet me kulturën dhe traditën vendase. Kati i dytë i muzeut përbëhet nga një korridor i madh, dhoma e punës së vajzave, dhoma e grave, dhoma e burrave dhe dhoma e nuses. Në numrin e madh të zejeve, që pasqyrohen në këtë muze, përmenden punimet e shajakpunuesve, qeleshepunuesve, kazazëve, punimet e opingarëve, e saraçëve, punimet e zilexhinjve, armëtarëve, argjendarëve, çibukçinjve, samarxhinjve, mullinjtë primitivë të vajit, si dhe guri mortor i legjionarit Mark Sabitis, monumenti që vërteton arkeologjikisht vendndodhjen e Skampis. Punonjësit e muzeut etnografik, shprehen se zejtaria në qytetin e Elbasanit nisi të zhvillohej në gjysmën e parë të shekullit të XVII-të.

Gjithçka që ruhet në muze transmeton një mozaik të pasur vlerash, që pasqyrojnë tiparet etnografike të krahinës. Të gjitha këto janë realizuar me copa të kushtueshme, zbukuruar me motive vendase të thurura me gajtane dhe tel argjendi ose ari. Sipas tyre, kostumet e burrave dhe të grave që dalloheshin për bukurinë dhe elegancën çmoheshin shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë, që përdorej nga aristokracia, e punuar me copë kadife të kuqe të importuar, tregtohej përkundrejt një shumë të madhe. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX në punimin e kostumeve kombëtare përmenden mjeshtërit elbasanas Hasan Dilja, Tahir Kryemadhi etj. Ka ende familje që trashëgojnë zejet e vjetra, por pak prej tyre arrijnë ti realizojnë punimet ashtu siç bënin të parët e tyre. Mosrritja e krimbit të mëndafshit, humbja e tezgjahut apo edhe futja e teknologjisë kanë bërë që gjithçka të jetë tepër të vështirë për tu realizuar.

Shtepia muze e Kostandin Kristoforidhit

Zbulimet e fundit

Në Elbasan tashmë janë identifikuar 5 bazilika paleokristiane. Bazilika e pestë është zbuluar jashtë kalasë, në jug të saj. Mozaiku është polikromi i ndarë në panele në të cilat janë realizuar skena biblike. Në panelin tjetër, i cili nuk është zbuluar plotësisht mendohet se është realizuar kopshti i Edenit. Qyteti i Elbasanit është një nga qytetet më të vjetra shqiptare me një qendër historike, siç është kalaja, por dhe me territore përreth që fshehin pasuri të natyrës arkeologjike, që hedhin dritë mbi identitetin e këtij qyteti, kulturën dhe historinë e tij. Qyteti "Skampa", është themeluar nga Romanët gjatë rrugës Egnatia në shekullin e dytë para Krishtit. Vendet në kala duken sikur kanë origjinë nga termet bizantine, impianti urbanistik tepër në rregull.

Monumentet natyrore

Zona e Elbasanit shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike.


“Ulliri i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetit

Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit… Janë këto disa nga zonat turistike të Elbasanit, qytet në Shqipërinë e Mesme, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e veçantë, të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët. Mes tyre spikat ‘Ulliri i qejfit’, ose ‘Ullini i qejfit’ siç e quajnë në dialekt elbasanllinjtë. Është një vend që ndodhet në majë të kurorës së gjelbër, në hyrje të Elbasanit dhe nga kjo pikë qyteti mund të shihet në pëllëmbë të dorës. Por jo vetëm kaq..

Historia e ‘Ullirit të qejfit’

Janë më shumë se 20000 hektarë ullinj që krijojnë kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit. Kultivimi i këtij druri është pasion i elbasanllinjve, jo vetëm se ulliri është një pemë që gjelbëron në çdo stinë, por edhe se frutet e tij janë mjaft të ushqyeshme dhe kurative. Në fund të kësaj kurore, ndodhet një pemë ulliri e veçuar nga të tjerat, e rrethuar nga një lëndinë e vogël. Pranë këtij ulliri ndodhet dhe një çezmë, e ndërtuar në vitin 1900 nga kalajasi Pal Shuteriqi. Kjo pemë prej mëse një shekull e gjysmë njihet me emrin ‘Ulliri i qejfit’. Etnologu i njohur elbasanas, Thanas Meksi, thotë se “është quajtuar kështu pasi nga kjo pikë Elbasani shihej në pëllëmbë të dorës dhe panorama që të shfaqej ishte vetëm gjelbërim. Nga ky vend shihej ullishta gjithandej, deri afër Petreshit dhe ajo që të ofrohej ishte vërtetë e mrekullueshme”. Duke vijuar shpjegimin e tij lidhur me këtë emër, etnologu Meksi shtoi se “atje njerëzit shkonin për qejf, për të parë nga lart qytetin e tyre, për t’u freskuar nga ajo çezmë dhe më pas uleshin së bashku, drekonin dhe diskutonin për probleme të ndryshme”. Pikëpjekja e tyre, vijon etnologu Meksi, kishte një emër ‘Ulliri i qejfit’, pasi atje shkonin veç për qejf. Edhe këngëtari i njohur elbasanas, Isuf Myzyri, shkonte shpesh atje me miqtë dhe grupin popullor. Shoqëria e Shuteriqve dhe e Xhufkave të kalasë, frekuentonin këtë pikë turistike çdo fundjavë, ndërsa poetë të ndryshëm, ndër të cilët përmenden Nexhip Ejupi e Milianov Kallupi i kanë kushtuar vargje “Ullirit të qejfit’. ‘Ulliri i qejfit’ vijon etnologu elbasan, është tempulli kryesor ku shprehet dashuria për qytetin. “Kurora e ullirit nënkupton për banorët mirësi, paqe e mbarësi”, shprehet ai. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, një frekuentues i rregullt i kësaj pike, kujton momente nga fëmijëria e tij. “Shkonim gjithnjë atje lart. Prindërit e mi kishin një dëshirë të madhe të shijonin atë natyrë të qetë e të pastër”, vijon ai. “Kam shëtitur në shumë vende përgjatë këtyre viteve, por ai ulli dhe ajo lëndinë e vogël, mbetet ndër më të bukurit”, shprehet kryebashkiaku Sejdini. Tashmë ‘Ulliri i qejfit’ nuk vizitohet si dikur. “Ky vend kaq i mrekullueshëm ka nevojë për investim. Çezma, e cila ka më shumë se një shekull që është ndërtuar, duhet restauruar”,

Busheku

Busheku me rrepet shekullore është një nga pikat historike e turistike më të bukura të Elbasanit. Ai është një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit. Busheku ndodhet në jug të qytetit, në luginën e Shkumbinit në të majtë të rrjedhës së tij. Është një pikë turistike me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik, me prurje 70 litra në sekondë që del rrëzë një shkëmbi gjigant. Kjo pikë ndodhet në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër, rreth 9 km larg qytetit të Elbasanit. Vendasit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri kaq të çmuar natyrore.

Busheku i mbushur me me burime të ftohta ujore

Banorët e Elbasanit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri natyrore si ajo e Bushekut, një zonë e mbushur me rrepe shekullore dhe me burime të ftohta ujore. Vetëm 9 km larg qytetit të Elbasanit, Busheku, një nga pikat historike e turistike më të veçanta të këtij rajoni, vazhdon të jetë një nga vendet më të preferuara tradicionalisht nga elbasanasit, pavarësisht mungesës së investimeve që më së shumti janë privuar nga problemet e pronësisë. Vendasit të thonë se, së pari duhet të investohet në rehabilitimin e pak kilometrave rrugë, por edhe në ngritjen e godinave akomoduese, të cilat do të rrisnin numrin e turistëve vendas dhe të huaj. Pavarësisht problemeve, përpjeket në këtë drejtim kanë nisur. Një biznesmen elbasanas ka ndërtuar së fundi një kompleks pishine në Bushek, i cili çdo fundjavë tejmbushet nga pushuesit. Vendasit shprehen të bindur se nuk do të jetë e largët dita që pika turistike e Bushekut do të kthehet në një perlë të vërtetë të turizmit shqiptar.

Busheku, probleme me pronësinë

Busheku ndodhet në jug të qytetit të Elbasanit, në luginën e Shkumbinit, në të majtë të rrjedhës së tij, në fshatin Shushicë, të komunës me të njëjtin emër. Është një pikë turistike, me burime të shumta ujore, ku veçohet një burim karstik me prurje 70 litra në sekondë, qe del rrëzë një shkëmbi gjigand. Rruga nga Elbasani deri në segmentin rrugor Kryqëzimi i Cërrikut është rikonstruktuar totalisht me iniciativën e ish-kreut të Bashkisë së Elbasanit, Ardian Turku. Më pas rruga paraqet probleme, për shkak të mungesës së investimeve, por që gjithsesi nuk i pengon banorët e zonës dhe rretheve të tjera që ta kalojnë fundjavën në këtë pikë turistike. Ndërkaq, Busheku 'përjeton' problemet e pronësisë. Në prag të përmbysjes së sistemit komunist, aty filloi të ndërtohej një kompleks gjigand, i cili nuk arriti të përfundonte. Ajo pjesë që u ngrit me shumë mundim jo vetëm që u shkatërrua, por edhe u shoqërua me konflikte pa fund lidhur me pronësinë e tokës. Probleme me pronësinë kanë lindur dhe në disa pika të tjera të zonës së Bushekut, duke penguar kësisoj dhe investimet.

Krasta

Krasta eshte nje nga kodrat me te medha te qytetit me siperfaqe rreth 150 ha. Ndodhet ne lindje te Elbasanit dhe eshte e mbuluar me gjelberim te larte halor (pishe, bredh, dellenje, cetrus). Kodra luan rol mbrojtes ndaj erozionit dhe ne te perplasen ererat e forta te lindjes. Edhe pse nuk renditet ne parqet e qytetit, Krasta ka karakter rekreativ dhe perdoret nga qytetaret si park periferik. Ka nje rruge (kalim jo i shtruar) e cila sherben si itinerar natyror/rekreativ dhe nje rrruge per sherbimet e ushtrise meqenese ne kete koder ndodhej zona ushtarake dhe tunelet e mbajtjes se armatimit te rende. Gjithashtu ne pjesen veriore te kodres ndodhet dhe depoja e ujit te pijshem qe furnizon qytetin e Elbasanit. Ne pjesen lindore te Krastes ndodhet nje gurore per nxjerrjen e gureve te ndertimit, e cila e ka demtuar si gjelberimin ashtu edhe strukturat shkembore duke shkaktuar rreshqitjen e kesaj pjese dhe duke prishur gjelberimin natyror.

Gjinari

Eshtë një pikë malore në rrrethin e Elbasanit, e cila ndodhet në krahinën e Shpatit. Pika malore gjendet në lartesine e 1.200 metrave mbi nivelin e detit. Zona është e mbuluar me pyjet e pishave dhe halorëve të tjerë. Mbi Gjinar ngrihen shpate të tjera që arrijnë një lartesi prej 1.800 metrash.

Kjo është një zone klimaterike dhe gjithashtu e përshtatshme për ushtrimin e sportit të skive, eksursioneve etj.